< Luka 2 >

1 Tani, në atë ditë u shpall një dekret nga ana e Cezar Augustit, për të kryer regjistrimin e popullsisë të gjithë perandorisë.
当那些日子,凯撒奥古斯都有旨意下来,叫天下人民都报名上册。
2 Ky regjistrim qe i pari që u krye kur Kuirini ishte guvernatori i Sirisë.
这是居里扭作叙利亚巡抚的时候,头一次行报名上册的事。
3 Dhe të gjithë shkonin të regjistroheshin, secili në qytetin e vet.
众人各归各城,报名上册。
4 Tani edhe Jozefi doli nga qyteti i Nazaretit të Galilesë, për të shkuar në Jude, në qytetin e Davidit, që quhet Bethlehem, sepse ai ishte i shtëpisë dhe i familjes së Davidit,
约瑟也从加利利的拿撒勒城上犹太去,到了大卫的城,名叫伯利恒,因他本是大卫一族一家的人,
5 për t’u regjistruar bashkë me Marinë, gruan e vet, me të cilën ishte martuar dhe që ishte shtatzënë.
要和他所聘之妻马利亚一同报名上册。那时马利亚的身孕已经重了。
6 Kështu, ndërsa ishin atje, asaj i erdhi koha të lindë.
他们在那里的时候,马利亚的产期到了,
7 Dhe ajo lindi djalin e saj të parëlindur, e mbështolli me pelena dhe e vendosi në një grazhd, sepse në han nuk kishte vend për ta.
就生了头胎的儿子,用布包起来,放在马槽里,因为客店里没有地方。
8 Tani në po atë krahinë ishin disa barinj që rrinin jashtë, në fusha, dhe natën ruanin kopenë e tyre.
在伯利恒之野地里有牧羊的人,夜间按着更次看守羊群。
9 Dhe ja, një engjëll i Zotit iu paraqit atyre dhe lavdia e Zotit shkëlqeu rreth tyre e ata i zuri një frikë e madhe.
有主的使者站在他们旁边,主的荣光四面照着他们;牧羊的人就甚惧怕。
10 Por engjëlli u tha atyre: “Mos druani, sepse unë po ju lajmëroj një gëzim të madh për të gjithë popullin;
那天使对他们说:“不要惧怕!我报给你们大喜的信息,是关乎万民的;
11 sepse sot në qytetin e Davidit lindi për ju një Shpëtimtar, që është Krishti, Zoti.
因今天在大卫的城里,为你们生了救主,就是主基督。
12 Dhe kjo do t’ju vlejë si shenjë: ju do të gjeni një fëmijë të mbështjellur me pelena, të shtrirë në një grazhd”.
你们要看见一个婴孩,包着布,卧在马槽里,那就是记号了。”
13 Dhe menjëherë engjëllit iu bashkua një shumicë e ushtrisë qiellore, që lëvdonte Perëndinë, duke thënë:
忽然,有一大队天兵同那天使赞美 神说:
14 “Lavdi Perëndisë në vendet më të larta, dhe paqe mbi tokë njerëzve mbi të cilët qëndron mirëdashja e tij!”.
在至高之处荣耀归与 神! 在地上平安归与他所喜悦的人!
15 Dhe ndodhi që, kur engjëjt u larguan prej tyre për t’u kthyer në qiell, barinjtë i thanë njeri tjetrit: “Le të shkojmë deri në Bethlehem për të parë ç’ka ndodhur dhe ç’na bëri të ditur Zoti”.
众天使离开他们,升天去了。牧羊的人彼此说:“我们往伯利恒去,看看所成的事,就是主所指示我们的。”
16 Shkuan, pra, me nxitim dhe gjetën Marinë, Jozefin dhe fëmijën që ndodhej në një grazhd.
他们急忙去了,就寻见马利亚和约瑟,又有那婴孩卧在马槽里;
17 Mbasi e panë, përhapën ato që u ishte thënë për atë fëmijë.
既然看见,就把天使论这孩子的话传开了。
18 Dhe të gjithë ata që i dëgjuan, u mrekulluan nga gjërat që u treguan barinjtë.
凡听见的,就诧异牧羊之人对他们所说的话。
19 Maria i ruante të gjitha këto fjalë, duke i medituar në zemrën e saj.
马利亚却把这一切的事存在心里,反复思想。
20 Dhe barinjtë u kthyen, duke përlëvduar dhe lavdëruar Perëndinë për të gjitha gjërat që kishin dëgjuar dhe parë, ashtu si u ishte thënë atyre.
