< Jozueu 9 >

1 Me të mësuar këto gjëra, tërë mbretërit që ndodheshin këtej Jordanit, në krahinën malore, në fushat dhe gjatë bregut të Detit të Madh në drejtim të Libanit, Hiteu, Amoreu, Kananeu, Perezeu, Hiveu dhe Jebuseu,
约旦河西,住山地、高原,并对着黎巴嫩山沿大海一带的诸王,就是赫人、亚摩利人、迦南人、比利洗人、希未人、耶布斯人的诸王,听见这事,
2 u mblodhën bashkë në besëlidhje midis tyre për të luftuar kundër Jozueut dhe Izraelit.
就都聚集,同心合意地要与约书亚和以色列人争战。
3 Por kur banorët e Gabaonit mësuan atë që Jozueu kishte bërë në Jeriko dhe në Ai,
基遍的居民听见约书亚向耶利哥和艾城所行的事,
4 vepruan me dinakëri dhe u nisën gjoja si ambasadorë; ata ngarkuan mbi gomarët e tyre thasë të vjetra të konsumuara dhe kacekë të vjetër të shqyer dhe të arnuar për të transportuar verën,
就设诡计,假充使者,拿旧口袋和破裂缝补的旧皮酒袋驮在驴上,
5 dhe mbathën sandale të vjetra dhe të grisura dhe veshën trupin me rroba të përdorura; dhe e gjithë buka e tyre ishte e fortë dhe e thërmuar.
将补过的旧鞋穿在脚上,把旧衣服穿在身上;他们所带的饼都是干的,长了霉了。
6 U paraqitën kështu para Jozueut në kampin e Gigalit dhe i thanë atij dhe tërë njerëzve të Izraelit: “Ne kemi ardhur nga një vend i largët; prandaj bëni aleancë me ne”.
他们到吉甲营中见约书亚,对他和以色列人说:“我们是从远方来的,现在求你与我们立约。”
7 Por njerëzit e Izraelit iu përgjigjën kështu Hivejve: “Ndoshta banoni në mes nesh; si mund të lidhim aleancë me ju?”.
以色列人对这些希未人说:“只怕你们是住在我们中间的;若是这样,怎能和你们立约呢?”
8 Ata i thanë Jozueut: “Ne jemi shërbëtorë të tu!”. Jozueu u tha atyre: “Kush jeni dhe nga vini?”.
他们对约书亚说:“我们是你的仆人。”约书亚问他们说:“你们是什么人?是从哪里来的?”
9 Atëherë ata u përgjigjën: “Shërbëtorët e tu kanë ardhur nga një vend shumë i largët, për shkak të emrit të Zotit, Perëndisë tënd, sepse kemi dëgjuar të flitet për të dhe për të gjitha ato që ka bërë në Egjipt,
他们回答说:“仆人从极远之地而来,是因听见耶和华—你 神的名声和他在埃及所行的一切事,
10 ashtu edhe për të gjitha ato që u ka bërë dy mbretërve të Amorejve matanë Jordanit, Sihonit, mbretit të Heshbonit, dhe Ogut, mbretit të Bashanit, që banonte në Ashtaroth.
并他向约旦河东的两个亚摩利王,就是希实本王西宏和在亚斯他录的巴珊王噩一切所行的事。
11 Prandaj pleqtë tanë dhe të gjithë banorët e vendit tonë na thanë: Merrni nozullime me vete për udhëtimin, u dilni përpara dhe u thoni: “Ne jemi shërbëtorët tuaj; bëni, pra, aleancë me ne”.
我们的长老和我们那地的一切居民对我们说:‘你们手里要带着路上用的食物去迎接以色列人,对他们说:我们是你们的仆人;现在求你们与我们立约。’
12 Kjo është buka jonë që morëm të ngrohtë me vete si rezervë nga shtëpitë tona ditën që u nisëm për të ardhur tek ju, dhe tani është bërë e fortë dhe e thërmuar;
我们出来要往你们这里来的日子,从家里带出来的这饼还是热的;看哪,现在都干了,长了霉了。
13 dhe këta janë calikët e verës që ishin të rinj kur i mbushëm dhe ja, ku janë prishur; dhe ja, rrobat dhe sandalet tona, që janë ngrënë për shkak të udhëtimit shumë të gjatë”.
