< Mateu 20 >

1 “Mbretëria e qiejve i ngjan, pra, një zot shtëpie, që doli herët në mëngjes për të pajtuar me mëditje punëtorë për vreshtin e vet.
「天の王国は,自分のブドウ園に働き人を雇うために朝早く出かけた家の主人のようだからだ。
2 Mbasi ra në ujdi me punëtorët për një denar në ditë, i dërgoi në vreshtin e vet.
働き人たちと一日一デナリオスで合意すると,彼らを自分のブドウ園に送り出した。
3 Pastaj doli rreth orës së tretë dhe pa të tjerë që rrinin në shesh, të papunë.
第三時ごろに出て行き,ほかの者たちが市場で仕事をせずに立っているのを見て,
4 Dhe u tha atyre: “Shkoni edhe ju në vresht dhe unë do t’ju jap sa është e drejtë”. Dhe ata shkuan.
彼らに言った,『あなた方もブドウ園に行きなさい。そうすれば,正当なものを払おう』。そこで彼らは出かけて行った。
5 Doli përsëri rreth orës së gjashtë dhe orës së nëntë dhe bëri po ashtu.
第六時と第九時ごろにも再び出て行き,同じようにした。
6 Kur doli përsëri rreth orës njëmbëdhjetë, gjeti disa të tjerë, të papunë, dhe u tha: “Përse rrini gjithë ditën këtu pa bërë asgjë?”.
第十一時ごろに出て行くと,ほかの者たちが仕事をせずに立っているのを見つけて,彼らに言った,『なぜあなた方は仕事もしないで一日中ここに立っているのか』。
7 Ata i thanë: “Sepse askush nuk na ka marrë me mëditje”. Ai u tha atyre: “Shkoni edhe ju në vresht dhe do të merrni aq sa është e drejtë”.
「彼らは彼に言った,『だれもわたしたちを雇ってくれないからです』。 「彼は彼らに言った,『あなた方もブドウ園に行きなさい。そうすれば,正当なものを受け取るだろう』。
8 Kur erdhi mbrëmja, i zoti i vreshtit i tha kujdestarit të vet: “Thirri punëtorët dhe jepu mëditjen e tyre, duke filluar nga ata të fundit e deri te të parët”.
夕方になった時,ブドウ園の主人は自分の管理人に言った,『働き人たちを呼んで,最後の者から始めて最初の者まで順に賃金を払いなさい』。
9 Dhe kur erdhën ata të orës njëmbëdhjetë, morën nga një denar secili.
「第十一時ごろ雇われた者たちが来て,それぞれ一デナリオスずつ受け取った。
10 Kur erdhën të parët, menduan se do të merrnin më shumë, por edhe ata morën nga një denar secili.
最初の者たちが来て,もっと多く受け取るものと思ったが,彼らもやはりそれぞれ一デナリオスずつ受け取った。
11 Duke e marrë, murmurisnin kundër zotit të shtëpisë,
それを受け取ると,彼らは家の主人に対して不平をもらして
12 duke thënë: “Këta të fundit punuan vetëm një orë, dhe ti i trajtove si ne që hoqëm barrën dhe vapën e ditës”.
言った,『これら最後の者たちは一時間働いただけだ。それなのに,あなたは彼らを,一日の重荷と焦げ付くような暑さに耐えたわたしたちと同じにした!』。
13 Por ai duke u përgjigjur i tha njerit prej tyre: “Mik, unë nuk po të ha hakun; a nuk re në ujdi me mua për një denar?
「だが,彼はその一人に答えた,『友よ,わたしはあなたに何も不正をしていない。あなたはわたしと一デナリオスで合意したではないか。
14 Merr atë që të takon ty dhe shko; por unë dua t’i jap këtij të fundit aq sa ty.
あなたの分を取って,帰りなさい。この最後の者にもあなたと同じように払ってやりたいのだ。
15 A nuk më lejohet të bëj me timen ç’të dua? Apo bëhesh sylig, sepse unë jam i mirë?”.
わたしが自分のもので自分のしたいことをするのは許されていないのか。それとも,わたしが善良なので,あなたの目はよこしまになるのか』。
16 Kështu të fundit do të jenë të parët dhe të parët të fundit, sepse shumë janë të thirrur, por pak janë të zgjedhur”.
このように,最後の者が最初に,最初の者が最後になるだろう。招かれるものは多いが,選ばれる者は少ないのだ」 。
17 Pastaj, kur Jezusi po ngjitej në Jeruzalem, i mori mënjanë të dymbëdhjetë dishepujt gjatë rrugës dhe u tha atyre:
エルサレムに上って行く際,イエスは十二弟子をわきに連れて行き,途上で彼らに言った,
18 “Ja, ne ngjitemi në Jeruzalem dhe Biri i njeriut do t’u dorëzohet krerëve të priftërinjve dhe skribëve, dhe ata do ta dënojnë me vdekje.
「見よ,わたしたちはエルサレムに上って行く。そして,人の子は祭司長たちや律法学者たちに引き渡される。彼らは彼を死に定めて
19 Do t’ua dorëzojnë pastaj në duart e paganëve që ta tallin, ta fshikullojnë dhe ta kryqëzojnë; por ai ditën e tretë do të ringjallet”.
