< Luka 24 >

1 Tani ditën e parë të javës, shumë herët në mëngjes, ato me gra të tjera shkuan te varri, duke sjellë erërat e mira që kishin përgatitur.
അഥ സപ്താഹപ്രഥമദിനേഽതിപ്രത്യൂഷേ താ യോഷിതഃ സമ്പാദിതം സുഗന്ധിദ്രവ്യം ഗൃഹീത്വാ തദന്യാഭിഃ കിയതീഭിഃ സ്ത്രീഭിഃ സഹ ശ്മശാനം യയുഃ|
2 Dhe gjetën që guri ishte rrokullisur nga varri.
കിന്തു ശ്മശാനദ്വാരാത് പാഷാണമപസാരിതം ദൃഷ്ട്വാ
3 Por, kur hynë, nuk e gjetën trupin e Zotit Jezus.
താഃ പ്രവിശ്യ പ്രഭോ ർദേഹമപ്രാപ്യ
4 Dhe, ndërsa ishin shumë të hutuara nga kjo, ja, iu paraqitën atyre dy burra të veshur me rroba të ndritshme.
വ്യാകുലാ ഭവന്തി ഏതർഹി തേജോമയവസ്ത്രാന്വിതൗ ദ്വൗ പുരുഷൗ താസാം സമീപേ സമുപസ്ഥിതൗ
5 Dhe, mbasi ato, të tmerruara, e mbanin fytyrën të përkulur për dhe, ata u thanë: “Pse e kërkoni të gjallin midis të vdekurve?
തസ്മാത്താഃ ശങ്കായുക്താ ഭൂമാവധോമുഖ്യസ്യസ്ഥുഃ| തദാ തൗ താ ഊചതു ർമൃതാനാം മധ്യേ ജീവന്തം കുതോ മൃഗയഥ?
6 Ai nuk ështe këtu, por është ringjallur; kujtohuni si ju foli, kur ishte ende në Galile,
സോത്ര നാസ്തി സ ഉദസ്ഥാത്|
7 duke thënë se Biri i njeriut duhej të dorëzohej në duar të njerëzve mëkatarë, duhej kryqëzuar dhe do të ringjallej ditën e tretë”.
പാപിനാം കരേഷു സമർപിതേന ക്രുശേ ഹതേന ച മനുഷ്യപുത്രേണ തൃതീയദിവസേ ശ്മശാനാദുത്ഥാതവ്യമ് ഇതി കഥാം സ ഗലീലി തിഷ്ഠൻ യുഷ്മഭ്യം കഥിതവാൻ താം സ്മരത|
8 Dhe ato kujtonin fjalët e tij.
തദാ തസ്യ സാ കഥാ താസാം മനഃസു ജാതാ|
9 kur u kthyen nga varri, ato ua treguan të gjitha këto gjëra të njëmbëdhjetëve dhe gjithë të tjerëve.
അനന്തരം ശ്മശാനാദ് ഗത്വാ താ ഏകാദശശിഷ്യാദിഭ്യഃ സർവ്വേഭ്യസ്താം വാർത്താം കഥയാമാസുഃ|
10 Ato që u treguan apostujve këto gjëra ishin Maria Magdalena, Joana, Maria, nëna e Jakobit dhe gratë e tjera që ishin me to.
മഗ്ദലീനീമരിയമ്, യോഹനാ, യാകൂബോ മാതാ മരിയമ് തദന്യാഃ സങ്ഗിന്യോ യോഷിതശ്ച പ്രേരിതേഭ്യ ഏതാഃ സർവ്വാ വാർത്താഃ കഥയാമാസുഃ
11 Por këto fjalë atyrë iu dukën si dokrra; dhe ata nuk u besuan atyre.
കിന്തു താസാം കഥാമ് അനർഥകാഖ്യാനമാത്രം ബുദ്ധ്വാ കോപി ന പ്രത്യൈത്|
12 Megjithatë Pjetri u çua, vrapoi te varri, u përkul dhe nuk pa tjetër përveç çarçafëve që dergjeshin vetëm; pastaj u largua, i mrekulluar me veten e tij për sa kishte ndodhur.
