< Marku 14 >

1 Tani dy ditë më vonë ishte Pashka dhe festa e të Ndormëve; dhe krerët e priftërinjve dhe skribët kërkonin mënyrën se si ta kapnin Jezusin me mashtrim dhe ta vrisnin.
さて,過ぎ越しと種なしパンの祭りの二日前になった。そこで祭司長たちと律法学者たちは,どうしたら策略によって彼を捕まえて殺すことができるかを探り求めていた。
2 Por thonin: “Jo gjatë festës, që të mos ndodhë ndonjë trazirë nga populli”.
というのは,彼らはこう言っていたからである。「祭りの間はいけない。民の暴動が起きるかも知れないからだ」。
3 Tani ai ishte në Betania, në shtëpinë e Simonit lebroz, dhe ndërsa ishte në tryezë, hyri një grua me një enë alabastri me vaj të parfumuar me nard të vërtetë, shumë të kushtueshëm; ajo e theu enën prej alabastri dhe ia derdhi vajin mbi krye.
彼がベタニアでらい病の人シモンの家にいた時,食卓に着いていると,一人の女が,非常に高価な純正のナルド香油の入った雪花石こうのつぼを持ってやって来た。つぼを砕き,それを彼の頭に注いだ。
4 Disa u indinjuan midis tyre dhe thanë: “Përse bëhet gjithë ky shpenzim i kotë i vajit?
しかし,互いに憤慨した者が数人いて,こう言った。「なぜその香油を無駄にしたのか。
5 Sepse ky vaj mund të shitej për më shumë se treqind denarë dhe këto t’u jepeshin të varfërve”. Dhe ishin të indinjuar ndaj asaj.
この香油なら三百デナリ以上で売れたし,そうすれば貧しい人々に施すことができたのに」。彼らはその女に対して不平を言った。
6 Por Jezusi tha: “Lëreni të qetë; pse e shqetësoni? Ajo kreu një vepër të mirë ndaj meje.
しかしイエスは言った,「彼女をそのままにしておきなさい。なぜあなた方は彼女を悩ませるのか。彼女はわたしに良い行ないをしてくれたのだ。
7 Sepse të varfërit do t’i keni gjithmonë me ju; dhe, kur të doni, mund t’u bëni mirë; por mua nuk do të më keni gjithmonë.
あなた方には,貧しい人々はいつでも一緒にいて,いつでも望む時に彼らに良いことができる。だが,わたしはいつでもいるわけではないからだ。
8 Ajo bëri atë që mundi; vajosi para kohe trupin tim për varrim.
彼女は自分にできることをした。埋葬に備えてわたしの体に前もって油を塗ってくれたのだ。
9 Por po ju them në të vërtetë se në gjithë botën, kudo që do të predikohet ky ungjill, do të tregojnë edhe atë që ajo bëri, në përkujtim të saj”.
本当にはっきりとあなた方に告げる。世界中どこでも,この福音が宣教される所では,この女の行なったこともまた,彼女の記念として語られるだろう」 。
10 Atëherë Juda Iskarioti, një nga të dymbëdhjetët, shkoi te krerët e priftërinjve, që t’ua dorëzonte Jezusin.
十二人の一人,ユダ・イスカリオトは,彼を引き渡すために,祭司長たちのところに出て行った。
11 Dhe ata, kur e dëgjuan, u gëzuan dhe i premtuan se do t’i jepnin para. Kështu ai kërkonte rastin e përshtatshëm për ta tradhtuar.
彼らはそれを聞いて喜び,彼にお金を与えることを約束した。彼はどうすればイエスをうまく引き渡せるかを探り求めた。
12 Tani në ditën e parë të festës së të Ndormëve, kur flijohej Pashka, dishepujt e vet i thanë: “Ku don të shkojmë dhe të përgatisim për ta ngrënë Pashkën?”.
種なしパンの最初の日,つまり過ぎ越しの犠牲をささげる日,弟子たちが彼に尋ねた,「過ぎ越しの食事をなさるのに,わたしたちがどこに行って用意をすることをお望みですか」。
13 Atëherë ai dërgoi dy nga dishepujt e vet duke u thënë: “Shkoni në qytet dhe atje do të takoni një njeri, që bart një kanë plot me ujë; ndiqeni atë.
