< Luka 11 >

1 Dhe ndodhi që ai ndodhej në një vend dhe lutej dhe, si mbaroi, një nga dishepujt e tij i tha: “Zot, na mëso të lutemi, ashtu siç i mësoi Gjoni dishepujt e vet”.
一次,耶穌在一個地方祈禱,停止以後,祂的一個門徒對祂說:「主,請教給我們祈禱,如同若翰教給了他的門徒一樣。」
2 Dhe ai u tha: “Kur të luteni, thoni: “Ati ynë që je në qiej, u shenjtëroftë emri yt, ardhtë mbretëria jote, u bëftë vullneti yt si në qiell edhe në tokë.
耶穌給他們說:「你們時要說:父啊! 願你的名被尊為聖,願你的國來臨,
3 Na jep çdo ditë bukën tonë të nevojshme.
我們的日用糧,求你天天賜給我們,
4 Dhe na i fal mëkatet tona, sepse edhe ne i falim fajtorët tanë; dhe mos lejo të biem në tundim, por na shpëto nga i ligu””.
寬免我們的罪過,因為我們自己也寬免所有虧負我們的人;不要讓我們陷入誘惑。」
5 Pastaj u tha atyre: “A ka midis jush njeri që ka një mik dhe i shkon në mesnatë e i thotë: “Mik, më jep hua tri bukë,
耶穌對他們說:「你們中間誰有一個朋友,半夜去他那裏,給他說:朋友,借給我三個餅罷!
6 sepse më erdhi nga udha një miku im dhe unë s’kam çfarë t’i vë përpara”;
因為我的朋友行路到了我這裏,我沒有什麼可以款待他。
7 dhe ai, nga brenda, duke u përgjigjur, i tha: “Mos më bezdis, dera është tashmë e mbyllur dhe fëmijët e mi ranë në shtrat me mua; nuk mund të çohem e të t’i jap”?
那人從裏面回答說:不要煩擾我了! 門己經關上,我的孩子們同我一起在床上,我不能起來給你。
8 Unë po ju them se, edhe nëse nuk çohet t’ia japë sepse e ka mik, do të çohet gjithsesi për shkak të insistimit të tij dhe do t’i japë të gjitha bukët që i nevojiten.
我告訴你們:他縱然不為了他是朋友的緣故,而起來給他,也要因他恬不知恥地切求而起來,給他所需要的一切。
9 Prandaj po ju them: Lypni dhe do t’ju jepet; kërkoni dhe do të gjeni; trokitni dhe do t’ju hapet.
所以,我告訴你們:你們求,必要給你們;你們找,必要找著;你們敲,必要給你們開門。
10 Sepse kushdo që lyp, merr, kush kërkon, gjen dhe do t’i hapet atij që troket.
因為凡求的,就必得到;找的,就必找到;敲的,就必給他開。
11 Dhe cili nga ju është baba i tillë që, po t’i kërkojë bukë djali, i jep një gur? Ose po t’i kërkojë një peshk, në vend të peshkut i jep një gjarpër?
你們中間那有為父親的,兒子向他求餅,反而給他石頭呢﹖或是求魚,反將蛇當魚給他呢﹖
12 Ose, po t’i kërkojë një vezë, i jep një akrep?
或者求雞蛋,反將蝎子給他呢﹖
13 Nëse ju, pra, që jeni të këqij, dini t’u jepni dhurata të mira bijve tuaj, aq më tepër Ati juaj qiellor do t’u dhurojë Frymën e Shenjtë atyre që ia kërkojnë”.
