< Mateu 12 >

1 Në atë kohë Jezusi po ecte një të shtunë nëpër arat me grurë; dhe dishepujt e vet, të uritur, filluan të këpusin kallinj dhe t’i hanë.
そのころ,イエスは安息日に穀物畑を通った。彼の弟子たちは空腹だったので,穀物の穂を摘んで食べ始めた。
2 Por farisenjtë, kur panë këtë, i thanë: “Ja, dishepujt e tu po bëjnë atë që nuk është e lejueshme të bëhet të shtunën”.
しかし,ファリサイ人たちがこれを見て,彼に言った,「見よ,あなたの弟子たちは安息日に行なうことが許されていないことをしている」。
3 Dhe ai u tha atyre: “A nuk keni lexuar vallë se ç’bëri Davidi kur pati uri, ai dhe ata që qenë me të?
しかし,彼は彼らに言った,「ダビデが,自分も共にいた者たちも空腹だったときに何をしたか,あなた方は読んだことがないのか。
4 Si ai hyri në shtëpinë e Perëndisë dhe hëngri bukët e paraqitjes, të cilat nuk lejohej t’i hante as ai e as ata që ishin me të, por vetëm priftërinjtë?
彼がどのようにして神の家に入り,祭司たちのほかは自分も共にいた者たちも食べることが許されていない供えのパンを食べたかを。
5 Apo nuk keni lexuar në ligj që në tempull, të shtunave, priftërinjtë e shkelin të shtunën dhe megjithatë nuk mëkatojnë?
あるいは,安息日に神殿の祭司たちが安息日を犯しても罪にならないことを,律法で読んだことがないのか。
6 Dhe unë po ju them se këtu është një më i madh se tempulli.
ところが,あなた方に言うが,神殿よりも偉大な者がここにいるのだ。
7 Dhe, po të dinit se çfarë do të thotë: “Unë dua mëshirë dhe jo flijime”, nuk do të kishit dënuar të pafajshmit.
だが,『わたしはあわれみを望み,犠牲を望まない』とはどういう意味かを知っていたなら,あなた方は罪のない者たちを罪に定めたりはしなかっただろう。
8 Sepse Biri i njeriut është zot edhe i së shtunës”.
人の子は安息日の主なのだ」 。
9 Pastaj, mbasi u largua që andej, hyri në sinagogën e tyre;
彼はそこを去って,彼らの会堂に入った。
10 dhe ja, aty ishte një burrë të cilit i qe tharë dora. Ata e pyetën Jezusin, me qëllim që ta padisin më pas: “A është e lejueshme që dikush të shërojë ditën e shtunë?”.
すると見よ,片手のなえた人がそこにいた。彼らはイエスを訴えようとして,「安息日にいやすことは許されているのか」と尋ねた。
11 Dhe ai u tha atyre: “A ka ndonjë prej jush që ka një dele, dhe ajo bie në një gropë ditën e shtunë, dhe e ai nuk shkon ta nxjerrë jashtë?
彼は彼らに言った,「あなた方のうちのだれが,一匹の羊を持っていて,それが安息日に穴に落ちたなら,それをつかんで引き上げないだろうか。
12 E, pra, sa më i vlefshëm është njeriu se delja! A është, pra, e lejueshme të bësh të mirën të shtunën?”.
それなら,人は羊よりもどれほど価値があるだろう! だから,安息日に善を行なうことは許されているのだ」 。
13 Atëherë ai i tha atij burri: “Shtrije dorën tënde!”. Dhe ai e shtriu dhe ajo iu shëndosh si tjetra.
それから,「あなたの手を伸ばしなさい」 とその人に言った。手を伸ばすと,その手はもう一方の手と同じようによくなった。
14 Por farisenjtë, mbasi dolën jashtë, bënin këshill kundër tij si ta vrasin.
しかしファリサイ人たちは出て行き,どのようにして彼を滅ぼそうかと,彼に対する陰謀を企てた。
15 Por kur Jezusi e mori vesh u largua prej andej dhe turma të mëdha e ndiqnin dhe ai i shëroi të gjithë,
それに気づいて,イエスはそこから退いた。大群衆が彼に従った。そこで彼は彼らすべてをいやした。
16 dhe i urdhëroi ata rreptësisht të mos thonin kush ishte ai,
そして,自分を知らせないようにと,彼らに命じた。
17 me qëllim që të përmbushej ç’ishte thënë nëpërmjet profetit Isaia që thotë:
それは預言者イザヤを通して語られたことが果たされるためであった。こう言われていた。
18 “Ja shërbëtori im, që unë e zgjodha; i dashuri im, në të cilin shpirti im është i kënaqur. Unë do ta vë Frymën tim mbi të dhe ai do t’u shpall drejtësinë popujve.
「見よ,わたしが選んだわたしの召使い,わたしの魂を喜ばせるわたしの愛する者。わたしは自分の霊を彼の上に置く。彼は異邦人たちに公正を宣明するだろう。
19 Ai nuk do të zihet dhe as nuk do të bërtasë dhe askush nuk do t’ia dëgjojë zërin e tij nëpër sheshe.
彼は争わず,叫ばず,通りでその声を聞く者もいない。
20 Ai nuk do ta thërmojë kallamin e thyer dhe nuk do ta shuajë kandilin që bën tym, deri sa të mos e ketë bërë të triumfojë drejtësinë.