彼は弟子たちのうちの二人を遣わして,彼らに言った,「市内に入りなさい。するとあなた方は水がめを運んでいる男に出会うだろう。その人に付いて行きなさい。
14 Dhe atje ku ai do të hyjë, i thoni të zotit të shtëpisë: “Mësuesi pyet: Ku është dhoma ku mund të ha Pashkën me dishepujt e mi?”.
そして,彼が入っていく所で,その家の主人にこう言いなさい。『先生が,「わたしが弟子たちと共に過ぎ越しの食事をする客室はどこか」と言っています』。
15 Atëherë ai do t’ju tregojë lart një sallë të madhe të mobiluar dhe gati; aty përgatitni për ne”.
彼はあなた方に,席が備えられて用意のできている大きな階上の部屋を見せてくれるだろう。その場所でわたしたちのために用意をしなさい」 。
16 Dishepujt e tij shkuan, arritën në qytet dhe gjetën ashtu siç ai u kishte thënë; dhe përgatitën Pashkën.
弟子たちは出て行って,市内に入り,彼が自分たちに言ったとおりのことを見いだした。それで彼らは過ぎ越しの用意をした。
17 Kur u bë darkë, ai erdhi me të dymbëdhjetët.
夕方になった時,彼は十二人と一緒にやって来た。
18 Dhe kur po rrinin në tryezë dhe po hanin, Jezusi tha: “Ju them në të vërtetë se njëri prej jush, që po ha me mua, do të më tradhtojë”.
彼らが席に着いて食事をしていると,イエスは言った,「本当にはっきりとあなた方に告げる。あなた方の一人で,わたしと一緒に食事をしている者が,わたしを売り渡すだろう」 。
19 Atëherë ata filluan të trishtohen dhe t’i thoshin njëri pas tjetrit: “Mos jam unë?”. Dhe një tjetër tha: “Mos jam unë?”.
彼らは悲しみ始め,一人ずつ彼に「まさかわたしではないでしょうね」と尋ね始めた。そして互いに「まさかわたしではないだろうな」と言い合った。
20 Dhe ai, duke u përgjigjur, u tha atyre: “Éshtë një nga të dymbëdhjetët që po ngjyen me mua në çanak.
彼は彼らに答えた,「それは十二人の一人で,わたしと共に食べ物を鉢に浸している者だ。
21 Po, Biri i njeriut po shkon ashtu siç është shkruar për të; por mjerë ai njeri me anë të cilit tradhtohet Biri i njeriut. Do të ishte më mirë për të, që ai njeri të mos kishte lindur kurrë!”.
人の子は自分について書いてあるとおりに去って行くからだ。だが,人の子を売り渡すその者は災いだ! 生まれて来なかった方が,その者のためには良かっただろう」 。
22 Dhe, ndërsa ata po hanin, Jezusi mori buk, e bekoi, e theu dhe ua dha atyre duke thënë: “Merrni, hani; ky është trupi im”.
彼らが食事をしていると,イエスはパンを取り,祝福してからそれを裂き,彼らに与えてこう言った。「取って,食べなさい。これはわたしの体だ」 。
23 Pastaj mori kupën, e falënderoi, ua dha atyre dhe të gjithë pinë prej saj.
杯を取り,感謝をささげてから,彼らに与えた。彼らは皆その杯から飲んだ。
24 Atëherë u tha: “Ky është gjaku im, gjaku i besëlidhjes së re, që derdhet për shumë veta.
彼は彼らに言った,「これは新しい契約のためのわたしの血だ。それは多くの人のために注ぎ出されるのだ。
25 Në të vërtetë unë po ju them se nuk do të pi më prej frytit të hardhisë deri në atë ditë kur do ta pi të ri në mbretërinë e Perëndisë”.
本当にはっきりとあなた方に告げる。神の王国においてそれを新たに飲むその日まで,わたしはもはやブドウの木の産物を飲むことはない」 。
26 Dhe, mbasi kënduan një himn, dolën dhe u drejtuan nga mali i Ullinjve.
賛美の歌を歌ってから,彼らはオリーブ山へと出て行った。
27 Dhe Jezusi u tha atyre: Ju të gjithë do të skandalizoheni me mua sonte, sepse është shkruar: “Do ta godas Bariun dhe delet do të shpërndahen”.
