< Luka 19 >

1 Pastaj Jezusi hyri në Jeriko dhe po kalonte nëpër qytet;
پس وارد اریحا شده، از آنجا می گذشت.۱
2 dhe ja, një njeri i quajtur Zake, i cili ishte kryetari i tagrambledhësve dhe ishte i pasur.
که ناگاه شخصی زکی نام که رئیس باجگیران و دولتمند بود،۲
3 Ai kërkonte të shihte kush ishte Jezusi, por nuk mundte për shkak të turmës, sepse ishte i shkurtër nga shtati.
خواست عیسی را ببیند که کیست و از کثرت خلق نتوانست، زیرا کوتاه قد بود.۳
4 Atëherë rendi përpara dhe u ngjit në një fik për ta parë, sepse ai duhet të kalonte andej.
پس پیش دویده بردرخت افراغی برآمد تا او را ببیند. چونکه اومی خواست از آن راه عبور کند.۴
5 Dhe kur Jezusi arriti në atë vend, i çoi sytë, e pa dhe i tha: “Zake, zbrit shpejt poshtë, sepse sot duhet të rri në shtëpinë tënde”.
و چون عیسی به آن مکان رسید، بالا نگریسته او را دید و گفت: «ای زکی بشتاب و به زیر بیا زیرا که باید امروز درخانه تو بمانم.»۵
6 Dhe ai zbriti me nxitim dhe e priti me gëzim.
پس به زودی پایین شده او را به خرمی پذیرفت.۶
7 Kur panë këtë, të gjithë murmuritën, duke thënë: “Ai shkoi të rrijë në shtëpinë e një njeriu mëkatar”.
و همه چون این را دیدند، همهمه‌کنان می‌گفتند که در خانه شخصی گناهکار به میهمانی رفته است.۷
8 Por Zakeu u çua dhe i tha Zotit: “Zot, unë po u jap të varfërve gjysmën e pasurisë sime dhe, po të kem marrë ndonjë gjë nga ndonjëri me mashtrim, do t’ia kthej katërfish”.
اما زکی برپا شده به خداوند گفت: «الحال‌ای خداوند نصف مایملک خود را به فقرامی دهم و اگر چیزی ناحق از کسی گرفته باشم، چهار برابر بدو رد می‌کنم.»۸
9 Dhe Jezusi i tha: “Sot në këtë shtëpi ka hyrë shpëtimi, sepse edhe ky është bir i Abrahamit.
عیسی به وی گفت: «امروز نجات در این خانه پیدا شد. زیرا که این شخص هم پسر ابراهیم است.۹
10 Sepse Biri i njeriut erdhi të kërkojë dhe të shpëtojë atë që kishte humbur”.
زیرا که پسرانسان آمده است تا گمشده را بجوید و نجات‌بخشد.»۱۰
11 Dhe, ndërsa ata po i dëgjonin këto, Jezusi vazhdoi të tregojë një shëmbëlltyrë, sepse ai ishte afër Jeruzalemit dhe ata mendonin se mbretëria e Perëndisë do të shfaqej menjëherë.
و چون ایشان این را شنیدند او مثلی زیادکرده آورد چونکه نزدیک به اورشلیم بود و ایشان گمان می‌بردند که ملکوت خدا می‌باید در همان زمان ظهور کند.۱۱
12 Tha, pra: “Një njeri fisnik shkoi në një vend të largët për të marrë në dorëzim një mbretëri e pastaj të kthehej.
پس گفت: «شخصی شریف به دیار بعید سفر کرد تا ملکی برای خود گرفته مراجعت کند.۱۲
13 Dhe, si i thirri dhjetë shërbëtorët e vet, u dha dhjetë mina dhe u tha atyre: “Tregtoni deri sa të kthehem”.
پس ده نفر از غلامان خود راطلبیده ده قنطار به ایشان سپرده فرمود، تجارت کنید تا بیایم.۱۳
14 Por qytetarët e vet e urrenin dhe i dërguan pas një përfaqësi duke thënë: “Nuk duam që ky të mbretërojë përmbi ne”.
اما اهل ولایت او، چونکه او رادشمن می‌داشتند ایلچیان در عقب او فرستاده گفتند، نمی خواهیم این شخص بر ما سلطنت کند.۱۴
15 Dhe kur ai u kthye, pasi e mori në dorëzim mbretërinë, urdhëroi t’i thërresin ata shërbëtorët, të cilëve u kishte dhënë paratë për të marrë vesh sa kishte fituar secili duke tregtuar.