这皮酒袋,我们盛酒的时候还是新的;看哪,现在已经破裂。我们这衣服和鞋,因为道路甚远,也都穿旧了。”
14 Atëherë njerëzit e Izraelit morën disa nga nozullimet e tyre, por pa u konsultuar me Zotin.
以色列人受了他们些食物,并没有求问耶和华。
15 Kështu Jozueu lidhi paqe me ta dhe nënshkroi një besëlidhje në bazë të së cilës ata mbeteshin të gjallë; dhe krerët e asamblesë u detyruan të betohen për këto gjëra.
于是约书亚与他们讲和,与他们立约,容他们活着;会众的首领也向他们起誓。
16 Por tri ditë pas nënshkrimit të besëlidhjes mësuan se ata ishin fqinj të tyre dhe banonin në mes tyre.
以色列人与他们立约之后,过了三天才听见他们是近邻,住在以色列人中间的。
17 Atëherë bijtë e Izraelit u nisën dhe ditën e tretë arritën në qytetet e tyre; qytetet e tyre ishin Gabaoni, Kefirahu, Beerothi dhe Kiriath-Jearimi.
以色列人起行,第三天到了他们的城邑,就是基遍、基非拉、比录、基列·耶琳。
18 Por bijtë e Izraelit nuk i vranë, sepse krerët e asamblesë u ishin betuar atyre në emër të Zotit, Perëndisë së Izraelit. Mirëpo tërë asambleja murmuriti kundër krerëve.
因为会众的首领已经指着耶和华—以色列的 神向他们起誓,所以以色列人不击杀他们;全会众就向首领发怨言。
19 Atëherë krerët i thanë tërë asamblesë: “Ne u jemi betuar atyre në emër të Zotit, Perëndisë së Izraelit; prandaj nuk mund t’i ngasim.
众首领对全会众说:“我们已经指着耶和华—以色列的 神向他们起誓,现在我们不能害他们。
20 Këtë do t’u bëjmë atyre: do t’i lëmë të gjallë që të mos tërheqim zemërimin e Zotit, për shkak të betimit që u kemi bërë atyre”.
我们要如此待他们,容他们活着,免得有忿怒因我们所起的誓临到我们身上。”
21 Krerët u thanë atyre: “Le të jetojnë, pra, por do të punojnë si druvarë dhe do të bartin ujë për gjithë asamblenë, siç u kishin thënë krerët”.
首领又对会众说:“要容他们活着。”于是他们为全会众作了劈柴挑水的人,正如首领对他们所说的话。
22 Pastaj Jozueu i thirri dhe foli me ta, duke thënë: “Pse na gënjyet duke thënë: “Ne banojmë shumë larg nga ju, kurse ju banoni në mes nesh?”
约书亚召了他们来,对他们说:“为什么欺哄我们说‘我们离你们甚远’呢?其实你们是住在我们中间。
23 Prandaj tani jeni të mallkuar, dhe do të jeni gjithnjë skllevër, druvarë o bartës të ujit për shtëpinë e Perëndisë tim”.
现在你们是被咒诅的!你们中间的人必断不了作奴仆,为我 神的殿作劈柴挑水的人。”
24 Atëherë ata iu përgjigjën Jozueut dhe thanë: “Shërbëtorëve të tu u qe thënë qartë që Perëndia yt, Zoti, kishte urdhëruar shërbëtorin e tij Moisiun t’ju jepte tërë vendin dhe të shfaroste para jush tërë banorët e tij. Prandaj ne na hyri një frikë e madhe për jetën tonë nga shkaku juaj, dhe kemi vepruar në këtë mënyrë.
他们回答约书亚说:“因为有人实在告诉你的仆人,耶和华—你的 神曾吩咐他的仆人摩西,把这全地赐给你们,并在你们面前灭绝这地的一切居民,所以我们为你们的缘故甚怕丧命,就行了这事。
25 Dhe ja, tani jemi në dorën tënde; bëna atë që të duket e mirë dhe e drejtë”.
现在我们在你手中,你以怎样待我们为善为正,就怎样做吧!”
26 Jozueu i trajtoi, pra, në këtë mënyrë: i liroi nga duart e bijve të Izraelit, me qëllim që këta të mos i vrisnin;
于是约书亚这样待他们,救他们脱离以色列人的手,以色列人就没有杀他们。
27 por po atë ditë i caktoi që të jenë druvarë dhe bartës të ujit për asamblenë dhe për altarin e Zotit, në vendin që ai do të zgjidhte deri në ditën e sotme.
当日约书亚使他们在耶和华所要选择的地方,为会众和耶和华的坛作劈柴挑水的人,直到今日。

< Jozueu 9 >