イエスは彼らに言った,「今夜,あなた方全員がわたしのためにつまずくだろう。『わたしは羊飼いを打つ。すると羊は散らされるだろう』と書いてあるからだ。
28 Por, mbasi të ringjallem, unë do t’ju pararend në Galile”.
だが,わたしは起こされた後,あなた方より先にガリラヤに行くだろう」 。
29 Dhe Pjetri i tha: “Edhe sikur të gjithë të tjerët të skandalizohen me ty, unë nuk do të skandalizohem”.
しかしペトロは彼に言った,「みんなが背いても,わたしは背きません」。
30 Dhe Jezusi i tha: “Unë po të them në të vërtetë se sot, pikërisht në këtë natë, para se gjeli të këndojë dy herë, ti do të më mohosh tri herë”.
イエスは彼に言った,「本当にはっきりとあなたに告げる。今日,それも今夜,おんどりが二度鳴く前に,あなたは三度わたしを否認するだろう」 。
31 Por ai, duke ngulur këmbë më tepër, thoshte: “Edhe sikur të më duhet të vdes me ty, nuk do të të mohoj kurrë”. Të njëjtën gjë thoshnin edhe gjithë të tjerët.
しかし彼はますます言い立てた,「あなたと一緒に死ななければならないとしても,わたしはあなたを否認しません」。彼らは皆,同じ事を言った。
32 Pastaj ata arritën në një vend që quhej Gjetsemani; dhe ai u tha dishepujve të vet: “Uluni këtu, deri sa unë të jem lutur”.
彼らはゲツセマネという名の場所にやって来た。彼は弟子たちに言った,「わたしが祈っている間,ここに座っていなさい」 。
33 Mori, pra, me vete Pjetrin, Jakobin dhe Gjonin, dhe filloi ta zërë frika dhe ankthi;
彼はペトロとヤコブとヨハネを伴って行ったが,ひどく心配し,苦悩し始めた。
34 dhe u tha atyre: “Shpirti im është thellësisht i trishtuar, deri në vdekje; qëndroni këtu dhe rrini zgjuar”.
彼らに言った,「わたしの魂は死ぬほどに深く悲しんでいる。ここにとどまって,見張っていなさい」 。
35 Dhe, si shkoi pak përpara, ra përmbys përtokë dhe lutej që, po të ishte e mundur, të largohej prej tij ajo orë.
少し進んで行って地面にひれ伏し,もしできることなら,その時が自分から過ぎ去るようにと祈った。
36 Dhe tha: “Abba, Atë, çdo gjë për ty është e mundur; largoje prej meje këtë kupë! Por jo atë që dua unë, por atë që do ti!”.
彼は言った,「アッバ,父よ,あなたにはすべてのことがおできになります。この杯をわたしから取り除いてください。それでも,わたしの望むことではなく,あなたの望まれることを」 。
37 Pastaj u kthye mbrapa, i gjeti dishepujt duke fjetur dhe i tha Pjetrit: “Simon, po fle? S’ke qenë i zoti të rrish zgjuar një orë të vetme?
やって来て,彼らが眠っているのを見つけて,ペトロに言った,「シモンよ,眠っているのか。一時間も見張っていられなかったのか。
38 Rrini zgjuar dhe lutuni që të mos hyni në tundim; sigurisht fryma është e gatshme, por mishi është i dobët”.
あなた方は誘惑に陥らないよう,見張って,祈っていなさい。霊はその気でも,肉体は弱いのだ」 。
39 U largua përsëri dhe u lut duke thënë të njëjtat fjalë.
再び離れて行き,同じ言葉で祈った。
40 Kur u kthye, i gjeti përsëri në gjumë dishepujt, sepse sytë e tyre ishin rënduar dhe ata nuk dinin çfarë t’i përgjigjeshin.
もう一度戻って来て,彼らが眠っているのを見つけた。彼らの目は非常に重くなっていたのである。そして彼らは,彼に何と答えたらよいか分からなかった。
41 Së fundi, kthehet për të tretën herë dhe u thotë atyre: “Ende po flini dhe pushoni? Mjaft! Erdhi ora. Ja, Biri i njeriut po dorëzohet në duart e mëkatarëve.
彼は三度目にやって来て,彼らに言った,「なお眠って,休息をとりなさい。もう十分だ。時が来た。見よ,人の子は罪人たちの手に売り渡される。
42 Çohuni, të shkojmë; ja, ai që po më tradhton është afër!”.
