< Luka 9 >

1 Pastaj, mbasi i thirri bashkë të dymbëdhjetë dishepujt e vet, u dha atyre pushtet dhe autoritet mbi të gjithë demonët dhe të shërojnë sëmundjet.
耶穌召集了那十二人來,賜給他們制伏一切魔鬼,並治療疾病的能力和權柄,
2 Dhe i nisi të predikojnë mbretërinë e Perëndisë dhe të shërojnë të sëmurët.
派遺他們去宣講天主的國,並治好病人,
3 Dhe u tha atyre: “Mos merrni asgjë për rrugë: as shkop, as trastë, as bukë, as para dhe asnjë prej jush të mos ketë dy tunika me vete.
向他們說:「你們在路上什麼也不要帶:也不要帶棍杖,也不要帶食物,不要帶銀錢,不要帶兩件內衣。
4 Në atë shtëpi ku të hyni, aty rrini deri sa të largoheni.
你們無論進了那一家,就住在那裡,直到從那裡離去。
5 Nëse disa nuk ju pranojnë, duke dalë prej atij qyteti, shkundni edhe pluhurin nga këmbët tuaja, si dëshmi kundër tyre”.
人若不接受你們,你們要離開那城,拂去你們腳上的塵土,作為反對他們的證據。
6 Atëherë ata u nisën dhe përshkuan fshatrat duke përhapur ungjillin dhe duke shëruar kudo.
他們就出發,周遊各鄉村,宣傳喜訊,到處治病。
7 Herodi, tetrarku, kishte dëgjuar për të gjitha gjërat që kishte kryer Jezusi dhe ishte në mëdyshje, sepse disa thoshin se Gjoni ishte ringjallur së vdekuri,
分封侯黑落德聽到發生的這一切事,猶豫不定,因為有些人說:「若翰從死者中復活了。」
8 të tjerë se ishte shfaqur Elia, e disa të tjerë se ishte ringjallur një nga profetët e lashtë.
但另些人說:「是厄里亞出現了。」還有些人說:「是一位古先知復活了。」
9 Por Herodi tha: “Gjonit unë ia kam prerë kokën; kush do të jetë ky, për të cilin po dëgjoj të thuhen të tilla gjëra?”. Dhe kërkonte ta shihte.
黑落德且說:「若翰我已經斬首了;而這人到底是誰﹖關於他,我竟聽到了這樣的事! 」便想法看看他。
10 Kur u kthyen apostujt, i treguan Jezusit të gjitha gjërat që kishin bërë. Atëherë ai i mori me vete dhe u tërhoq mënjanë, në një vend të shkretë të një qyteti, që quhej Betsaida.
宗徒們回來,把所行的一切,報告耶穌,祂遂帶著他們私自退往一座名叫貝特賽達的城去了。
11 Po, kur turmat e morën vesh, i ndiqnin; dhe ai i mirëpriti dhe u fliste për mbretërinë e Perëndisë, dhe shëronte ata që kishin nevojë për shërim.
群眾一知道,也跟隨祂去了;祂就迎接他們,給他們講論天主的國,並治好了那些急需治療的人。
12 Tani kur dita filloi të mbarojë, të dymbëdhjetët iu afruan dhe i thanë: “Nise turmën, që të shkojë nëpër fshatra e nëpër fushat përreth, që të gjejë strehë dhe ushqim, sepse këtu jemi në një vend të shkretë”.
天將要黑的時候,那十二人前來對祂說:「請遣散群眾,他們往四周村莊田舍裏去投宿尋食,因為我們這裡,是在荒野地方。」
13 Por ai u tha atyre: “U jepni ju të hanë”. Ata u përgjigjen: “Ne nuk kemi tjetër veç se pesë bukë e dy peshq; vetëm nëse shkojmë vetë të blejmë ushqim për gjithë këta njerëz”.
耶穌卻向他們說:「你們他們吃的吧! 」他們答說:「我們只有五個餅和兩條魚,除非我們親自去給這一切人購買食物。
14 Ishin, pra, rreth pesë mijë burra. Por ai u tha dishepujve të vet: “I vini të ulen në grupe nga pesëdhjetë”.
原來男人大約有五千。祂卻向自己的們徒說:「叫分組坐下,約五十人一夥。」
15 Ata vepruan në këtë mënyrë dhe i ulën të gjithë.
們徒就照樣做了,叫群人坐下。
16 Atëherë ai i mori të pesë bukët dhe të dy peshqit dhe, pasi i ngriti sytë drejt qiellit, i bekoi, i ndau dhe ua dha dishepujve të vet që t’ia shpërndajnë turmës.
