< Levitiku 2 >

1 “Kur dikush i sjell si fli Zotit një blatim, oferta e tij të jetë nga maja e miellit; le të derdhë vaj mbi të dhe t’i vërë temjan sipër.
「若有人獻素祭為供物給耶和華,要用細麵澆上油,加上乳香,
2 Do t’ia çojë priftërinjve, bijve të Aaronit; prifti do të marrë prej saj një grusht majë mielli dhe vaji me gjithë temjanin dhe do ta tymosë mbi altar si kujtim. Éshtë një flijim i bërë me zjarr me erë të këndshme për Zotin.
帶到亞倫子孫作祭司的那裏;祭司就要從細麵中取出一把來,並取些油和所有的乳香,然後要把所取的這些作為紀念,燒在壇上,是獻與耶和華為馨香的火祭。
3 Ajo që mbetet nga blatimi do të jetë për Aaronin dhe bijtë e tij; është një gjë shumë e shenjtë e bërë me zjarr për Zotin.
素祭所剩的要歸給亞倫和他的子孫;這是獻與耶和華的火祭中為至聖的。
4 Kur çon si fli një blatim ushqimesh të pjekura në furrë, do të jetë me kulaç prej maje mielli, pa maja, të zëna me vaj dhe me revani pa maja të lyer me vaj.
「若用爐中烤的物為素祭,就要用調油的無酵細麵餅,或是抹油的無酵薄餅。
5 Por në qoftë se ofrimi jote është një blatim ushqimi të pjekur në skarë, do të jetë prej majës së miellit të përzier me vaj dhe pa maja.
若用鐵鏊上做的物為素祭,就要用調油的無酵細麵,
6 Do ta ndash në copa dhe do të derdhësh vaj mbi të; është një blatim ushqimor.
分成塊子,澆上油;這是素祭。
7 Por në rast se flija jote është një blatim ushqimi i gatuar në tigan, do të jetë prej majës së miellit me vaj.
若用煎盤做的物為素祭,就要用油與細麵做成。
8 Do t’i çosh Zotit blatimin ushqimor të përgatitur me këto gjëra; do t’i paraqitet priftit, që do ta çojë në altar.
要把這些東西做的素祭帶到耶和華面前,並奉給祭司,帶到壇前。
9 Prifti do të marrë nga blatimi pjesën që do të shërbejë si kujtim dhe do ta tymosë mbi altar. Éshtë një flijim i bërë me zjarr me erë të këndshme për Zotin.
祭司要從素祭中取出作為紀念的,燒在壇上,是獻與耶和華為馨香的火祭。
10 Ajo që mbetet nga blatimi i ushqimit do të jetë për Aaronin dhe bijtë e tij; është një gjë shumë e shenjtë ndër flijimet e bëra me zjarr për Zotin.
素祭所剩的要歸給亞倫和他的子孫。這是獻與耶和華的火祭中為至聖的。
11 Çdo blatim ushqimor që do t’i çoni Zotit do të jetë pa maja, sepse nuk do të tymosni asgjë që përmban maja ose mjaltë, si flijim që bëhet me zjarr për Zotin.
「凡獻給耶和華的素祭都不可有酵;因為你們不可燒一點酵、一點蜜當作火祭獻給耶和華。
12 Mund t’ia çoni Zotit si një blatim të prodhimeve të para, por ato nuk do të vihen mbi altarin si oferta me erë të këndshme.
這些物要獻給耶和華作為初熟的供物,只是不可在壇上獻為馨香的祭。
13 Çdo blatim ushqimor që do të ofrosh, do ta ndreqësh me kripë; nuk do ta lësh mangut kripën nga blatimet e tua, sipas besëlidhjes me Perëndinë. Mbi të gjitha ofertat e tua do të ofrosh kripë.
凡獻為素祭的供物都要用鹽調和,在素祭上不可缺了你上帝立約的鹽。一切的供物都要配鹽而獻。
14 Në rast se i ofron Zotit një blatim ushqimesh nga prodhimet e tua të para, do të ofrosh si blatim ushqimor të prodhimeve të tua të para kallinj të thekur në zjarr, kokrra gruri të shtypura nga kallinj të plotë.
若向耶和華獻初熟之物為素祭,要獻上烘了的禾穗子,就是軋了的新穗子,當作初熟之物的素祭。
15 Dhe do të vësh mbi to vaj dhe temjan; është një blatim ushqimor.
並要抹上油,加上乳香;這是素祭。
16 Pas kësaj prifti do të tymosë si kujtim një pjesë të grurit dhe një pjesë të vajit, së bashku me tërë temjanin. Éshtë një flijim i bërë me zjarr për Zotin”.
祭司要把其中作為紀念的,就是一些軋了的禾穗子和一些油,並所有的乳香,都焚燒,是向耶和華獻的火祭。」

< Levitiku 2 >