你們縱然不善,尚且知道把好東西給你們的兒女,何況在天之父,有不更將聖神賜與求他的人嗎﹖」
14 Dhe Jezusi po dëbonte një demon që ishte memec; dhe ndodhi që, kur demoni doli, memeci foli dhe turmat u mrekulluan.
耶穌驅逐一個魔鬼──他是使人瘖啞的魔鬼;他出去以後,啞吧便說出話來,群眾都驚訝不止。
15 Por disa nga ata thanë: “Ai i dëbon demonët nëpërmjet Beelzebubit, princit të demonëve”.
但是,其中有人說:「他是仗賴魔王貝則步驅魔。」
16 Kurse disa nga ata, për ta vënë në provë, kërkonin prej tij një shenjë nga qielli.
另一些人試探耶穌,向他要求一個自天而來的徵兆。
17 Por ai, duke i njohur mendimet e tyre, u tha atyre: “Çdo mbretëri, e përçarë në vetvete shkatërrohet, dhe çdo shtëpi e përçarë në vetvete rrëzohet.
耶穌知道了他們的心意,便給他們說:「凡是一國自相紛爭,必成廢墟,一家一家的敗落。
18 Po të jetë, pra, edhe Satanai i përçarë në vetvete, si do të mund të qëndrojë mbretëria e tij? Sepse ju thoni se unë i dëboj demonët nëpërmjet Beelzebubit.
如果撒殫自相紛爭,他的國如何能存立呢﹖因為你們說我仗賴貝耳則步驅魔。
19 Por, nëse unë i dëbokam demonët nëpërmjet Beelzebubit, nëpërmjet kujt i dëbojnë ata bijtë tuaj? Prandaj ata do të jenë gjykatësit tuaj.
如果我仗賴貝耳則步驅,你們的子弟們是仗賴誰驅魔呢﹖為此,他們將是你們的裁判者。
20 Por në se unë i dëboj demonët me gishtin e Perëndisë, mbretëria e Perëndisë, pra ka arritur deri te ju.
如果我是仗賴天主的手指驅魔,那麼,天主的國已來到你們中間了。
21 Kur burri i fortë, i armatosur mirë, e ruan shtëpinë e vet, pasuria e tij është në paqe.
幾時壯士配帶武器,看守自己的宅舍,他的財產必能安全。
22 Por në qoftë se vjen një më i fortë se ai dhe e mund atë, ia merr armët në të cilat kishte shpresë dhe i ndan plaçkat e tij.
但是,如果有個比他強壯的來戰勝他,必會把他所依仗的一切器械都奪去,而瓜分他的贓物。
23 Kush nuk është me mua, është kundër meje dhe kush nuk mbledh me mua, shpërndan.
不隨同我的,就是反對我;不同我收集的,就是分散。」
24 Kur fryma e ndyrë del nga një njeri, endet në vende të shkreta, duke kërkuar pushim, dhe duke mos e gjetur dot, thotë: “Do të kthehem në shtëpinë time nga dola”.
邪魔從人身上出去後,走遍乾旱之地,尋找一個安息之所,卻沒有找著;他於是說:我要回到我出來的那屋裏去。
25 Dhe, kur kthehet, e gjen të fshirë e të zbukuruar,
他來到後,見裏面已打掃清潔,裝飾整齊,
26 atëherë shkon e merr me vete shtatë frymëra të tjerë më të këqij se ai, dha ata hyjnë aty dhe banojnë aty; dhe gjendja e fundit e atij njeriu bëhet më e keqe se e para”.
就去,另外帶了七個比自己更惡的魔鬼來,進去,住在那裏;那人末後的處境,比先前就更壞了。」
27 Ndodhi që, ndërsa ai po thoshte këto gjëra, një grua nga turma e çoi zërin e saj dhe i tha: “Lum barku që të barti dhe gjinjtë që të mëndën”.
耶穌說這些話的時候,人群中,有一個婦人高聲向他說:「懷過你的胎,及你所吮吸過的乳房,是有福的! 」
28 Por ai u tha: “Me tepër lum ata që e dëgjojnë fjalën e Perëndisë dhe e zbatojnë”.
耶穌卻說:「可是那聲天主的話而遵行的,更是有福的! 」
29 Duke qenë se turmat po i shtyheshin përreth, ai filloi të thotë: “Ky brez është i lig; ai kërkon nje shenjë, por asnjë shenjë nuk do t’i jepet, përveç shenjës së profetit Jona.
