< Gjyqtarët 7 >

1 Jerubaali, pra, (domethënë Gedeoni) dhe gjithë njerëzit që ishin me të u ngritën herët në mëngjes dhe fushuan pranë burimit të Harodit. Kampi i Madianit ndodhej në veri të tyre, pranë kodrës së Morehut, në luginë.
耶路‧巴力就是基甸,他和一切跟隨的人早晨起來,在哈律泉旁安營。米甸營在他們北邊的平原,靠近摩利岡。
2 Atëherë Zoti i tha Gedeonit: “Për mua njerëzia që është me ty është tepër e madhe, që unë të jap Madianin në duart e tij; Izraeli do të mund të mburrej para meje duke thënë: “Éshtë dora ime që më ka shpëtuar”.
耶和華對基甸說:「跟隨你的人過多,我不能將米甸人交在他們手中,免得以色列人向我誇大,說:『是我們自己的手救了我們。』
3 Prandaj shpalli tërë popullit, duke i thënë: “Ai që ka frikë dhe dridhet, le të kthehet prapa dhe të largohet nga mali i Galaadit””. Atëherë u kthyen prapa njëzet e dy mijë burra dhe mbetën në vend dhjetë mijë.
現在你要向這些人宣告說:『凡懼怕膽怯的,可以離開基列山回去。』」於是有二萬二千人回去,只剩下一萬。
4 Zoti i tha Gedeonit: “Njerëzit janë përsëri shumë; bëji të zbresin në ujë dhe atje do t’i vë në provë për ty. Ai për të cilin do të them: “Ky të vijë me ty”, ka për të ardhur me ty; dhe ai për të cilin do të them: “Ky mos të vijë me ty, nuk ka për të ardhur”.
耶和華對基甸說:「人還是過多;你要帶他們下到水旁,我好在那裏為你試試他們。我指點誰說:『這人可以同你去』,他就可以同你去;我指點誰說:『這人不可同你去』,他就不可同你去。」
5 Gedeoni i vuri njerëzit të zbrisnin në ujë; dhe Zoti tha: “Tërë ata që do të lëpijnë ujin me gjuhë, ashtu siç e lëpinë qeni, do t’i vësh mënjanë; dhe kështu do të veprosh edhe me të gjithë ata që do të gjunjëzohen për të pirë ujë”.
基甸就帶他們下到水旁。耶和華對基甸說:「凡用舌頭舔水,像狗舔的,要使他單站在一處;凡跪下喝水的,也要使他單站在一處。」
6 Numri i atyre që lëpinë ujin duke e çuar në gojë me dorë arriti në treqind veta; gjithë të tjerët u gjunjëzuan për të pirë ujë.
於是用手捧着舔水的有三百人,其餘的都跪下喝水。
7 Atëherë Zoti i tha Gedeonit: “Me anë të treqind burrave që lëpinë ujin unë do t’ju shpëtoj dhe do t’i jap Madianitët në duart e tua. Gjithë të tjerat le të kthehen në shtëpitë e tyre”.
耶和華對基甸說:「我要用這舔水的三百人拯救你們,將米甸人交在你手中;其餘的人都可以各歸各處去。」
8 Atëherë treqind burrat morën në duart e tyre ushqimet dhe boritë e tyre; kështu Gedeoni i ktheu tërë burrat e tjerë të Izraelit, secilin në çadrën e tij, por mbajti me vete treqind burrat. Kampi i Madianit gjendej poshtë tij, në luginë.
這三百人就帶着食物和角;其餘的以色列人,基甸都打發他們各歸各的帳棚,只留下這三百人。米甸營在他下邊的平原裏。
9 Po atë natë Zoti i tha Gedeonit: “Çohu dhe bjeri kampit, sepse unë ta kam lënë ty në dorë.
當那夜,耶和華吩咐基甸說:「起來,下到 米甸營裏去,因我已將他們交在你手中。
10 Por në rast se ke frikë ta bësh, zbrit në kamp me Purahun, shërbëtorin tënd,
倘若你怕下去,就帶你的僕人普拉下到那營裏去。
11 dhe do të dëgjosh çfarë thonë; mbas kësaj, duart e tua do të forcohen dhe do të jesh në gjendje të sulmosh kampin”. Ai zbriti, pra, deri në pozicionet e përparuara të kampit bashkë me Purahun, shërbëtorin e tij.
你必聽見他們所說的,然後你就有膽量下去攻營。」於是基甸帶着僕人普拉下到營旁。
12 Por Madianitët, Amalekitët dhe tërë bijtë e lindjes ishin shpërndarë në luginë si një mori karkalecash dhe devetë e tyre të panumërta ishin si rëra që ndodhet mbi bregun e detit.
米甸人、亞瑪力人,和一切東方人都布散在平原,如同蝗蟲那樣多。他們的駱駝無數,多如海邊的沙。
13 Kur arriti Gedeoni, një burrë po i tregonte një shoku të vet një ëndërr që kishte parë dhe thoshte: “Sapo pashë një ëndërr; më dukej sikur kisha përpara një bukë prej elbi që rrokullisej në drejtim të kampit të Madianit, arrinte në çadër dhe e godiste duke e përmbysur dhe duke e rrëzuar”.
