< Mikea 6 >

1 Ah, dëgjoni atë që thotë Zoti: “Çohu, mbro kauzën tënde përpara maleve dhe kodrat le të dëgjojnë zërin tënd”.
以色列人哪,當聽耶和華的話! 要起來向山嶺爭辯, 使岡陵聽你的話。
2 Dëgjoni, o male, kundërshtimin e Zotit, dhe ju themele të forta të tokës, sepse Zoti ka një kundërshtim me popullin e tij dhe dëshiron të diskutojë me Izraelin.
山嶺和地永久的根基啊, 要聽耶和華爭辯的話! 因為耶和華要與他的百姓爭辯, 與以色列爭論。
3 “Populli im, çfarë të kam bërë dhe me çfarë të kam lodhur? Dëshmo kundër meje.
我的百姓啊,我向你做了甚麼呢? 我在甚麼事上使你厭煩? 你可以對我證明。
4 Sepse unë të nxora nga vendi i Egjiptit, të çlirova nga shtëpia e skllavërisë dhe kam dërguar para teje Moisiun, Aaronin dhe Miriamin.
我曾將你從埃及地領出來, 從作奴僕之家救贖你; 我也差遣摩西、亞倫,和米利暗在你前面行。
5 O populli im, mbaj mend atë që Balaku, mbreti i Moabit, kurdiste dhe si iu përgjigj Balaami, biri i Beorit, nga Shitimi deri në Gilgal me qëllim që ti të pranosh drejtësinë e Zotit”.
我的百姓啊,你們當追念摩押王巴勒所設的謀 和比珥的兒子巴蘭回答他的話, 並你們從什亭到吉甲所遇見的事, 好使你們知道耶和華公義的作為。
6 Me se do të vij përpara Zotit dhe do të përkulem përpara Perëndisë së lartë? Do të vij para tij me olokauste, me viça motakë?
我朝見耶和華, 在至高上帝面前跪拜,當獻上甚麼呢? 豈可獻一歲的牛犢為燔祭嗎?
7 Do të pëlqej Zoti mijëra desh ose mori rrëkesh vaji? Do të jap të parëlindurin tim për shkeljen time, frytin e barkut tim për mëkatin e shpirtit tim?
耶和華豈喜悅千千的公羊, 或是萬萬的油河嗎? 我豈可為自己的罪過獻我的長子嗎? 為心中的罪惡獻我身所生的嗎?
8 O njeri, ai të ka bërë të njohur atë që është e mirë; dhe çfarë tjetër kërkon Zoti nga ti, përveç se të zbatosh drejtësinë, të duash mëshirën dhe të ecësh përulësisht me Perëndinë tënd?
世人哪,耶和華已指示你何為善。 他向你所要的是甚麼呢? 只要你行公義,好憐憫, 存謙卑的心,與你的上帝同行。
9 Zëri i Zotit i thërret qytetit, dhe kush ka dituri do të njohë emrin tënd: “Kini kujdes për thuprën dhe për atë që e ka caktuar.
耶和華向這城呼叫, 智慧人必敬畏他的名。 你們當聽是誰派定刑杖的懲罰。
10 A ka akoma në shtëpinë e të pabesit thesare nga paudhësia, dhe efa të mangëta, që janë një gjë e neveritshme?
惡人家中不仍有非義之財 和可惡的小升斗嗎?
11 Mund ta shpall të pastër njeriun me peshore të pasakta dhe me qeskën me pesha të rreme?
我若用不公道的天平和囊中詭詐的法碼, 豈可算為清潔呢?
12 Pasanikët e tij në fakt janë plot me dhunë, banorët e tij thonë gënjeshtra dhe gjuha e tyre nuk është veçse mashtrim në gojën e tyre.
城裏的富戶滿行強暴; 其中的居民也說謊言, 口中的舌頭是詭詐的。
13 Prandaj edhe unë do të të bëj të vuash, duke të goditur dhe duke bërë që të jesh i shkretë për shkak të mëkateve të tua.
因此,我擊打你, 使你的傷痕甚重, 使你因你的罪惡荒涼。
14 Ti do të hash, por nuk do të ngopesh dhe uria do të mbetet brenda teje; do të vësh mënjanë por nuk do të shpëtosh asgjë, dhe atë që do të shpëtosh do t’ia dorëzoj shpatës.
你要吃,卻吃不飽; 你的虛弱必顯在你中間。 你必挪去,卻不得救護; 所救護的,我必交給刀劍。
15 Ti do të mbjellësh, por nuk do të korrësh; do t’i shtypësh ullinjtë, por nuk do të lyhesh me vaj; do të bësh musht, por nuk do të pish verë.
你必撒種,卻不得收割; 踹橄欖,卻不得油抹身; 踹葡萄,卻不得酒喝。
16 Ju ndiqni statutet e Omrit dhe tërë praktikat e shtëpisë së Ashabit, dhe ju ecni sipas këshillave të tyre, që unë t’ju katandis në një shkreti, dhe banorët e tu në një objekt talljeje. Kështu ju do të mbani turpin e popullit tim!”.
因為你守暗利的惡規, 行亞哈家一切所行的, 順從他們的計謀; 因此,我必使你荒涼, 使你的居民令人嗤笑, 你們也必擔當我民的羞辱。

< Mikea 6 >