തദാ പിതര ഉത്ഥായ ശ്മശാനാന്തികം ദധാവ, തത്ര ച പ്രഹ്വോ ഭൂത്വാ പാർശ്വൈകസ്ഥാപിതം കേവലം വസ്ത്രം ദദർശ; തസ്മാദാശ്ചര്യ്യം മന്യമാനോ യദഘടത തന്മനസി വിചാരയൻ പ്രതസ്ഥേ|
13 Po ate ditë, dy nga ata po shkonin drejt një fshati, me emër Emaus, gjashtëdhjetë stade larg Jeruzalemit.
തസ്മിന്നേവ ദിനേ ദ്വൗ ശിയ്യൗ യിരൂശാലമശ്ചതുഷ്ക്രോശാന്തരിതമ് ഇമ്മായുഗ്രാമം ഗച്ഛന്തൗ
14 Dhe ata po bisedonin midis tyre për të gjitha ato që kishin ndodhur.
താസാം ഘടനാനാം കഥാമകഥയതാം
15 Dhe ndodhi që, ndërsa po flisnin dhe bisedonin bashkë, vetë Jezusi u afrua dhe nisi të ecë me ta.
തയോരാലാപവിചാരയോഃ കാലേ യീശുരാഗത്യ താഭ്യാം സഹ ജഗാമ
16 Por sytë e tyre ishin të penguar kështu që të mos e njihnin.
കിന്തു യഥാ തൗ തം ന പരിചിനുതസ്തദർഥം തയോ ർദൃഷ്ടിഃ സംരുദ്ധാ|
17 Dhe ai u tha atyre: “Ç’janë këto biseda që bëni me njëri-tjetrin udhës? Dhe pse jeni të trishtuar?”.
സ തൗ പൃഷ്ടവാൻ യുവാം വിഷണ്ണൗ കിം വിചാരയന്തൗ ഗച്ഛഥഃ?
18 Dhe një nga ata, i me emër Kleopa, duke u përgjigjur tha: “Je ti i vetmi i huaj në Jeruzalem, që nuk i di gjërat që kanë ndodhur këtu në këto ditë?”.
തതസ്തയോഃ ക്ലിയപാനാമാ പ്രത്യുവാച യിരൂശാലമപുരേഽധുനാ യാന്യഘടന്ത ത്വം കേവലവിദേശീ കിം തദ്വൃത്താന്തം ന ജാനാസി?
19 Dhe ai u tha atyre: “Cilat?”. Ata i thanë: “Çështjen e Jezusit nga Nazareti, që ishte një profet i fuqishëm në vepra dhe në fjalë përpara Perëndisë dhe përpara gjithë popullit.
സ പപ്രച്ഛ കാ ഘടനാഃ? തദാ തൗ വക്തുമാരേഭാതേ യീശുനാമാ യോ നാസരതീയോ ഭവിഷ്യദ്വാദീ ഈശ്വരസ്യ മാനുഷാണാഞ്ച സാക്ഷാത് വാക്യേ കർമ്മണി ച ശക്തിമാനാസീത്
20 Dhe se si krerët e priftërinjve dhe kryetarët tanë e kanë dorëzuar për ta dënuar me vdekje dhe e kanë kryqëzuar.
തമ് അസ്മാകം പ്രധാനയാജകാ വിചാരകാശ്ച കേനാപി പ്രകാരേണ ക്രുശേ വിദ്ധ്വാ തസ്യ പ്രാണാനനാശയൻ തദീയാ ഘടനാഃ;
21 Por ne kishim shpresë se ai do të ishte ky që do ta çlironte Izraelin; por, megjithkëtë, sot është e treta ditë që kur ndodhën këto gjëra.