و چون ملک را گرفته مراجعت کرده بود، فرمود تا آن غلامانی را که به ایشان نقد سپرده بودحاضر کنند تا بفهمد هر یک چه سود نموده است.۱۵
16 Atëherë doli i pari dhe tha: “Zot, mina jote dha dhjetë mina të tjera”;
پس اولی آمده گفت، ای آقا قنطار تو ده قنطار دیگر نفع آورده است.۱۶
17 dhe ai tha: “Mirë, o shërbëtor i mirë, sepse ke qenë besnik në gjëra të vogëla, merr sundimin mbi dhjetë qytete”.
بدو گفت آفرین‌ای غلام نیکو. چونکه بر چیز کم امین بودی بر ده شهر حاکم شو.۱۷
18 Pastaj erdhi i dyti duke thënë: “Zot, mina jote dha edhe pesë mina”;
و دیگری آمده گفت، ای آقاقنطار تو پنج قنطار سود کرده است.۱۸
19 dhe ai i tha edhe këtij: “Edhe ti ji sundimtar mbi pesë qytete”.
او را نیزفرمود بر پنج شهر حکمرانی کن.۱۹
20 Atëherë erdhi një tjetër i cili tha: “Zot, ja mina jote që e ruajta në një shami,
و سومی آمده گفت، ای آقا اینک قنطار تو موجود است، آن را در پارچه‌ای نگاه داشته‌ام.۲۰
21 sepse kisha frikë nga ti, që je njeri i rreptë; ti merr atë që nuk ke vënë dhe korr atë që nuk ke mbjellë”.
زیرا که از توترسیدم چونکه مرد تندخویی هستی. آنچه نگذارده‌ای، برمی داری و از آنچه نکاشته‌ای درومی کنی.۲۱
22 Dhe zoti i tij i tha: “Do të të gjykoj nga vetë fjalët e tua, o shërbëtor i keq; ti e dije se jam njeri i rreptë, që marr atë që nuk kam vënë dhe korr atë që nuk kam mbjellë;
به وی گفت، از زبان خودت بر توفتوی می‌دهم، ای غلام شریر. دانسته‌ای که من مرد تندخویی هستم که برمیدارم آنچه رانگذاشته‌ام و درو می‌کنم آنچه را نپاشیده‌ام.۲۲
23 përse nuk e vure paranë time në bankë që, kur të kthehem, ta marr bashkë me përqindje?”.
پس برای چه نقد مرا نزد صرافان نگذاردی تاچون آیم آن را با سود دریافت کنم؟۲۳
24 Pastaj u tha të pranishmëve: “Merrjani minën dhe ia jepni atij që ka dhjetë mina”.
پس به حاضرین فرمود قنطار را از این شخص بگیرید وبه صاحب ده قنطار بدهید.۲۴
25 Dhe ata i thanë: “Zot, po ai ka dhjetë mina”.
به او گفتند‌ای خداوند، وی ده قنطار دارد.۲۵
26 Unë po ju them se atij që ka, do t’i jepet; por atij që s’ka do t’i hiqet edhe ajo që ka.
زیرا به شمامی گویم به هر‌که دارد داده شود و هر‌که نداردآنچه دارد نیز از او گرفته خواهد شد.۲۶
27 Veç kësaj, i sillni këtu armiqtë e mi, të cilët nuk donin që unë të mbretëroja mbi ta dhe i vritni përpara meje!””.
اما آن دشمنان من که نخواستند من بر ایشان حکمرانی نمایم، در اینجا حاضر ساخته پیش من به قتل رسانید.»۲۷
28 Mbasi tha këto gjëra, ai shkoi përpara duke u ngjitur në Jeruzalem.
و چون این را گفت، پیش رفته متوجه اورشلیم گردید.۲۸
29 Dhe, si iu afrua Betfagës dhe Betanias, afër malit që quhet i Ullinjve, dërgoi dy nga dishepujt e vet,
و چون نزدیک بیت‌فاجی وبیت عنیا بر کوه مسمی به زیتون رسید، دو نفر ازشاگردان خود را فرستاده،۲۹
30 duke u thënë: “Shkoni në fshatin përballë dhe, kur të hyni, do të gjeni aty një kërriç të lidhur, mbi të cilin nuk ka hipur kurrë njeri; zgjidheni atë dhe ma sillni.
گفت: «به آن قریه‌ای که پیش روی شما است بروید و چون داخل آن شدید، کره الاغی بسته خواهید یافت که هیچ‌کس بر آن هرگز سوار نشده. آن را باز کرده بیاورید.۳۰
31 Dhe nëse ndokush ju pyet: “Përse po e zgjidhni?”, u thoni atyre kështu: “Zoti ka nevojë””.
و اگر کسی به شما گوید، چرا این راباز می‌کنید، به وی گویید خداوند او را لازم دارد.»۳۱