立ちなさい,さあ行こう。見よ,わたしを売り渡す者が近づいて来た」 。
43 Dhe në atë çast, ndërsa ai ende po fliste, erdhi Juda, një nga të dymbëdhjetët, dhe me të një turmë e madhe me shpata e shkopinj, e dërguar nga krerët e priftërinjve, nga skribët dhe nga pleqtë.
すぐに,彼がまだ話しているうちに,十二人の一人のユダがやって来た。そして彼と共に,祭司長たちと律法学者たちと長老たちのもとから来た群衆が,剣やこん棒を手にしてやって来た。
44 Dhe ai që po e tradhtonte u kishte dhënë atyre një shenjë: “Kë do të puth, ai është. Kapeni dhe çojeni me shoqërim të sigurt”.
さて,イエスを売り渡した者は,「わたしが口づけするのがその者だ。それを捕まえて,しっかりと引いて行け」と言って,彼らに合図を伝えていた。
45 Dhe si arriti, u afrua menjëherë tek ai dhe tha: “Rabbi, Rabbi!”; dhe e puthi përzemërsisht!
やって来ると,すぐにイエスに近寄り,「ラビ! ラビ!」と言って,口づけした。
46 Atëherë ata vunë dorë mbi të dhe e arrestuan.
彼らはイエスに手をかけて捕まえた。
47 Dhe një nga të pranishmit nxori shpatën, i ra shërbëtorit të kryepriftit dhe ia preu veshin.
しかし,立っていた者の一人が剣を抜いて,大祭司の召使いに撃ちかかり,その片耳を切り落とした。
48 Atëherë Jezusi, duke iu përgjigjur, i tha: “Paskeni ardhur me shpata e me shkopinj që të më kapni sikurse të isha një cub?
イエスは彼らに答えた,「あなた方は強盗に対するかのように,剣とこん棒を持ってわたしを捕まえに出て来たのか。
49 E pra, përditë isha midis jush në tempull duke i mësuar njerëzit dhe ju nuk më kapët; por kjo po ndodh që të përmbushen Shkrimet!”.
わたしは毎日あなた方と一緒に神殿にいて教えていたのに,あなた方はわたしを逮捕しなかった。だが,これは聖句が果たされるためなのだ」 。
50 Atëherë dishepujt e lanë dhe ikën të gjithë.
弟子たちは皆,彼を残して逃げて行った。
51 Dhe një farë djaloshi, që ishte i mbështjellur me një çarçaf mbi trupin e zhveshur, po e ndiqte, por ata e kapën.
ある若者が,裸の体に亜麻布をまとって,イエスに付いて行った。若者たちは彼を捕まえようとしたが,
52 Por ai e lëshoi çarçafin dhe iku lakuriq nga duart e tyre.
彼は亜麻布を残して,裸のままで逃げて行った。
53 Atëherë ata e çuan Jezusin te kryeprifti, ku u mblodhën të gjithë krerët e priftërinjve, pleqtë dhe skribët.
彼らはイエスを大祭司のところに引いて行った。祭司長たちと長老たちと律法学者たち全員が集まって来た。
54 Dhe Pjetri e ndoqi nga larg deri brenda në pallatin e kryepriftit dhe u ul atje bashkë me rojat dhe ngrohej afër zjarrit.
ペトロは遠くからイエスに付いて行き,ついに大祭司の中庭に入った。彼は役人たちと共に座っており,たき火で身を暖めていた。
55 Dhe krerët e priftërinjve dhe gjithë sinedrit kërkonin dëshmi kundër Jezusit për ta vrarë, por nuk po gjenin.
さて,祭司長たちと最高法院全体は,イエスを死に渡すため,彼に不利な証言を探していたが,何も見つからなかった。
56 Shumë veta në fakt jepnin dëshmi të rreme kundër tij; por dëshmitë e tyre nuk përkonin.
大勢の者が彼に対して偽りの証言をしたが,それらの証言は互いどうし一致しなかったのである。
57 Atëherë disa u ngritën dhe dëshmuan rrejshëm kundër tij duke thënë:
ある者たちが立ち上がり,彼に対して偽りの証言をして,こう言った。
58 “Ne e kemi dëgjuar se ka thënë: “Unë do ta shkatërroj këtë tempull të bërë me duar, dhe brenda tri ditësh do të ndërtoj një tjetër që nuk është bërë me duar””.
