< Mateu 28 >

1 Tani në fund të së shtunave, kur po zbardhte dita e parë e javës, Maria Magdalena dhe Maria tjetër shkuan për të parë varrin.
さて,安息日ののち,週の初めの日が明け始めるころ,マリア・マグダレネともう一人のマリアが墓を見に来た。
2 Dhe ja, ra një tërmet i madh, sepse një engjëll i Zotit zbriti nga qielli, erdhi dhe e rrokullisi gurin nga hyrja e varrit dhe u ul mbi të.
見よ,大きな地震が起きた。というのは,主のみ使いが天から降りて来て近寄り,入り口から石を転がして,その上に座ったからである。
3 Pamja e tij ishte si vetëtima dhe veshja e tij e bardhë si bora.
彼の外見はいなずまのようであり,彼の衣は雪のように白かった。
4 Dhe nga frika e tij, rojet u drodhën dhe mbetën si të vdekur;
警備兵たちは,彼に対する恐れのために震え上がり,死んだようになっていた。
5 por engjëlli, duke iu drejtuar grave, u tha atyre: “Mos kini frikë, sepse unë e di se ju kërkoni Jezusin, që u kryqëzua.
み使いは女たちに答えた,「恐れてはいけない。あなた方がはりつけにされたイエスを探していることを,わたしは知っているのだ。
6 Ai nuk është këtu, sepse u ringjall, sikurse kishte thënë; ejani, shikoni vendin ku qe vënë Zoti.
彼はここにはいない。彼は,自分で言ったとおり,起こされたからだ。さあ,主の横たえられた場所を見なさい。
7 Shkoni shpejt t’u thoni dishepujve të tij se ai u ringjall së vdekuri; dhe ja, po shkon përpara jush në Galile; atje do ta shihni; ja, jua thashë”.
急いで行って,彼の弟子たちに,『彼は死んだ者たちの中から起こされた。そして見よ,彼はあなた方より先にガリラヤへ行く。あなた方はそこで彼を見るだろう』と告げなさい。見よ,わたしはあなた方に告げた」。
8 Ato, pra, u larguan me të shpejtë nga varri me frikë dhe me gëzim të madh; dhe rendën ta çojnë lajmin te dishepujt e tij.
彼女たちは,恐れと大きな喜びをもって,急いで墓を立ち去り,弟子たちに知らせるために走って行った。
9 Dhe, ndërsa po shkonin për t’u thënë dishepujve, ja Jezusi u doli përpara dhe tha: “Tungjatjeta!”. Atëherë ato u afruan, i rrokën këmbët dhe e adhuruan.
彼女たちが弟子たちに告げに行く途中で,見よ,イエスが彼女たちに出会って,「喜べ!」 と言った。 彼女たちは近づいてその両足を抱き,彼を拝んだ。
10 Atëherë Jezusi u tha atyre: “Mos kini frikë, shkoni të lajmëroni vëllezërit e mi që të shkojnë në Galile dhe atje do të më shohin”.
その時イエスは彼女たちに言った,「恐れてはいけない。行って,わたしの兄弟たちにガリラヤに行くように告げなさい。彼らはそこでわたしを見るだろう」 。
11 Ndërsa ato po shkonin, ja që disa nga rojtarët arritën në qytet dhe u raportuan krerëve të priftërinjve të gjitha ato që kishin ndodhur.
さて,彼女たちが進んでいる間に,見よ,警備兵たちのうちの数人が都に入り,祭司長たちに起きたことすべてを告げた。
12 Atëherë këta bënë këshill me pleqtë dhe vendosën t’u japin ushtarëve një shumë të madhe denarësh,
彼らは長老たちと集まって相談したのち,兵士たちに多額のお金を与えて,
13 duke u thënë atyre: “Thoni: Dishepujt e tij erdhën natën dhe e vodhën, ndërsa ne po flinim.
こう言った。「彼の弟子たちが夜中にやって来て,自分たちが眠っている間に彼を盗んで行った,と言え。
14 Dhe në qoftë se kjo i shkon në vesh guvernatorit, ne do ta bindim dhe do të bëjmë në mënyrë që ju të mos kini merak”.
もしこのことが総督の耳に入っても,我々が説得して,お前たちには迷惑がかからないようにしてやろう」。
15 Dhe ata i morën denarët dhe bënë ashtu si i kishin mësuar, dhe kjo e thënë u përhap ndër Judenjtë deri ditën e sotme.
そこで,彼らはお金を受け取って,告げられたとおりにした。この話はユダヤ人たちの間に広まって,今日に至っている。
16 Pastaj të njëmbëdhjetë dishepujt shkuan në Galile, në atë mal që u kishte caktuar Jezusi
しかし,十一人の弟子たちはガリラヤに行って,イエスが彼らに伝えておいた山に上った。
17 dhe, kur e panë, e adhuruan; por disa dyshuan.
彼を見ると,彼らは彼に身をかがめた。しかし,ある者たちは疑った。
18 Pastaj Jezusi u afrua dhe u foli atyre duke thënë: “Mua më është dhënë çdo pushtet në qiell e në tokë.
イエスは近寄って来て,彼らに話して言った,「わたしには天と地のあらゆる権威が与えられた。
19 Shkoni, pra, dhe bëni dishepuj nga të gjithë popujt duke i pagëzuar në emër të Atit e të Birit e të Frymës së Shenjtë,
だから,行って,あらゆる民族の人々を弟子とし,父と子と聖霊の名において彼らにバプテスマを施し,
20 dhe duke i mësuar të zbatojnë të gjitha gjërat që unë ju kam urdhëruar. Dhe ja, unë jam me ju gjithë ditët, deri në mbarim të botës. Amen”. (aiōn g165)
わたしがあなた方に命じたすべての事柄を守るように教えなさい。見よ,わたしは,この時代の終わりまで,いつもあなた方と共にいるのだ」 。アーメン。 (aiōn g165)

< Mateu 28 >