< Luka 20 >

1 Dhe në një nga ato ditë ndodhi që, ndërsa ai po mësonte popullin në tempull dhe predikonte ungjillin, erdhën krerët e priftërinjve dhe skribët bashkë me pleqtë,
イエスは宮で民衆を教え、福音を宣べ伝えておられたが、ある日、祭司長、律法学者たちが、長老たちといっしょにイエスに立ち向かって、
2 dhe i thanë: “Na trego me ç’autoritet i bën këto gjëra; ose kush është ai që ta dha ty këtë pushtet?”.
イエスに言った。「何の権威によって、これらのことをしておられるのですか。あなたにその権威を授けたのはだれですか。それを言ってください。」
3 Dhe ai duke u përgjigjur, u tha atyre: “Edhe unë do t’ju pyes një gjë dhe ju m’u përgjigjni:
そこで答えて言われた。「わたしも一言尋ねますから、それに答えなさい。
4 Pagëzimi i Gjonit vinte nga qielli apo nga njerëzit?”.
ヨハネのバプテスマは、天から来たのですか、人から出たのですか。」
5 Dhe ata arsyetonin në mes tyre duke thënë: “Po të themi prej qiellit, ai do të na thotë: “Atëherë përse nuk i besuat?”.
すると彼らは、こう言って、互いに論じ合った。「もし、天から、と言えば、それならなぜ、彼を信じなかったか、と言うだろう。
6 Kurse po t’i themi prej njerëzve, gjithë populli do të na vrasë me gurë, sepse ai është i bindur se Gjoni ishte një profet”.
しかし、もし、人から、と言えば、民衆がみなで私たちを石で打ち殺すだろう。ヨハネを預言者と信じているのだから。」
7 Prandaj u përgjigjen se nuk dinin nga vinte.
そこで、「どこからか知りません。」と答えた。
8 Atëherë Jezusi u tha atyre: “As unë nuk po ju them me ç’pushtet i bëj këto gjëra”.
するとイエスは、「わたしも、何の権威によってこれらのことをするのか、あなたがたに話すまい。」と言われた。
9 Pastaj filloi t’i tregojë popullit këtë shëmbëlltyrë: “Një njeri mbolli një vresht, ua besoi disa vreshtarëve dhe iku larg për një kohë të gjatë.
また、イエスは、民衆にこのようなたとえを話された。 「ある人がぶどう園を造り、それを農夫たちに貸して、長い旅に出た。
10 Në kohën e të vjelave, dërgoi një shërbëtor tek ata vreshtarë që t’i jepnin pjesën e vet nga prodhimi i vreshtit; por vreshtarët e rrahën atë dhe e kthyen duarbosh.
そして季節になったので、ぶどう園の収穫の分けまえをもらうために、農夫たちのところへひとりのしもべを遣わした。ところが、農夫たちは、そのしもべを袋だたきにし、何も持たせないで送り帰した。
11 Ai dërgoi përsëri një shërbëtor tjetër; por ata, pasi e rrahën dhe e shanë edhe atë, e kthyen duarbosh.
そこで、別のしもべを遣わしたが、彼らは、そのしもべも袋だたきにし、はずかしめたうえで、何も持たせないで送り帰した。
12 Ai dërgoi edhe një të tretë, por ata e plagosën edhe atë dhe e përzunë.
彼はさらに三人目のしもべをやったが、彼らは、このしもべにも傷を負わせて追い出した。
13 Atëherë i zoti i vreshtit tha: “Çfarë duhet të bëj? Do të dërgoj djalin tim të dashur. Ndoshta, duke e parë atë, do ta respektojnë!”.
ぶどう園の主人は言った。『どうしたものか。よし、愛する息子を送ろう。彼らも、この子はたぶん敬ってくれるだろう。』
14 Por vreshtarët, kur e panë, thanë midis tyre: “Ky është trashëgimtari; ejani e ta vrasim që trashëgimia të na mbetet neve”.
ところが、農夫たちはその息子を見て、議論しながら言った。『あれはあと取りだ。あれを殺そうではないか。そうすれば、財産はこちらのものだ。』
15 Kështu e nxorën jashtë vreshtit dhe e vranë. Ç’do t’u bëjë, pra, këtyre, i zoti i vreshtit?
そして、彼をぶどう園の外に追い出して、殺してしまった。 こうなると、ぶどう園の主人は、どうするでしょう。
16 Ai do të vijë, do t’i vrasë ata vreshtarë dhe do t’ua japë vreshtin të tjerëve”. Por ata, kur e dëgjuan këtë, thanë: “Kështu mos qoftë”.
