< Marku 12 >

1 Pastaj ai filloi t’u flasë me shëmbëlltyra: “Një njeri mbolli një vresht, e thuri me gardh, gërmoi një vend për të shtrydhur rrushin, ndërtoi një kullë dhe ua besoi disa vreshtarëve dhe pastaj shkoi larg.
イエス譬をもて彼らに語り出で給ふ『ある人、葡萄園を造り、籬を環らし、酒槽の穴を掘り、櫓をたて、農夫どもに貸して、遠く旅立せり。
2 Në kohën e të vjelave dërgoi shërbëtorin te vreshtarët për të marrë prej tyre pjesën e vet të frutave të vreshtit.
時いたりて農夫より葡萄園の所得を受取らんとて、僕をその許に遣ししに、
3 Por ata e kapën, e rrahën dhe e kthyen duarbosh.
彼ら之を執へて打ちたたき、空手にて歸らしめたり。
4 Ai u nisi përsëri një shërbëtor tjetër, por ata, mbasi e gjuajtën me gurë, e plagosën në kokë dhe e kthyen të turpëruar.
又ほかの僕を遣ししに、その首に傷つけ、かつ辱しめたり。
5 Përsëri dërgoi edhe një tjetër, por ata e vranë. Më pas dërgoi shumë të tjerë dhe nga këta disa i rrahën, të tjerët i vranë.
また他の者を遣ししに、之を殺したり。又ほかの多くの僕をも、或は打ち或は殺したり。
6 I ngeli edhe një për të dërguar: birin e tij të dashur. Më së fundi ua dërgoi edhe atë duke thënë: “Për djalin tim do të kenë respekt”.
なほ一人あり、即ち其の愛しむ子なり「わが子は敬ふならん」と言ひて、最後に之を遣ししに、
7 Por ata vreshtarë i thanë njeri tjetrit: “Ky është trashëgimtari, ejani ta vrasim dhe do të na mbesë trashëgimia”.
かの農夫ども互に言ふ「これは世嗣なり、いざ之を殺さん、さらばその嗣業は、我らのものとなるべし」
8 Dhe e kapën, e vranë dhe e hodhën jashtë vreshtit.
乃ち執へて之を殺し、葡萄園の外に投げ棄てたり。
9 Çfarë do të bëjë, pra, i zoti i vreshtit? Ai do të vijë dhe do t’i shfarosë vreshtarët dhe vreshtin do t’ua japë të tjerëve.
さらば葡萄園の主、なにを爲さんか、來りて農夫どもを亡し、葡萄園を他の者どもに與ふべし。
10 Po a nuk e keni lexuar këtë shkrim: “Guri, që ndërtuesit e hodhën poshtë, u bë guri i qoshes.
汝ら聖書に「造家者らの棄てたる石は、これぞ隅の首石となれる。
11 Kjo është bërë nga Zoti dhe është një gjë e mrekullueshme në sytë tanë”?”.
これ主によりて成れるにて、我らの目には奇しきなり」とある句をすら讀まぬか』
12 Atëherë ata kërkuan ta kapin, sepse kuptuan se ai e kishte thënë atë shëmbëlltyrë kundër tyre; por kishin frikë nga turma; dhe e lanë e ikën.
ここに彼 等イエスを執へんと思ひたれど、群衆を恐れたり、この譬の己らを指して言ひ給へるを悟りしに因る。遂にイエスを離れて去り往けり。
13 Pastaj i dërguan disa farisenj dhe herodianë për ta zënë në gabim në fjalë.
かくて彼らイエスの言尾をとらへて陷入れん爲に、パリサイ人とヘロデ黨との中より、數人を御許に遣す。
14 Këta erdhën dhe i thanë: “Mësues, ne e dimë se ti je i vërtetë pa pyetur për njeri, sepse nuk merr parasysh dukjen e njerëzve, por u mëson udhën e Perëndisë sipas së vërtetës. A është e ligjëshme t’i paguhet taksa Cezarit apo jo? Duhet t’ia paguajmë apo jo?