祂遂拿起那五個餅和兩條魚來,望著天祝福了,擘開遞給們徒,叫他們擺在群眾前。
17 Dhe të gjithë hëngrën e u ngopën; nga copat që tepruan mblodhën dymbëdhjetë shporta.
眾人吃了,也都飽了;把他們所剩的碎塊,收集了十二筐。
18 Dhe ndodhi që, ndërsa Jezusi po lutej në vetmi, dishepujt ishin bashkë me të. Dhe ai i pyeti duke thënë: “Kush thonë turmat se jam unë?”.
有一天,耶穌獨自祈禱,們徒同祂在一起。祂問他們說:「眾人說我是誰﹖」
19 Ata duke u përgjgjur thanë: “Disa thonë “Gjon Pagëzori”, të tjerë “Elia” dhe të tjerë një nga profetët e lashtë që është ringjallur”.
他們回答說:「有人說是洗者若翰;有人卻說是厄里亞;還有人說是古時的一位先知復活了。」
20 Dhe ai u tha atyre: “Po ju, kush thoni se jam unë?”. Atëherë Pjetri duke u pergjigjur tha: “Krishti i Perëndisë”.
祂問他們說:「但你們說我是誰呢﹖」伯多祿回答說:「天主的受傅者。」
21 Atëherë ai i porositi rreptë dhe i urdhëroi të mos i tregojnë kurrkujt,
但耶穌嚴厲囑咐他們,不要把這事告訴人,說:
22 duke thënë: “Birit të njeriut i duhet të vuajë shumë gjëra, ta përbuzin pleqtë, krerët e priftërinjve dhe skribët, ta vrasin dhe të tretën ditë të ringjallet”.
「人子必須受許多苦,被長老、司祭長和經師們棄絕,並且要被殺;但第三天必要復活。」
23 Pastaj u tha të gjithëve: “Nëse dikush do të vijë pas meje, le ta mohojë vetveten, ta marrë çdo ditë kryqin e vet dhe të më ndjekë.
祂又對眾人說:「誰若願意跟隨我,該棄絕自己,天天背自己的十字架跟隨我。
24 Sepse kush do ta shpëtojë jetën e vet, do ta humbasë; por kush do ta humbasë jetën e vet për shkakun tim, do ta shpëtojë.
因為誰若願意救自己性命,必要喪失性命;但誰若因我的緣故喪失自己的性命,這人必能救得性命。
25 E pra, ç’dobi ka njeriu po të fitojë tërë botën, dhe pastaj të shkatërrojë veten dhe të shkojë në humbje?
人縱然賺很了全世界,卻喪失了自己,或賠上自己,為他有什益處呢﹖
26 Sepse, nëse dikujt i vjen turp për mua dhe për fjalët e mia, edhe Birit të njeriut do t’i vijë turp për të, kur të vijë në lavdinë e vet dhe të Atit e të engjëjve të shenjtë.
誰若因我和我的話為恥,將來人子在自己的光榮,和父及眾天使的光榮中降來時,也要以這人為恥。
27 Në të vërtetë po ju them se këtu janë të pranishëm disa që nuk do ta shjojnë vdekjen, para se ta shohin mbretërinë e Perëndisë”.
我確實告訴你們:站在這裏的人中,就有幾個,在未嘗到死味以前,必要看見天主的國。
28 Dhe ndodhi që afërsisht tetë ditë pas këtyre thënieve, Ai mori me vete Pjetrin, Gjonin Jakobin dhe u ngjit në mal për t’u lutur.
講了這些道理以後,大約過了八天,耶穌帶了伯多祿、若望和雅各伯上山去祈禱。
29 Dhe ndërsa po lutej, pamja e fytyrës së tij ndryshoi dhe veshja e tij u bë e bardhë dhe e ndritshme.
正當祂祈禱時,祂的面容改變祂的衣服潔白發光。
30 Dhe ja, dy burra po bisedonin me të; ata ishin Moisiu dhe Elia,
忽然,有二個人,即梅瑟和厄里亞,同祂談話。
31 të cilët, të shfaqur në lavdi, i flisnin për ikjen e tij nga kjo jetë që do të kryhej së shpejti në Jeruzalem.