彼は戻って来て、この農夫どもを打ち滅ぼし、ぶどう園をほかの人たちに与えてしまいます。」これを聞いた民衆は、「そんなことがあってはなりません。」と言った。
17 Atëherë Jezusi, duke i shikuar në fytyrë, tha: “Ç’është, pra, ajo që është shkruar: “Guri që ndërtuesit e kanë hedhur poshtë u bë guri i qoshes”?
イエスは、彼らを見つめて言われた。「では、 『家を建てる者たちの見捨てた石、 それが礎の石となった。』 と書いてあるのは、何のことでしょう。
18 Kushdo që do të bjerë mbi këtë gur do të bëhet copë-copë, dhe ai mbi të cilin do të bjerë guri, do të dërrmohet”.
この石の上に落ちれば、だれでも粉々に砕け、またこの石が人の上に落ちれば、その人を粉みじんに飛び散らしてしまうのです。」
19 Në këtë moment, krerët e priftërinjve dhe skribët kërkuan të vënë dorë në të, sepse e morën vesh se ai e kishte treguar atë shëmbëlltyrë për ata, por kishin frikë nga populli.
律法学者、祭司長たちは、イエスが自分たちをさしてこのたとえを話されたと気づいたので、この際イエスに手をかけて捕えようとしたが、やはり民衆を恐れた。
20 Ata e përgjonin me kujdes dhe i dërguan disa spiunë të cilët, duke u paraqitur si njerëz të drejtë, ta zinin në gabim në ndonjë ligjëratë dhe pastaj t’ia dorëzonin pushtetit dhe autoritetit të guvernatorit.
さて、機会をねらっていた彼らは、義人を装った間者を送り、イエスのことばを取り上げて、総督の支配と権威にイエスを引き渡そう、と計った。
21 Këta e pyetën duke thënë: “Mësues ne e dimë se ti flet dhe mëson drejt dhe që nuk je aspak i anshëm, por mëson rrugën e Perëndisë në të vërtetë.
その間者たちは、イエスに質問して言った。「先生。私たちは、あなたがお話しになり、お教えになることは正しく、またあなたは分け隔てなどせず、真理に基づいて神の道を教えておられることを知っています。
22 A është e lejueshme për ne t’i paguajmë taksë Cezarit apo jo?”.
ところで、私たちが、カイザルに税金を納めることは、律法にかなっていることでしょうか。かなっていないことでしょうか。」
23 Por ai, duke e kuptuar ligësinë e tyre, u tha atyre: “Përse më provokoni?
イエスはそのたくらみを見抜いて彼らに言われた。
24 Më tregoni një denar: e kujt është fytyra dhe mbishkrimi që ka?”. Dhe ata, duke përgjigjur, thanë: “E Cezarit”.
「デナリ銀貨をわたしに見せなさい。これはだれの肖像ですか。だれの銘ですか。」彼らは、「カイザルのです。」と言った。
25 Atëherë ai u tha atyre: “I jepni, pra, Cezarit atë që i përket Cezarit, dhe Perëndisë atë që është e Perëndisë”.
すると彼らに言われた。「では、カイザルのものはカイザルに返しなさい。そして神のものは神に返しなさい。」
26 Dhe nuk mundën ta zënë në gabim në ligjëratën e tij përpara popullit dhe, të habitur nga përgjigjja e tij, heshtën.
彼らは、民衆の前でイエスのことばじりをつかむことができず、お答えに驚嘆して黙ってしまった。
27 Pastaj iu afruan disa saducej, të cilët mohojnë se ka ringjallje, dhe e pyetën,
ところが、復活があることを否定するサドカイ人のある者たちが、イエスのところに来て、質問して、
28 duke thënë: “Mësues, Moisiu na la të shkruar që, nëse vëllai i dikujt vdes kishte grua dhe vdiq pa lënë fëmijë, i vëllai ta marrë gruan e tij dhe t’i ngjallë pasardhës vëllait të vet.
