< Gjyqtarët 11 >

1 Jefteu, Galaaditi, ishte një njeri i fortë dhe trim, bir i një prostitute dhe i Galaadit.
基列人耶弗他是个大能的勇士,是妓女的儿子。耶弗他是基列所生的。
2 Bashkëshortja e Galaadit i lindi bij të tjerë; kur bijtë e gruas së tij arritën në moshën madhore, ata e dëbuan Jefteun dhe i thanë: “Ti nuk do të kesh trashëgimi në shtëpinë e atit tonë, sepse je biri i një gruaje tjetër”.
基列的妻也生了几个儿子:他妻所生的儿子长大了,就赶逐耶弗他,说:“你不可在我们父家承受产业,因为你是妓女的儿子。”
3 Atëherë Jefteu iku larg vëllezërve të tij dhe u vendos në vendin e Tobit. Rreth Jefteut u mblodhën njerëz pa asnjë vlerë, që kryenin sulme bashkë me të.
耶弗他就逃避他的弟兄,去住在陀伯地,有些匪徒到他那里聚集,与他一同出入。
4 Pas një farë kohe bijtë e Amonit i shpallën luftë Izraelit.
过了些日子,亚扪人攻打以色列。
5 Kur bijtë e Amonit filluan luftën kundër Izraelit, pleqtë e Galaadit shkuan ta kërkojnë Jefteun në vendin e Tobit;
亚扪人攻打以色列的时候,基列的长老到陀伯地去,要叫耶弗他回来;
6 dhe i thanë Jefteut: “Eja me ne dhe bëhu kapidani ynë, për të luftuar kundër bijve të Amonit”.
对耶弗他说:“请你来作我们的元帅,我们好与亚扪人争战。”
7 Por Jefteu iu përgjegj pleqve të Galaadit duke thënë: “A nuk më keni urryer dhe dëbuar nga shtëpia e atit tim? Pse vini tani tek unë kur jini keq?”.
耶弗他回答基列的长老说:“从前你们不是恨我、赶逐我出离父家吗?现在你们遭遇急难为何到我这里来呢?”
8 Pleqtë e Galaadit i thanë Jefteut: “Pikërisht për këtë jemi kthyer tani te ti, me qëllim që ti të vish me ne për të luftuar kundër bijve të Amonit, dhe të vihesh në krye të gjithë banorëve të Galaadit”.
基列的长老回答耶弗他说:“现在我们到你这里来,是要你同我们去,与亚扪人争战;你可以作基列一切居民的领袖。”
9 Atëherë Jefteu iu përgjegj pleqve të Galaadit: “Në qoftë se më ktheni tek ju për të luftuar kundër bijve të Amonit, dhe Zoti i lë në pushtetin tim, unë do të bëhem komandanti juaj”.
耶弗他对基列的长老说:“你们叫我回去,与亚扪人争战,耶和华把他交给我,我可以作你们的领袖吗?”
10 Pleqtë e Galaadit i thanë Jefteut: “Zoti le të jetë dëshmitar midis nesh, në rast se nuk veprojmë ashtu si ke thënë ti”.
基列的长老回答耶弗他说:“有耶和华在你我中间作见证,我们必定照你的话行。”
11 Pastaj Jefteu shkoi tek pleqtë e Galaadit dhe populli e zgjodhi komandant dhe udhëheqës të tij; dhe Jefteu përsëriti para Zotit në Mitspah tërë fjalët që pati thënë më parë.
于是耶弗他同基列的长老回去,百姓就立耶弗他作领袖、作元帅。耶弗他在米斯巴将自己的一切话陈明在耶和华面前。
12 Pastaj Jefteu i dërgoi lajmëtarë mbretit të bijve të Amonit për t’i thënë: “Çfarë ka midis teje dhe meje, që ti të vish e të bësh luftë në vendin tim?”.
耶弗他打发使者去见亚扪人的王,说:“你与我有什么相干,竟来到我国中攻打我呢?”
13 Mbreti i bijve të Amonit iu përgjegj me këto fjalë lajmëtarëve të Jefteut: “Sepse, kur Izraeli doli nga Egjipti, ai pushtoi vendin tim, nga Arnoni deri në Jabok dhe në Jordan. Tani, pra, m’i kthe këto toka në mënyrë miqësore”.
亚扪人的王回答耶弗他的使者说:“因为以色列人从埃及上来的时候占据我的地,从亚嫩河到雅博河,直到约旦河。现在你要好好地将这地归还吧!”
