< Jozueu 4 >

1 Kur tërë populli mbaroi së kapërcyeri Jordanin, Zoti i foli Jozueut, duke i thënë:
國民盡都過了約旦河,耶和華就對約書亞說:
2 “Merrni nga radhët e popullit dymbëdhjetë burra, një për çdo fis,
「你從民中要揀選十二個人,每支派一人,
3 dhe u jepni këtë urdhër, duke thënë: “Merrni dymbëdhjetë gurë që këtej, në mes të Jordanit, pikërisht në vendin ku u ndalën këmbët e priftërinjve, i merrni, me vete matanë lumit dhe i vendosni në vendin ku do të strehoheni sonte””.
吩咐他們說:『你們從這裏,從約旦河中、祭司腳站定的地方,取十二塊石頭帶過去,放在你們今夜要住宿的地方。』」
4 Atëherë Jozueu thirri dymbëdhjetë burrat që kishte zgjedhur ndër bijtë e Izraelit, një për çdo fis,
於是,約書亞將他從以色列人中所預備的那十二個人,每支派一人,都召了來。
5 dhe u tha atyre: “Kaloni para arkës së Zotit, Perëndisë tuaj, në mes të Jordanit, dhe secili prej jush të mbajë në kurriz një gur, simbas numrit të fiseve të bijve të Izraelit,
對他們說:「你們下約旦河中,過到耶和華-你們上帝的約櫃前頭,按着以色列人十二支派的數目,每人取一塊石頭扛在肩上。
6 me qëllim që kjo të jetë një shenjë midis jush. Kur në të ardhmen bijtë tuaj do t’ju pyesin, duke thënë: “Ç’janë për ju këta gurë?”,
這些石頭在你們中間可以作為證據。日後,你們的子孫問你們說:『這些石頭是甚麼意思?』
7 ju do t’u përgjigjeni kështu: “Ujërat e Jordanit u ndanë para arkës së besëlidhjes të Zotit; kur ajo kaloi Jordanin, ujërat e tij u ndanë dhe këta gurë do të jenë për bijtë e Izraelit një kujtim për jetë””.
你們就對他們說:『這是因為約旦河的水在耶和華的約櫃前斷絕;約櫃過約旦河的時候,約旦河的水就斷絕了。這些石頭要作以色列人永遠的紀念。』」
8 Bijtë e Izraelit bënë pikërisht ashtu si i kishte urdhëruar Jozueu: morën dymbëdhjetë gurë në mes të Jordanit, ashtu si e kishte porositur Zoti Jozueun, në bazë të numrit të fiseve të Izraelit, dhe i morën me vete matanë lumit në vendin ku do të kalonin natën, dhe i vendosën aty.
以色列人就照約書亞所吩咐的,按着以色列人支派的數目,從約旦河中取了十二塊石頭,都遵耶和華所吩咐約書亞的行了。他們把石頭帶過去,到他們所住宿的地方,就放在那裏。
9 Jozueu ngriti gjithashtu dymbëdhjetë gurë në mes të Jordanit, në vendin ku ishin ndalur këmbët e priftërinjve që mbanin arkën e besëlidhjes; dhe aty kanë mbetur deri më sot.
約書亞另把十二塊石頭立在約旦河中,在抬約櫃的祭司腳站立的地方;直到今日,那石頭還在那裏。
10 Priftërinjtë që mbanin arkën u ndalën në mes të Jordanit deri sa u plotësua tërësisht ajo që i kishte urdhëruar Zoti Jozueut t’i thoshte popullit, në bazë të të gjitha atyre që Moisiu i kishte urdhëruar
抬約櫃的祭司站在約旦河中,等到耶和華曉諭約書亞吩咐百姓的事辦完了,是照摩西所吩咐約書亞的一切話。 於是百姓急速過去了。
11 Kur tërë populli mbaroi së kaluari, arka e Zotit dhe priftërinjtë kaluan në prani të popullit.
眾百姓盡都過了河,耶和華的約櫃和祭司就在百姓面前過去。
12 Bijtë e Rubenit, bijtë e Gadit dhe gjysma e fisit të Manasit kaluan të armatosur në krye të bijve të Izraelit, ashtu siç u kishte thënë Moisiu.
