< Mateu 21 >

1 Kur iu afruan Jeruzalemit dhe arritën në Betfage, afër malit të Ullinjve, Jezusi dërgoi dy dishepuj,
彼らがエルサレムに近づき,オリーブ山のふもとのベツファゲにやって来たその時,イエスは二人の弟子を遣わして
2 duke u thënë atyre: “Shkoni në fshatin që ndodhet përballë jush; aty do të gjeni menjëherë një gomare të lidhur dhe një pulishtë me të; zgjidhini dhe m’i sillni!
彼らに言った,「向こうの村に行きなさい。するとすぐに,ロバがつないであり,一緒に子ロバがいるのを見つけるだろう。それらを解いて,わたしのところに連れて来なさい。
3 Dhe nëse dikush ju thotë gjë, i thoni se Zoti ka nevojë për to, por do t’i kthejë shpejt”.
もしだれかがあなた方に何か言うなら,『主がこれを必要としているのです』と言いなさい。そうすれば,その人はすぐに行かせてくれるだろう」。
4 Tani kjo ndodhi për të përmbushur ç’ishtë thënë nga profeti, që thotë:
このことすべてが起こったのは,預言者を通して語られたことが果たされるためであった。こう言われていた。
5 “I thoni bijës së Sionit: Ja po të vjen mbreti yt, zemërbutë, hipur mbi një gomare, madje një pulishtë, pjellë e një kafshe barrë”.
「シオンの娘に告げよ,見よ,あなたの王があなたのところにやって来る,謙そんで,ロバに乗って,ロバの子である子ロバに乗って』。
6 Dishepujt shkuan dhe vepruan ashtu si i kishte urdhëruar Jezusi.
弟子たちは出て行き,イエスが彼らに命じたとおりに行なった。
7 Sollën gomaren dhe pulishtin, shtruan mbi to mantelet e tyre, dhe ai u hipi.
そして,ロバと子ロバを連れて来て,その上に自分たちの外衣をかけた。すると彼はそれらに乗った。
8 Dhe një turmë shumë e madhe shtronte mantelet e veta gjatë rrugës, ndërsa të tjerë thyenin degë nga pemët dhe i shtronin mbi rrugë.
おびただしい大群衆が自分たちの衣を道に敷いた。ほかの者たちは木から枝を切り落として来て街道に敷いた。
9 Turmat që vinin përpara dhe ato që e ndiqnin brohoritnin, duke thënë: “Hosana Birit të Davidit! Bekuar qoftë ai që vjen në emër të Zotit! Hosana në vendet shumë të larta!”.
群衆は,先に行く者も付いて行く者も,こう叫び続けた。「ダビデの子にホサンナ! 主の名において来る者は幸いだ! いと高き所にホサンナ!」
10 Dhe kur hyri Jezusi në Jeruzalem, gjithë qyteti u ngrit në këmbë dhe tha: “Kush është ky?”.
彼がエルサレムに入ると,都全体が騒ぎ立ち,「この人はだれだ」と言った。
11 Dhe turmat thonin: “Ky është Jezusi, profeti nga Nazareti i Galilesë.
群衆は言った,「これは,ガリラヤのナザレから来た預言者イエスだ」。
12 Pastaj Jezusi hyri në tempullin e Perëndisë, i dëboi të gjithë ata që shisnin dhe blinin në tempull dhe përmbysi tryezat e këmbyesve të parave dhe ndenjëset e shitësve të pëllumbave.
イエスは神殿に入り,神殿で売り買いしていた者たちをみな追い出し,両替人たちの台とハトを売る者たちの腰掛けをひっくり返した。
13 Dhe u tha atyre: “Éshtë shkruar: “Shtëpia ime do të quhet shtëpi lutje”, por ju e keni kthyer në një shpellë kusarësh”.
彼らに言った,「『わたしの家は祈りの家と呼ばれるだろう』と書いてある。それなのにあなた方は,それを強盗たちの巣にしてしまった!」
14 Atëherë iu paraqitën të verbër dhe të çalë, dhe ai i shëroi.
神殿で,目の見えない人たちや足の不自由な人たちが近寄って来たので,彼らをいやした。
15 Por krerët e priftërinjve dhe skribët, kur panë mrekullitë që ai kishte bërë dhe fëmijët që brohoritnin në tempull duke thënë: “Hosana Birit të Davidit!”, u zemëruan,
しかし,祭司長たちと律法学者たちは,彼が行なった驚くべき事柄を見,また子供たちが神殿で叫んで,「ダビデの子にホサンナ!」と言っているのを見て憤慨し,
16 dhe i thanë: “A po dëgjon ti çfarë thonë këta?”. Jezusi u tha atyre: “Po! A nuk keni lexuar kurrë: “Nga goja e të vegjëlve dhe të foshnjave në gji ti ke përgatitur lavdi”?”.
