< Malakia 1 >

1 Orakulli i fjalës të Zotit iu drejtua Izraelit me anë të Malakias.
耶和華藉瑪拉基傳給以色列的默示。
2 “Unë ju kam dashur”, thotë Zoti. Por ju thoni: “Si na ke dashur?”. “Vallë Ezau nuk ishte vëllai i Jakobit?”, thotë Zoti. “Megjithëatë unë e kam dashur Jakobin
耶和華說:「我曾愛你們。」你們卻說:「你在何事上愛我們呢?」耶和華說:「以掃不是雅各的哥哥嗎?我卻愛雅各,
3 dhe e kam urryer Ezaun; malet e tij i kam kthyer në shkreti dhe trashëgiminë e tij ua kam dhënë çakejve të shkretëtirës.
惡以掃,使他的山嶺荒涼,把他的地業交給曠野的野狗。」
4 Edhe sikur Edomi të thotë: “Ne u shkatërruam, por do të rifillojmë ndërtimin e vendeve të shkretuara””, kështu thotë Zoti i ushtrive, “ata do të rindërtojnë, por unë do të shemb; dhe do të emërtohen Territori i paudhësisë dhe populli kundër të cilit Zoti do të jetë përjetë i indinjuar.
以東人說:「我們現在雖被毀壞,卻要重建荒廢之處。」萬軍之耶和華如此說:「任他們建造,我必拆毀;人必稱他們的地為『罪惡之境』;稱他們的民為『耶和華永遠惱怒之民』。」
5 Sytë tuaj do të shikojnë dhe ju do të thoni: “Zoti u përlëvdua përtej kufijve të Izraelit””.
你們必親眼看見,也必說:「願耶和華在以色列境界之外被尊為大!」
6 “Një bir nderon të atin dhe një shërbëtor zotin e tij. Në se unë, pra, jam ati, ku është nderi im? Dhe në se jam zot, ku ma kanë frikën?”, iu thotë Zoti i ushtrive juve, priftërinjve, “që përbuzni
「藐視我名的祭司啊,萬軍之耶和華對你們說:兒子尊敬父親,僕人敬畏主人;我既為父親,尊敬我的在哪裏呢?我既為主人,敬畏我的在哪裏呢?你們卻說:『我們在何事上藐視你的名呢?』
7 Ju ofroni mbi altarin tim ushqime të ndotura, dhe megjithatë thoni: “Në ç’mënyrë të kemi ndotur?”. Kur thoni: “Tryeza e Zotit është e përbuzshme”.
你們將污穢的食物獻在我的壇上,且說:『我們在何事上污穢你呢?』因你們說,耶和華的桌子是可藐視的。
8 Kur ofroni për flijim një kafshë të verbër, a nuk është keq? Kur ofroni një kafshë të çalë ose të sëmurë, nuk është keq? Paraqite, pra, te qeveritari yt. A do të jetë i kënaqur prej teje? Do të të pranojë me kënaqësi?”, thotë Zoti i ushtrive.
你們將瞎眼的獻為祭物,這不為惡嗎?將瘸腿的、有病的獻上,這不為惡嗎?你獻給你的省長,他豈喜悅你,豈能看你的情面嗎?這是萬軍之耶和華說的。
9 Tani, pra, kërkoni favorin e Perëndisë, që ai të ketë mëshirë për ne. “Duart tuaja e kanë bërë këtë, a do t’ju pranojë vallë me kënaqësi?”, thotë Zoti i ushtrive.
「現在我勸你們懇求上帝,他好施恩與我們。這妄獻的事,既由你們經手,他豈能看你們的情面嗎?這是萬軍之耶和華說的。
10 “Oh, sikur të paktën dikush prej jush t’i mbyllte dyert! Atëherë nuk do ta ndiznit zjarrin kot mbi altarin tim. Unë nuk kam asnjë kënaqësi me ju”, thotë Zoti i ushtrive, “dhe as që pëlqej çfarëdo oferte nga duart tuaja.
甚願你們中間有一人關上殿門,免得你們徒然在我壇上燒火。萬軍之耶和華說:我不喜悅你們,也不從你們手中收納供物。
11 Sepse, që nga lind dielli e deri atje ku perëndon, emri im do të jetë i madh midis kombeve dhe në çdo vend do t’i ofrohet temjan emrit tim dhe një blatim i pastër, sepse emri im do të jetë i madh midis kombeve”, thotë Zoti i ushtrive.
萬軍之耶和華說:從日出之地到日落之處,我的名在外邦中必尊為大。在各處,人必奉我的名燒香,獻潔淨的供物,因為我的名在外邦中必尊為大。
12 “Por ju e përdhosni kur thoni: “Tryeza e Zotit është e ndotur dhe fryti i saj, domethënë ushqimi i saj, është i përbuzshëm”.
你們卻褻瀆我的名,說:『耶和華的桌子是污穢的,其上的食物是可藐視的。』
13 Ju thoni gjithashtu: “Ah, sa u lodhëm!”, dhe e trajtoni me përçmim”, thotë Zoti i ushtrive. “Kështu ju sillni kafshë të vjedhura, të çala ose të sëmura; kjo është oferta që sillni. A do të mund ta pranoja nga duart tuaja?”, thotë Zoti.
你們又說:『這些事何等煩瑣!』並嗤之以鼻。這是萬軍之耶和華說的。你們把搶奪的、瘸腿的、有病的拿來獻上為祭。我豈能從你們手中收納呢?這是耶和華說的。
14 Mallkuar qoftë hileqari që ka një mashkull në kopenë e tij dhe bënë një premtim solemn, por flijon për Zotin një kafshë me të meta. Sepse unë jam një Mbret i madh”, thotë Zoti i ushtrive, “dhe emri im është i tmerrshëm midis kombeve”.
行詭詐的在群中有公羊,他許願卻用有殘疾的獻給主,這人是可咒詛的。因為我是大君王,我的名在外邦中是可畏的。這是萬軍之耶和華說的。

< Malakia 1 >