കിന്തു യ ഇസ്രായേലീയലോകാൻ ഉദ്ധാരയിഷ്യതി സ ഏവായമ് ഇത്യാശാസ്മാഭിഃ കൃതാ| തദ്യഥാ തഥാസ്തു തസ്യാ ഘടനായാ അദ്യ ദിനത്രയം ഗതം|
22 Por edhe disa gra në mes nesh na kanë çuditur, sepse, kur shkuan herët në mëngjes te varri,
അധികന്ത്വസ്മാകം സങ്ഗിനീനാം കിയത്സ്ത്രീണാം മുഖേഭ്യോഽസമ്ഭവവാക്യമിദം ശ്രുതം;
23 dhe nuk e gjetën trupin e tij, u kthyen duke thënë se kishin parë nië vegim engjëjsh, të cilët thonë se ai jeton.
താഃ പ്രത്യൂഷേ ശ്മശാനം ഗത്വാ തത്ര തസ്യ ദേഹമ് അപ്രാപ്യ വ്യാഘുട്യേത്വാ പ്രോക്തവത്യഃ സ്വർഗീസദൂതൗ ദൃഷ്ടാവസ്മാഭിസ്തൗ ചാവാദിഷ്ടാം സ ജീവിതവാൻ|
24 Dhe disa nga tanët shkuan te varri dhe e gjetën ashtu si kishin treguar gratë, por atë nuk e panë”.
തതോസ്മാകം കൈശ്ചിത് ശ്മശാനമഗമ്യത തേഽപി സ്ത്രീണാം വാക്യാനുരൂപം ദൃഷ്ടവന്തഃ കിന്തു തം നാപശ്യൻ|
25 Atëherë ai u tha atyre: “O budallenj dhe zemërngathët për të besuar gjithçka që kanë thënë profetët!
തദാ സ താവുവാച, ഹേ അബോധൗ ഹേ ഭവിഷ്യദ്വാദിഭിരുക്തവാക്യം പ്രത്യേതും വിലമ്ബമാനൗ;
26 Por a nuk duhej që Krishti të vuajë gjëra të tilla që të hyjë kështu në lavdinë e tij?”.
ഏതത്സർവ്വദുഃഖം ഭുക്ത്വാ സ്വഭൂതിപ്രാപ്തിഃ കിം ഖ്രീഷ്ടസ്യ ന ന്യായ്യാ?
27 Dhe, duke zënë fill nga Moisiu dhe nga gjithë profetët, ai u shpjegoi atyre në të gjitha Shkrimet gjërat që i takonin atij.
തതഃ സ മൂസാഗ്രന്ഥമാരഭ്യ സർവ്വഭവിഷ്യദ്വാദിനാം സർവ്വശാസ്ത്രേ സ്വസ്മിൻ ലിഖിതാഖ്യാനാഭിപ്രായം ബോധയാമാസ|
28 Kur iu afruan fshatit për ku ishin drejtuar, ai bëri sikur do të vazhdonte më tutje.
അഥ ഗമ്യഗ്രാമാഭ്യർണം പ്രാപ്യ തേനാഗ്രേ ഗമനലക്ഷണേ ദർശിതേ
29 Por ata e detyruan duke thënë: “Rri me ne, sepse po ngryset dhe dita po mbaron”. Edhe ai hyri që të rrijë me ta.
തൗ സാധയിത്വാവദതാം സഹാവാഭ്യാം തിഷ്ഠ ദിനേ ഗതേ സതി രാത്രിരഭൂത്; തതഃ സ താഭ്യാം സാർദ്ധം സ്ഥാതും ഗൃഹം യയൗ|
30 Dhe, siç ishte në tryezë me ta, mori bukën, e bekoi dhe, si e theu, ua ndau atyre.
പശ്ചാദ്ഭോജനോപവേശകാലേ സ പൂപം ഗൃഹീത്വാ ഈശ്വരഗുണാൻ ജഗാദ തഞ്ച ഭംക്ത്വാ താഭ്യാം ദദൗ|
31 Atëherë atyre iu çelën sytë dhe e njohën, por ai u zhduk prej syve të tyre.
തദാ തയോ ർദൃഷ്ടൗ പ്രസന്നായാം തം പ്രത്യഭിജ്ഞതുഃ കിന്തു സ തയോഃ സാക്ഷാദന്തർദധേ|
32 Dhe ata i thanë njeri tjetrit: “Po a nuk na digjej zemra përbrenda, kur ai na fliste udhës dhe na hapte Shkrimet?”.
തതസ്തൗ മിഥോഭിധാതുമ് ആരബ്ധവന്തൗ ഗമനകാലേ യദാ കഥാമകഥയത് ശാസ്ത്രാർഥഞ്ചബോധയത് തദാവയോ ർബുദ്ധിഃ കിം ന പ്രാജ്വലത്?
