< Gjyqtarët 15 >

1 Mbas një farë kohe, kur korret gruri, Sansoni shkoi të vizitojë të shoqen, duke pasur me vete një kec, dhe tha: “Dua të hyj në dhomë te gruaja ime”. Por i ati i saj nuk e lejoi të hyjë,
过了些日子,到割麦子的时候,参孙带着一只山羊羔去看他的妻,说:“我要进内室见我的妻。”他岳父不容他进去,
2 dhe i tha: “Mendoja pikërisht që ti e urren, prandaj ia dhashë shokut tënd; a nuk është më e bukur motra e saj më e vogël? Merre, pra, në vend të saj”.
说:“我估定你是极其恨她,因此我将她给了你的陪伴。她的妹子不是比她还美丽吗?你可以娶来代替她吧!”
3 Sansoni iu përgjegj atyre: “Këtë herë nuk do të kem asnjë faj ndaj Filistejve në rast se do t’u bëj ndonjë të keqe”.
参孙说:“这回我加害于非利士人不算有罪。”
4 Kështu Sansoni shkoi dhe kapi treqind dhelpra; pastaj mori pishtarë, i ktheu dhelprat bisht më bisht dhe i vuri nga një pishtar midis dy bishtave.
于是参孙去捉了三百只狐狸,将狐狸尾巴一对一对地捆上,将火把捆在两条尾巴中间,
5 Pastaj ndezi pishtarët dhe i la dhelprat të iknin nëpër fushat e grurit të Filistejve, dhe dogji demetet dhe grurin akoma në këmbë madje edhe vreshtat dhe ullishtat.
点着火把,就放狐狸进入非利士人站着的禾稼,将堆集的禾捆和未割的禾稼,并橄榄园尽都烧了。
6 Atëherë Filistejtë pyetën: “Kush e bëri këtë?”. Muarrën këtë përgjigje: “Sansoni, dhëndri i burrit të Timnahut, sepse ky mori gruan dhe ia dha si bashkëshorte shokut të tij”. Kështu Filistejtë u ngritën dhe i vunë flakën asaj dhe atit të saj.
非利士人说:“这事是谁做的呢?”有人说:“是亭拿人的女婿参孙,因为他岳父将他的妻给了他的陪伴。”于是非利士人上去,用火烧了妇人和她的父亲。
7 Sansoni u tha atyre: “Me qenë se keni bërë këtë gjë, unë do të hakmerrem sigurisht kundër jush dhe pastaj do të rri”.
参孙对非利士人说:“你们既然这样行,我必向你们报仇才肯罢休。”
8 Kështu i goditi në mënyrë të pamëshirshme, duke bërë kërdi të madhe. Pastaj zbriti dhe qendroi në shpellën e shkëmbit të Etamit.
参孙就大大击杀他们,连腿带腰都砍断了。他便下去,住在以坦磐的穴内。
9 Atëherë Filistejtë dolën, ngritën kampin e tyre në Juda dhe u shtrinë deri në Lehi.
非利士人上去安营在犹大,布散在利希。
10 Njerëzit e Judës u thanë atyre: “Pse dolët kundër nesh?”. Ata iu përgjigjën: “Dolëm për të kapur Sansonin dhe për t’i bërë atij atë që ai na ka bërë neve”.
犹大人说:“你们为何上来攻击我们呢?”他们说:“我们上来是要捆绑参孙;他向我们怎样行,我们也要向他怎样行。”
11 Atëherë tre mijë burra të Judës zbritën në shpellën e shkëmbit të Etamit dhe i thanë Sansonit: “Nuk e di që Filistejtë na sundojnë? Çfarë na bëre kështu?”. Ai u përgjegj kështu: “Atë që më bënë mua, unë ua bëra atyre”.
于是有三千犹大人下到以坦磐的穴内,对参孙说:“非利士人辖制我们,你不知道吗?你向我们行的是什么事呢?”他回答说:“他们向我怎样行,我也要向他们怎样行。”
12 Ata i thanë: “Ne kemi zbritur që të të kapim dhe të të dorëzojmë në duart e Filistejve”. Sansoni u përgjegj: “Betohuni që ju nuk do të më vrisni”.
犹大人对他说:“我们下来是要捆绑你,将你交在非利士人手中。”参孙说:“你们要向我起誓,应承你们自己不害死我。”
13 Atëherë ata i folën duke thënë: “Jo, vetëm do të të lidhim dhe do të të dorëzojmë në duart e tyre; por me siguri nuk do të të vrasim”. Kështu e lidhën me dy litarë të rinj dhe e nxorën nga shpella.
他们说:“我们断不杀你,只要将你捆绑交在非利士人手中。”于是用两条新绳捆绑参孙,将他从以坦磐带上去。
14 Kur arriti në Lehi, Filistejtë i dolën përpara me klithma gëzimi; por Fryma e Zotit erdhi fuqishëm mbi të dhe litarët që kishte në krahë u bënë si fije liri që digjen; dhe lidhjet i ranë nga duart.
参孙到了利希,非利士人都迎着喧嚷。耶和华的灵大大感动参孙,他臂上的绳就像火烧的麻一样,他的绑绳都从他手上脱落下来。
15 Gjeti pastaj një nofull gomari akoma të freskët, shtriu dorën dhe e kapi; me të vrau një mijë njerëz.
他见一块未干的驴腮骨,就伸手拾起来,用以击杀一千人。
16 Atëherë Sansoni tha: “Me një nofull gomari, pirgje mbi pirgje! Me një nofull gomari vrava një mijë njerëz”.
参孙说: 我用驴腮骨杀人成堆, 用驴腮骨杀了一千人。
17 Kur mbaroi së foluri hodhi nofullën dhe e quajti atë vend Ramath-Lehi.
说完这话,就把那腮骨从手里抛出去了。那地便叫拉末·利希。
18 Pastaj pati një etje të madhe dhe kërkoi ndihmën e Zotit, duke thënë: “Ti lejove këtë çlirim të madh me dorën e shërbëtorit tënd, por a duhet të vdes unë tani nga etja dhe të bie në duart e atyre që nuk janë rrethprerë?”.
参孙甚觉口渴,就求告耶和华说:“你既借仆人的手施行这么大的拯救,岂可任我渴死、落在未受割礼的人手中呢?”
19 Atëherë Perëndia çau shkëmbin e lugët që ndodhet në Lehi dhe doli ujë prej tij. Ai piu ujë, fryma i tij u gjallërua dhe ai mori jetë. Prandaj e quajti këtë burim En-Hakore; ajo ekziston në Lehi edhe sot.
神就使利希的洼处裂开,有水从其中涌出来。参孙喝了,精神复原;因此那泉名叫隐·哈歌利,那泉直到今日还在利希。
20 Sansoni qe gjyqtar i Izraelit për njëzet vjet në kohën e Filistejve.
当非利士人辖制以色列人的时候,参孙作以色列的士师二十年。

< Gjyqtarët 15 >