彼は傷つけられたアシを砕かない。彼はくすぶる亜麻の灯心を消さない,公正を勝利に導くまでは。
21 Dhe njerëzit do të shpresojnë në emrin e tij”.
異邦人たちは彼の名に望みをかけるだろう」。
22 Atëherë i paraqitën një të idemonizuar, që ishte i verbër dhe memec; dhe ai e shëroi, kështu që i verbëri e memeci fliste dhe shikonte.
それから,悪霊に取りつかれており,目が見えず口のきけない人が彼のもとに連れて来られたので,彼はその人をいやした。そのため,目が見えず口のきけない人はものを言い,見えるようになった。
23 Dhe mbarë turmat çuditeshin dhe thonin: “A mos është ky i Biri i Davidit?”.
群衆は皆びっくりして,「この人がダビデの子ではないだろうか」と言った。
24 Por farisenjtë, kur e dëgjuan këtë, thanë: “Ky i dëbon demonët vetëm me fuqinë e Beelzebubit, princit të demonëve”.
しかし,これを聞いてファリサイ人たちは言った,「この男が悪霊たちを追い出すのは,悪霊たちの首領ベエルゼブルによる以外にはない」。
25 Dhe Jezusi, duke njohur mendimet e tyre, u tha: “Çdo mbretëri, që përçahet në vetvete, shkon drejt shkatërrimit; dhe çdo qytet ose shtëpi, që përçahet në vetvete, nuk shkon gjatë.
彼らの考えに気づいて,イエスは彼らに言った,「自らに敵対して分裂する王国はみな荒廃に至り,自らに敵対して分裂する町や家はみな立ち行かないだろう。
26 Atëherë, në qoftë se Satani dëbon Satanë, ai është përçarë në vetvete, dhe si mund të qëndrojë mbretëria e tij?
もしサタンがサタンを追い出すなら,彼は自らに敵対して分裂している。ではどうしてその王国は立ち行くだろうか。
27 Dhe në qoftë se unë i dëboj djajtë me ndihmën e Beelzebubit, me ndihmën e kujt i dëbojnë bijtë tuaj? Prandaj ata do të jenë gjykatësit tuaj.
わたしがベエルゼブルによって悪霊たちを追い出しているのなら,あなた方の子らはだれによってそれらを追い出しているのか。それで,彼らがあなた方を裁く者になるだろう。
28 Por, në qoftë se unë i dëboj djajtë me ndihmën e Frymës së Perëndisë, atëherë mbretëria e Perëndisë ka ardhur në mes tuaj.
だが,わたしが神の霊によって悪霊たちを追い出しているのなら,神の王国はすでにあなた方の上に来ているのだ。
29 Ose, si mund të hyjë dikush në shtëpinë e të fuqishmit dhe t’i grabisë pasurinë, po të mos e ketë lidhur më parë të fuqishmin? Vetëm atëherë ai do të mund t’ia plaçkisë shtëpinë.
また,まず強い者を縛ってからでなければ,どうして強い者の家に押し入ってその家財を略奪することができるだろうか。縛ってから,その家を略奪するだろう。
30 Kush nuk është me mua, është kundër meje dhe kush nuk mbledh me mua, shkapërderdh.
「わたしと共にいない者はわたしに敵対しているのであり,わたしと共に集めない者は散らしているのだ。
31 Prandaj unë po ju them: Çdo mëkat dhe blasfemi do t’u falet njerëzve; por blasfemia kundër Frymës nuk do t’u falet atyre.
だから,あなた方に言う,人はあらゆる罪や冒とくを許されるが,霊に対する冒とくは許されないだろう。
32 Dhe kushdo që flet kundër Birit të njeriut do të falet; por ai që flet kundër Frymës së Shenjtë nuk do të falet as në këtë botë as në atë të ardhme”. (aiōn g165)
だれでも人の子に逆らう言葉を語る者は許されるだろう。だが,だれでも聖霊に逆らう言葉を語る者は,この世でも,来たるべき世でも,許されないだろう。 (aiōn g165)
33 “Ose bëjeni të mirë pemën dhe fryti i saj do të jetë i mirë, ose bëjeni të keqe pemën dhe fryti i saj do të jetë i keq; sepse pema njihet nga fryti.
「木を良いとしてその実を良いとするか,木を腐ったものとしてその実を腐ったものとするかのどちらかにしなさい。木はその実によって見分けられるからだ。
34 O pjellë nepërkash! Si mund të flisni mirë, kur jeni të këqij? Sepse ç’ka zemra qet goja.
マムシらの子孫よ,あなた方は悪い者でありながら,どうして良いことを語れるだろうか。心に満ちあふれているものの中から,口は語るからだ。
35 Njeriu i mirë nga thesari i mirë i zemrës nxjerr gjëra të mira; por njeriu i keq nxjerr gjëra të këqija nga thesari i tij i keq.