基甸到了,就聽見一人將夢告訴同伴說:「我做了一夢,夢見一個大麥餅滾入米甸營中,到了帳幕,將帳幕撞倒,帳幕就翻轉傾覆了。」
14 Atëherë shoku i tij iu përgjegj dhe i tha: “Kjo nuk është tjetër veçse shpata e Gedeonit, birit të Joashit, burrë i Izraelit; në duart e tij Perëndia e ka lënë Madianin dhe tërë kampin”.
那同伴說:「這不是別的,乃是以色列人約阿施的兒子基甸的刀;上帝已將米甸和全軍都交在他的手中。」
15 Mbasi dëgjoi tregimin e ëndrrës dhe interpretimin e saj, Gedeoni ra përmbys në shenjë adhurimi; pastaj u kthye në kampin e Izraelit dhe tha: “Çohuni se Zoti ka dhënë në duart tuaja kampin e Madianit!”.
基甸聽見這夢和夢的講解,就敬拜上帝,回到以色列營中,說:「起來吧!耶和華已將米甸的軍隊交在你們手中了。」
16 Pastaj i ndau të treqind burrat në tre grupe dhe i dorëzoi secilit prej tyre bori dhe enë boshe me nga një pishtar brenda;
於是基甸將三百人分作三隊,把角和空瓶交在各人手裏(瓶內都藏着火把),
17 dhe u tha: “Shikomëni mua dhe veproni ashtu si do të veproj unë; kur të kem arritur në kufijtë e kampit, ju do të veproni pikërisht si unë.
吩咐他們說:「你們要看我行事:我到了營的旁邊怎樣行,你們也要怎樣行。
18 Kur do t’i bie borisë, unë dhe të gjithë ata që janë me mua, edhe ju do t’i bini borive rreth e qark gjithë kampit dhe do të bërtisni: “Për Zotin dhe për Gedeonin””.
我和一切跟隨我的人吹角的時候,你們也要在營的四圍吹角,喊叫說:『耶和華和基甸的刀!』」
19 Gedeoni dhe njëqind burrat që ishin me të arritën në buzë të kampit në prag të mesnatës, fill pas ndërrimit të rojeve. Ata u ranë borive dhe thyen enët që mbanin në dorë.
基甸和跟隨他的一百人,在三更之初才換更的時候,來到營旁,就吹角,打破手中的瓶。
20 Atëherë të tre grupimet u ranë borive dhe thyen enët duke mbajtur me dorën e majtë pishtarët dhe me atë të djathtë boritë, dhe filluan të bërtisnin: “Shpata e Zotitt dhe e Gedeonit!”.
三隊的人就都吹角,打破瓶子,左手拿着火把,右手拿着角,喊叫說:「耶和華和基甸的刀!」
21 Secili prej tyre qëndroi në vendin e tij rreth kampit; e tërë ushtria armike përkundrazi filloi të rendë, të bërtasë dhe të ikë me vrap.
他們在營的四圍各站各的地方;全營的人都亂竄。三百人吶喊,使他們逃跑。
22 Ndërsa treqind burrat u binin borive, Zoti e ktheu shpatën e secilit kundër shokut të tij në tërë kampin. Ushtria armike ia mbathi në Beth-Shitah në drejtim të Tserahut, deri në buzë të Abel-Meholahut pranë Tabathit.
三百人就吹角,耶和華使全營的人用刀互相擊殺,逃到西利拉的伯‧哈示他,直逃到靠近他巴的亞伯‧米何拉。
23 Atëherë Izraelitët e Neftalit, të Asherit dhe të tërë Manasit u mblodhën dhe i ndoqën Madianitët.
以色列人就從拿弗他利、亞設,和瑪拿西全地聚集來追趕米甸人。
24 Gedeoni dërgoi pastaj lajmëtarë në të gjithë krahinën malore të Efraimit për të thënë: “Zbrisni kundër Madianitëve dhe shtini në dorë vatë e lumenjve deri në Beth-Barah dhe në Jordan”. Kështu tërë burrat e Efraimit u mblodhën dhe zunë vatë e lumenjve deri në Beth-Barah dhe në Jordan.
基甸打發人走遍以法蓮山地,說:「你們下來攻擊米甸人,爭先把守約旦河的渡口,直到伯‧巴拉。」於是以法蓮的眾人聚集,把守約旦河的渡口,直到伯‧巴拉,
25 Dhe zunë dy princa të Madianit, Orebin dhe Zeebin; Orebin e vranë në shkëmbin e Orebit dhe Zeebin në grykën e Zeebit. I ndoqën Madianitët dhe ia çuan kokat e Orebit dhe të Zeebit Gedeonit në krahun tjetër të Jordanit.
捉住了米甸人的兩個首領:一名俄立,一名西伊伯;將俄立殺在俄立磐石上,將西伊伯殺在西伊伯酒醡那裏;又追趕米甸人,將俄立和西伊伯的首級帶過約旦河,到基甸那裏。

< Gjyqtarët 7 >