< Jozueu 3 >

1 Jozueu u ngrit herët në mëngjes; ai dhe tërë bijtë e Izraelit u nisën pastaj nga Shitimi dhe arritën në Jordan; u ndalën aty para se ta kalojnë
若蘇厄清早起來,同所有的以色列子民由史廷出發,來到弓約旦河,住在那裏,等候過河。
2 Mbas tri ditëve, oficerët kaluan nëpër tërë kampin,
過了三天,官長走遍全營,
3 dhe i dhanë popullit këtë urdhër, duke i thënë: “Kur të shihni arkën e besëlidhjes të Zotit, Perëndisë tuaj, të mbajtur nga priftërinjtë levitë, do të niseni nga vendi juaj dhe do ta ndiqni.
吩咐百姓說:「你們一看見上主你們天主的約櫃,和抬約櫃的肋未人,他們便你們所住的地方起身,跟著它走,
4 Midis jush dhe arkës do të ketë një largësi prej rreth dy mijë kubitësh. Mos iu afroni asaj, me qëllim që të njihni rrugën nëpër të cilën duhet të shkoni, sepse deri tani nuk keni kaluar kurrë nëpër këtë rrugë”.
好使你們知道你們應走的路,因為這條路你們從來沒有走過。但在你們與約櫃之間,相隔二千肘,不可走近約櫃。」
5 Dhe Jozueu i tha popullit: “Shenjtërohuni, sepse nesër Zoti ka për të bërë mrekulli midis jush”.
若蘇厄對百姓說:「你們應該自潔,因為上主明天要在你們中間行神蹟。
6 Pastaj Jozueu u foli priftërinjve, duke u thënë: “Merrni arkën e besëlidhjes dhe kaloni përpara popullit”. Kështu ata morën arkën e besëlidhjes dhe ecën para popullit.
若蘇厄又吩咐司祭說:「你們抬起約櫃,在百姓前過河。」他們遂抬起約櫃,走在百姓前面。
7 Atëherë Zoti i tha Jozueut: “Sot do të filloj të të bëj të madh në sytë e të gjithë Izraelit, me qëllim që të kuptojnë se ashtu siç kam qenë me Moisiun, kështu do të jem edhe me ty.
上主對若蘇厄說:「今天我要開始在眾以色列眼前顯揚你,使他們知道,我要與你同在,有如過去我與梅瑟同在一樣。
8 Prandaj ti jepu këtë urdhër priftërinjve që mbajnë arkën e besëlidhjes, duke u thënë: “Kur të arrini në breg të Jordanit, do të ndaleni në Jordan””.
你吩咐抬約櫃的司祭說:「你們一到約旦河的水邊,就停在約旦河邊。」
9 Jozueu u tha atëherë bijve të Izraelit: “Afrohuni dhe dëgjoni fjalët e Zotit, Perëndisë tuaj”.
若蘇厄又吩咐以色列子民說:「他們前來靜聽上主你們天主的話。」
10 Pastaj Jozueu tha: “Nga kjo do të njihni që Zoti i gjallë është midis jush dhe që me siguri ka për të dëbuar para jush Kananejtë, Hitejtë, Hivejtë, Perezejtë, Girgasejtë, Amorejtë dhe Jebusejtë;
若蘇厄遂說:「你們由此可知道,永生的天主是在你們中間,衪必由你們面前,將客納罕人、赫特人、希威人、培黎齊人、基爾加士人、阿摩黎人和耶步斯人趕走。
11 ja, arka e besëlidhjes së Zotit të të gjithë dheut po bëhet gati të kalojë para jush në lumin Jordan.
看,大地主宰的約櫃要在你們前面渡過約旦河。
12 Merrni, pra, dymbëdhjetë burra nga fiset e Izraelit, një për çdo fis.
現在,你們應從以色列支派中,挑選十二人,每支派一人。
13 Dhe ka për të ndodhur që, porsa tabanët e këmbëve të priftërinjve që mbajnë arkën e Zotit, Zot i gjithë tokës, do të takojnë në ujërat e Jordanit, ujërat e Jordanit do të ndahen, dhe ujërat që zbresin nga lart do të ndalen tok”.
當抬大地的主宰上主約櫃的司祭的腳掌,一踏入約旦河的水,約旦河的水就必中斷,由上流下的水要停,像一道堤。
14 Kështu, kur populli ngriti çadrat për të kaluar Jordanin, priftërinjtë që mbanin arkën e besëlidhjes ecnin përpara popullit.
當百姓起程離開帳幕要到約旦河時,司祭抬著約櫃,走在百姓的前面。
15 Sapo ata që mbanin arkën arritën në Jordan dhe këmbët e priftërinjve që trasportonin arkën u zhytën në ujërat e bregut të tij (Jordani është i mbushur plot deri në brigjet e tij gjatë tërë kohës së korrjes),
當抬約櫃的司祭到了約旦河,他們的腳一踏入水邊,──原來約旦河在整個收割期間,水常漲至河岸──
16 ujërat që zbrisnin nga sipër u ndalën dhe u ngritën tok shumë më lart se Adami, qyteti që ndodhet pranë Tsartanit; kështu që ujërat që zbrisnin në drejtim të detit të Arabahut, Detit të Kripur, u ndanë tërësisht prej tyre; dhe populli i kaloi përballë Jerikos.
水就停住了:由上流下的水像一道堤,停在很遠的地方,遠至匝爾堂附近的阿當城;往下流入的水像一道堤,停在很遠的地方,遠至匝爾堂附近的阿當城;往下流入阿辣巴海,即鹽海的水,已全退去;於是百姓在耶利哥對面過了河。
17 Priftërinjtë që mbanin arkën e besëlidhjes të Zotit u ndalën në vend të thatë në mes të Jordanit, ndërsa tërë Izraeli po kalonte në të thatë, deri sa tërë populli mbaroi së kapërcyeri Jordanin.
當全以色列人在旱地上渡過時,抬上主約櫃的司祭穩立在約旦河中的旱地上直到全民眾都渡過約旦河。

< Jozueu 3 >