群眾合攏來的時候,耶穌開始說:「這一世代是一個邪惡的世代:它要求徵兆,除了約納的徵兆外,必不給它任何其他徵兆。
30 Sepse, ashtu si Jona qe një shenjë për Ninivasit, kështu edhe Biri i njeriut do të jetë një shenjë për këtë brez.
因為,有如約納為尼尼微人是個徵兆,將來人子為這一世代也是這樣的。
31 Mbretëresha e Mesditës do të ngrihet ditën e gjyqit me njerëzit e këtij brezi dhe do t’i dënojë, sepse ajo po vjen nga skaji i dheut për të dëgjuar urtësinë e Salomonit; dhe ja, këtu është dikush më i madh se Salomoni.
南方的女王,在審判時,將同這一世代的人起來,定他們的罪,因為她從地極來,聽撒羅滿的智慧;看,這裏有一位大於撒羅滿的!
32 Ninivasit, ditën e gjyqit, do të ringjallen me këtë brez dhe do ta dënojnë, sepse ata u penduan për predikimin e Jonas; dhe ja, këtu është dikush më i madh se Jona”.
尼尼微人在審判時,將同這一代的人起來,定他們的罪,因為尼尼微人因了約納的宣講而悔改了;看,這裏有一位大於約納的! 」
33 Asnjëri, kur ndez një llambë, nuk e vë në një vend të fshehtë ose nën babunë, po përmbi dritëmbajtësen, që të shohin dritë ata që hyjnë.
沒有人點燈放在窖中,或置於斗下的,而是放在燈台上,讓進來的人看見光明。
34 Llamba e trupit është syri; në se syri yt është i shëndoshë, gjithë trupi yt do të jetë i ndriçuar; por në se syri yt është i sëmurë, edhe gjithë trupi yt do të jetë plot me errësirë.
你的眼睛就是身體的燈。幾時你的眼睛純潔,你全身就光明;但如果邪惡,你全身就黑暗。
35 Prandaj trego kujdes që drita që është në ty të mos jetë terr.
為此,你要小心,不要叫你內裏的光成了黑暗。
36 Në se gjithë trupi yt është i ndriçuar, pa asnjë pjesë të errët, gjithçka do të jetë e ndriçuar, sikurse ndodh kur llamba të ndriçon me shkëlqimin e saj”.
所以,如果你全身光明,絲毫沒有黑暗之處,一切必要光明,有如燈光照耀你一樣。」
37 Por ndërsa Jezusi po fliste, një farise e ftoi për drekë në shtëpinë e vet. Dhe ai hyri dhe u vendos në tryezë.
耶穌正說話的時候,有一個法利賽人請他到自己家中用飯,耶穌進去便入了席。
38 Fariseu e vuri re këtë dhe u mrekullua që Jezusit nuk lau para buke.
那個法利賽人一看見,就怪異耶穌飯前不先洗手。
39 Dhe Zoti i tha: “Tani ju farisenjtë pastroni të jashtmen e kupës dhe të pjatës, ndërsa brendinë tuaj e keni plot me grabitje dhe ligësi.
但主對他說:「你們法利賽人洗淨杯盤的外面,而你們心中卻滿是劫奪與邪惡。
40 Të pamend! Ai që bëri anën e jashtme, vallë nuk bëri edhe të brendshmen?
糊塗人哪! 那造外面的,不是也造了裏面嗎﹖
41 Por jepni si lëmoshë atë që është përbrenda, dhe çdo gjë do të jetë e pastër për ju.
只要把你們杯盤裏面的施捨了,那麼,一切對你們便都潔淨了。
42 Por mjerë ju, o farisenj! Sepse ju paguani të dhjetën e ryzës, të mendrës dhe të çdo barishteje, dhe pastaj lini pas dore drejtësinë dhe dashurinë e Perëndisë. Këto gjëra duhet t’i bënit, pa i lënë pas dore të tjerat.