他們出現在光耀中,談論耶穌的去世,即祂在耶路撒冷必要完成的事。
32 Pjetri dhe shokët e tij ishin të këputur nga gjumi; po kur u zgjuan plotësisht, panë lavdinë e tij dhe ata dy burra që ishin bashkë me të.
伯多祿和同祂在一起的,都昏昏欲睡。他們一醒,就看見祂的光耀和在祂旁待立的二個人。
33 Dhe, ndërsa këta po ndaheshin prej tij, Pjetri i tha Jezusit: “Mësues, për ne është mirë të rrijmë këtu; le të bëjmë, pra, tri çadra: një për ty, një për Moisiun dhe një për Elian”; por ai nuk dinte ç’thoshte.
那二人正要離開時,伯多祿對耶穌說:「老師,我們在這裡真好! 讓我們搭三個帳棚:一個為你,一個為梅瑟,一個為厄里亞。」他原來不知道說什麼了。
34 Dhe ndërsa ai po fliste kështu, erdhi një re që i mbuloi në hijen e vet; dhe dishepujt i zuri frika, kur hynë në re.
他說這話的時候,有一片雲彩遮蔽了他們。他們進入雲彩時,門徒就害怕起來。
35 Dhe një zë dilte nga reja duke thënë: “Ky është Biri im i dashur; dëgjojeni”.
雲中有聲音說:「這是我的兒子,我所揀選的,你們要聽從祂! 」
36 Dhe ndërsa fliste ky zë, Jezusi u gjet krejt vetëm. Ata heshtën dhe në ato ditë nuk i treguan kurrkujt asgjë nga ç’kishin parë.
正有這聲音時,只見耶穌獨自一人。在那些日子,他們都守了秘密,把所見的事一點也沒有告訴任任何人。
37 Të nesërmen, kur ata zbritën nga mali, ndodhi që një turmë e madhe i doli përpara Jezusit.
第二天,他們從山上下來,一大群人來迎接祂。
38 Dhe ja, një burrë nga turma filloi të bërtasë, duke thënë: “Mësues, të lutem, ktheje vështrimin mbi djalin tim, sepse është i vetmi që kam.
看,從群眾中有一個人喊叫說:「師傅,求你憐視我的兒子,因為他是我的獨子;
39 Dhe ja, një frymë e kap dhe menjëherë ai bërtet; pastaj e përpëlit dhe e bën të nxjerrë shkumë dhe mezi largohet, pasi e ka sfilitur.
魔鬼一抓住他,便使他突然狂叫,使他痙攣至於吐沬,叫他筋疲力盡了,還是不肯離開他。
40 U jam lutur dishepujve të tu ta dëbojnë, por ata nuk kanë mundur”.
我求了你的們徒把魔鬼逐出,他們卻不能。」
41 Dhe Jezusi, duke u përgjigjur, tha: “O brez mosbesues dhe i çoroditur, deri kur do të jem me ju dhe deri kur do t’ju duroj? Sille këtu djalin tënd”.
耶穌回答說:「哎! 無信而敗壞的世代! 我同你們在一起,並容忍你們直到幾時呢﹖領你的兒子到我這裡來吧! 」
42 Dhe, ndërsa fëmija po afrohej, demoni e përpëliti atë dhe e sfiliti. Por Jezusi e qortoi frymën e ndyrë, e shëroi djalin dhe ia dorëzoi atit të vet.
當他走過來時,魔鬼還把他摔倒,使他痙攣。耶穌一叱責邪魔,就治好了孩子,把他給了他的父親。
43 Të gjithë mbetën të mahnitur nga madhëria e Perëndisë. Dhe, ndërsa të gjithë po mrekulloheshin për gjithçka bënte Jezusi, ai u tha dishepujve të vet:
群人都驚訝天主的偉大。當眾人驚奇耶穌所作的一切時,祂向自己的們徒說:
44 “I shtini mirë në vesh këto fjalë, sepse Biri i njeriut do të bjerë në duart e njerëzve”.
「你們應謹記這些話:人子將要被交於人手中。」
45 Por ata nuk i kuptuan këto fjalë; ato ishin të fshehta dhe për këtë shkak ata nuk i kuptonin dot, dhe druanin ta pyesnin për ato që kishte thënë.