善い者は自分の良い宝の中から良いものを取り出し,悪い者は自分の悪い宝の中から悪いものを取り出す。
36 Por unë po ju them se ditën e gjyqit njërëzit do të japin llogari për çdo fjalë të kotë që kanë thënë.
あなた方に言うが,人々の語るすべての無益な言葉,それについて人々は裁きの日に言い開きをすることになる。
37 Sepse në bazë të fjalëve të tua do të justifikohesh, dhe në bazë të fjalëve të tua do të dënohesh”.
あなたは自分の言葉によって義とされ,また自分の言葉によって罪に定められるからだ」 。
38 Atëherë disa skribë dhe farisenj e pyetën duke thënë: “Mësues, ne duam të shohim ndonjë shenjë prej teje”.
すると,律法学者たちとファリサイ人たちのある者たちが尋ねた,「先生,わたしたちはあなたからのしるしを見たいのですが」。
39 Por ai duke iu përgjigjur u tha atyre: “Ky brez i mbrapshtë dhe kurorëshkelës kërkon një shenjë, por asnjë shenjë nuk do t’i jepet, përveç shenjës së profetit Jona.
しかし彼は彼らに答えた,「悪い姦淫の世代はしるしを求めるが,預言者ヨナのしるしのほかには何のしるしも与えられないだろう。
40 Në fakt ashtu si Jona qëndroi tri ditë e tri net në barkun e peshkut të madh, kështu Biri i njeriut do të qëndrojë tri ditë e tri net në zemër të tokës.
ヨナが大魚の腹の中に三日三晩いたように,人の子も地の心に三日三晩いることになるのだ。
41 Banorët e Ninivit do të ringjallen në gjyq bashkë me këtë brez dhe do ta dënojnë, sepse ata u penduan me predikimin e Jonas; dhe ja, këtu është një më i madh se Jona.
ニネベの人々は裁きの際にこの世代と共に立ち上がり,この世代を罪に定めるだろう。彼らはヨナの宣教することを聞いて悔い改めたからだ。そして見よ,ヨナよりも偉大な者がここにいる。
42 Mbretëresha e jugut do të ringjallet në gjyq bashkë me këtë brez dhe do ta dënojë, sepse ajo erdhi nga skaji më i largët i tokës për të dëgjuar diturinë e Salomonit; dhe ja, këtu është një më i madh se Salomoni.
南の女王は裁きの際にこの世代と共に立ち上がり,この世代を罪に定めるだろう。彼女はソロモンの知恵を聞くために地の果てからやって来たからだ。そして見よ,ソロモンよりも偉大な者がここにいる。
43 Tani kur fryma e ndyrë ka dalë nga një njeri, endet nëpër vende të thata, duke kërkuar qetësi, por nuk e gjen.
また,汚れた霊は,人から出て来ると,休み場を求めて水のない場所を通るが,見つからない。
44 Atëherë thotë: “Do të kthehem në shtëpinë time, nga kam dalë”; po kur arrin e gjen të zbrazët, të pastruar dhe të zbukuruar;
そこで,『出て来た自分の家に戻ろう』と言う。そして帰って来ると,そこが空いていて,掃き清められており,きちんと片づけられているのを見つける。
45 atëherë shkon e merr me vete shtatë frymëra të tjera më të liga se ai, të cilët hyjnë dhe banojnë aty; kështu gjendja e fundit e këtij njeriut bëhet më e keqe nga e mëparshmja. Kështu do t’i ndodhë edhe këtij brezi të mbrapshtë”.
そこで,出て行って,自分より悪いほかの七つの霊を共に連れて来る。そして彼らは中に入ってそこに住みつく。その人の最後の状態は,最初よりも悪くなる。この悪い世代もそのようになるだろう」 。
46 Ndërsa ai vazhdonte t’u fliste turmave, ja nëna e tij dhe vëllezërit e tij po rrinin jashtë dhe kërkonin të flisnin me të.
彼がまだ群衆に話している間に,見よ,彼の母と兄弟たちが外に立って,彼に話をしようとした。
47 Dhe dikush i tha: “Ja, nëna jote dhe vëllezërit e tu janë atje jashtë dhe duan të flasin me ty”.
ある人が彼に言った,「ご覧なさい,あなたのお母さんと兄弟たちが外に立って,あなたに話をしようとしています」。
48 Por ai duke iu përgjigjur, i tha atij që e kishte lajmëruar: “Kush është nëna ime dhe kush janë vëllezërit e mi?”.
しかし彼は,自分に知らせた人に答えた,「わたしの母とはだれか。わたしの兄弟たちとはだれか」 。
49 E shtriu dorën e vet drejt dishepujve të vet dhe tha: “Ja nëna ime dhe vëllezërit e mi.
自分の弟子たちのほうに手を差し伸べて言った,「見よ,わたしの母とわたしの兄弟たちだ!
50 Sepse kushdo që kryen vullnetin e Atit tim që është në qiej, më është vëlla, motër dhe nënë”.
だれでも天におられるわたしの父のご意志を行なう者,その者がわたしの兄弟,また姉妹,また母なのだ」 。

< Mateu 12 >