14 Jefteu i dërgoi përsëri lajmëtarë mbretit të bijve të Amonit për t’i thënë:
耶弗他又打发使者去见亚扪人的王,
15 “Kështu thotë Jefteu: Izraeli nuk shtiu në dorë as vendin e Moabit, as vendin e bijve të Amonit;
对他说:“耶弗他如此说,以色列人并没有占据摩押地和亚扪人的地。
16 por kur Izraeli doli nga Egjipti dhe kapërceu shkretëtirën deri në Detin e Kuq dhe arriti në Kadesh,
以色列人从埃及上来乃是经过旷野到红海,来到加低斯,
17 i dërgoi lajmëtarë mbretit të Edomit për t’i thënë: “Të lutem më lër të kaloj nëpër vendin tënd”; por mbreti i Edomit nuk pranoi. I dërgoi lajmëtarë edhe mbretit të Moabit, por edhe ky nuk pranoi. Kështu Izraeli mbeti në Kadesh.
就打发使者去见以东王,说:‘求你容我从你的地经过。’以东王却不应允。又照样打发使者去见摩押王,他也不允准。以色列人就住在加低斯。
18 Duke ecur pastaj nëpër shkretëtirë, shkoi rreth vendit të Edomit dhe vendit të Moabit e arriti në lindje të vendit të Moabit; dhe ngriti kampin e tij matanë Arnonit, pa hyrë të territorin e Moabit, sepse Arnoni përfaqëson kufirin e Moabit.
他们又经过旷野,绕着以东和摩押地,从摩押地的东边过来,在亚嫩河边安营,并没有入摩押的境内,因为亚嫩河是摩押的边界。
19 Pastaj Izraeli i dërgoi lajmëtarë Sihonit, mbretit të Amorejve, dhe të Heshbonit, dhe i tha: “Të lutemi, na lër të kalojmë nëpër vendin tënd për të arritur në tonin”.
以色列人打发使者去见亚摩利王西宏,就是希实本的王,对他说:‘求你容我们从你的地经过,往我们自己的地方去。’
20 Por Sihoni nuk pati besim ta lërë të kalojë Izraelin nëpër territorin e tij; përkundrazi Sihoni i mblodhi gjithë njerëzit e tij të cilët u vendosën në Jahats dhe luftoi kundër Izraelit.
西宏却不信服以色列人,不容他们经过他的境界,乃招聚他的众民在雅杂安营,与以色列人争战。
21 Por Zoti, Perëndia i Izraelit e dha Sihonin dhe gjithë njerëzit e tij në duart e Izraelit, që i mundi; kështu Izraeli pushtoi tërë vendin e Amorejve, që banonin në atë krahinë;
耶和华—以色列的 神将西宏和他的众民都交在以色列人手中,以色列人就击杀他们,得了亚摩利人的全地:
22 pushtoi tërë territorin e Amorejve, nga Arnoni në Jabok dhe nga shkretëtira deri në Jordan.
从亚嫩河到雅博河,从旷野直到约旦河。
23 Dhe tani që Zoti, Perëndia i Izraelit, ka dëbuar Amorejtë përpara popullit të Izraelit, ti dëshëron të zotërosh vendin e tyre?
耶和华—以色列的 神在他百姓以色列面前赶出亚摩利人,你竟要得他们的地吗?
24 A nuk zotëron ti atë që Kemoshi, zoti yt, të ka dhënë në zotërim? Kështu edhe ne do të zotërojmë vendin e atyre që Zoti ka dëbuar para nesh.
你的神基抹所赐你的地你不是得为业吗?耶和华—我们的 神在我们面前所赶出的人,我们就得他的地。
25 Mos je ti, vallë, më i mirë se Balaku, bir i Tsiporit dhe mbret i Moabit? A pati ndofta mosmarrëveshje me Izraelin, apo i bëri luftë?
难道你比摩押王西拨的儿子巴勒还强吗?他曾与以色列人争竞,或是与他们争战吗?
26 Kaluan treqind vjet që Izraeli banon në Heshbon dhe në fshatrat e tij përreth, në Aroer dhe në fshatrat e tij përreth dhe në të gjitha qytetet mbi brigjet e Arnonit; pse nuk ja keni marrë gjatë kësaj kohe?
以色列人住希实本和属希实本的乡村,亚罗珥和属亚罗珥的乡村,并沿亚嫩河的一切城邑,已经有三百年了;在这三百年之内,你们为什么没有取回这些地方呢?
27 Prandaj unë nuk të kam bërë asnjë padrejtësi dhe ti sillesh keq me mua duke më bërë luftë. Zoti, gjyqtari, le të vendosë sot drejtësinë midis bijve të Izraelit dhe bijve të Amonit!”.
