< Gjyqtarët 8 >

1 Burrat e Efraimit i thanë Gedeonit: “Pse je sjellë në këtë mënyrë me ne, duke mos na thirrur kur shkove të luftosh kundër Madianit?”. Dhe patën një grindje të ashpër me të.
以法莲人对基甸说:“你去与米甸人争战,没有招我们同去,为什么这样待我们呢?”他们就与基甸大大地争吵。
2 Ai iu përgjegj atyre: “Por çfarë kam bërë unë kundër jush? Qëmtimi i Efraimit nuk vlen vallë më tepër se sjellja e Abiezerit?
基甸对他们说:“我所行的岂能比你们所行的呢?以法莲拾取剩下的葡萄不强过亚比以谢所摘的葡萄吗?
3 Perëndia ju dha në dorë princat e Madianit, Orebin dhe Zeebin; çfarë mund të bëja për ju?”. Kur tha këto fjalë, zemërimi i tyre kundër tij u fashit.
神已将米甸人的两个首领俄立和西伊伯交在你们手中;我所行的岂能比你们所行的呢?”基甸说了这话,以法莲人的怒气就消了。
4 Gedeoni arriti pastaj në Jordan dhe e kaloi atë me të treqind burrat që ishin me të; megjthëse të lodhur ata vazhdonin ta ndiqnin armikun.
基甸和跟随他的三百人到约旦河过渡,虽然疲乏,还是追赶。
5 Atyre të Sukothit u tha: “Ju lutem, u jepni bukë njerëzve që më vijnë pas, sepse janë të lodhur, dhe unë jam duke ndjekur Zebahun dhe Tsalmunain, mbretër të Madianit”.
基甸对疏割人说:“求你们拿饼来给跟随我的人吃,因为他们疲乏了;我们追赶米甸人的两个王西巴和撒慕拿。”
6 Por krerët e Sukothit u përgjegjën: “Mos vallë Zebahu dhe Tsalmunai janë në dorën tënde, që ne të duhet t’i japim bukë ushtrisë tënde?”.
疏割人的首领回答说:“西巴和撒慕拿已经在你手里,你使我们将饼给你的军兵吗?”
7 Atëherë Gedeoni tha: “Për këtë, kur Zoti të më japë në dorë Zebahun dhe Tsalmunain, do të copëtoj trupin tuaj me gjembat dhe me ferrat e shkretëtirës.
基甸说:“耶和华将西巴和撒慕拿交在我手之后,我就用野地的荆条和枳棘打伤你们。”
8 Që andej shkoi në Penuel dhe u foli në të njëjtën mënyrë banorëve të tij; burrat e Penuelit iu përgjigjën në të njëjtën mënyrë si ata të Sukothit.
基甸从那里上到毗努伊勒,对那里的人也是这样说;毗努伊勒人也与疏割人回答他的话一样。
9 Kështu ai u foli edhe burrave të Penuelit, duke u thënë: “Kur të kthehem në paqe, do të rrëzoj këtë kala”.
他向毗努伊勒人说:“我平平安安回来的时候,我必拆毁这楼。”
10 Zebahu dhe Tsalmunai ndodheshin në Karkor me gjithë ushtrinë e tyre prej rreth pesëmbëdhjetë mijë burrash, ajo që mbetej nga tërë ushtria e bijve të lindjes, sepse njëqind e njëzet mijë njerëz që mbanin shpatë i kishin vrarë.
那时西巴和撒慕拿,并跟随他们的军队都在加各,约有一万五千人,就是东方人全军所剩下的;已经被杀约有十二万拿刀的。
11 Gedeoni shkoi nëpër rrugët e atyre që banonin në çadra, në lindje të Nobahut dhe të Jogbehahut, dhe mundi ushtrinë që e pandehte veten në siguri.
