< Marku 6 >

1 Pastaj doli prej andej dhe erdhi në vendlindjen e tij, dhe dishepujt e vet e ndiqnin.
耶稣离开那里,与门徒一起回到自己位于拿撒勒的家乡。
2 Dhe kur erdhi e shtuna, filloi t’i mësojë në sinagogë. Dhe shumë, kur e dëgjonin, habiteshin dhe thoshnin: “Nga i vijnë këtij këto? Vallë ç’dituri është kjo që i është dhënë? Dhe si kryhen këto vepra të mëdha nëpërmjet dorës së tij?
到了安息日那天,他开始在会堂里传道。很多人都来聆听,纷纷称奇:“他从哪里获得的这些思想?他获得了怎样的智慧?他从哪里获得实现奇迹的力量?
3 A s’është ky zdrukthëtar i biri Marisë, vëllai i Jakobit, i Joses, i Judës dhe i Simonit? Dhe nuk janë këtu midis nesh motrat e tij?”. Dhe skandalizoheshin për shkak të tij.
他不是木匠的儿子吗?玛利亚的儿子,雅各、约西、犹大、西门的哥哥,他的妹妹们不是也住在这里?”他们被冒犯了,于是开始拒绝耶稣。
4 Por Jezusi u tha atyre: “Asnjë profet s’është i përbuzur përveç në vendlindjen e tij, në farefisin e vet dhe në shtëpinë e vet”.
耶稣对他们说:“先知在任何地方都受人尊敬,但在自己的家乡、在亲朋好友面前却不行。”
5 Dhe nuk mundi të kryejë aty asnjë vepër të pushtetshme, përveçse shëroi disa të lëngatë, duke vënë mbi ta duart.
这让耶稣无法在那里行使神迹,只是给几个病人按手,医好了他们。
6 Dhe çuditej për mosbesimin e tyre; dhe dilte nëpër fshatra përreth e i mësonte.
他很诧异人们如此缺乏信心。随后,耶稣到周围的乡村继续去教导那里的民众。
7 Pastaj ai i thirri te vetja të dymbëdhjetët dhe filloi t’i dërgojë dy nga dy; dhe u dha pushtet mbi frymët e ndyra.
他叫来十二门徒,派他们两人一组出门,同时赐给他们战胜恶灵的力量。
8 Dhe i urdhëroi të mos marrin asgjë tjetër udhës, përveç një shkop vetëm: as trasta, as bukë, as denar në brez;
他吩咐他们除了手杖不要带任何随身物品,不要带粮食或口袋,腰袋里不要带钱,
9 dhe të mbathin vetëm sandalet e të mos veshin dy palë tunika.
只穿一双鞋,不要带其他衣服。
10 U tha akoma: “Kudo që të hyni në një shtëpi, rrini aty derisa të largoheni nga ai vend.
他对他们说:“无论到哪里,如果有人邀请你到家中,就住在那里,直到离开那个地方。
11 Në qoftë se disa nuk ju presin dhe nuk ju dëgjojnë, kur të largoheni që andej, shkundni pluhurin nga këmbët tuaja si dëshmi kundër tyre. Në të vërtetë ju them se ditën e gjyqit Sodoma dhe Gomorra do të trajtohen me më shumë tolerancë se sa ai qytet”.
如果人们不欢迎你们,不听你们的,离开那地方时,跺下脚上的灰尘,作为放弃他们的信号。”
12 Kështu ata shkuan dhe u predikonin njerëzve që të pendoheshin;
门徒们开始四处传道,劝人悔改,
13 dhe dëbonin shumë demonë dhe vajosnin me vaj shumë të lëngatë dhe i shëronin.
他们驱赶了许多恶灵,用油涂抹在很多病人的身上,将他们治愈。
14 Tani mbreti Herod dëgjoi të flitej për Jezusin, sepse emri i tij ishte bërë i njohur, dhe ai tha: “Ky Gjoni që pagëzonte u ngjall së vdekuri; prandaj në të po veprojnë pushtete çudibërëse”.
当时耶稣的名声传了出去,希律王也听到了。有人说:“这是施洗约翰,他从死人中复活了,所以会有行使神迹的能力。”
15 Disa të tjerë thonin: “Éshtë Elia”; dhe disa të tjerë: “Éshtë një profet, ose si një nga profetët”.
又有人说:“他是以利亚。”还有人说:“他是先知,就像古时的先知一样。”
16 Por kur i dëgjoi Herodi të gjitha këto, tha: “Ky Gjoni, të cilit ia pata prerë kokën, u ngjall së vdekuri!”.
但希律听到这一切,就说:“是约翰,我砍了他的头,他又活了!”
17 Në fakt Herodi vet kishte dhënë urdhër të arrestohej Gjoni dhe të mbahej i lidhur në burg për shkak të Herodiadës, gruas së Filipit, vëllait të tij, sepse e kishte marrë për grua.
