< Mikea 5 >

1 Tani, bashkohu tok, o bijë e trupave. Na kanë rrethuar; me shufër godasin mbi faqe gjyqtarin e Izraelit.
成群的民哪,现在你要聚集成队; 因为仇敌围攻我们, 要用杖击打以色列审判者的脸。
2 “Por ti, o Betlem Efratah, megjithëse je i vogël midis mijërave të Judës, nga ti do të dalë për mua ai që do të jetë sundues në Izrael, origjinat e të cilit janë nga kohërat e lashta, nga ditët e përjetësisë”.
伯利恒的以法他啊, 你在犹大诸城中为小, 将来必有一位从你那里出来, 在以色列中为我作掌权的; 他的根源从亘古,从太初就有。
3 Prandaj ai do t’i braktisë deri në kohën në të cilën ajo që duhet të pjellë ka për të pjellur; atëherë kusuri i vëllezërve të saj do t’u kthehet bijve të Izraelit.
耶和华必将以色列人交付敌人, 直等那生产的妇人生下子来。 那时掌权者其余的弟兄 必归到以色列人那里。
4 Ai do të mbetet për të kullotur kopenë e tij me pushtetin e Zotit, në madhërinë e emrit të Zotit, Perëndisë së tij. Dhe ata do të banojnë të sigurt, sepse atëherë ai do të jetë i madh deri në skajet e tokës.
他必起来,倚靠耶和华的大能, 并耶和华—他 神之名的威严, 牧养他的羊群。 他们要安然居住; 因为他必日见尊大,直到地极。
5 Dhe ai vetë do të jetë paqja. Kur Asiri do të vijë në vendin tonë dhe do të shkelë në pallatet tona, ne do të nxjerrim kundër tij shtatë barinj dhe tetë princa nga njerëzit e zakonshëm.
这位必作我们的平安。 当亚述人进入我们的地境, 践踏宫殿的时候, 我们就立起七个牧者, 八个首领攻击他。
6 Ata do të shkatërrojnë vendin e Asirisë me shpatë dhe tokën e Nimrodit në portat e saj; kështu ai do të na çlirojë nga Asiri në rast se do të vijë në vendin tonë dhe do të shkelë kufijtë tanë.
他们必用刀剑毁坏亚述地 和宁录地的关口。 亚述人进入我们的地境践踏的时候, 他必拯救我们。
7 Kusuri i Jakobit, në mes të shumë popujve, ka për qenë si një vesë e dërguar nga Zoti, si një shi i dendur mbi barin, që nuk pret njeriun dhe nuk shpreson asgjë nga bijtë e njerëzve.
雅各余剩的人必在多国的民中, 如从耶和华那里降下的露水, 又如甘霖降在草上; 不仗赖人力,也不等候世人之功。
8 Kusuri i Jakobit do të jetë midis kombeve, në mes të shumë popujve, si një luan midis kafshëve të pyllit, si një luan i vogël midis kopeve të dhenve, i cili, po të jetë se kalon në mes, shkel dhe shqyen pa i dhënë mundësi askujt t’i shpëtojë.
雅各余剩的人必在多国多民中, 如林间百兽中的狮子, 又如少壮狮子在羊群中。 他若经过就必践踏撕裂, 无人搭救。
9 Dora jote do të ngrihet kundër kundërshtarëve të tu dhe tërë armiqtë e tu do të shfarosen.
愿你的手举起,高过敌人! 愿你的仇敌都被剪除!
10 “Atë ditë do të ndodhë”, thotë Zoti, “që unë do t’i zhduk kuajt e tu në mes teje dhe do të shkatërroj qerret e tua;
耶和华说:到那日, 我必从你中间剪除马匹, 毁坏车辆,
11 do të zhduk qytetet e vendit tënd dhe do të rrëzoj tërë fortesat e tua;
也必从你国中除灭城邑, 拆毁一切的保障,
12 do të zhduk nga dora jote artet magjike dhe ti nuk do të kesh më shortarë;
又必除掉你手中的邪术; 你那里也不再有占卜的。
13 do të zhduk në mes teje figurat e tua të gdhëndura dhe shtyllat e tua të shenjta, dhe ti nuk do të biesh më përmbys përpara veprës së duarve të tua.
我必从你中间除灭雕刻的偶像和柱像, 你就不再跪拜自己手所造的。
14 Do të çrrënjos në mes teje Asherahët e tu dhe do të shkatërroj qytetet e tua.
我必从你中间拔出木偶, 又毁灭你的城邑。
15 Do të hakmerrem me zemërim dhe me tërbim me kombet që nuk kanë dashur të dëgjojnë”.
我也必在怒气和忿怒中向那不听从的列国施报。

< Mikea 5 >