但是,禍哉,你們法利賽人! 因為你們把薄荷茴香及各種菜蔬捐獻十分之一,反而將公義及愛天主的義務忽略過去:這些固然該作,那些也不可忽略。
43 Mjerë ju, o farisenj! Sepse ju e doni vendin e parë ndër sinagoga dhe përshëndetjet nëpër sheshe.
禍哉,你們法利賽人! 因為你們在會堂裏愛坐上座,在街市上愛受人致敬。
44 Mjerë ju, skribë dhe farisenj hipokritë! Sepse jeni si varret që nuk shihen dhe njërëzit ecin sipër tyre, pa e ditur”.
禍哉,你們! 因為你們就如同不顯露的墳墓,人在上面行走,也不知道。」
45 Atëherë, duke u përgjigjur, një nga mësuesit e ligjit, i tha: “Mësues, duke folur kështu, ti po na fyen edhe ne”.
有一個法學士回答耶穌說:「師傅,你說這些話,連我們也悔辱了。」
46 Dhe ai thoshte: “Mjerë edhe ju, o mësues të ligjit! Sepse i ngarkoni njerëzit me barrë që me vështirësi baren, dhe ju nuk i prekni ato barrë as edhe me një gisht.
耶穌說:「禍哉,你們這些法學士! 因為你們加給人不堪負荷的重擔,而你們自己對重擔連一個指頭也不肯動一下。
47 Mjerë ju! Sepse ju ndërtuat varret e profetëve dhe etërit tuaj i patën vrarë ata.
禍哉,你們! 你們修建先知的墳墓,而你們的祖先卻殺害了他們,
48 Duke vepruar në këtë mënyrë, ju dëshmoni se i miratoni veprat e etërve tuaj; në fakt ata vranë profetët dhe ju ndërtoni varret e tyre.
可見你們證明,並讚成你們祖先所行的事,因為他們殺害了先知,而你們卻修建先知的墳墓。
49 Për këtë arsye edhe urtësia e Perëndisë tha: “Unë do t’u dërgoj profetë dhe apostuj, dhe ata do të vrasin disa prej tyre kurse të tjerët do t’i përndjekin”,
為此,天主的智慧曾說過:我將要派遣先知及使者到他們那裏,其中有的,他們要殺死;有的,他們要迫害,
50 me qëllim që këtij brezi t’i kërkohet llogari për gjakun e të gjithë profetëve, i cili u derdh që nga krijimi i botës:
為使從創造世界以來,所流眾先知的血,都要向這一代追討,
51 nga gjaku i Abelit deri te gjaku i Zakarias, që u vra ndërmjet altarit dhe tempullit; po, unë po ju them, se këtij brezi do t’i kërkohet llogari.
從亞伯爾的血,到喪亡在祭壇與聖所之間的則加黎雅的血,的確,我告訴你們:都要向這一代追討。
52 Mjerë ju, o mësues të ligjit! Sepse ju e morët çelësin e dijes; ju vetë nuk hytë dhe penguat hyrjen e atyre që po hynin”.
禍哉,你們法學士! 因為你們拿走了智識的鑰匙,自己不進去,那願意進去的,你們也加以阻止。」
53 Po ndërsa ai u fliste atyre këto gjëra, skribët dhe farisenjtë filluan të zemërohen shumë kundër tij dhe ta sulmojnë atë me shumë pyetje,
耶穌從那裏出來以後,經師們同法利賽人開始嚴厲追逼他,盤問他許多的事,
54 për t’i ngritur kurthe, për ta zënë në gabim e për të mundur ta akuzojnë për ndonjë fjalë të tij.
窺伺他,要從他口中抓到語病。

< Luka 11 >