呂便人、迦得人、瑪拿西半支派的人都照摩西所吩咐他們的,帶着兵器在以色列人前頭過去。
13 Rreth dyzet mijë njerëz me veshje lufte kaluan para Zotit në fushat e Jerikos, gati për të luftuar.
約有四萬人都準備打仗,在耶和華面前過去,到耶利哥的平原,等候上陣。
14 Po atë ditë, Zoti e bëri të madh Jozueun në sytë e tërë Izraelit, dhe banorët e tij patën frikë nga ai ashtu si patën frikë nga Moisiu gjatë gjithë ditëve të jetës së tij.
當那日,耶和華使約書亞在以色列眾人眼前尊大。在他平生的日子,百姓敬畏他,像從前敬畏摩西一樣。
15 Pastaj Zoti i foli Jozueut dhe i tha:
耶和華曉諭約書亞說:
16 “Urdhëro priftërinjtë që mbajnë arkën e Dëshmisë të dalin nga Jordani”.
「你吩咐抬法櫃的祭司從約旦河裏上來。」
17 Atëherë Jozueu urdhëroi priftërinjtë duke u thënë: “Dilni nga Jordani”.
約書亞就吩咐祭司說:「你們從約旦河裏上來。」
18 Dhe ndodhi që kur priftërinjtë që mbanin arkën e besëlidhjes së Zotit, dolën nga Jordani dhe tabanët e këmbëve të tyre shkelën tokën e thatë, ujërat e Jordanit u kthyen në vendin e tyre dhe filluan të rrjedhin si më parë në lartësinë e brigjeve të tij.
抬耶和華約櫃的祭司從約旦河裏上來,腳掌剛落旱地,約旦河的水就流到原處,仍舊漲過兩岸。
19 Populli doli nga Jordani ditën e dhjetë të muajit të parë dhe ngriti kampin e tij në Gilgal, në skajin lindor të Jerikos.
正月初十日,百姓從約旦河裏上來,就在吉甲,在耶利哥的東邊安營。
20 Ata dymbëdhjetë gurë që i kishin marrë nga Jordani, Jozueu i çoi në Gilgal.
他們從約旦河中取來的那十二塊石頭,約書亞就立在吉甲,
21 Pastaj u foli bijve të Izraelit dhe u tha atyre: “Kur në të ardhmen bijtë tuaj do t’i pyesin etërit e tyre duke thënë: “Ç’janë këta gurë?”,
對以色列人說:「日後你們的子孫問他們的父親說:『這些石頭是甚麼意思?』
22 ju do t’ua bëni të ditur bijve tuaj, duke thënë: “Izraeli e kaloi këtë Jordan në të thatë,
你們就告訴他們說:『以色列人曾走乾地過這約旦河;
23 sepse Zoti, Perëndia juaj, i thau ujërat e Jordanit para jush deri sa të kalonit, ashtu si Zoti, Perëndia juaj, veproi në Detin e Kuq, të cilin e thau para nesh deri sa të kalonim,
因為耶和華-你們的上帝在你們前面使約旦河的水乾了,等着你們過來,就如耶和華-你們的上帝從前在我們前面使紅海乾了,等着我們過來一樣,
24 me qëllim që tërë popujt e tokës të pranojnë që Zoti ka dorë të fuqishme, dhe që ju të keni gjithnjë frikë nga Zoti, Perëndia juaj””. i Pashkës
要使地上萬民都知道,耶和華的手大有能力,也要使你們永遠敬畏耶和華-你們的上帝。』」

< Jozueu 4 >