彼に言った,「これらの者たちが言っていることが聞こえるか」。 イエスは彼らに言った,「聞こえる。あなた方は,『赤子や乳飲み子の口から,あなたは賛美を備えられた』とあるのを読んだことがないのか」 。
17 Dhe, mbasi i la ata, doli nga qyteti për në Betani, dhe atje kaloi natën.
彼らを残して,都を出てベタニアに行き,そこで夜を過ごした。
18 Në mëngjes, kur po kthehej në qytet e mori uria.
さて,朝早く都に戻るとき,空腹を感じた。
19 Dhe gjatë rrugës pa një fik dhe iu afrua, por nuk gjeti asgjë përveç gjetheve; dhe i tha: “Mos u lidhtë më kurrë fryt prej teje përjetë!”. Dhe fiku u tha menjëherë. (aiōn g165)
道ばたにイチジクの木があるのを見て,そこに行ったが,その木には葉のほかには何も見つからなかった。その木に言った,「もうお前からは永久に実が出ないように!」 すぐにそのイチジクの木は枯れた。 (aiōn g165)
20 Kur e panë këtë, dishepujt u çuditën dhe thanë: “Qysh u tha fiku në çast?”.
弟子たちはこれを見て驚き,「どうしてこのイチジクの木はすぐに枯れたのですか」と言った。
21 Dhe Jezusi duke u përgjigjur u tha atyre: “Në të vërtetë ju them që, po të keni besim dhe të mos dyshoni, do të bëni jo vetëm atë që unë i bëra fikut, por, edhe sikur t’i thoni këtij mali: “Hiqu andej dhe hidhu në det”, kjo do të ndodhë.
イエスは彼らに答えた,「本当にはっきりとあなた方に告げる。もしあなた方に信仰があって疑わないなら,このイチジクの木に生じたことができるだけでなく,この山に『持ち上げられて海の中に投げ込まれるように』と言えば,それは起きるだろう。
22 Dhe gjithçka të kërkoni në lutje, duke patur besim, do të merrni”.
祈りの中で信じつつ求めるすべてのものを,あなた方は受けるだろう」 。
23 Kur hyri në tempull, krerët e priftërinjve dhe pleqtë e popullit iu afruan, ndërsa i mësonte, dhe i thanë: “Me ç’pushtet i bën ti këto gjëra? Dhe kush ta ka dhënë këtë pushtet?”.
彼が神殿に入ると,祭司長たちと民の長老たちが,彼の教えているところにやって来てこう言った。「あなたは何の権威によってこうした事をするのか。だれがその権威をあなたに与えたのか」。
24 Dhe Jezusi, duke u përgjigjur, u tha atyre: “Edhe unë do t’ju bëj një pyetje, dhe në qoftë se ju do të më përgjigjeshit, unë gjithashtu do t’ju them me ç’pushtet i kryej këto gjëra.
イエスは彼らに答えた,「わたしもあなた方に一つのことを尋ねよう。あなた方がわたしに告げるなら,わたしも何の権威によってこうした事をするのかをあなた方に告げよう。
25 Pagëzimi i Gjonit nga erdhi? Nga qielli apo nga njerëzit?”. Dhe ata arsyetonin midis tyre duke thënë: “Po t’i themi nga qielli, do të na thotë: “Përse atëhërë nuk i besuat?”.
ヨハネのバプテスマはどこからのものだったか。天からか,それとも人からか」 。 彼らは互いに論じ合って言った,「我々が『天から』と言えば,彼は『あなた方が彼を信じなかったのはなぜか』と言うだろう。
26 Në qoftë se i themi nga njerëzit, kemi frikë nga turma, sepse të gjithë e konsiderojnë Gjonin profet”.
我々が『人から』と言えば,我々は群衆が怖い。みんながヨハネは預言者だと考えているからだ」。
27 Dhe iu përgjigjën Jezusit duke thënë: “Nuk e dimë”. Atëhërë ai u tha atyre: “As unë nuk do t’ju them me ç’pushtet i bëj këto gjëra”.
彼らはイエスに答えて言った,「わたしたちは知らない」。 イエスも彼らに言った,「わたしも,何の権威によってこうした事をするのかをあなた方に告げない。
28 “Ç’mendoni? Një njeri kishte dy bij dhe duke iu drejtuar të parit tha: “Bir, shko sot të punosh në vreshtin tim”;
ところで,あなた方はどう思うか。ある人に二人の息子がいた。そして,兄のところに行って,『子よ,今日,わたしのブドウ園に行って働きなさい』と言った。
29 por ai u përgjigj dhe tha: “Nuk dua”; por më vonë, i penduar, shkoi.
彼は『行きません』と答えたが,後で思い直して出かけて行った。
30 Pastaj iu kthye të dytit dhe i tha të njëjtën gjë. Dhe ai u përgjigj dhe tha: “Po, imzot, do ta bëj”, por nuk shkoi.
弟のところに来て,同じことを言った。彼は『お父様,参ります』と答えたが,行かなかった。
31 Cili nga të dy e kreu vullnetin e të atit?”. Ata i thanë: “I pari”. Jezusi u tha atyre: “Në të vërtetë ju them se tagrambledhësit dhe prostitutat hyjnë para jush në mbretërinë e qiejve.