33 Në po atë çast u ngritën dhe u kthyen në Jeruzalem, ku e gjetën të njëmbëdhjetët dhe ata që ishin mbledhur bashkë me ta.
തൗ തത്ക്ഷണാദുത്ഥായ യിരൂശാലമപുരം പ്രത്യായയതുഃ, തത്സ്ഥാനേ ശിഷ്യാണാമ് ഏകാദശാനാം സങ്ഗിനാഞ്ച ദർശനം ജാതം|
34 Ata thoshnin: “Zoti u ringjall me të vërtetë dhe iu shfaq Simonit”.
തേ പ്രോചുഃ പ്രഭുരുദതിഷ്ഠദ് ഇതി സത്യം ശിമോനേ ദർശനമദാച്ച|
35 Ata atëherë treguan ç’u kishte ndodhur rrugës dhe si e kishin njohur në ndarjen e bukës.
തതഃ പഥഃ സർവ്വഘടനായാഃ പൂപഭഞ്ജനേന തത്പരിചയസ്യ ച സർവ്വവൃത്താന്തം തൗ വക്തുമാരേഭാതേ|
36 Dhe, ndërsa ata po bisedonin për këto gjëra, vetë Jezusi u shfaq në mes tyre dhe u tha atyre: “Paqja me ju!”.
ഇത്ഥം തേ പരസ്പരം വദന്തി തത്കാലേ യീശുഃ സ്വയം തേഷാം മധ്യ പ്രോത്ഥയ യുഷ്മാകം കല്യാണം ഭൂയാദ് ഇത്യുവാച,
37 Por ata, të tmerruar dhe gjithë frikë, mendonin se po shihnin një frymë.
കിന്തു ഭൂതം പശ്യാമ ഇത്യനുമായ തേ സമുദ്വിവിജിരേ ത്രേഷുശ്ച|
38 Atëherë ai u tha atyre: “Pse jeni shqetësuar Dhe pse në zemrat tuaja po lindin dyshime?
സ ഉവാച, കുതോ ദുഃഖിതാ ഭവഥ? യുഷ്മാകം മനഃസു സന്ദേഹ ഉദേതി ച കുതഃ?
39 Shikoni duart e mia dhe këmbët e mia, sepse unë jam. Më prekni dhe shikoni, sepse një frymë nuk ka mish e eshtra, si po shihni se unë kam!”.
ഏഷോഹം, മമ കരൗ പശ്യത വരം സ്പൃഷ്ട്വാ പശ്യത, മമ യാദൃശാനി പശ്യഥ താദൃശാനി ഭൂതസ്യ മാംസാസ്ഥീനി ന സന്തി|
40 Dhe, si i tha këtë, u tregoj atyre duart dhe këmbët.
ഇത്യുക്ത്വാ സ ഹസ്തപാദാൻ ദർശയാമാസ|
41 Por, duke qenë se ende nuk besonin prej gëzimit dhe ishin të çuditur, ai u tha atyre: “A keni këtu diçka për të ngrënë?”.
തേഽസമ്ഭവം ജ്ഞാത്വാ സാനന്ദാ ന പ്രത്യയൻ| തതഃ സ താൻ പപ്രച്ഛ, അത്ര യുഷ്മാകം സമീപേ ഖാദ്യം കിഞ്ചിദസ്തി?
