< Marku 5 >

1 Kështu arritën në bregun tjetër të detit, në krahinën e Gadarenasve.
Και ήλθον εις το πέραν της θαλάσσης εις την χώραν των Γαδαρηνών.
2 Dhe, sapo Jezusi zbriti nga barka, menjëherë i doli përpara nga varrezat një njeri i pushtuar nga një frymë e ndyrë,
Και ως εξήλθεν εκ του πλοίου, ευθύς απήντησεν αυτόν εκ των μνημείων άνθρωπος έχων πνεύμα ακάθαρτον,
3 i cili banonte në varreza dhe kurrkush s’kishte mundur ta lidhë, qoftë edhe me zinxhirë.
όστις είχε την κατοικίαν εν τοις μνημείοις, και ουδείς ηδύνατο να δέση αυτόν ουδέ με αλύσεις,
4 Shpesh herë, pra, e kishin lidhur me pranga e zinxhirë; por ai gjithnjë i thyente zinxhirët dhe i këpuste prangat; dhe kurrkush nuk e kishte bërë dot zap.
διότι πολλάκις είχε δεθή με ποδόδεσμα και με αλύσεις, και διεσπάσθησαν υπ' αυτού αι αλύσεις και τα ποδόδεσμα συνετρίφθησαν, και ουδείς ίσχυε να δαμάση αυτόν·
5 Vazhdimisht, natën dhe ditën, nëpër varre e mbi male, shkonte duke bërtitur dhe duke e rrahur veten me gurë.
και διά παντός νύκτα και ημέραν ήτο εν τοις όρεσι και εν τοις μνημείοις, κράζων και κατακόπτων εαυτόν με λίθους.
6 Tani kur e pa Jezusin prej së largu, ai u turr dhe ra përmbys përpara tij,
Ιδών δε τον Ιησούν από μακρόθεν, έδραμε και προσεκύνησεν αυτόν,
7 dhe me një britmë të madhe tha: “Ç’ka ndërmjet mes nesh dhe teje, o Jezus, Bir i Perëndisë të shumë të lartit? Unë të përgjërohem në emrin e Perëndisë, mos më mundo!;”.
και κράξας μετά φωνής μεγάλης είπε· Τι είναι μεταξύ εμού και σου, Ιησού, Υιέ του Θεού του υψίστου; ορκίζω σε εις τον Θεόν, μη με βασανίσης.
8 Sepse ai i kishte thënë: “Frymë e ndyrë, dil prej këtij njeriu!”.
Διότι έλεγε προς αυτόν· Έξελθε από του ανθρώπου το πνεύμα το ακάθαρτον.
9 Atëhere Jezusi e pyeti: “Cili është emri yt?”. Dhe ai u përgjigj duke thënë: “Unë quhëm Legjion, sepse jemi shumë”.
Και ηρώτησεν αυτόν· Τι είναι το όνομά σου; Και απεκρίθη λέγων· Λεγεών είναι το όνομά μου, διότι πολλοί είμεθα.
10 Dhe i lutej me të madhe që ai të mos i përzinte nga ajo krahinë.
Και παρεκάλει αυτόν πολλά να μη αποστείλη αυτούς έξω της χώρας.
11 Tani aty ishte, në brinjë të malit, një tufë e madhe derrash që kulloste.
Ήτο δε εκεί προς τα όρη αγέλη μεγάλη χοίρων βοσκομένη.
12 Atëhere gjithë demonët e lutën duke thënë: “Na dërgo në derrat, që të hymë në ta”.
και παρεκάλεσαν αυτόν πάντες οι δαίμονες, λέγοντες· Πέμψον ημάς εις τους χοίρους, διά να εισέλθωμεν εις αυτούς.
13 Dhe Jezusi menjëherë u lejoi atyre; atëherë frymërat e ndyra mbasi dolën, hynë në derrat dhe tufa u hodh poshtë nga gremina në det; ishin afërsisht dymijë krerë, dhe u mbytën në det.
Και ο Ιησούς ευθύς επέτρεψεν εις αυτούς. Και εξελθόντα τα πνεύματα τα ακάθαρτα εισήλθον εις τους χοίρους· και ώρμησεν η αγέλη κατά του κρημνού εις την θάλασσαν· ήσαν δε έως δύο χιλιάδες· και επνίγοντο εν τη θαλάσση.
14 Atëherë ata që i kullotnin derrat ikën dhe e përhapën lajmin në qytet e nëpër fshatra; dhe njerëzit erdhën për të parë çfarë kishte ndodhur.
Οι δε βόσκοντες τους χοίρους έφυγον και ανήγγειλαν εις την πόλιν και εις τους αγρούς· και εξήλθον διά να ίδωσι τι είναι το γεγονός.
15 Kur erdhën te Jezusi, panë të idemonizuarin ulur, të veshur dhe me mendje në rregull, atë që ishte idemonizuar nga Legjoni, dhe kishin frikë.
