< Mikea 2 >

1 Mjerë ata që bluajnë në mendje paudhësi dhe projektojnë të keqen mbi shtretërit e tyre; në dritën e mëngjesit e kryejnë, sepse pushteti është në duart e tyre.
祸哉,那些在床上图谋罪孽、造作奸恶的! 天一发亮,因手有能力就行出来了。
2 Dëshirojnë me të madhe arat dhe i marrin me dhunë, shtëpitë dhe i marrin; kështu shtypin me hile njeriun dhe shtëpinë e tij, individin dhe pronën e tij.
他们贪图田地就占据, 贪图房屋便夺取; 他们欺压人,霸占房屋和产业。
3 Prandaj kështu thotë Zoti: “Ja, unë po kurdis kundër këtij fisi një fatkeqësi, prej së cilës nuk mund të largoni qafën tuaj, as do të ecni me kokën lart, sepse do të jetë një kohë fatkeqësie.
所以耶和华如此说: 我筹划灾祸降与这族; 这祸在你们的颈项上不能解脱; 你们也不能昂首而行, 因为这时势是恶的。
4 Atë ditë do të dalë një proverb rreth jush, do të ngrenë një vajtim të zemërlënduar dhe do të thonë: “Jemi plotësisht të shkatërruar”. Ai ka ndryshuar trashëgiminë e popullit tim. Ah, si ma mori! Arat tona ua shpërndau të pabesëve”.
到那日,必有人向你们提起悲惨的哀歌, 讥刺说:我们全然败落了! 耶和华将我们的分转归别人, 何竟使这分离开我们? 他将我们的田地分给悖逆的人。
5 Prandaj nuk do të ketë më njeri që ta heqë litarin për ty, për të hedhur shortin në kuvendin e Zotit.
所以在耶和华的会中, 你必没有人拈阄拉准绳。
6 “Mos profetizoni”, u thonë profetëve të tyre. Kështu ata nuk do të profetizojnë për këto gjëra, por nuk do ta largojnë turpin e tyre.
他们说:你们不可说预言; 不可向这些人说预言, 不住地羞辱我们。
7 Éshtë thënë, o shtëpi e Jakobit: “A është i kufizuar Fryma e Zotit, apo këto janë veprat e tij? A nuk e bëjnë vallë rrezatues fjalët e mia atë që ec me ndershmëri?
雅各家啊,岂可说耶和华的心不忍耐吗? 这些事是他所行的吗? 我—耶和华的言语岂不是与行动正直的人有益吗?
8 Por kohët e fundit populli im ngriti krye si një armik; ju u merrni mantelin dhe rroben kalimtarëve që e ndjejnë veten të sigurt, atyre që kthehen nga lufta.
然而,近来我的民兴起如仇敌, 从那些安然经过不愿打仗之人身上剥去外衣。
9 Ju i dëboni gratë e popullit tim nga shtëpitë tyre të mrekullueshme dhe u rrëmbeni për gjithnjë lavdinë time fëmijëve të tyre.
你们将我民中的妇人从安乐家中赶出, 又将我的荣耀从她们的小孩子尽行夺去。
10 Çohuni dhe ikni, sepse ky nuk është një vend prehjeje; duke qenë i ndotur do t’ju shkatërroj me një shkatërrim të llahtarshëm.
你们起来去吧! 这不是你们安息之所; 因为污秽使人毁灭, 而且大大毁灭。
11 Edhe sikur një njeri të ecte me një frymë falsiteti dhe të përhapte gënjeshtra, duke thënë: “Unë do të parathem për ty verë dhe pije dehëse”, ai do të ishte një profet për këtë popull”.
若有人心存虚假,用谎言说: 我要向你们预言得清酒和浓酒。 那人就必作这民的先知。
12 “Do të mbledh me siguri gjithçka, o Jakob, do të mbledh me siguri mbeturinën e Izraelit; do t’i vë bashkë si delet në një vathë, si një kope në mes të kullotës së vet; do të bëjnë një zhurmë të madhe për shkak të morisë së njerëzve.
雅各家啊,我必要聚集你们, 必要招聚以色列剩下的人, 安置在一处,如波斯拉的羊, 又如草场上的羊群; 因为人数众多就必大大喧哗。
13 Kush do të hapë të çarën, do të ngjitet para tyre; ata do të depërtojnë, do të kalojnë nga porta dhe prej saj kanë për të dalë; mbreti i tyre do të ecë para tyre dhe Zoti do të jetë në krye të tyre”.
开路的在他们前面上去; 他们直闯过城门,从城门出去。 他们的王在前面行; 耶和华引导他们。

< Mikea 2 >