因为希律曾亲自派人捉拿约翰,把他丢进监狱。他之所以这样做,是因为他娶了弟弟菲力的妻子希罗底,
18 Gjoni, pra, i thoshte Herodit: “Nuk është e lejueshme të kesh gruan e vëllait tënd!”
但约翰对希律说:“你娶兄弟的妻子,这不合律法。”
19 Dhe Herodiada e urrente dhe dëshironte ta vriste, por nuk mundte.
于是希罗底怀恨在心,想要杀他,但又找不到机会,
20 Herodi, pra, i druhej Gjonit, të cilin e dinte si njeri të drejtë dhe të shenjtë, dhe e mbronte; dhe, mbasi e dëgjonte, kryente shumë gjëra dhe e dëgjonte me dëshirë.
因为希律惧怕约翰,知道他是秉承正道的圣人,但也会保护约翰,虽然觉得他的话很不入耳,却仍然喜欢听。
21 Por erdhi dita e volitshme dhe Herodi, për ditëlindjen e vet, shtroi një gosti për të mëdhenjtë e tij, për komandantët dhe për parinë e Galilesë.
有一天希罗底的机会来了。在希律生日的那一天,他为大臣、千夫长和加利利的重要人物摆设了筵席。
22 Hyri vetë e bija e Herodiadës, kërceu dhe i pëlqeu Herodit e atyre që ishin bashkë me të në tryezë, atëherë mbreti i tha vajzës: “Më kërko ç’të duash dhe unë do të ta jap”.
希罗底的女儿进来跳舞,希律和在座的宾客都很高兴。于是国王对女孩说:
23 Dhe iu betua: “Gjithçka që të më kërkosh, do të ta jap, deri gjysmën e mbretërisë sime!”.
“你想要什么?只管向我求,我一定给你!”他甚至还发誓:“我甚至可以将我王国的一半送给你!”
24 Ajo doli dhe i tha s’ëmës: “Çfarë duhet t’i kërkoj?” Ajo u përgjigj: “Kokën e Gjon Pagëzorit!”.
于是女孩出去问母亲:“我该求什么呢?”希罗底告诉她:“施洗约翰的头!”
25 Ajo u kthye menjëherë te mbreti dhe i kërkoi me nxitim: “Unë dëshiroj që ti të më japësh menjëherë, mbi një pjatë, kokën e Gjon Pagëzorit”.
她急忙跑到国王面前,对王说:“我想要你立刻把施洗约翰的头放在盘子上,送给我!”
26 Dhe mbreti, megjithëse u trishtua shumë nga kjo, nuk deshi të refuzojë për shkak të betimit dhe për respekt të të ftuarve.
希律王非常烦恼,但因为这是他在众宾客面前说的誓言,所以无法拒绝她。
27 Kështu mbreti dërgoi menjëherë një roje me urdhër që ti sillnin kokën e Gjonit.
希律王立刻差遣一个侍卫,让他把约翰的头拿来。侍卫便到监牢里斩了约翰的头,
28 Dhe ky shkoi, ia preu kokën në burg, dhe e solli kokën e tij mbi një pjatë, ia dha vajzës dhe vajza ia dha s’ëmës.
然后把头放在盘子上,拿来交给那女孩子,女孩又交给她的母亲。
29 Kur dishepujt e Gjonit i dëgjuan këto, erdhën, morën trupin e tij dhe e vunë në varr.
约翰的门徒听闻,便前来领走了他的遗体,葬于坟墓中。
30 Tani apostujt u mblodhën tek Jezusi dhe i treguan të gjitha ato që kishin bërë dhe i kishin mësuar.
门徒们回来后,聚在耶稣面前,把他们所做之事和所见到的一切告诉耶稣。
31 Dhe ai u tha atyre: “Ejani veçmas në një vend të vetmuar dhe pushoni pak”. Sepse njerëzit që vinin dhe shkonin ishin aq shumë, sa s’u dilte koha as për të ngrënë.
耶稣对他们说:“你们跟我来,到一个安静的地方休息一下。”因为来往的人很多,他们甚至没有时间吃饭。
32 U nisën, pra, me një barkë drejt një vend të vetmuar e të mënjanuar.
于是他们上了船,去到一个可以独处的安静地点。
33 Porsa turma i pa që u nisën, dhe shumë veta e njohën; dhe nga të gjitha qytetet erdhën aty me këmbë dhe mbërritën përpara tyre; dhe u mblodhën rreth tij.
民众看见他们离开,认出了他们。于是周边城市的人们都赶过来,比耶稣他们还先赶到。
34 Kur Jezusi doli nga barka, pa një turmë të madhe dhe iu dhimbs, sepse ishin si delet pa bari; dhe nisi t’u mësojë shumë gjëra.
耶稣下船后看见众人,立刻心生怜悯,因为他们就像没有牧人的羊群。于是他开始教导他们。
35 Duke qenë se u bë vonë, dishepujt e tij iu afruan dhe i thanë: “Ky vend është i shkretë, dhe tashmë është vonë.
夜深了,门徒前来对耶稣说:“这里是荒郊野外,天色已晚,
36 Lejoi këta njerëz që të shkojnë në fushat dhe në fshatrat rreth e qark që të blejnë bukë, se s’kanë gjë për të ngrënë”.