牧羊的人回去了,因所听见所看见的一切事,正如天使向他们所说的,就归荣耀与 神,赞美他。
21 Dhe kur kaluan të tetë ditët, pas të cilave ai duhej rrethprerë, ia vunë emrin Jezus, emër të dhënë nga engjëlli para se ai të ngjizej në bark.
满了八天,就给孩子行割礼,与他起名叫耶稣;这就是没有成胎以前,天使所起的名。
22 Kur pastaj ishin plotësuar ditët e pastrimit të saj sipas ligjit të Moisiut, e çuan fëmijën në Jeruzalem për t’ia paraqitur Zotit,
按摩西律法满了洁净的日子,他们带着孩子上耶路撒冷去,要把他献与主,(
23 ashtu siç është shkruar në ligjin e Zotit: “Çdo mashkull i parëlindur do të jetë thirrur shenjt për Zotin”,
正如主的律法上所记:“凡头生的男子必称圣归主。”)
24 dhe për të ofruar flijim, siç është thënë në ligjin e Zotit, një çift turtujsh ose dy pëllumbash të rinj.
又要照主的律法上所说,或用一对斑鸠,或用两只雏鸽献祭。
25 Dhe ja, në Jeruzalem ishte një njeri që quhej Simeon; Ky njeri ishte i drejtë dhe i përshpirtshëm dhe priste ngushëllimin e Izraelit; dhe Fryma e Shenjtë ishte mbi të.
在耶路撒冷有一个人,名叫西面;这人又公义又虔诚,素常盼望以色列的安慰者来到,又有圣灵在他身上。
26 Dhe në mënyrë hyjnore atij i qe zbuluar nga Fryma e Shenjtë se nuk do të vdiste para se të kishte parë Krishtin e Zotit.
他得了圣灵的启示,知道自己未死以前,必看见主所立的基督。
27 Ai pra, i shtyrë nga Fryma, erdhi në tempull; dhe, si prindërit i prunë fëmijën Jezus për të bërë me të ato që përshkruan ligji,
他受了圣灵的感动,进入圣殿,正遇见耶稣的父母抱着孩子进来,要照律法的规矩办理。
28 ai e mori në krah e bekoi Perëndinë duke thënë:
西面就用手接过他来,称颂 神说:
29 “Tani, o Zot, lejo që shërbëtori yt të vdesë në paqe, sipas fjalës sate,
主啊!如今可以照你的话, 释放仆人安然去世;
30 sepse sytë e mi e panë shpëtimin tënd
因为我的眼睛已经看见你的救恩—
31 që ti e përgatite përpara gjithë popujve:
就是你在万民面前所预备的:
32 dritën për të ndriçuar kombet dhe lavdinë e popullit tënd, Izraelit”.
是照亮外邦人的光, 又是你民以色列的荣耀。
33 Dhe Jozefi e nëna e fëmijës mrrekulloheshin për gjërat që thuheshin për të.
孩子的父母因这论耶稣的话就希奇。
34 Pastaj Simeoni i bekoi dhe i tha Marisë, nënës së tij: “Ja, ky është vënë për rënien dhe për ngritjen e shumë vetave në Izrael dhe për të qenë shenjë kundërshtimesh,
西面给他们祝福,又对孩子的母亲马利亚说:“这孩子被立,是要叫以色列中许多人跌倒,许多人兴起;又要作毁谤的话柄,叫许多人心里的意念显露出来;你自己的心也要被刀刺透。”
35 edhe ty vetë një shpatë do të ta tejshpojë shpirtin, që të zbulohen mendimet e shumë zemrave”.
36 Aty ishte edhe Ana, një profeteshë, bija e Fanuelit, nga fisit i Aserit, e cila ishte shumë e kaluar në moshë, që kishte jetuar mbas virgjërisë së saj shtatë vjet me burrin.
