< Gjyqtarët 13 >

1 Bijtë e Izraelit filluan përsëri të bëjnë atë që është e keqe për sytë e Zotit, dhe Zoti i dha në duart e Filistejve për dyzet vjet.
以色列人又行耶和华眼中看为恶的事,耶和华将他们交在非利士人手中四十年。
2 Ishte një njeri nga Tsorahu, prej familjes së Danitëve, që quhej Manoah; gruaja e tij ishte shterpë dhe nuk kishte fëmijë.
那时,有一个琐拉人,是属但族的,名叫玛挪亚。他的妻不怀孕,不生育。
3 Engjëlli i Zotit iu shfaq kësaj gruaje dhe i tha: “Ja, ti je shterpë dhe nuk ke fëmijë, por ke për të mbetur me barrë dhe do të pjellësh një fëmijë.
耶和华的使者向那妇人显现,对她说:“向来你不怀孕,不生育,如今你必怀孕生一个儿子。
4 Prandaj ruhu se pi verë o pije dehëse, dhe mos ha asnjë gjë të papastër.
所以你当谨慎,清酒浓酒都不可喝,一切不洁之物也不可吃。
5 Sepse ti do të mbetesh me barrë dhe do të pjellësh një djalë, mbi kokën e të cilit nuk do të kalojë brisku, sepse fëmija do të jetë një Nazireo kushtuar Perëndisë që në barkun e nënes së tij; ai do të fillojë ta çlirojë Izraelin nga duart e Filistejve”.
你必怀孕生一个儿子,不可用剃头刀剃他的头,因为这孩子一出胎就归 神作拿细耳人。他必起首拯救以色列人脱离非利士人的手。”
6 Atëherë gruaja shkoi t’i thotë bashkëshortit të saj: “Një njeri i Perëndisë erdhi tek unë; pamja e tij ishte si ajo e Engjëllit të Perëndisë, me të vërtetë e frikshme. Unë nuk e pyeta se nga vinte, dhe ai nuk më tha emrin e tij;
妇人就回去对丈夫说:“有一个神人到我面前来,他的相貌如 神使者的相貌,甚是可畏。我没有问他从哪里来,他也没有将他的名告诉我,
7 por më tha: “Ja, ti do të mbetesh me barrë dhe do të pjellësh një djalë; prandaj tani mos pi verë as pije dehëse, dhe mos ha asgjë të papastër, sepse fëmija do të jetë një Nazireo i kushtuar Perëndisë që në barkun e nënës së tij deri në ditën e vdekjes së tij””.
却对我说:‘你要怀孕生一个儿子,所以清酒浓酒都不可喝,一切不洁之物也不可吃;因为这孩子从出胎一直到死,必归 神作拿细耳人。’”
8 Atëherë Manoahu iu lut me të madhe Zotit dhe i tha: “O Zot, të lutem që njeriu i Perëndisë i dërguar prej teje të kthehet përsëri pranë nesh dhe të na mësojë se çfarë duhet të bëjmë me fëmijën që ka për të lindur”.
玛挪亚就祈求耶和华说:“主啊,求你再差遣那神人到我们这里来,好指教我们怎样待这将要生的孩子。”
9 Perëndia e dëgjoi zërin e Manoahut; dhe Engjëlli i Perëndisë u kthye përsëri te gruaja, ndërsa ajo ndodhej në arë, por burri i saj Manoah nuk ishte me të.
神应允玛挪亚的话;妇人正坐在田间的时候, 神的使者又到她那里,她丈夫玛挪亚却没有同她在一处。
10 Dhe gruaja me të shpejtë shkoi të informojë bashkëshortin e saj dhe i tha: “Ja, m’u shfaq ai burrë, që erdhi tek unë pardje”.
妇人急忙跑去告诉丈夫说:“那日到我面前来的人,又向我显现。”
11 Atëherë Manoahu u ngrit dhe ndoqi gruan e tij dhe, kur arritën tek ai njeri, i tha: “Ti je ai njeri që i foli kësaj gruaje?”. Ai u përgjegj: “Jam unë”.
玛挪亚起来跟随他的妻来到那人面前,对他说:“与这妇人说话的就是你吗?”他说:“是我。”
12 Por Manoahu tha: “Kur të realizohet fjala jote, cili duhet të jetë stili i jetës së djalit dhe ç’duhet të bëjë?”.
玛挪亚说:“愿你的话应验!我们当怎样待这孩子,他后来当怎样呢?”
