< Luka 14 >

1 Dhe ndodhi që një ditë të shtunë, kur ai hyri në shtëpinë e një kryetari të farisenjve për të ngrënë bukë, ata po e përgjonin;
彼が安息日にファリサイ人たちの支配者たちの一人の家に入った時のこと,彼らは彼の様子をうかがっていた。
2 dhe ja, para tij ishte një njeri hidropik.
見よ,水腫をわずらっている人が彼の前にいた。
3 Dhe Jezusi, duke iu përgjigjur mësuesve të ligjit dhe farisenjve, tha: “A është e lejueshme të shërosh ditën e shtunë?”.
イエスはそれに応じて,律法の専門家たちやファリサイ人たちに話して,こう言った。「安息日にいやすことは許されているか」 。
4 Por ata heshtën. Atëherë ai e mori për dore atë, e shëroi dhe e nisi të shkojë.
だが,彼らは黙っていた。 彼はその人の手を取って,いやし,去らせた。
5 Pastaj, duke iu përgjigjur atyre, tha: “Cili nga ju, po t’i bjerë gomari i vet ose kau në një pus, nuk e nxjerr menjëherë jashtë ditën e shtunë?”.
彼らに答えた,「あなた方のうち,息子や牛が井戸の中に落ちた場合,安息日だからといってすぐに引き上げない者がいるだろうか」 。
6 Por ata nuk mund të përgjigjeshin asgje për këto gjëra.
これらのことについても,彼らは彼に答えることができなかった。
7 Dhe, duke vënë re se ata zgjidhnin vendet e para në tryezë, Jezusi u thoshte atyre këtë shëmbëlltyrë duke thënë:
招かれた人々が上席を選ぶ様子に気づくと,彼らにたとえで話して,こう言った。
8 “Kur je ftuar në dasmë, mos u ul në krye të vendit, sepse ai njeri mund të ketë ftuar një tjetër që është më i rëndësishëm se ti,
「だれかから婚宴に招かれた時は,上席に着いてはいけない。あなたより身分の高い人も招かれているかも知れないからだ。
9 dhe ai që të ftoi ty dhe atë të të mos vijë e të thotë: “Lëshoja vendin këtij”. Dhe atëherë ti, plot turp, do të shkosh të zësh vendin e fundit.
そうすると,あなた方双方を招いた人がやって来て,『この人のために場所を空けてください』とあなたに告げるだろう。その時,あなたは恥をかきながら最も低い場所に着くことになる。
10 Por, kur je ftuar, shko e rri në vendin e fundit që, kur të vijë ai që të ka ftuar, të thotë: “O mik, ngjitu më lart”. Atëherë do të jesh i nderuar përpara atyre që janë në tryezë bashkë me ty.
だが,あなた方が招かれた時は,行って,最も低い場所に着きなさい。そうすれば,あなたを招いた人がやって来た時,『友よ,もっと高い方へ移ってください』とあなたに告げるだろう。その時,共に食卓に着いているみんなの前で,あなたは誉れを受けるだろう。
11 Sepse kushdo që e larton veten do të poshterohet, dhe kush e poshtëron veten do të lartohet”.
だれでも自分を高くする者は低くされ,自分を低くする者は高くされるのだ」 。
12 Ai i tha edhe atij që e kishte ftuar: “Kur shtron drekë a darkë, mos i thirr miqtë e tu, as vëllezërit e tu, as farefisin tënd, as fqinjët e pasur, se mos ata një herë të të ftojnë ty, dhe kështu ta kthejnë shpërblimin.
彼は自分を招いた人にも言った,「あなたが昼食や夕食を設ける時は,自分の友人たちも,兄弟たちも,親族たちも,富んでいる隣人たちも呼んではいけない。そうでないと。彼らも逆にもてなして,あなたに返礼することになるかも知れない。
13 Por, kur të bësh një gosti, thirr lypësit, sakatët, të çalët, të verbërit;
だが,あなたが祝宴を催す時には,貧しい人たち,足の不自由な人たち,また盲人たちを招きなさい。
14 dhe do të jesh i lum, sepse ata nuk kanë se si të ta kthejnë shpërblimin; por shpërblimi do të të jepet në ringjallje të të drejtëve”.
そうすれば,彼らはあなたに報いる手段がないので,あなたは幸いだ。あなたは義人たちの復活において報いを受けることになるからだ」 。
15 Dhe një nga të ftuarit, si i dëgjoi këto gjëra, i tha: “Lum kush do të hajë bukë në mbretërinë e Perëndisë”.
これらのことを聞くと,彼と共に食卓に着いていた者たちの一人が彼に言った,「神の王国で祝宴にあずかる人は幸いです!」
16 Atëherë Jezusi i tha: “Një njeri përgatiti një darkë të madhe dhe ftoi shumë veta;
するとイエスは彼に言った,「ある人が盛大な晩さんを設けて,大勢の人々を招いた。
17 dhe, në kohë të darkës, dërgoi shërbëtorin e vet t’u thotë të ftuarve: “Ejani, sepse gjithçka tashmë është gati”.
晩さんの時刻に自分の召使いたちを遣わして,招いておいた者たちに言った,『おいでください。もうすっかり整いましたから』。
18 Por të gjithë, pa përjashtim, filluan të kërkojnë ndjesë. I pari i tha: “Bleva një arë dhe më duhet të shkoj ta shoh; të lutem, të më falësh”.