原来我没有得罪你,你却攻打我,恶待我。愿审判人的耶和华今日在以色列人和亚扪人中间判断是非。”
28 Por mbreti i bijve të Amonit nuk mori parasysh fjalët që Jefteu i kishte dërguar.
但亚扪人的王不肯听耶弗他打发人说的话。
29 Atëherë Fryma e Zotit erdhi mbi Jefteun dhe ai kaloi nëpër Galaadin dhe Manasin, arriti në Mitspah të Galaadit dhe që këtej lëvizi kundër bijve të Amonit.
耶和华的灵降在耶弗他身上,他就经过基列和玛拿西,来到基列的米斯巴,又从米斯巴来到亚扪人那里。
30 Jefteu lidhi një kusht me Zotin dhe tha: “Në rast se ti më jep në duart e mia bijtë e Amonit,
耶弗他就向耶和华许愿,说:“你若将亚扪人交在我手中,
31 çfarë të dalë nga dyert e shtëpisë sime për të më pritur kur të kthehem fitimtar nga bijtë e Amonit, do t’i përkasë Zotit dhe unë do t’ia ofroj si olokaust”.
我从亚扪人那里平平安安回来的时候,无论什么人,先从我家门出来迎接我,就必归你,我也必将他献上为燔祭。”
32 Këshu Jefteu marshoi kundër bijve të Amonit për t’u bërë luftë, dhe Zoti ia dha në dorë.
于是耶弗他往亚扪人那里去,与他们争战;耶和华将他们交在他手中,
33 Ai i mundi duke bërë një masakër të madhe, nga Aroeri deri në drejtim të Minithit (duke u marrë njëzet qytete) dhe deri në Abel-Keramim. Kështu bijtë e Amonit u poshtëruan përpara bijve të Izraelit.
他就大大杀败他们,从亚罗珥到米匿,直到亚备勒·基拉明,攻取了二十座城。这样亚扪人就被以色列人制伏了。
34 Pastaj Jefteu u kthye në shtëpinë e tij, në Mitspah; dhe ja që i doli për ta pritur e bija me dajre dhe valle. Ajo ishte bija e vetme e tij, sepse ai nuk kishte djem ose vajza të tjera.
耶弗他回米斯巴到了自己的家,不料,他女儿拿着鼓跳舞出来迎接他,是他独生的,此外无儿无女。
35 Sa e pa, grisi rrobat e tij dhe tha: “Oh, bija ime, ti po më bën shumë fatkeq, ti po më sjell mjerim! Unë i kam dhënë fjalën Zotit dhe nuk mund të tërhiqem”.
耶弗他看见她,就撕裂衣服,说:“哀哉!我的女儿啊,你使我甚是愁苦,叫我作难了;因为我已经向耶和华开口许愿,不能挽回。”
36 Ajo i tha: “O atë, në rast se i ke dhënë fjalën Zotit, vepro me mua simbas fjalëve që kanë dalë nga goja jote, sepse Zoti ta mori hakun me armiqtë e tu, bijtë e Amonit”.
他女儿回答说:“父啊,你既向耶和华开口,就当照你口中所说的向我行,因耶和华已经在仇敌亚扪人身上为你报仇”;
37 Pastaj i tha të atit: “Të më lejohet kjo e drejtë: lermë të lirë dy muaj, në mënyrë që të sillem nëpër male duke qarë virgjërinë time me shoqet e mia”.
又对父亲说:“有一件事求你允准:容我去两个月,与同伴在山上,好哀哭我终为处女。”
38 Ai iu përgjegj: “Shko!”. Dhe e la të shkonte për dy muaj. Kështu ajo shkoi me shoqet e saj dhe qau ndër male virgjërinë e saj.
耶弗他说:“你去吧!”就容她去两个月。她便和同伴去了,在山上为她终为处女哀哭。
39 Mbas dy muajsh ajo u kthye tek i ati; dhe ai veproi me të simbas kushtit që kishte lidhur. Ajo nuk kishte njohur burrë. Kështu u bë zakon në Izrael
两月已满,她回到父亲那里,父亲就照所许的愿向她行了。女儿终身没有亲近男子。
40 që bijat e Izraelit të shkojnë çdo vit e të qajnë bijën e Jefteut, Galaaditit, katër ditë me radhë.
此后以色列中有个规矩,每年以色列的女子去为基列人耶弗他的女儿哀哭四天。

< Gjyqtarët 11 >