< Luka 16 >

1 Tani ai u foli akoma dishepujve të vet: “Ishte një njeri i pasur që kishte një administrator; këtë e paditën se po ia shkapërderdhte pasurinë e tij.
耶稣又对门徒说:“有一个财主的管家,别人向他主人告他浪费主人的财物。
2 Atëherë ai e thirri dhe i tha: “Ç’është kjo që po dëgjoj për ty? Më jep llogari për ato që ke administruar, sepse ti nuk mund të jesh më administratori im”.
主人叫他来,对他说:‘我听见你这事怎么样呢?把你所经管的交代明白,因你不能再作我的管家。’
3 Dhe administratori tha me vete: “Ç’do të bëj unë tani, që zotëria im po ma heq administrimin? Të gërmoj, s’e bëj dot, dhe të lyp, më vjen turp.
那管家心里说:‘主人辞我,不用我再作管家,我将来做什么?锄地呢?无力;讨饭呢?怕羞。
4 E di ç’do të bëj që njerëzit të më pranojnë në shtëpitë e tyre kur të hiqem nga administrimi”.
我知道怎么行,好叫人在我不作管家之后,接我到他们家里去。’
5 I thirri atëherë një nga një ata që i detyroheshin zotërisë së tij dhe i tha të parit: “Sa i detyrohesh zotërisë tim?”.
于是把欠他主人债的,一个一个地叫了来,问头一个说:‘你欠我主人多少?’
6 Ai u përgjigj: “Njëqind bato vaj”. Atëherë ai i tha: “Merre dëftesën tënde, ulu dhe shkruaj shpejt pesëdhjetë”.
他说:‘一百篓油。’管家说:‘拿你的帐,快坐下,写五十。’
7 Pastaj i tha një tjetri: “Po ti sa i detyrohesh?”. Ai u përgjigj: “Njëqind kora grurë”. Atëherë ai i tha: “Merre dëftesën tënde dhe shkruaj tetëdhjetë”.
又问一个说:‘你欠多少?’他说:‘一百石麦子。’管家说:‘拿你的帐,写八十。’
8 Zotëria e lavdëroi administratorin e pandershëm, se kishte vepruar me mençuri, sepse bijtë e kësaj bote, në brezin e tyre, janë më të mençur se bijtë e dritës. (aiōn g165)
主人就夸奖这不义的管家做事聪明;因为今世之子,在世事之上,较比光明之子更加聪明。 (aiōn g165)
9 Unë, pra, po ju them: Bëjini miqtë me pasuri të padrejta sepse, kur këto do t’ju mungojnë, t’ju pranojnë në banesat e përjetshme. (aiōnios g166)
我又告诉你们,要借着那不义的钱财结交朋友,到了钱财无用的时候,他们可以接你们到永存的帐幕里去。 (aiōnios g166)
10 Kush është besnik në të vogla, është besnik edhe në të mëdhatë; dhe kush është i padrejtë në të vogla, është i padrejtë edhe në të mëdhatë.
人在最小的事上忠心,在大事上也忠心;在最小的事上不义,在大事上也不义。
11 Pra, në qoftë se ju nuk keni qenë besnikë në pasuritë e padrejta, kush do t’ju besojë pasuritë e vërteta?
倘若你们在不义的钱财上不忠心,谁还把那真实的钱财托付你们呢?
12 Dhe, në qoftë se nuk keni qenë besnikë në pasurinë e tjetrit, kush do t’ju japë tuajën?
倘若你们在别人的东西上不忠心,谁还把你们自己的东西给你们呢?
13 Asnjë shërbëtor nuk mund t’u shërbejë dy zotërinjve; sepse ose do ta urrejë njerin e tjetrin do ta dojë, ose do të lidhet me njerin dhe tjetrin do ta përbuzë; ju nuk mund t’i shërbeni Perëndisë dhe mamonit”.
一个仆人不能事奉两个主;不是恶这个爱那个,就是重这个轻那个。你们不能又事奉 神,又事奉玛门。”
14 Dhe farisenjtë, të cilët ishin shumë të dhënë pas parasë, i dëgjonin të gjitha këto dhe e tallnin.
法利赛人是贪爱钱财的;他们听见这一切话,就嗤笑耶稣。
15 Dhe ai u tha atyre: “Ju jeni ata që e justifikoni veten përpara njerëzve, por Perëndia i njeh zemrat tuaja; sepse ajo që vlerësohet shumë ndër njerëzit është gjë e neveritshme para Perëndisë.