その者ども來りて言ふ『師よ、我らは知る、汝は眞にして、誰をも憚りたまふ事なし、人の外貌を見ず、眞をもて神の道を教へ給へばなり。我ら貢をカイザルに納むるは、宜きか、惡しきか、納めんか、納めざらんか』
15 Por ai, duke njohur hipokrizinë e tyre, u tha atyre: “Përse më tundoni? Më sillni një denar që ta shoh!”.
イエス其の詐僞なるを知りて『なんぞ我を試むるか、デナリを持ち來りて我に見せよ』と言ひ給へば、
16 Ata ia prunë. Dhe ai u tha atyre: “E kujt është kjo fytyrë dhe ky mbishkrim?”. Ata i thanë: “E Cezarit”.
彼ら持ち來る。イエス言ひ給ふ『これは誰の像、たれの號なるか』『カイザルのなり』と答ふ。
17 Atëherë Jezusi u përgjigj dhe u tha atyre: “I jepni Cezarit atë që është e Cezarit, dhe Perëndisë atë që është e Perëndisë”. Dhe ata u çuditën nga ai.
イエス言ひ給ふ『カイザルの物はカイザルに、神の物は神に納めよ』彼らイエスに就きて甚だ怪しめり。
18 Pastaj iu paraqitën disa saducenj, të cilët thonë se nuk ka ringjallje, dhe e pyetën duke thënë:
また復活なしと云ふサドカイ人ら、イエスに來り問ひて言ふ
19 “Mësues, Moisiu na la të shkruar që, nëse vdes vëllai i dikujt dhe e lë gruan pa fëmijë, vëllai i tij duhet të martohet me të venë për t’i lindur pasardhës vëllait të tij.
『師よ、モーセは、人の兄弟もし子なく妻を遺して死なば、その兄弟かれの妻を娶りて、兄弟のため嗣子を擧ぐべしと、我らに書き遺したり。
20 Tani ishin shtatë vëllezër; i pari u martua dhe vdiq pa lënë fëmijë.
ここに七人の兄弟ありて、兄 妻を娶り、嗣子なくして死に、
21 E mori, pra, i dyti, por edhe ky vdiq pa lënë fëmijë; po kështu i treti.
第二の者その女を娶り、また嗣子なくして死に、第三の者もまた然なし、
22 Që të shtatë e morën për grua dhe vdiqën pa lënë fëmijë. E fundit, pas të gjithëve, vdiq edhe gruaja.
七人とも嗣子なくして死に、終には其の女も死にたり。
23 Në ringjallje, pra, kur të ringjallen, gruaja e kujt do të jetë ajo? Sepse që të shtatë e patën grua”.
復活のとき彼らみな甦へらんに、この女は誰の妻たるべきか、七人これを妻としたればなり』
24 Jezusi, duke u përgjigjur, tha atyre: “A nuk është pikërisht për këtë që jeni në gabim, sepse nuk i njihni as shkrimet as pushtetin e Perëndisë?
イエス言ひ給ふ『なんぢらの誤れるは、聖書をも神の能力をも知らぬ故ならずや。
25 Sepse kur njerëzit do të ringjallen së vdekuri, as do të martohen as do të martojnë, por do të jenë si engjëjt në qiell.
人、死人の中より甦へる時は、娶らず、嫁がず、天に在る御使たちの如くなるなり。
26 Sa për ringjalljen e të vdekurve, a nuk keni lexuar në librin e Moisiut se si foli Perëndia nga ferrishta duke thënë: “Unë jam Perëndia i Abrahamit, Perëndia i Isakut dhe Perëndia i Jakobit”?
死にたる者の甦へる事に就きては、モーセの書の中なる柴の條に、神モーセに「われはアブラハムの神、イサクの神、ヤコブの神なり」と告げ給ひし事あるを、未だ讀まぬか。
27 Ai nuk është Perëndia i të vdekurve, por Perëndia i të gjallëve. Ju, pra, po gaboni shumë”.
神は死にたる者の神にあらず、生ける者の神なり。なんぢら大に誤れり』
28 Atëherë një nga skribët që e kishte dëgjuar diskutimin e tyre, duke kuptuar se ai u ishte përgjigjur mirë, iu afrua dhe e pyeti: “Cili është i pari i të gjithë urdhërimeve?”.
學者の一人、かれらの論じをるを聞き、イエスの善く答へ給へるを知り、進み出でて問ふ『すべての誡命のうち、何か第一なる』
29 Dhe Jezusi u përgjigj: “Urdhërimi i parë i të gjithëve është: “Dëgjo, o Izrael: Zoti, Perëndia ynë, është i vetmi Zot”,
イエス答へたまふ『第一は是なり「イスラエルよ聽け、主なる我らの神は唯一の主なり。
30 dhe: “Duaje Zotin, Perëndinë tënd, me gjithë zemrën tënde, me gjithë shpirtin tënd, me gjithë mendjen tënde e me gjithë forcën tënde!”. Ky është i pari urdhërim.