但他們不明瞭這話,這話為他們還是蒙蔽著,不叫他們了解;他們又怕問祂這話的意思。
46 Pastaj midis tyre filloi një grindje: cili prej tyre do të ishte më i madhi.
他們心中起了一個思想:誰是他們中最大的。
47 Atëherë Jezusi, duke ditur ç’mendime kishin në zemrat e tyre, mori një fëmijë të vogël dhe e afroi pranë vetes,
耶穌看透了他們的心思,就領來一個小孩子,叫他立在自己身邊,
48 dhe u tha atyre: “Ai që e pranon këtë fëmijë të vogël në emrin tim, më pranon mua; dhe ai që më pranon mua, pranon atë që më dërgoi mua, sepse ai që është më i vogli nga ju të gjithë, ai do të jetë i madh”.
對他們說:「誰若為了我的名字收留這個小孩子,就是收留我。誰若收留我,就是收留那派遺我來的;因為在你們眾人中最小的,這人才是最大的。」
49 Atëherë Gjoni e mori fjalën dhe tha: “Mësues, ne pamë një që i dëbonte demonët në emrin tënd dhe ia ndaluam, sepse ai nuk të ndjek bashkë me ne”.
若望說:「老師,我們曾看見一個人,因你的名字驅魔,就禁止了他,因為他不與我們同夥。」
50 Por Jezusi i tha: “Mos ia ndaloni, sepse kush nuk është kundër nesh është me ne”.
耶穌卻向他說:「不要禁止! 因為誰不反對你們,就是傾向你們。」
51 Ndodhi që kur po plotësohej koha që Jezusi duhet të ngrihej në qiell, ai vendosi prerazi të shkojë në Jeruzalem,
耶穌被接升天的日期,就快要來到,祂遂決面朝耶路撒冷走去,
52 dhe dërgoi përpara lajmëtarët. Këta, si u nisën, hynë në një fshat të Samaritanëve, për t’i përgatitur ardhjen.
便打發使者在祂在前面走;他們去了,進了撒馬利亞的一個村莊,好為祂準備住宿。
53 Por ata të fshatit nuk deshën ta pranonin, sepse ai ecte me fytyrë të drejtuar nga Jeruzalemi.
人們卻不收留祂,因為祂是面朝耶路撒冷去的。
54 Kur e panë këtë gjë, dishepujt e vet Jakobi dhe Gjoni thanë: “Zot, a do ti që të themi të zbresë zjarr nga qielli dhe t’i përvëlojë, ashtu si bëri edhe Elia?”.
雅各伯及若望兩個們徒見了,便說:「主,你願意我們叫火自天降下,焚毀他們嗎﹖」
55 Por ai u kthye nga ata dhe i qortoi duke thënë: “Ju nuk e dini nga cili frymë jeni;
耶穌轉過身來責斥了他們。
56 sepse Biri i njeriut nuk erdhi për të shkatërruar shpirtërat e njerëzve, po për t’i shpëtuar”. Pastaj shkuan në një fshat tjetër.
他們遂又到別的村莊去了。
57 Ndodhi që, ndërsa po ecnin rrugës, dikush i tha: “Zot, unë do të të ndjek kudo të shkosh”.
他們正走的時侯,在路上有一個人對耶穌說:「你不論往那裏去,我要跟隨你。」
58 Por Jezusi i tha: “Dhelprat kanë strofka dhe zogjtë e qiellit fole; kurse Biri i njeriut nuk ka ku ta mbështesë kokën”.
耶穌給他說:「狐狸有穴,天上的飛鳥有巢;但是人子卻沒有枕頭的地方。」
59 Pastaj i tha një tjetri: “Ndiqmë!”. Por ai përgjigjej: “Zot, më lejo më parë të shkoj e të varros atin tim”.
又對另一人說:「你跟隨我吧! 」那人卻說:「主,請許我先去埋葬我父親。」
60 Jezusi i tha: “Lëri të vdekurit t’i varrosin të vdekurit e vet; por ti shko dhe prediko mbretërinë e Perëndisë”.
耶穌給他說:「任憑死人去埋葬自己的死人吧! 至於你,你要去宣揚天主的國。」
61 Akoma një tjetër i tha: “Zot, unë do të të ndjek ty, por më lejo më parë të ndahem me ata të familjes sime”.
又有一個人說:「主,我要跟隨你,但是請許我先告別我的家人。」
62 Jezusi i tha: “Asnjëri që ka vënë dorë në parmendë dhe kthehet e shikon prapa, nuk është i përshtatshëm për mbretërinë e Perëndisë”.
耶穌對他說:「手扶著犁而往後看的,不適於天主的國。」

< Luka 9 >