基甸就由挪巴和约比哈东边,从住帐棚人的路上去,杀败了米甸人的军兵,因为他们坦然无惧。
12 Dhe Zebahu dhe Tsalmunai ikën me vrap; por ai i ndoqi dhe i zuri të dy mbretërit e Madianit, Zebahun dhe Tsalmunain, dhe e shpartalloi tërë ushtrinë.
西巴和撒慕拿逃跑;基甸追赶他们,捉住米甸的二王西巴和撒慕拿,惊散全军。
13 Pastaj Gedeoni, bir i Joashit, u kthye në fushën e betejës nëpër të përpjetën e Heresit.
约阿施的儿子基甸由希列斯坡从阵上回来,
14 Kapi një të ri nga njerëzit e Sukothit dhe e mori në pyetje, dhe ky i dha me shkrim emrat e krerëve dhe të pleqve të Sukothit, gjithsej shtatëdhjetë e shtatë burra.
捉住疏割的一个少年人,问他:“疏割的首领长老是谁?”他就将首领长老七十七个人的名字写出来。
15 Pastaj shkoi te njerëzit e Sukothit dhe tha: “Ja, Zebahu dhe Tsalmunai, në lidhje me të cilët jeni tallur me mua, duke thënë: “Mos vallë Zebahu dhe Tsalmunai janë në dorën tënde, që ne të duhet t’u japim bukë njerëzve të tu të lodhur?””.
基甸到了疏割,对那里的人说:“你们从前讥诮我说:‘西巴和撒慕拿已经在你手里,你使我们将饼给跟随你的疲乏人吗?’现在西巴和撒慕拿在这里。”
16 Mori pastaj pleqtë e qytetit dhe me gjembat dhe ferrat e shkretëtirës u dha një mësim burrave të Sukothit.
于是捉住那城内的长老,用野地的荆条和枳棘责打疏割人;
17 Rrëzoi gjithashtu kalanë e Penuelit dhe vrau njerëzit e qytetit.
又拆了毗努伊勒的楼,杀了那城里的人。
18 Pastaj u tha Zebahut dhe Tsalmunait: “Si ishin njerëzit që keni vrarë në Tabor?”. Ata u përgjigjën: “Ishin si ti; secili prej tyre kishte pamjen e birit të një mbreti”.
基甸问西巴和撒慕拿说:“你们在他泊山所杀的人是什么样式?”回答说:“他们好像你,各人都有王子的样式。”
19 Ai vazhdoi: “Ishin vëllezërit e mi, bij të nënes sime; ashtu siç është e vërtetë që Zoti rron, po të mos i kishit vrarë, unë nuk do t’ju vrisja!”.
基甸说:“他们是我同母的弟兄,我指着永生的耶和华起誓,你们从前若存留他们的性命,我如今就不杀你们了。”
20 Pastaj i tha Jetherit, birit të tij të parë: “Çohu dhe vriti!”. Por i riu nuk e nxori shpatën, sepse kishte frikë, ishte ende i ri.
于是对他的长子益帖说:“你起来杀他们。”但益帖因为是童子,害怕,不敢拔刀。
21 Atëherë Zebahu dhe Tsalmunai thanë: “Çohu ti vetë dhe na godit, sepse si të jetë burri ashtu është edhe forca e tij”. Kështu Gedeoni u ngrit dhe vrau Zebahun dhe Tsalmunain, dhe shtiu në dorë gjysmëhënat që devetë e tyre mbanin në qafë.
西巴和撒慕拿说:“你自己起来杀我们吧!因为人如何,力量也是如何。”基甸就起来,杀了西巴和撒慕拿,夺获他们骆驼项上戴的月牙圈。
22 Atëherë burrat e Izraelit i thanë Gedeonit: “Mbretëro mbi ne ti, biri yt dhe i biri i birit tënd, sepse na ke çliruar nga sundimi i Madianit”.