42 Dhe ata i dhanë një pjesë peshku të pjekur dhe një huall mjalti.
തതസ്തേ കിയദ്ദഗ്ധമത്സ്യം മധു ച ദദുഃ
43 Dhe ai i mori dhe hëngri para tyre.
സ തദാദായ തേഷാം സാക്ഷാദ് ബുഭുജേ
44 Pastaj u tha atyre: “Këto janë fjalët që unë ju thoja kur isha ende me ju: se duhet të përmbushen të gjitha gjërat që janë shkruar lidhur me mua në ligjin e Moisiut, në profetët dhe në psalmet”.
കഥയാമാസ ച മൂസാവ്യവസ്ഥായാം ഭവിഷ്യദ്വാദിനാം ഗ്രന്ഥേഷു ഗീതപുസ്തകേ ച മയി യാനി സർവ്വാണി വചനാനി ലിഖിതാനി തദനുരൂപാണി ഘടിഷ്യന്തേ യുഷ്മാഭിഃ സാർദ്ധം സ്ഥിത്വാഹം യദേതദ്വാക്യമ് അവദം തദിദാനീം പ്രത്യക്ഷമഭൂത്|
45 Atëherë ua hapi mendjen, që të kuptonin Shkrimet,
അഥ തേഭ്യഃ ശാസ്ത്രബോധാധികാരം ദത്വാവദത്,
46 dhe u tha atyre: “Kështu është shkruar dhe kështu ishte e nevojshme që Krishti të vuante dhe të ngjallej së vdekuri ditën e tretë,
ഖ്രീഷ്ടേനേത്ഥം മൃതിയാതനാ ഭോക്തവ്യാ തൃതീയദിനേ ച ശ്മശാനാദുത്ഥാതവ്യഞ്ചേതി ലിപിരസ്തി;
47 dhe që në emër të tij të predikohet pendimi dhe falja e mëkateve ndër të gjithë popujt, duke filluar nga Jeruzalemi.
തന്നാമ്നാ യിരൂശാലമമാരഭ്യ സർവ്വദേശേ മനഃപരാവർത്തനസ്യ പാപമോചനസ്യ ച സുസംവാദഃ പ്രചാരയിതവ്യഃ,
48 Dhe ju jeni dëshmitarët e këtyre gjërave.
ഏഷു സർവ്വേഷു യൂയം സാക്ഷിണഃ|
49 Dhe ja, unë po dërgoj mbi ju premtimin e Atit tim, por ju qëndroni në qytetin e Jeruzalemit deri sa të visheni me pushtet nga lart”.
അപരഞ്ച പശ്യത പിത്രാ യത് പ്രതിജ്ഞാതം തത് പ്രേഷയിഷ്യാമി, അതഏവ യാവത്കാലം യൂയം സ്വർഗീയാം ശക്തിം ന പ്രാപ്സ്യഥ താവത്കാലം യിരൂശാലമ്നഗരേ തിഷ്ഠത|
50 Pastaj iu priu jashtë deri në Betani dhe, si i ngriti lart duart, i bekoi.
അഥ സ താൻ ബൈഥനീയാപര്യ്യന്തം നീത്വാ ഹസ്താവുത്തോല്യ ആശിഷ വക്തുമാരേഭേ
51 Dhe ndodhi që, ndërsa ai po i bekonte, u nda prej tyre dhe e morën lart në qiell.
ആശിഷം വദന്നേവ ച തേഭ്യഃ പൃഥഗ് ഭൂത്വാ സ്വർഗായ നീതോഽഭവത്|
52 Dhe ata, pasi e adhuruan, u kthyen në Jeruzalem me gëzim të madh.
തദാ തേ തം ഭജമാനാ മഹാനന്ദേന യിരൂശാലമം പ്രത്യാജഗ്മുഃ|
53 Dhe rrinin vazhdimisht në tempull duke lavdëruar dhe bekuar Perëndinë. Amen!
തതോ നിരന്തരം മന്ദിരേ തിഷ്ഠന്ത ഈശ്വരസ്യ പ്രശംസാം ധന്യവാദഞ്ച കർത്തമ് ആരേഭിരേ| ഇതി||

< Luka 24 >