この二人のうち,どちらが自分の父の意志を行なったか」 。 彼らは彼に言った,「兄のほうだ」。 イエスは彼らに言った,「本当にはっきりとあなた方に告げるが,徴税人たちや売春婦たちのほうが,あなた方より先に神の王国に入りつつある。
32 Sepse Gjoni erdhi tek ju në rrugën e drejtësisë, dhe iu nuk i besuat, ndërsa tagrambledhësit dhe prostitutat i besuan; as mbasi i keni parë këto gjëra, nuk u penduat për t’i besuar”.
ヨハネは義の道をもってあなた方のところに来たのに,あなた方は彼を信じず,徴税人たちや売春婦たちが彼を信じたからだ。あなた方はそれを見ながら,後で悔い改めて彼を信じようとさえしなかった。
33 “Dëgjoni një shëmbëlltyrë tjetër: Ishte një pronar shtëpie, i cili mbolli një vresht, e rrethoi me gardh, gërmoi një vend ku të shtrydhte rrushin, ndërtoi një kullë dhe, mbasi ua besoi disa vreshtarëve, u nis në një vend të huaj.
「別のたとえを聞きなさい。家の主人がいた。彼はブドウ園を造り,その周りに垣根を巡らし,ブドウ搾り場を掘り,塔を建て,それを耕作人たちに貸して,外国に出かけた。
34 Dhe kur erdhi koha e të vjelave, ai dërgoi shërbëtorët e vet te vreshtarët, për të marrë frutat e tij,
実りの季節が近づくと,彼は自分の召使いたちを耕作人たちのところに送って,自分の実りを受け取ろうとした。
35 por vreshtarët i kapën shërbëtorët e tij, njërin e rrahën, një tjetër e vranë dhe një tjetër e vranë me gurë.
耕作人たちは彼の召使いたちを捕まえ,ある者を打ちたたき,別の者を殺し,別の者を石打ちにした。
36 Përsëri, ai dërgoi shërbëtorë të tjerë, më shumë se të parët, dhe këta vreshtarët i trajtuan në të njëjtën mënyrë.
彼は再び,ほかの召使いたちを最初よりたくさん送ったが,耕作人たちは彼らも同じように扱った。
37 Më në fund ai i dërgoi atyre birin e vet duke thënë: “Për djalin tim do të kenë respekt!”.
それでも最後に,『わたしの息子なら敬うだろう』と言って,彼は自分の息子を送った。
38 Por vreshtarët, kur e panë të birin, i thanë njeri tjetrit: “Ky është trashëgimtari; ejani, ta vrasim dhe marrim si pronë trashëgiminë e tij”.
ところが耕作人たちは,その息子を見て,互いに言った,『これは相続人だ。さあ,こいつを殺そう。そうすれば,その相続財産が手に入る』。
39 Dhe e kapën, e nxorën jashtë nga vreshti dhe e vranë.
そこで彼らは彼を捕まえ,そのブドウ園の外に投げ出して殺した。
40 Tani, kur të vijë i zoti i vreshtit, çfarë do t’u bëjë këtyre vreshtarëve?”.
それで,ブドウ園の主人がやって来たとき,これらの耕作人たちをどうするだろうか」 。
41 Ata i thanë: “Ai do t’i vrasë keqas ata faqezinj dhe do t’ua besojë vreshtin vreshtarëve të tjerë, të cilët do t’i japin prodhimet në kohën e vet”.
彼らは彼に告げた,「それら卑しい者たちをみじめな仕方で滅ぼし,季節ごとに実りを収めるほかの耕作人たちにそのブドウ園を貸し出すだろう」。
42 Jezusi u tha atyre: “A nuk keni lexuar kurrë në Shkrimet: “Guri, që ndërtuesit e nxorën të papërdorshëm, u bë guri i qoshes. Kjo është vepër e Zotit, dhe është e mrekullueshme në sytë tonë”?
イエスは彼らに言った,「あなた方は聖書の中で読んだことがないのか。 『建てる者たちが退けた石,それが隅の親石となった。これは主から生じたことで,わたしたちの目には不思議なことだ』。
43 Prandaj unë po ju them se juve do t’ju hiqet mbretëria e Perëndisë dhe do t’i jepet një kombi që do ta bëjë të japë fryt.
「だから,あなた方に告げる。神の王国はあなた方から取り上げられ,その実を結ぶ民族に与えられる。
44 Dhe ai që do të bjerë mbi këtë gur do të bëhet copëcopë; dhe ai mbi të cilin do të bjerë ai do të jetë i thërrmuar”.
この石の上に落ちる者は粉々に砕かれ,その石がだれかの上に落ちれば,それはその者をみじんに砕くだろう」 。
45 Dhe krerët e priftërinjve dhe farisenjtë, kur i dëgjuan shëmbëlltyrat e tij, e kuptuan se po fliste për ta.
祭司長たちとファリサイ人たちは,彼のたとえを聞いた時,彼が自分たちについて話していることに気づいた。
46 Dhe kërkonin ta kapnin, por kishin frikë nga turmat, sepse ato e konsideronin profet.
彼らは彼を捕まえようとしたが,群衆を恐れた。群衆は彼を預言者だと考えていたからである。

< Mateu 21 >