彼らは皆,いっせいに言い訳をし始めた。 「最初の者は彼に言った,『畑を買いましたので,見に行かなければなりません。どうぞお許しください』。
19 Dhe një tjetër tha: “Bleva pesë pendë qe dhe po shkoj t’i provoj; të lutem, të më falësh”.
「別の者は言った,『五くびきの牛を買いましたので,試しに行かなければなりません。どうぞお許しください』。
20 Dhe një tjetër akoma tha: “Mora grua e prandaj nuk mund të vij”.
「別の者は言った,『妻をめとりましたので,そのために参ることができません』。
21 Kështu shërbëtori u kthye dhe ia dëftoi të gjitha zotit të vet. Atëherë i zoti i shtëpisë, plot zemërim, i tha shërbëtorit të vet: “Shpejt, shko nëpër sheshet dhe nëpër rrugët e qytetit e sill këtu lypës, sakatë, të çalë dhe të verbër”.
「召使いはやって来て,主人にこれらのことを告げた。すると家の主人は腹を立て,召使いに言った,『急いで町の通りや小道に出て行き,貧しい人たち,体の不自由な人たち,盲人たち,また足の不自由な人たちを連れて来なさい』。
22 Pastaj shërbëtori i tha: “Zot, u bë ashtu siç urdhërove ti, por ka vend edhe më”.
「召使いは言った,『ご主人様,おおせのとおりにしましたが,まだ場所が余っています』。
23 Atëherë zoti i tha shërbëtorit: “Dil nëpër udhë dhe përgjatë gardheve dhe detyroji të hyjnë që të mbushet shtëpia ime.
「主人は召使いに言った,『大通りや垣根に出て行き,無理にでも人々を入って来させて,わたしの家がいっぱいになるようにしなさい。
24 Sepse unë po ju them se asnjë nga ata njerëz që ishin të ftuar, nuk do ta shijojë darkën time””.
お前たちに告げるが,招かれていた者たちのうち,わたしの晩さんを味わう者はひとりもいないだろう』」 。
25 Dhe turma të mëdha shkonin me të. Ai u kthye nga ata dhe tha:
さて,大群衆が彼と共に歩いていた。彼は振り向いて彼らに言った,
26 “Nëse ndokush vjen tek unë dhe nuk urren babanë e vet dhe nënën e vet, gruan dhe fëmijët, vëllezërit dhe motrat, madje edhe jetën e vet, nuk mund të jetë dishepulli im.
「だれでもわたしのもとに来て,自分の父,母,妻,子供たち,兄弟たち,姉妹たち,そうだ,自分の命さえも憎まない者は,わたしの弟子になることはできない。
27 Dhe kush nuk e mbart kryqin e vet dhe nuk më ndjek, nuk mund të jetë dishepulli im.
だれでも自分の十字架を背負ってわたしの後に付いて来ない者は,わたしの弟子になることはできない。
28 Kush nga ju, pra, kur do të ndërtojë një kullë, nuk ulet më parë të llogaritë shpenzimet, për të parë nëse ka mjaftueshëm për ta mbaruar?
あなた方のうちのだれが,塔を建てたいと望みながら,まず座って費用を計算し,それを完成させるだけのものがあるかを確かめないだろうか。
29 Që atëherë, kur t’i ketë hedhur themelet e të mos mundë ta përfundojë, të gjithë ata që e shohin, të mos fillojnë e të tallen,
そうしないと,土台を据えただけで仕上げられなかった時,見ているすべての人が彼をあざけり始めて
30 duke thënë: “Ky njeri filloi të ndërtojë e nuk mundi ta përfundojë”.
言うことだろう,『この人は建て始めたが,仕上げることができなかった』。
31 Ose cili mbret, kur niset të luftojë kundër një mbreti tjetër, nuk ulet më parë të gjykojë në se mund ta përballojë me dhjetë mijë atë që po i vjen kundër me njëzet mijë?
あるいは,どんな王が,別の王と戦いを交えようとするときに,まず座って,二万人を率いて向かって来る者を,一万人で迎え撃つことができるかどうか,よく考えないだろうか。
32 Në mos, ndërsa ai është ende larg, i dërgon një delegacion për të biseduar për paqe.
もしできないのであれば,一方の者がまだ遠くにいる間に使者を送り,和平の条件を尋ねるのだ。
33 Kështu, pra, secili nga ju që nuk heq dorë nga të gjitha ato që ka, nuk mund të jetë dishepulli im.
そのようなわけで,だれでもあなた方のうちで自分の持ち物すべてを捨てない者は,わたしの弟子になることはできない。
34 Kripa është e mirë, por nëse kripa bëhët e amësht, me se do të mund t’i kthehet shija?
塩は良いものだ。だが塩の塩気が抜けて味がなくなったら,あなた方は何によって塩に味を付けるのか。
35 Ajo nuk vlen as për tokë, as për pleh, por hidhet tutje. Kush ka veshë për të dëgjuar, le të dëgjojë”.
それは土にもたい肥にも適さない。それは投げ出されるのだ。聞く耳のある者は聞きなさい」 。

< Luka 14 >