你可以让众人散开,到周围的田舍村庄去给自己找点东西吃。”
37 Por ai, duke iu përgjigjur, u tha atyre: “U jepni ju të hanë!” Ata i thanë: “A duhet të shkojmë ne të blejmë për dyqind denarë bukë dhe t’u japim të hanë?”.
但是耶稣回答:“你们给他们些吃的吧。”门徒说:“什么?如果给他们所有人准备饼,需要我们用六个月的薪水才行?”
38 Dhe ai u tha atyre: “Sa bukë keni? Shkoni e shikoni”. Ata, mbasi shikuan, thanë: “Pesë bukë e dy peshq”.
耶稣问:“你们现在有多少饼?去看看。”门徒们跑去查看一番,然后对耶稣说“还有五块饼和几条鱼。”
39 Atëherë ai i urdhëroi ata që t’i rregullojnë të gjithë, ulur në grupe, mbi barin e njomë.
耶稣让众人分组坐在草地上。
40 Kështu ata u ulën në grupe nga njëqind e nga pesëdhjetë.
于是众人坐下来,有的一百人一组,有的五十人一组。
41 Pastaj ai mori pesë bukët dhe dy peshqit, i ngriti sytë nga qielli, i bekoi; i theu bukët dhe ua dha dishepujve të vet, që t’ua shpërndanin atyre; ua ndau gjithashtu dy peshqit të gjithëve.
耶稣拿起这五个饼和两条鱼,望着天,感谢天赐食物,然后把饼掰开递给门徒,让他们把饼送给民众,然后又把两条鱼也分给民众。
42 Të gjithë hëngrën sa u ngopën.
众人最终都吃饱了。
43 Dhe mblodhën dymbëdhjetë shporta me copa buke dhe me mbetje peshku.
他们把剩下的食物捡起来,装满了十二个篮子。
44 Ata që hëngrën nga ato bukë ishin pesë mijë burra.
这晚共有五千名男人吃了食物,还有他们的家人。
45 Menjëherë Jezusi i detyroi dishepujt e vet të hyjnë në barkë dhe t’i prijnë në bregun tjetër drejt Betsaidas, derisa ai ta lejonte turmën.
随后,耶稣立刻让门徒回到船上,先到湖对岸的伯赛大去,他自己会叫众人散开。
46 Sapo e lejoi, ai iu ngjit malit për t’u lutur.
他和众人告别后,就上山祷告。
47 U ngrys, barka ishte në mes të detit dhe ai ishte i vetëm fare në tokë.
那天晚上,门徒的船还在湖中航行,耶稣独自在岸上。
48 Dhe kur i pa dishepujt që po mundoheshin duke vozitur, sepse era ishte kundër tyre, aty nga roja e katërt e natës, ai u nis drejt tyre duke ecur përmbi det dhe donte t’i kalonte.
由于不是顺风,他可以看到门徒们费力摇橹。凌晨时分,耶稣在水面上向门徒们走去,本来可以超过他们,
49 Por ata, kur e panë që po ecte mbi det, menduan se ishte një fantazmë dhe filluan të bërtasin,
但门徒看见他在水面上走,以为是鬼怪。
50 sepse e kishin parë të gjithë dhe ishin trembur; por ai menjëherë filloi të flasë me ta dhe tha: “Merrni zemër, jam unë, mos kini frikë!”
因为他们看见了他,感到非常恐惧,于是喊叫起来。耶稣立刻对他们说:“放心吧,是我,不要怕!”
51 Pastaj hipi në barkë me ta dhe era pushoi; dhe ata mbetën jashtëzakonisht të habitur në veten e tyre dhe u mrekulluan,
然后他上了船与门徒们在一起,立刻风平浪静。门徒心里十分惊奇,
52 sepse nuk e kishin kuptuar ndodhinë e bukëve, sepse zemra e tyre ishte ngurtësuar.
他们此刻仍然感到震惊,因为他们愚钝而坚硬的内心,还不明白这次分饼神迹的含义。
53 Mbasi kaluan, arritën në krahinën e Gjenasaretit dhe aty e lidhën barkën.
他们渡过海,在革尼撒勒靠岸。
54 Dhe kur dolën nga barka, njerëzit e njohën menjëherë
下船后,众人立刻认出耶稣。
55 dhe, duke përshkuar me vrap mbarë krahinën përreth, filluan të sjellin të sëmurë në vigje, kudo që dëgjonin se gjendej;
他们走到大街小巷,把患者放在垫子上,听说耶稣出现在哪里,就把患者抬到哪里。
56 dhe kudo ku ai vinte, në fshatra, në qytete a në lagje, njerëzit i vendosnin të lënguarit në sheshe dhe e lutnin që të paktën të mund të preknin cepin e rrobes së tij; dhe të gjithë ata që e preknin, shëroheshin.
无论耶稣在什么地方,无论是村庄、城市或乡野,众人都会把病患放在市场中,请求耶稣允许他们摸他衣服的褶子,摸一下病患就好了。

< Marku 6 >