13 Engjëlli i Zotit iu përgjegj Manoahut: “Gruaja duhet të ketë kujdes për të gjitha ato që i thashë.
耶和华的使者对玛挪亚说:“我告诉妇人的一切事,她都当谨慎。
14 Të mos hajë asnjë nga prodhimet e rrushit, të mos pijë verë a pije dehëse, dhe të mos hajë asnjë gjë të papastër; të ketë parasysh të gjitha porositë që i kam urdhëruar”.
葡萄树所结的都不可吃,清酒浓酒都不可喝,一切不洁之物也不可吃。凡我所吩咐的,她都当遵守。”
15 Atëherë Manoahu i tha Engjëllit të Zotit: “Na lejo të të mbajmë dhe të të përgatisim një kec!”.
玛挪亚对耶和华的使者说:“求你容我们款留你,好为你预备一只山羊羔。”
16 Engjëlli i Zotit iu përgjegj Manoahut me këto fjalë: “Edhe sikur të më mbash nuk do ta ha ushqimin tënd; por në rast se ti dëshiron të bësh një olokaust, ofroja Zotit”. (Manoahu nuk e dinte se ai ishte Engjëlli i Zotit).
耶和华的使者对玛挪亚说:“你虽然款留我,我却不吃你的食物,你若预备燔祭就当献与耶和华。”原来玛挪亚不知道他是耶和华的使者。
17 Pastaj Manoahu i tha Engjëllit të Zotit: “Cili është emri yt që të realizohen fjalët e tua, ne të kemi mundësi të të nderojmë?”.
玛挪亚对耶和华的使者说:“请将你的名告诉我,到你话应验的时候,我们好尊敬你。”
18 Engjëlli i Zotit iu përgjegj: “Pse vallë kërkon të mësosh emrin tim? Ai është i mrekullueshëm”.
耶和华的使者对他说:“你何必问我的名,我名是奇妙的。”
19 Kështu Manoahu mori kecin dhe blatimin e ushqimit dhe ia ofroi Zotit mbi gurin. Atëherë Engjëlli bëri një mrekulli, ndërsa Manoahu dhe e shoqja shikonin;
玛挪亚将一只山羊羔和素祭在磐石上献与耶和华,使者行奇妙的事;玛挪亚和他的妻观看,
20 ashtu si flaka ngjitej nga altari në qiell, Engjëlli i Zotit u ngjit me flakën e altarit. Duke parë këtë, Manoahu bashkë me gruan e tij ranë përmbys për tokë.
见火焰从坛上往上升,耶和华的使者在坛上的火焰中也升上去了。玛挪亚和他的妻看见,就俯伏于地。
21 Engjëlli i Zotit nuk iu shfaq më as Manoahut, as bashkëshortes së tij. Atëherë Manoahu kuptoi se ai ishte Engjëlli i Zotit.
耶和华的使者不再向玛挪亚和他的妻显现,玛挪亚才知道他是耶和华的使者。
22 Manoahu i tha pastaj bashkëshortes së tij: “Ne me siguri do të vdesim, sepse pamë Perëndinë”.
玛挪亚对他的妻说:“我们必要死,因为看见了 神。”
23 Por e shoqja i tha: “Po të kishte dashur me të vërtetë vdekjen tonë, Zoti nuk do të kishte pranuar nga duart tona olokaustin dhe blatimin e ushqimit, as do të na kishte treguar tërë këto gjëra, dhe tani nuk do të bënte që të dëgjonim gjëra si këto”.
他的妻却对他说:“耶和华若要杀我们,必不从我们手里收纳燔祭和素祭,并不将这一切事指示我们,今日也不将这些话告诉我们。”
24 Pastaj gruaja lindi një djalë të cilit ia vunë emrin Sanson. Fëmija u rrit dhe Zoti e bekoi.
后来妇人生了一个儿子,给他起名叫参孙。孩子长大,耶和华赐福与他。
25 Fryma e Zotit filloi të lëvizë mbi të në kampin e Danit, midis Tsorahut dhe Eshtaolit.
在玛哈尼·但,就是琐拉和以实陶中间,耶和华的灵才感动他。

< Gjyqtarët 13 >