耶稣对他们说:“你们是在人面前自称为义的,你们的心, 神却知道;因为人所尊贵的,是 神看为可憎恶的。
16 Ligji dhe profetët arrijnë deri në kohën e Gjonit; që atëherë shpallet mbretëria e Perëndisë dhe gjithkush përpiqet të hyjë aty.
律法和先知到约翰为止,从此 神国的福音传开了,人人努力要进去。
17 Por është më lehtë që të mbarojnë qielli dhe toka, se sa të bjerë poshtë qoftë edhe një pikë nga ligji.
天地废去较比律法的一点一画落空还容易。
18 Ai që lëshon gruan e vet dhe merr një tjetër, shkel kurorën; edhe ai që martohet me një grua të lëshuar nga i burri, shkel kurorën”.
凡休妻另娶的就是犯奸淫;娶被休之妻的也是犯奸淫。”
19 Por atje ishte një njeri i pasur, që vishej me të purpurta dhe me rroba të çmueshme prej liri dhe për ditë e kalonte shkëlqyeshëm.
“有一个财主穿着紫色袍和细麻布衣服,天天奢华宴乐。
20 Atje ishte edhe një lypës, i quajtur Llazar, që rrinte para derës së tij, dhe trupin e kishte plot me plagë të pezmatuara,
又有一个讨饭的,名叫拉撒路,浑身生疮,被人放在财主门口,
21 dhe dëshironte të ngopej me thërrimet që binin nga tryeza e pasanikut; madje edhe qentë vinin e ia lëpinin plagët.
要得财主桌子上掉下来的零碎充饥,并且狗来舔他的疮。
22 Por ndodhi që lypësi vdiq dhe engjëjt e çuan në gji të Abrahamit; vdiq edhe pasaniku dhe e varrosën.
后来那讨饭的死了,被天使带去放在亚伯拉罕的怀里。财主也死了,并且埋葬了。
23 Dhe, duke pasur mundime në ferr, i çoi sytë dhe pa nga larg Abrahamin dhe Llazarin në gji të tij. (Hadēs g86)
他在阴间受痛苦,举目远远地望见亚伯拉罕,又望见拉撒路在他怀里, (Hadēs g86)
24 Atëherë ai bërtiti dhe tha: “O atë Abraham, ki mëshirë për mua, dhe dërgoje Llazarin të lagë majën e gishtit të vet në ujë që të më freskojë gjuhën, sepse po vuaj tmerrësisht në këtë flakë.
就喊着说:‘我祖亚伯拉罕哪,可怜我吧!打发拉撒路来,用指头尖蘸点水,凉凉我的舌头;因为我在这火焰里,极其痛苦。’
25 Por Abrahami thoshte: “O bir, kujto se ti i ke marrë të mirat e tua gjatë jetës sate, kurse Llazari të këqijat; tashti, përkundrazi, ai po përdëllehet dhe ti vuan.
亚伯拉罕说:‘儿啊,你该回想你生前享过福,拉撒路也受过苦;如今他在这里得安慰,你倒受痛苦。
26 Dhe, veç të gjithave, midis nesh dhe jush është një humnerë e madhe, kështu që ata që do të donin të kalonin që këtej tek ju nuk munden; po ashtu askush nuk mund të kalojë që andej te ne”.
不但这样,并且在你我之间,有深渊限定,以致人要从这边过到你们那边是不能的;要从那边过到我们这边也是不能的。’
27 Por ai i tha: “Atëherë, o atë, të lutem ta dërgosh atë te shtëpia e tim eti,
财主说:‘我祖啊!既是这样,求你打发拉撒路到我父家去;
28 sepse unë kam pesë vëllezër e le t’i paralajmërojë rreptësisht që të mos vijnë edhe ata në këtë vend mundimesh”.
因为我还有五个弟兄,他可以对他们作见证,免得他们也来到这痛苦的地方。’
29 Abrahami u përgjigj: “Kanë Moisiun dhe profetët, le t’i dëgjojnë ata”.
亚伯拉罕说:‘他们有摩西和先知的话可以听从。’
30 Ai tha: “Jo, o atë Abraham, por nëse dikush nga të vdekurit do të shkojë tek ata, do të pendohen”.
他说:‘我祖亚伯拉罕哪,不是的,若有一个从死里复活的,到他们那里去的,他们必要悔改。’
31 Atëherë ai i tha: “Nëse ata nuk e dëgjojnë Moisiun dhe profetët, nuk do të binden edhe në se dikush ringjallet prej të vdekurish””.
亚伯拉罕说:‘若不听从摩西和先知的话,就是有一个从死里复活的,他们也是不听劝。’”

< Luka 16 >