< Gjyqtarët 21 >

1 Por njerëzit e Izraelit ishin betuar në Mitspah, duke thënë: “Asnjë nga ne nuk do t’ja japë bijën e tij për grua një Beniaminiti”.
以色列人在米斯巴曾起誓說:「我們都不將女兒給便雅憫人為妻。」
2 Pastaj populli erdhi në Bethel, ku qëndroi deri në mbrëmje përpara Perëndisë; dhe ngriti zërin dhe qau me të madhe,
以色列人來到伯特利,坐在上帝面前直到晚上,放聲痛哭,
3 duke thënë: “O Zot, Perëndi i Izraelit, pse ndodhi kjo në Izrael, që sot të mungojë një fis në Izrael?”.
說:「耶和華-以色列的上帝啊,為何以色列中有這樣缺了一支派的事呢?」
4 Të nesërmen populli u ngrit herët në mëngjes, ndërtoi në atë vend një altar dhe ofroi olokauste dhe flijime falenderimi.
次日清早,百姓起來,在那裏築了一座壇,獻燔祭和平安祭。
5 Pastaj bijtë e Izraelit thanë: “Cili nga fiset e Izraelit nuk ka dalë në asamble para Zotit?”. Sepse kishin bërë një betim solemn kundër kujtdo që nuk kishte dalë përpara Zotit në Mitspah, duke thënë: “Ai njeri do të vritet”.
以色列人彼此問說:「以色列各支派中,誰沒有同會眾上到耶和華面前來呢?」先是以色列人起過大誓說,凡不上米斯巴到耶和華面前來的,必將他治死。
6 Bijtë e Izraelit ishin të hidhëruar për Beniaminin, vëllanë e tyre, dhe thonin: “Sot u zhduk një fis i Izraelit.
以色列人為他們的弟兄便雅憫後悔,說:「如今以色列中絕了一個支派了。
7 Si do të bëjmë t’u gjejmë gra atyre që shpëtuan, sepse jemi betuar në emër të Zotit të mos u japim atyre për grua asnjë prej vajzave tona?”.
我們既在耶和華面前起誓說,必不將我們的女兒給便雅憫人為妻,現在我們當怎樣辦理、使他們剩下的人有妻呢?」
8 Pastaj thanë: “Cili është midis fiseve të Izraelit ai që nuk ka dalë para Zotit në Mitspah?”. Dhe ja që asnjeri nga Jabesi i Galaadit nuk kishte ardhur në kamp për asamblenë;
又彼此問說:「以色列支派中誰沒有上米斯巴到耶和華面前來呢?」他們就查出基列‧雅比沒有一人進營到會眾那裏;
9 në fakt u kalua në revistë populli, u vu re që në gjirin e tij nuk kishte asnjë nga banorët e Jabesit të Galaadit.
因為百姓被數的時候,沒有一個基列‧雅比人在那裏。
10 Atëherë asambleja dërgoi atje dymbëdhjetë mijë burra nga më trimat dhe u dha këtë urdhër, duke thënë: “Shkoni dhe vrisni me shpatë banorët e Jabesit të Galasadit, duke përfshirë gratë dhe fëmijët.
會眾就打發一萬二千大勇士,吩咐他們說:「你們去用刀將基列‧雅比人連婦女帶孩子都擊殺了。
11 Do të veproni kështu: do të shfarosni çdo mashkull dhe çdo grua që ka pasur marrëdhënie seksuale me një burrë”.
所當行的就是這樣:要將一切男子和已嫁的女子盡行殺戮。」
12 Ata gjetën midis banoëve të Jabesit të Galaadit katërqind vajza që nuk kishin pasur marrëdhënie seksuale me burra, dhe i çuan në kamp, në Shilon, që ndodhet në vendin e Kanaanit.
他們在基列‧雅比人中,遇見了四百個未嫁的處女,就帶到迦南地的示羅營裏。
13 Atëherë tërë asambleja dërgoi lajmëtarë për të folur me bijtë e Beniaminit, që ndodheshin në shkëmbin e Rimonit, dhe për t’u shpallur paqen.