Και έρχονται προς τον Ιησούν, και θεωρούσι τον δαιμονιζόμενον, όστις είχε τον λεγεώνα, καθήμενον και ενδεδυμένον και σωφρονούντα, και εφοβήθησαν.
16 Dhe ata që e kishin parë ngjarjen u treguan atyre se çfarë i kishte ngjarë të idemonizuarit dhe çështjen e derrave.
Και διηγήθησαν προς αυτούς οι ιδόντες πως έγεινε το πράγμα εις τον δαιμονιζόμενον, και περί των χοίρων.
17 Atëhere ata filluan t’i luten Jezusit që të largohej nga krahina e tyre.
Και ήρχισαν να παρακαλώσιν αυτόν να αναχωρήση από των ορίων αυτών.
18 Kur ai po hynte në barkë, ai që kishte qenë i idemonizuar i lutej që të mund të rrinte me të;
Και ότε εισήλθεν εις το πλοίον, παρεκάλει αυτόν ο δαιμονισθείς να ήναι μετ' αυτού.
19 por Jezusi nuk e lejoj, madje i tha: “Shko në shtëpinë tënde, te të tut dhe u trego atyre çfarë gjërash të medha bëri Zoti dhe si pati mëshirë për ty”.
Πλην ο Ιησούς δεν αφήκεν αυτόν, αλλά λέγει προς αυτόν· Ύπαγε εις τον οίκόν σου προς τους οικείους σου και ανάγγειλον προς αυτούς όσα ο Κύριος σοι έκαμε και σε ηλέησε.
20 Dhe ai shkoi dhe nisi të predikojë nëpër Dekapolis për të gjitha ato që i kishte bërë Jezusi; të gjithë u mrrekulluan.
Και ανεχώρησε και ήρχισε να κηρύττη εν τη Δεκαπόλει όσα έκαμεν εις αυτόν ο Ιησούς, και πάντες εθαύμαζον.
21 Dhe kur Jezusi kaloj përsëri në bregun tjetër me barkë, një turmë e madhe u mblodh rreth tij; dhe ai qëndroj në breg të detit.
Και αφού ο Ιησούς διεπέρασε πάλιν εν τω πλοίω εις το πέραν, συνήχθη προς αυτόν όχλος πολύς, και ήτο πλησίον της θαλάσσης.
22 Atëhere erdhi një nga krerët e sinagogës, me emër Jair, që, kur e pa, i ra ndër këmbë,
Και ιδού, έρχεται εις των αρχισυναγώγων, ονόματι Ιάειρος, και ιδών αυτόν πίπτει προς τους πόδας αυτού
23 dhe ju lut me të madhe duke thënë: “Ime bijë është duke dhënë shpirt; eja, vëri duart mbi të që të shërohet dhe të jetojë!”.
και παρεκάλει αυτόν πολλά, λέγων ότι το θυγάτριόν μου πνέει τα λοίσθια· να έλθης και να βάλης τας χείρας σου επ' αυτήν, διά να σωθή και θέλει ζήσει.
24 Dhe ai shkoi me të. Një turmë e madhe e ndiqte dhe shtyhej rreth tij.
Και υπήγε μετ' αυτού· και ηκολούθει αυτόν όχλος πολύς, και συνέθλιβον αυτόν.
25 Tani një grua që kishte një fluks gjaku që prej dymbëdhjetë vjetësh
Και γυνή τις, έχουσα ρύσιν αίματος δώδεκα έτη
26 dhe kishte vuajtur shumë nga ana e mjekëve të ndryshëm duke shpenzuar gjithë pasurinë e vet pa kurrfarë dobie, madje duke u bërë më keq,
και πολλά παθούσα υπό πολλών ιατρών και δαπανήσασα πάσαν την περιουσίαν αυτής και μηδέν ωφεληθείσα, αλλά μάλλον εις το χείρον ελθούσα,
27 kur dëgjoi të flitej për Jezusin, u fut në turmë dhe pas shpinës preku rrobën e Jezusit,
ακούσασα περί του Ιησού, ήλθε μεταξύ του όχλου όπισθεν και ήγγισε το ιμάτιον αυτού·
28 sepse thoshte: “Nëse vetëm ia prek rroben e tij, do të shërohem”.
διότι έλεγεν ότι και αν τα ιμάτια αυτού εγγίσω, θέλω σωθή.
29 Dhe menjëherë rrjedha e gjakut iu ndal dhe ajo ndjeu në trupin e vet se u shërua nga ajo sëmundje.
Και ευθύς εξηράνθη η πηγή του αίματος αυτής, και ησθάνθη εν τω σώματι αυτής ότι ιατρεύθη από της μάστιγος.
30 Por menjëherë Jezusi, duke e ndjerë në vete që një fuqi kishte dalë prej tij, u kthye midis turmës, tha: “Kush m’i preku rrobat?