32 Dhe ata që ishin dërguar shkuan dhe e gjetën ashtu siç u kishte thënë.
پس فرستادگان رفته آن چنانکه بدیشان گفته بود یافتند.۳۲
33 Dhe, ndërsa ata po e zgjidhnin kërriçin, të zotët e tij u thanë atyre: “Përse po e zgjidhni kërriçin?”.
و چون کره را باز می‌کردند، مالکانش به ایشان گفتند چرا کره را باز می‌کنید؟۳۳
34 Dhe ata thanë: “Zoti ka nevojë”.
گفتند خداوند او را لازم دارد.۳۴
35 Dhe e prunë, pra, te Jezusi dhe, mbasi i hidhnin rrobat e veta mbi kërriçin, e hipën Jezusin mbi të.
پس او را به نزد عیسی آوردند و رخت خود را بر کره افکنده، عیسی را سوار کردند.۳۵
36 Dhe, ndërsa ai ecte kështu përpara, ata shtronin rrobat e tyre në rrugë.
و هنگامی که او می‌رفت جامه های خود را در راه می‌گستردند.۳۶
37 Dhe kur ai iu afrua teposhtës së malit të Ullinjve, gjithë turma e dishepujve filloi me gëzim të lavdërojë Perëndinë me zë të lartë për të gjitha veprat e pushtetshme që kishin parë,
و چون نزدیک به‌سرازیری کوه زیتون رسید، تمامی شاگردانش شادی کرده، به آوازبلند خدا را حمد گفتن شروع کردند، به‌سبب همه قواتی که از او دیده بودند.۳۷
38 duke thënë: “Bekuar qoftë Mbreti që po vjen në emër të Zotit; paqe në qiell dhe lavdi në vendet shumë të larta”.
و می‌گفتند مبارک باد آن پادشاهی که می‌آید، به نام خداوند سلامتی در آسمان و جلال در اعلی علیین باد.۳۸
39 Dhe disa farisenj që ishin midis turmës i thanë: “Mësues, qorto dishepujt e tu!”.
آنگاه بعضی از فریسیان از آن میان بدو گفتند: «ای استاد شاگردان خود را نهیب نما.»۳۹
40 Dhe ai, duke u përgjigjur, u tha atyre: “Unë po ju them se në se këta do të heshtnin, gurët do të bërtisnin”.
او درجواب ایشان گفت: «به شما می‌گویم اگراینها ساکت شوند، هرآینه سنگها به صداآیند.»۴۰
41 Dhe kur ai po afrohej, e pa qytetin dhe qau mbi të,
و چون نزدیک شده، شهر را نظاره کرد برآن گریان گشته،۴۱
42 duke thënë: “Oh, sikur ti, pikërisht ti, të njihje të paktën në ditën tënde ato që janë te nevojshme për paqen tënde! Por tashti ato janë të fshehura për sytë e tu.
گفت: «اگر تو نیز می‌دانستی هم در این زمان خود آنچه باعث سلامتی تومیشد، لاکن الحال از چشمان تو پنهان گشته است.۴۲
43 Sepse përmbi ty do të vijnë ditë kur armiqtë e tu do të të qarkojnë me ledh, do të të rrethojnë dhe do të të zënë nga të gjitha anët.
زیرا ایامی بر تو می‌آید که دشمنانت گرد تو سنگرها سازند و تو را احاطه کرده از هرجانب محاصره خواهند نمود.۴۳
44 Dhe do të të rrëzojnë përtokë ty dhe bijtë e tu në ty; dhe s’do të lënë në ty gur mbi gur, sepse ti nuk e ke njohur kohën kur je vizituar”.
و تو را وفرزندانت را در اندرون تو بر خاک خواهند افکندو در تو سنگی بر سنگی نخواهند گذاشت زیرا که ایام تفقد خود را ندانستی.»۴۴
45 Pastaj, mbasi hyri në tempull, filloi t’i dëbojë jashtë ata që shistin e blinin,
و چون داخل هیکل شد، کسانی را که درآنجا خرید و فروش می‌کردند، به بیرون نمودن آغاز کرد.۴۵
46 duke u thënë atyre: “Éshtë shkruar: “Shtëpia ime është shtëpi e lutjes, por ju e bëtë shpellë kusarësh””.
و به ایشان گفت: «مکتوب است که خانه من خانه عبادت است لیکن شما آن را مغاره دزدان ساخته‌اید.»۴۶
47 Çdo ditë ai mësonte në tempull. Dhe krerët e priftërinjve, skribët dhe krerët e popullit kërkonin ta vrisnin.
و هر روز در هیکل تعلیم می‌داد، اما روسای کهنه و کاتبان و اکابر قوم قصدهلاک نمودن او می‌کردند.۴۷
48 Dhe nuk arrinin dot të vendosnin çfarë të bënin; sepse gjithë populli e dëgjonte me vemendje të madhe.
و نیافتند چه کنندزیرا که تمامی مردم بر او آویخته بودند که از اوبشنوند.۴۸

< Luka 19 >