異邦人たちに引き渡すだろう。あざけり,むち打ち,はりつけにするためだ。そして三日目に彼は起こされる」 。
20 Atëherë nëna e bijve të Zebedeut iu afrua bashkë me bijtë e vet, ra përmbys para tij dhe i kërkoi diçka.
その時,ゼベダイの子らの母がその息子たちと一緒に彼のもとにやって来て,ひざまずいて何事かを彼に求めた。
21 Dhe ai i tha: “Çfarë do?”. Ajo u përgjigj: “Urdhëro që këta dy bijtë e mi të ulen njeri në të djathtën dhe tjetri në të majtën në mbretërinë tënde”.
彼は彼女に言った,「何を望むのか」 。 彼女は彼に言った,「これらわたしの二人の息子が,あなたの王国で,一人はあなたの右に,一人はあなたの左に座るようお取り計らいください」。
22 Dhe Jezusi, duke u përgjigjur tha: “Ju nuk dini çfarë kërkoni; a mund ta pini ju kupën që unë do të pi dhe të pagëzoheni me pagëzimin me të cilin unë do të pagëzohem? Ata i thanë: “Po, mundemi”.
しかしイエスは答えた,「あなた方は自分が何を求めているかを知っていない。あなた方は,わたしの飲もうとしている杯を飲み,わたしの受けているバプテスマを受けることができるか」 。 彼らは彼に言った,「できます」。
23 Atëherë ai u tha atyre: “Ju me të vërtetë do ta pini kupën time dhe do të pagëzoheni me pagëzimin me të cilin unë do të pagëzohem; por nuk është në dorën time që të uleni në të djathtën time ose në të majtën time, por u është rezervuar atyre, të cilëve u është përgatitur nga Ati im”.
彼は彼らに言った,「確かに,あなた方はわたしの杯を飲み,わたしの受けているバプテスマを受けるだろう。だが,わたしの右や左に座ることは,わたしが与えるものではなく,わたしの父によってそれが備えられている人たちのためのものだ」 。
24 Kur i dëgjuan këto fjalë, të dhjetët të tjerët u indinjuan kundër të dy vëllezërve.
ほかの十人はこれを聞き,二人の兄弟のことで憤慨した。
25 Dhe Jezusi i thirri ata pranë vetes dhe u tha: “Ju e dini se të parët e kombeve i sundojnë ato dhe të mëdhenjtë përdorin pushtet mbi ato,
しかし,イエスは彼らを呼び寄せてこう言った。「あなた方が知っているとおり,異邦人たちの支配者たちは人々に対して威張り散らし,偉い人たちは人々の上に権力を行使している。
26 por midis jush kështu nuk do të ndodhë; madje secili prej jush që do të dojë të bëhet i madh, qoftë shërbëtori juaj;
だが,あなた方の間ではそうであってはならない。むしろ,あなた方の間で偉くなりたいと思う者は,あなた方の召使いでなければいけない。
27 dhe kushdo prej jush që do të dojë të jetë i pari, qoftë skllavi juaj.
だれでもあなた方の間で第一でありたい者は,あなた方の奴隷でなければいけない。
28 Sepse edhe Biri i njeriut nuk erdhi që t’i shërbejnë, por për të shërbyer dhe për të dhënë jetën e tij si çmim për shpengimin e shumë vetëve.
それはちょうど,人の子が,仕えてもらうためではなく,むしろ仕え,自分の命を多くの人の身代金として与えるために来たのと同じだ」 。
29 Kur po dilnin nga Jeriko, një turmë e madhe e ndoqi.
彼らがエリコから出て来ると,大群衆が彼に従った。
30 Dhe ja, dy të verbër që uleshin gjatë rrugës, kur dëgjuan se po kalonte Jezusi, filluan të bërtasin duke thënë: “Ki mëshirë për ne, Zot, Biri i Davidit”.
見よ,道ばたに座っている二人の盲人が,イエスが通り過ぎると聞いて,叫んで言った,「主よ,わたしをあわれんでください,ダビデの子よ!」
31 Por turma i qortoi që të heshtnin; por ata bërtisnin edhe më fort duke thënë: “Ki mëshirë për ne, Zot, Biri i Davidit!”.
群衆は,静かにするように言って彼らをしかりつけたが,彼らはますます叫んで言った,「主よ,わたしをあわれんでください,ダビデの子よ!」
32 Atëherë Jezusi ndaloi, i thirri dhe tha: “Çfarë doni të bëj për ju?”.
イエスは立ち止まって彼らを呼び,「何をして欲しいのか」 と尋ねた。
33 Ata i thanë: “Zot, të na hapen sytë!”.
彼らは彼に言った,「主よ,わたしたちの目が開くことです」。
34 Dhe Jezusi pati mëshirë për ta dhe ua preku sytë e tyre; dhe në atë çast u erdhi drita e syve dhe ata e ndiqnin.
イエスは哀れみに動かされて,彼らの目に触った。すると,すぐに彼らの目は見えるようになった。そして彼らはイエスに従った。

< Mateu 20 >