又有女先知,名叫亚拿,是亚设支派法内力的女儿,年纪已经老迈,从作童女出嫁的时候,同丈夫住了七年就寡居了,
37 Ajo ishte e ve dhe, megjithse ishte tetëdhjetë e katër vjeçe, nuk largohej kurrë nga tempulli duke i shërbyer Perëndisë natë e ditë me agjërime dhe lutje.
现在已经八十四岁,并不离开圣殿,禁食祈求,昼夜事奉 神。
38 Edhe ajo erdhi në atë moment, lavdëroi Zotin dhe u fliste për këtë fëmijë të gjithë atyre që prisnin çlirimin në Jeruzalem.
正当那时,她进前来称谢 神,将孩子的事对一切盼望耶路撒冷得救赎的人讲说。
39 Dhe mbasi i kryen të gjitha ato që i takonin sipas ligjit të Zotit, u kthyen në Galile, në qytetin e tyre, Nazaret.
约瑟和马利亚照主的律法办完了一切的事,就回加利利,到自己的城拿撒勒去了。
40 Ndërkaq fëmija rritej dhe forcohej në frymë, duke qenë plot dituri; dhe hiri i Perëndisë ishte mbi të.
孩子渐渐长大,强健起来,充满智慧,又有 神的恩在他身上。
41 Tani prindërit e tij shkonin çdo vit në Jeruzalem për festën e Pashkës.
每年到逾越节,他父母就上耶路撒冷去。
42 Dhe, kur ai i mbushi dymbëdhjetë vjeç, ata u ngjitën në Jeruzalem, sipas zakonit të festës.
当他十二岁的时候,他们按着节期的规矩上去。
43 Dhe si u përmbushën ato ditë, kur ata u kthyen, fëmija Jezus ndënji në Jeruzalem; por Jozefi dhe e ëma e tij nuk e dinin.
守满了节期,他们回去,孩童耶稣仍旧在耶路撒冷。他的父母并不知道,
44 Duke menduar se ai ishte në shoqëri, ata bënë një ditë rrugë, pastaj filluan ta kërkojnë midis farefisit dhe të njohurve;
以为他在同行的人中间,走了一天的路程,就在亲族和熟识的人中找他,
45 dhe, duke qenë se nuk e gjetën, u kthyen në Jeruzalem për ta kërkuar.
既找不着,就回耶路撒冷去找他。
46 Dhe ndodhi që, pas tri ditësh, e gjetën në tempull, të ulur në mes të dijetarëve, duke i dëgjuar dhe duke u bërë atyre pyetje.
过了三天,就遇见他在殿里,坐在教师中间,一面听,一面问。
47 Dhe të gjithë ata që e dëgjonin, habiteshin nga zgjuarësia e tij dhe nga përgjigjet e tij.
凡听见他的,都希奇他的聪明和他的应对。
48 Dhe, kur ata e panë, mbetën të habitur, dhe e ëma i tha: “Bir, pse na e bëre këtë? Ja, yt atë dhe unë, në ankth, po të kërkonim!”.
他父母看见就很希奇。他母亲对他说:“我儿!为什么向我们这样行呢?看哪,你父亲和我伤心来找你!”
49 Por ai u tha atyre: “Përse më kërkonit? A nuk e dinit se më duhet të merrem me punët e Atit tim?”.
耶稣说:“为什么找我呢?岂不知我应当以我父的事为念吗?”
50 Por ata nuk i kuptuan fjalët që ai u tha atyre.
他所说的这话,他们不明白。
51 Dhe ai zbriti bashkë me ta, u kthye në Nazaret dhe i bindej atyre. E ëma i ruante të gjitha këto fjalë në zemrën e saj.
他就同他们下去,回到拿撒勒,并且顺从他们。他母亲把这一切的事都存在心里。
52 Dhe Jezusi rritej në dituri, në shtat dhe në hir përpara Perëndisë dhe njerëzve.
耶稣的智慧和身量,并 神和人喜爱他的心,都一齐增长。

< Luka 2 >