< Marku 13 >

1 Ndërsa ai po dilte nga tempulli, një nga dishepujt e vet i tha: “Mësues, shih ç’gurë e ç’ndërtesa!”.
In ko je šel iz tempeljna, reče mu eden učencev njegovih: Učenik, glej, kakošno kamenje in kakošne zidine!
2 Dhe Jezusi duke iu përgjigjur i tha: “A po i shikon këto ndërtesa të mëdha? Nuk do të mbetet gur mbi gur pa u rrënuar”.
In odgovarjajoč Jezus, reče mu: Vidiš té-le zidine velike? Ne bo ostal kamen na kamenu, kteri se ne bi podrl.
3 Dhe pasi ai ishte ulur mbi malin e Ullinjve përballë tempullit, Pjetri, Jakobi, Gjoni dhe Andrea e pyetën veçmas:
In ko je sedel na Oljskej gori tempeljnu nasproti, vpraševali so ga posebej Peter in Jakob in Janez in Andrej:
4 “Na thuaj, kur do të ndodhin këto gjëra dhe cila do të jetë shenja e kohës në të cilën të gjitha këto gjëra do të duhet të mbarohen?”.
Povéj nam, kedaj bo to? in kaj bo znamenje, kedar se ima vse to izpolniti?
5 Dhe Jezusi duke u përgjigjur atyre nisi të flasë: “Kini kujdes që të mos ju mashtrojë njeri.
Jezus jim pa odgovorí in začne praviti: varujte se, da vas kdo ne premoti!
6 Sepse do të vijnë shumë në emrin tim duke thënë: “Unë jam!”; dhe do të mashtrohen shumë veta.
Kajti veliko jih bo prišlo v ime moje, govoreč: Jaz sem Kristus; in veliko jih bodo premotili.
7 Por, kur të dëgjoni të flitet për luftëra dhe për ushtime luftërash, mos u shqetësoni; sepse këto gjëra duhet të ndodhin; por nuk do të jetë ende mbarimi.
Kedar pa zaslišite boje in glasove o bojih, ne ustrašite se! Kajti to mora biti. Ali to še ni konec.
8 Në fakt do të ngrihet kombi kundër kombit dhe mbretëria kundër mbretërisë; do të ndodhin tërmete në vende të ndryshme, zi buke dhe turbullira. Këto gjëra nuk do të jenë tjetër veçse fillimi i dhembjeve të lindjes.
Kajti vstal bo narod na narod, in kraljestvo na kraljestvo; in potresi bodo po krajih, in lakote bodo in prekucije.
9 Kujdesuni për veten! Sepse do t’ju dorëzojnë gjyqeve dhe do t’ju rrahin ndër sinagoga; do t’ju nxjerrin përpara guvernatorëve dhe mbretërve, për shkakun tim, që të dëshmoni përpara tyre.
Začetek nadlogam je to. A vi se varujte! Kajti izročevali vas bodo sodnijam in shajališčem; bičali vas bodo, in pred vladarje in kralje vas popeljejo za voljo mene, njim za pričo.
10 Por më parë duhet që t’u përhapet ungjilli gjithë popujve.
In pri vseh narodih se mora poprej oznaniti evangelj.
11 Tani, kur t’ju çojnë për t’ju dorëzuar në duart e tyre, mos u shqetësoni që më parë për atë që do të duhet të thoni dhe mos e paramendoni; por thoni çfarë t’ju jepet në atë çast, sepse nuk jeni ju që flisni, por Fryma e Shenjtë.
Kedar vas pa popeljejo, da vas izročé, ne skrbite naprej, kaj bi govorili, in ne premišljujte! nego kar vam se bo dalo tisto uro, to govorite: ker ne boste govorili vi, nego Duh sveti.
12 Tani vëllai do të dorëzojë vëllanë në vdekje dhe ati birin; dhe bijtë do të çohen kundër prindërve dhe do t’i bëjnë të vdesin.
Izdajal bo pa brat brata na smrt, in oče sina; in otroci bodo vstali zoper roditelje, in morili jih bodo.
13 Dhe ju do të jeni të urryer nga të gjithë për shkak të emrit tim; por ai që do të ngulmojë deri në fund, do të shpëtohet”.
In sovražili vas bodo vsi za voljo imena mojega; kdor pa pretrpí do konca, ta se bo zveličal.
14 Dhe kur të shihni neverinë e shkatërrimit, të parathënë nga profeti Daniel, e cila qëndron atje ku nuk duhej të ishte (ai që lexon le ta kuptojë), atëherë ata që do të jenë në Jude, le të ikin maleve.
A kedar ugledate "gnjusobo razdevanja," za ktero je povedal prerok Danijel, da stojí, kjer ne bi imela, (kdor bere, naj ume!) tedaj naj tisti, kteri so v Judeji, zbežé na gore.
15 Dhe ai që ndodhet mbi çatinë e shtëpisë, të mos zbresë, dhe as të hyjë në shtëpi për të marrë ndonjë gjë nga shtëpia e vet.
A kdor je na strehi, ne stopaj dol v hišo, in ne hódi noter, da bi kaj vzel iz hiše svoje.
16 Dhe ai që do të jetë në arë, të mos kthehet prapa për të marrë rrobën e vet.
In kdor je na polji, naj se ne vrača, da vzeme plašč svoj.