全會眾打發人到臨門磐的便雅憫人那裏,向他們說和睦的話。
14 Kështu Beniaminitët u kthyen dhe muarrën ato gra që nuk ishin vrarë në Jabes të Galaadit; por nuk pati mjaft për të gjithë.
當時便雅憫人回來了,以色列人就把所存活基列‧雅比的女子給他們為妻,還是不夠。
15 Populli ishte i hidhëruar për ato që i kish bërë Beniaminit, sepse Zoti kishte hapur një të çarë midis fiseve të Izraelit.
百姓為便雅憫人後悔,因為耶和華使以色列人缺了一個支派。
16 Atëherë pleqtë e asamblesë thanë: “Si do të bëjmë t’u gjejmë gra atyre që kanë mbetur gjallë, mbasi gratë beniaminite janë vrarë?”.
會中的長老說:「便雅憫中的女子既然除滅了,我們當怎樣辦理、使那餘剩的人有妻呢?」
17 Pastaj thanë: “Njerëzit e Beniaminit që kanë mbetur gjallë duhet të kenë një trashëgimi, me qëllim që të mos zhduket një fis në Izrael.
又說:「便雅憫逃脫的人當有地業,免得以色列中塗抹了一個支派。
18 Por ne nuk mund t’u japim atyre për bashkëshorte bijat tona”, me qenë se bijtë e Izraelit ishin betuar, duke thënë: “I mallkuar qoftë ai që do t’i japë një grua Beniaminit!”.
只是我們不能將自己的女兒給他們為妻;因為以色列人曾起誓說,有將女兒給便雅憫人為妻的,必受咒詛。」
19 Atëherë thanë: “Ja, çdo vit bëhet një festë për nder të Zotit në Shiloh, që ndodhet në veri të Bethelit, në lindje të rrugës që ngjitej nga Betheli në Sikem, dhe në jug të Lebonahut”.
他們又說:「在利波拿以南,伯特利以北,在示劍大路以東的示羅,年年有耶和華的節期」;
20 Kështu u dhanë këtë urdhër bijve të Beniaminit, duke u thënë: “Shkoni dhe fshihuni në vreshtat,
就吩咐便雅憫人說:「你們去,在葡萄園中埋伏。
21 dhe rrini e shikoni; kur vajzat e Shilohut do të dalin për të hedhur valle në kor, ju do të dilni nga vreshtat, dhe secili do të rrëmbejë gruan e tij midis vajzave të Shilohut; pastaj do të shkoni në vendin e Beniaminit.
若看見示羅的女子出來跳舞,就從葡萄園出來,在示羅的女子中各搶一個為妻,回便雅憫地去。
22 Kur etërit o vëllezërit e tyre do të vinë te ne për të protestuar, ne do t’u themi: “Na i jepni, ju lutem, sepse në këtë luftë nuk kemi zënë një grua për secilin prej tyre; por në rast se nuk ua jepni atyre as në këtë rast, ju do të jeni fajtorë””.
他們的父親或是弟兄若來與我們爭競,我們就說:『求你們看我們的情面,施恩給這些人,因我們在爭戰的時候沒有給他們留下女子為妻。這也不是你們將女子給他們的;若是你們給的,就算有罪。』」
23 Bijtë e Beniaminit vepruan kështu: morën gra simbas numrit të tyre, midis valltareve; i rrëmbyen, pastaj u nisën dhe u kthyen në trashëgiminë e tyre, i rindërtuan qytetet dhe banuan në to.
於是便雅憫人照樣而行,按着他們的數目從跳舞的女子中搶去為妻,就回自己的地業去,又重修城邑居住。
24 Në të njëjtën kohë bijtë e Izraelit u nisën që andej, secili shkoi në fisin dhe në familjen e tij, e që andej secili u kthye në trashëgiminë e tij.
當時以色列人離開那裏,各歸本支派、本宗族、本地業去了。
25 Në atë kohë nuk kishte asnjë mbret në Izrael; secili bënte atë që i dukej e drejtë në sytë e tij.
那時,以色列中沒有王,各人任意而行。

< Gjyqtarët 21 >