こう言った。「先生。モーセは私たちのためにこう書いています。『もし、ある人の兄が妻をめとって死に、しかも子がなかったばあいは、その弟はその女を妻にして、兄のための子をもうけなければならない。』
29 Tashti, ishin shtatë vëllezër; i pari u martua dhe vdiq pa lënë fëmijë.
ところで、七人の兄弟がいました。長男は妻をめとりましたが、子どもがなくて死にました。
30 I dyti e mori për grua dhe vdiq edhe ai pa lënë fëmijë.
次男も、
31 E mori pastaj i treti; dhe kështu që të shtatë vdiqën pa lënë fëmijë.
三男もその女をめとり、七人とも同じようにして、子どもを残さずに死にました。
32 Dhe pas tyre vdiq edhe gruaja.
あとで、その女も死にました。
33 Atëherë, në ringjallje, e kujt do të jetë grua? Sepse që të shtatë e patën grua”.
すると復活の際、その女はだれの妻になるでしょうか。七人ともその女を妻としたのですが。」
34 Dhe Jezusi, duke u përgjigjur, tha atyre: “Bijtë e kësaj bote martohen dhe martojnë; (aiōn g165)
イエスは彼らに言われた。「この世の子らは、めとったり、とついだりするが、 (aiōn g165)
35 por ata që do të gjenden të denjë të kenë pjesë në botën tjetër dhe në ringjalljen e të vdekurve, nuk martohen dhe nuk martojnë; (aiōn g165)
次の世にはいるのにふさわしく、死人の中から復活するのにふさわしい、と認められる人たちは、めとることも、とつぐこともありません。 (aiōn g165)
36 ata as nuk mund të vdesin më, sepse janë si engjëjt dhe janë bij të Perëndisë, duke qenë bij të ringjalljes.
彼らはもう死ぬことができないからです。彼らは御使いのようであり、また、復活の子として神の子どもだからです。
37 Dhe se të vdekurit do të ringjallen, e ka deklaruar vetë Moisiu në pjesën e ferrishtes, kur e quan Zot, Perëndinë e Abrahamit, Perëndinë e Isakut dhe Perëndinë e Jakobit.
それに、死人がよみがえることについては、モーセも柴の個所で、主を、『アブラハムの神、イサクの神、ヤコブの神。』と呼んで、このことを示しました。
38 Ai nuk është perëndi i të vdekurve, por i të gjallëve, sepse të gjithë jetojnë për të”.
神は死んだ者の神ではありません。生きている者の神です。というのは、神に対しては、みなが生きているからです。」
39 Atëherë disa skribë morën fjalën dhe thanë: “Mësues, mirë fole”.
律法学者のうちのある者たちが答えて、「先生。りっぱなお答えです。」と言った。
40 Dhe nuk guxuan më t’i bëjnë asnjë pyetje.
彼らはもうそれ以上何も質問する勇気がなかった。
41 Dhe ai i tha atyre: “Vallë, si thonë se Krishti është Bir i Davidit?
すると、イエスが彼らに言われた。「どうして人々は、キリストをダビデの子と言うのですか。
42 Vetë Davidi, në librin e Psalmeve, thotë: “Zoti i tha Zotit tim: Ulu në të djathtën time,
ダビデ自身が詩篇の中でこう言っています。 『主は私の主に言われた。
43 derisa unë t’i vë armiqtë e tu si stol të këmbëve të tua”.
「わたしが、あなたの敵を あなたの足台とする時まで、 わたしの右の座に着いていなさい。」』
44 Davidi, pra, e quan Zot; si mund të jetë bir i tij?”.
こういうわけで、ダビデがキリストを主と呼んでいるのに、どうしてキリストがダビデの子でしょう。」
45 Dhe, ndërsa gjithë populli po e dëgjonte, ai u tha dishepujve të vet:
また、民衆がみな耳を傾けているときに、イエスは弟子たちにこう言われた。
46 “Ruhuni nga skribët, të cilët shëtisin me kënaqësi me rroba të gjata, duan t’i përshëndesin nëpër sheshe, të jenë në vendet e para në sinagoga dhe në kryet e vendit nëpër gosti;
「律法学者たちには気をつけなさい。彼らは、長い衣をまとって歩き回ったり、広場であいさつされたりすることが好きで、また会堂の上席や宴会の上座が好きです。
47 ata gllabërojnë shtëpitë e te vejave dhe, për t’u dukur, bëjnë lutje të gjata. Ata do të marrin një dënim më të rëndë”.
また、やもめの家を食いつぶし、見えを飾るために長い祈りをします。こういう人たちは人一倍きびしい罰を受けるのです。」

< Luka 20 >