「わたしたちは,この者が『わたしは手で造ったこの神殿を壊し,手で造られたのではない別のものを三日で建てる』と言うのを聞きました」。
59 Por as mbi këtë dëshmia e tyre nuk përkonte.
そのようにしても,彼らの証言は一致しなかった。
60 Atëherë kryeprifti u ngrit në mes të kuvendit dhe e pyeti Jezusin duke thënë: “Nuk përgjigjesh fare? Çfarë po dëshmojnë këta kundër teje?”.
大祭司が真ん中に立ってイエスに尋ねた,「何も答えないのか。これらの者たちがしているお前に不利な証言は何なのだ」。
61 Por ai heshti dhe nuk u përgjegj fare. Përsëri kryeprifti e pyeti dhe i tha: “A je ti Krishti, Biri i të Bekuarit?”.
しかし彼は黙ったままで,何も答えなかった。再び大祭司は彼に尋ねた,「お前はほめたたえるべき方の子,キリストか」。
62 Dhe Jezusi tha: “Unë jam. Dhe ju do ta shihni Birin e njeriut të ulur në të djathtën e Pushtetit dhe duke ardhur me retë e qiellit”.
イエスは言った,「わたしはある。あなた方は人の子が力ある方の右に座り,天の雲と共に来るのを見るだろう」 。
63 Atëherë kryeprifti, duke i shqyer rrobat, tha: “Ç’nevojë kemi më për dëshmitarë?
大祭司は自分の衣を引き裂いてこう言った。「どうしてこれ以上証人が必要だろうか。
64 Ju e dëgjuat blasfeminë, ç’ju duket?”. Dhe të gjithë gjykuan se meritonte vdekjen.
あなた方は冒とくの言葉を聞いたのだ! あなた方はどう思うか」。みんなは彼を死に値するものと決定した。
65 Atëherë disa filluan ta pështyjnë, t’ia zënë fytyrën, ta qëllojnë me shuplaka dhe t’i thonë: “Profetizo!”. Dhe rojat e godisnin.
ある者たちは彼につばをかけ,顔を覆ってこぶしで殴り,「預言しろ!」と言い始めた。役人たちも彼を平手で打った。
66 Ndërsa Pjetri ishte poshtë në pallat, erdhi një shërbëtore e kryepriftit.
ペトロが下の中庭にいると,大祭司の女中の一人がやって来て,
67 Dhe kur pa Pjetrin që po ngrohej, e vështroi me kujdes dhe tha: “Edhe ti ishe me Jezusin Nazareas”.
ペトロが身を暖めているのを見ると,彼を見つめてこう言った。「あなたもナザレ人イエスと一緒にいました!」
68 Por ai e mohoi duke thënë: “Nuk e njoh, nuk kuptoj çfarë thua”. Pastaj doli jashtë në hajat dhe gjeli këndoi.
しかし彼はそれを否定して言った,「わたしは知らないし,あなたが何のことを言っているのか分からない」。彼は入り口の方に出て行った。するとおんどりが鳴いた。
69 Dhe shërbëtorja, duke e parë përsëri, filloi t’u flasë të pranishmëve: “Ky është një nga ata”.
その女中は彼を見て,そばに立っている者たちに再びこう言い始めた。「この人は彼らの一人です」。
70 Por ai përsëri e mohoi. Dhe pak më vonë të pranishmit i thanë përsëri Pjetrit: “Me të vërtetë ti je një nga ata; se ti je Galileas dhe e folura jote e zbulon”.
しかし彼は再びそれを否定した。しばらくして,そばに立っている者たちが再びペトロに言った,「確かにあなたは彼らの一人だ。あなたはガリラヤ人で,方言がそれを明かしているからだ」。
71 Por ai nisi të mallkojë dhe të betohet: “Unë nuk e njoh atë njeri për të cilin po flisni”.
しかし彼はのろったり誓ったりし始めて言った,「わたしはあなた方の話しているその人を知らないのだ!」
72 Dhe gjeli këndoi për të dytën herë; atëherë Pjetrit iu kujtua fjala që Jezusi i kishte thënë: “Përpara se gjeli të këndojë dy herë, ti do të më mohosh tri herë”. Dhe, duke e menduar këtë, qau.
おんどりが二度目に鳴いた。ペトロは,「おんどりが二度鳴く前に,あなたは三度わたしを否認するだろう」 とイエスが自分に言った言葉を思い出した。それに思い当たった時,彼は泣き悲しんだ。

< Marku 14 >