17 Tani mjerë gratë shtatzëna dhe ato me fëmijë në gji në ato ditë!
Gorjé pa nosečim in doječim v tistih dnéh!
18 Dhe lutuni që ikja juaj të mos ndodhë në dimër.
Molite pa, naj ne bo beg vaš po zimi.
19 Sepse në atë ditë do të jetë një mundim i madh, më i madhi që ka ndodhur që nga zanafilla e krijimit që kreu Perëndia deri më sot, dhe të tillë nuk do të ketë më kurrë.
Kajti tisti dnevi bodo stiska, kakoršne ni bilo od začetka stvarjenja, ktero je stvaril Bog, doslej, in je tudi ne bo.
20 Dhe, nëse Zoti nuk do t’i kishte shkurtuar ato ditë, asnjë i gjallë nuk do të shpëtonte; por Zoti i shkurtoi ato ditë për shkak të të zgjedhurve, që ai i zgjodhi.
In ko ne bi bil Gospod prikrajšal dnî, to se ne bi noben človek zveličal; ali za voljo izvoljencev, ktere je izvolil, prikrajšal je dní.
21 Atëherë, nëse dikush do t’ju thotë: “Ja, Krishti është këtu!”; ose “Éshtë atje”, mos e besoni.
In če vam tedaj kdo reče: Glej, tu je Kristus; ali: Glej, ondej je, ne verjemite.
22 Sepse do të dalin krishtër të rremë dhe profetë të rremë dhe do të bëjnë shenja e çudi për të gënjyer, po të jetë e mundur, edhe të zgjedhurit.
Kajti vstali bodo lažnjivi kristusi in lažnjivi preroki, in delali bodo znamenja in čudeže, da bi premotili, ko bi bilo mogoče, tudi izvoljence.
23 Por ju kini kujdes; ja, unë ju paralajmërova çdo gjë”.
A vi se varujte; glej, povedal sem vam vse poprej.
24 “Por në ato ditë, pas atij mundimi, dielli do të erret dhe hëna nuk do të japë shkëlqimin e vet;
Tiste dní pa, po tej stiski, otemnelo bo solnce in mesec ne bo dajal svetlobe svoje,
25 yjet e qiellit do të bien dhe fuqitë që janë në qiej do të lëkunden.
In zvezde nebeške bodo padale, in sile, ktere so na nebesih, pregibale se bodo.
26 Atëherë do ta shohin Birin e njeriut duke ardhur në re, me pushtet të madh e me lavdi.
In tedaj bodo ugledali sina človečjega, da gre na oblakih z veliko močjó in slavo.
27 Atëherë ai do të dërgojë engjëjt e vet dhe do t’i mbledhë të zgjedhurit e vet nga të katër erërat, nga skaji i tokës deri në skaj të qiellit.
In tedaj bo poslal angelje svoje, in zbral bo izvoljence svoje od čveterih vetrov, od konca zemlje do kraja neba.
28 Tani mësoni nga shëmbëlltyra e fikut: kur degët e tij njomësohen dhe nxjerrin gjethe, ju e dini se vera është afër.
A od smokve se naučite priliko: Kedar se veja njena pomladí, in požene liste, véste, da je blizu pomlad;
29 Kështu edhe ju, kur do të shihni se po ndodhin këto gjëra, ta dini se ai është afër, madje te dera.
Tako tudi vi, kedar ugledate, da se te reči godé, védite, da je blizu pri vratih.
30 Në të vërtetë po ju them se ky brez nuk do të kalojë, derisa e gjithë kjo të ketë ndodhur.
Resnično vam pravim, da ne bo prešel ta rod, dokler se vse te reči ne zgodé.
31 Qielli dhe toka do të kalojnë, por fjalët e mia nuk do të kalojnë”.
Nebo in zemlja bosta prešla; a besede moje ne bodo nikoli prešle.
32 “Sa për atë ditë dhe atë orë, askush nuk e di, as engjëjt në qiell, as Biri, por vetëm Ati.
Za tisti dan in uro pa nihče ne vé, tudi angelji na nebu ne, tudi sin ne, razen oče.
33 Tregoni kujdes, rrini zgjuar dhe lutuni, sepse nuk e dini kur do të jetë ai moment.
Pazite, čujte in molite, ker ne véste, kedaj je čas.
34 Éshtë sikurse një njeriu i cili, duke u nisur për rrugë, lë shtëpinë e vet duke u dhënë autoritet shërbëtorëve të tij, secilit në detyrën e tij, dhe portjerin e urdhëron të rrije zgjuar.
Kakor je človek, kteri je odpotoval, zapustil dom svoj, in dal hlapcem svojim oblast, in vsakemu svoje delo, in zapovedal vratarju, da naj čuje.
35 Rrini zgjuar, pra, sepse nuk e dini kur do të vijë i zoti i shtëpisë: në mbrëmje a në mesnatë, kur këndon gjeli a në mëngjes;
Čujte torej, (ker ne véste, kedaj bo prišel hišni gospodar zvečer, ali o polnoči, ali o petelinjem petji, ali zjutraj; )
36 që ai, duke u kthyer papritmas, të mos ju gjejë në gjumë.
Da ne pride nenadoma, in vas ne najde spéčih.
37 Tani, këtë që po ju them juve, ua them të gjithëve: Rrini zgjuar!”.
Kar pa vam pravim, pravim vsem: Čujte!

< Marku 13 >