なんぢ心を盡し、精神を盡し、思を盡し、力を盡して、主なる汝の神を愛すべし」
31 Dhe i dyti i ngjan këtij: “Duaje të afërmin tënd porsi vetveten”. Nuk ka urdhërim tjetër më të madh se këta”.
第二は是なり「おのれの如く汝の隣を愛すべし」此の二つより大なる誡命はなし』
32 Atëherë skribi i tha: “Mirë, Mësues. The, sipas së vërtetës, se ka vetëm një Perëndi dhe s’ka asnjë tjetër përveç tij;
學者いふ『善きかな師よ「神は唯一にして他に神なし」と言ひ給へるは眞なり。
33 dhe ta duash me gjithë zemër, me gjithë mendje, me gjithë shpirt dhe me gjithë forcë, dhe ta duash të afërmin porsi vetvetja vlen më tepër se sa gjithë olokaustet dhe flijimet”.
「こころを盡し、知慧を盡し、力を盡して神を愛し、また己のごとく隣を愛する」は、もろもろの燔祭および犧牲に勝るなり』
34 Dhe Jezusi, duke parë se ai ishte përgjigjur me mend, i tha: “Ti nuk je larg nga mbretëria e Perëndisë”. Dhe kurrkush nuk guxoi më ta pyesë.
イエスその聰く答へしを見て言ひ給ふ『なんぢ神の國に遠からず』此の後たれも敢へてイエスに問ふ者なかりき。
35 Dhe Jezusi, duke i mësuar në tempull, tha: “Vallë, si mund të thonë skribët se Krishti është Bir i Davidit?
イエス宮にて教ふるとき、答へて言ひ給ふ『なにゆゑ學者らはキリストをダビデの子と言ふか。
36 Sepse vetë Davidi, nëpërmjet Frymës së Shenjtë, tha: “Zoti i ka thënë Zotit tim: Ulu në të djathtën time, derisa t’i bëj armiqtë e tu stol të këmbëve të tua”.
ダビデ聖 靈に感じて自らいへり「主わが主に言ひ給ふ、我なんぢの敵を汝の足の下に置くまでは、我が右に坐せよ」と。
37 Vetë Davidi, pra, e quan Zot; si mund të jetë vallë bir i tij?”. Dhe pjesa më e madhe e dëgjonte me ëndje.
ダビデ自ら彼を主と言ふ、されば爭でその子ならんや』大なる群衆は喜びてイエスに聽きたり。
38 Dhe ai u thoshte atyre në doktrinën e vet: “Ruhuni nga skribët, të cilëve u pëlqen të shëtisin me rroba të gjata dhe t’i përshëndetin në sheshe,
イエスその教のうちに言ひたまふ『學者らに心せよ、彼らは長き衣を著て歩むこと、市場にての敬禮、
39 dhe të kenë vendet e para në sinagoga dhe vendet e para në gosti,
會堂の上座、饗宴の上席を好み、
40 që i gllabërojnë shtëpitë e të vejave dhe, për t’u dukur, luten gjatë; ata do të marrin një gjykim më të rreptë!”.
また寡婦らの家を呑み、外見をつくりて長き祈をなす。その受くる審判は更に嚴しからん』
41 Dhe Jezusi u ul përballë arkës së thesarit dhe vërente se njerëzit hidhnin aty denar; shumë të pasur hidhnin shumë.
イエス賽錢函に對ひて坐し、群衆の錢を賽錢函に投げ入るるを見 給ふ。富める多くの者は、多く投げ入れしが、
42 Erdhi një e ve e varfër dhe hodhi dy monedha të vogla, domethënë një kuadrant.
一人の貧しき寡婦きたりて、レプタ二つを投げ入れたり、即ち五 厘ほどなり。
43 Dhe Jezusi i thirri dishepujt e vet pranë vetes dhe u tha atyre: “Ju them në të vërtetë se kjo e ve e varfër ka hedhur në thesar më shumë se të gjithë të tjerët.
イエス弟子たちを呼び寄せて言ひ給ふ『まことに汝らに告ぐ、この貧しき寡婦は、賽錢函に投げ入るる凡ての人よりも多く投げ入れたり。
44 Sepse të gjithë hodhën aty nga teprica e tyre, kurse ajo, me skamjen e vet, hodhi gjithë sa kishte për të jetuar”.
凡ての者は、その豐なる内よりなげ入れ、この寡婦は其の乏しき中より、凡ての所有、即ち己が生命の料をことごとく投げ入れたればなり』

< Marku 12 >