以色列人对基甸说:“你既救我们脱离米甸人的手,愿你和你的儿孙管理我们。”
23 Por Gedeoni u përgjegj: “Unë nuk do të mbretëroj mbi ju, as edhe biri im!”.
基甸说:“我不管理你们,我的儿子也不管理你们,惟有耶和华管理你们。”
24 Pastaj Gedeoni u tha: “Por dua t’ju kërkoj diçka: secili prej jush të më japë vathët e plaçkës së tij”. Ata kishin vathët prej ari sepse ishin Ismaelitë.
基甸又对他们说:“我有一件事求你们:请你们各人将所夺的耳环给我。”(原来仇敌是以实玛利人,都是戴金耳环的。)
25 Ata u përgjigjën: “Ne i japim me gjithë qejf”. Kështu ata shtrinë një mantel dhe secili hodhi vathët e plaçkës së tij.
他们说:“我们情愿给你”,就铺开一件外衣,各人将所夺的耳环丢在其上。
26 Pesha e vathëve prej ari që ai kishte kërkuar ishte njëmijë e shtatëqind sikla ari, përveç gjysmëhënëzave, varëseve dhe rrobave të purpurta që vishnin mbretërit e Madianit, përveç qaforeve që devetë e tyre mbanin në qafë.
基甸所要出来的金耳环重一千七百舍客勒金子。此外还有米甸王所戴的月环、耳坠,和所穿的紫色衣服,并骆驼项上的金链子。
27 Pastaj Gedeoni me to bëri një efod, dhe e vendosi në Ofrah, në qytetin e tij; tërë Izraeli shkoi atje dhe u kurvërua me të dhe kështu u shndërrua në një lak për Gedeonin dhe shtëpinë e tij.
基甸以此制造了一个以弗得,设立在本城俄弗拉。后来以色列人拜那以弗得行了邪淫;这就作了基甸和他全家的网罗。
28 Kështu Madiani u poshtërua përpara bijve të Izraelit dhe nuk ngriti më kokë; dhe vendi pati paqe dyzet vjet me radhë, gjatë gjithë jetës së Gedeonit.
这样,米甸人被以色列人制伏了,不敢再抬头。基甸还在的日子,国中太平四十年。
29 Pastaj Jerubaali, bir i Joashit, u kthye të banojë në shtëpinë e tij.
约阿施的儿子耶路·巴力回去,住在自己家里。
30 Gedeoni pati shtatëdhjetë fëmijë që dolën nga ijet e tij, sepse pati shumë gra.
基甸有七十个亲生的儿子,因为他有许多的妻。
31 Por konkubina e tij që banonte në Sikem, i lindi edhe ajo një djalë, të cilit i vuri emrin Abimelek.
他的妾住在示剑,也给他生了一个儿子。基甸与他起名叫亚比米勒。
32 Pastaj Gedeoni, bir i Joashit, vdiq në pleqëri të mbarë dhe u varros në varrin e Joashit, të atit të tij, në Ofrah të Abiezeritëve.
约阿施的儿子基甸,年纪老迈而死,葬在亚比以谢族的俄弗拉,在他父亲约阿施的坟墓里。
33 Pas vdekjes së Gedeonit, bijtë e Izraelit filluan përsëri të kurvërohen përpara Baalit dhe zgjodhën Baal-Berithin si zot të tyre.
基甸死后,以色列人又去随从诸巴力行邪淫,以巴力·比利土为他们的神。
34 Bijtë e Izraelit nuk u kujtuan fare për Zotin, Perëndinë e tyre, që i kishte çliruar nga të gjithë armiqtë që i rrethonin,
以色列人不记念耶和华—他们的 神,就是拯救他们脱离四围仇敌之手的,
35 dhe nuk u treguan fare mirënjohës ndaj shtëpisë së Jerubaalit (domethënë të Gedeonit) për gjithë ato të mira që i kishte bërë Izraelit.
也不照着耶路·巴力,就是基甸向他们所施的恩惠厚待他的家。

< Gjyqtarët 8 >