Και ευθύς ο Ιησούς, νοήσας εν εαυτώ την δύναμιν την εξελθούσαν απ' αυτού, στραφείς εν τω όχλω έλεγε· Τις ήγγισε τα ιμάτιά μου;
31 Dhe dishepujt e vet i thanë: “A nuk po e sheh që turma po të shtyhet nga të gjitha anët dhe ti thua: “Kush më preku?”.
Και έλεγον προς αυτόν οι μαθηταί αυτόν· Βλέπεις τον όχλον συνθλίβοντά σε, και λέγεις τις μου ήγγισε;
32 Por ai vështronte rreth e qark për të parë atë që bëri këtë.
Και περιέβλεπε διά να ίδη την πράξασαν τούτο.
33 Atëhere gruaja, plot frikë e duke u dridhur, duke ditur se ç’i kishte ndodhur, erdhi dhe i ra ndër këmbë dhe i tha gjithë të vërtetën.
Η δε γυνή, φοβηθείσα και τρέμουσα, επειδή ήξευρε τι έγεινεν επ' αυτήν, ήλθε και προσέπεσεν εις αυτόν και είπε προς αυτόν πάσαν την αλήθειαν.
34 Dhe ai i tha: “Bijë, besimi yt të shëroi; shko në paqe dhe ji e shëruar nga sëmundja jote!”.
Ο δε είπε προς αυτήν· Θύγατερ, η πίστις σου σε έσωσεν· ύπαγε εις ειρήνην και έσο υγιής από της μάστιγός σου.
35 Ndërsa Jezusi ende po fliste, erdhën disa nga shtëpia e kryetarit të sinagogës duke thënë: “Jote bijë ka vdekur; pse e bezdis akoma Mësuesin?”.
Ενώ αυτός ελάλει έτι, έρχονται από του αρχισυναγώγου, λέγοντες ότι η θυγάτηρ σου απέθανε· τι πλέον ενοχλείς τον Διδάσκαλον;
36 Por Jezusi, sapo dëgjoi ç’u tha, i tha kryetarit të sinagogës: “Mos ki frikë, vetëm ki besim!”.
Ο δε Ιησούς, ευθύς ότε ήκουσε τον λόγον λαλούμενον, λέγει προς τον αρχισυνάγωγον· Μη φοβού, μόνον πίστευε.
37 Dhe nuk lejoi që ta ndiqte kurrkush tjetër, përveç Pjetrit, Jakobit, dhe Gjonit, vëllait të Jakobit.
Και δεν αφήκεν ουδένα να ακολουθήση αυτόν ειμή τον Πέτρον και Ιάκωβον και Ιωάννην τον αδελφόν Ιακώβου.
38 Dhe mbasi arriti në shtëpinë e kryetarit të sinagogës, pa një rrëmujë të madhe dhe njerëz që qanin dhe ulërinin me të madhe.
Και έρχεται εις τον οίκον του αρχισυναγώγου και βλέπει θόρυβον, κλαίοντας και αλαλάζοντας πολλά,
39 Hyri dhe u tha atyre: “Pse bërtitni e qani? Vajza nuk ka vdekur, por fle”.
και εισελθών λέγει προς αυτούς· Τι θορυβείσθε και κλαίετε; το παιδίον δεν απέθανεν, αλλά κοιμάται.
40 Dhe ata e përqeshën, por ai, mbasi i nxori jashtë të gjithë, mori me vete atin dhe nënën e vajzës dhe ata që qenë me atë, dhe hyri atje ku dergjej vajza.
Και κατεγέλων αυτού. Ο δε, αφού εξέβαλεν άπαντας, παραλαμβάνει τον πατέρα του παιδίου και την μητέρα και τους μεθ' εαυτού και εισέρχεται όπου έκειτο το παιδίον,
41 E mori, pra, për dore vajzën dhe i tha: “Talitha kumi”, që e përkthyer do të thotë: “Vajzë, ty po të them: Çohu!”.
και πιάσας την χείρα του παιδίου, λέγει προς αυτήν· Ταλιθά, κούμι· το οποίον μεθερμηνευόμενον είναι, Κοράσιον, σοι λέγω, σηκώθητι.
42 Dhe menjëherë vajza u ngrit dhe filloi të ecë. Ajo ishte në fakt dymbëdhjetë vjeçe. Dhe ata u habitën me habi të madhe.
Και ευθύς εσηκώθη το κοράσιον και περιεπάτει· διότι ήτο ετών δώδεκα. Και εξεπλάγησαν με έκπληξιν μεγάλην.
43 Por ai urdhëroi rreptësisht që askush të mos e marrë vesh; pastaj urdhëroi që t’i japin vajzës të hajë.
Και παρήγγειλεν εις αυτούς πολλά να μη μάθη μηδείς τούτο και είπε να δοθή εις αυτήν να φάγη.

< Marku 5 >