< Jozueu 21 >

1 Kryetarët e familjeve të Levitëve u paraqitën para priftit Eleazar, Jozueut, birit të Nunit, dhe kryetarëve të familjeve të fiseve të bijve të Izraelit,
Or, les chefs de famille des Lévites s'approchèrent d'Éléazar, le sacrificateur, et de Josué, fils de Nun, et des chefs de famille des tribus des enfants d'Israël;
2 dhe u folën në Shilon, në vendin e Kanaanit, duke u thënë: “Zoti urdhëroi, me anë të Moisiut, që të na jepeshin disa qytete për të banuar me kullota për bagëtinë tonë”.
Et ils leur parlèrent à Silo, dans le pays de Canaan, et leur dirent: L'Éternel a commandé par l'organe de Moïse qu'on nous donnât des villes pour y habiter, et leurs banlieues pour notre bétail.
3 Kështu bijtë e Izraelit u dhanë Levitëve, duke i marrë nga trashëgimia e tyre, qytetet që vijojnë bashkë me toka për kullotë, simbas urdhrit të Zotit.
Et les enfants d'Israël donnèrent de leur héritage aux Lévites, selon le commandement de l'Éternel, ces villes-ci avec leurs banlieues.
4 U hodh shorti për familjet e Kehathitëve; dhe bijve të priftit Aaron, që ishin Levitë, u ranë në short trembëdhjetë qytete nga fisi i Judës, nga fisi i Simeonit dhe nga fisi i Beniaminit.
Le sort échut aux familles des Kéhathites; et les enfants d'Aaron, le sacrificateur, d'entre les Lévites, obtinrent par le sort treize villes, de la tribu de Juda, de la tribu de Siméon et de la tribu de Benjamin.
5 Bijve të tjerë të Kehathit u ranë në short dhjetë qytete nga familjet e fisit të Efraimit, nga fisi i Danit dhe nga gjysma e fisit të Manasit.
Et les autres enfants de Kéhath obtinrent par le sort dix villes des familles de la tribu d'Éphraïm, de la tribu de Dan, et de la demi-tribu de Manassé.
6 Bijve të Gershonit u ranë në short trembëdhjetë qytete nga fisi i Isakarit, nga fisi i Neftalit dhe nga gjysmë fisi i Manasit në Bashan.
Puis les enfants de Guershon obtinrent par le sort treize villes, des familles de la tribu d'Issacar, de la tribu d'Asser, de la tribu de Nephthali, et de la demi-tribu de Manassé, en Bassan.
7 Bijve të Merarit, simbas familjeve të tyre, u ranë dymbëdhjetë qytete nga fisi i Rubenit, nga fisi i Gadit dhe nga fisi i Zabulonit.
Les enfants de Mérari, selon leurs familles, eurent douze villes, de la tribu de Ruben, de la tribu de Gad, de la tribu de Zabulon.
8 Bijtë e Izraelit ua dhanë, pra, me short këto qytete me gjithë kullotat e tyre Levitëve, ashtu si kishte urdhëruar Zoti me anë të Moisiut.
Et les enfants d'Israël donnèrent aux Lévites, par le sort, ces villes-ci avec leurs banlieues, comme l'Éternel l'avait commandé par l'organe de Moïse.
9 Kështu ata dhanë, duke i marrë nga fisi i bijve të Judës dhe nga fisi i bijve të Simeonit, qytetet e përmendura këtu,
Ils donnèrent donc de la tribu des enfants de Juda, et de la tribu des enfants de Siméon, ces villes, qu'on nommera par leur nom.
10 që ranë në dorë të bijve të Aaronit që u përkisnin familjeve të Kehathitëve, bij të Levit, sepse hiseja e parë që u hodh me short u ra atyre.
Elles furent pour les enfants d'Aaron, des familles des Kéhathites, des enfants de Lévi (car le premier sort fut pour eux);
11 Ata morën, pra, Kirjath-Arbën, domethënë Hebronin (Arba ishte ati i Anakut), në krahinën malore të Judës, me tokat e saj për kullotë rreth e qark;
Et on leur donna la cité d'Arba, père d'Anak (c'est Hébron), dans la montagne de Juda, et sa banlieue tout autour.
12 por territorin e qytetit dhe fshatrat e tij ia dhanë Tsalebit, birit të Jenufehut, si pronë të tij.
Mais quant au territoire de la ville, et à ses villages, on les donna à Caleb, fils de Jephunné, pour sa propriété.
13 Përveç kësaj u dhanë bijve të priftit Aaron Hebronin (si qytet strehimi për vrasësin) me të gjitha tokat për kullotë, Libnahun me tokat për kullotë,
On donna donc aux enfants d'Aaron, le sacrificateur, la ville de refuge pour le meurtrier, Hébron avec sa banlieue, Libna et sa banlieue,
14 Jatirin me tokat për kullotë, Eshtemoan me tokat për kullotë,
Jatthir et sa banlieue, Eshthémoa et sa banlieue,
15 Holonin me tokat për kullotë, Debirin me tokat për kullotë,
Holon et sa banlieue, Débir et sa banlieue,
16 Ainin me tokat e tij për kullotë, Jutahun me tokat e tij për kullotë dhe Beth-Shemeshin me tokat e tij për kullotë: nëntë qytete që u morën nga këto dy fise.
Aïn et sa banlieue, Jutta et sa banlieue, et Beth-Shémèsh et sa banlieue, neuf villes de ces deux tribus.
17 Nga fisi i Beniaminit, Gabaonin me tokat e tij për kullotë, Gebën me tokat e tij për kullotë,
Et de la tribu de Benjamin, Gabaon et sa banlieue, Guéba et sa banlieue,
18 Anatothin me tokat e tij për kullotë dhe Almonin me tokat e tij për kullotë: katër qytete.
Anathoth et sa banlieue, et Almon et sa banlieue, quatre villes.
19 Shuma e qyteteve të priftërinjve, bij të Aaronit, ishte trembëdhjetë qytete me tokat e tyre për kullotë.
Total des villes des sacrificateurs enfants d'Aaron: treize villes et leurs banlieues.
20 Familjeve të bijve të Kehathëve, domethënë Levitëve që mbeteshin, bij të Kehathit, u ranë qytete që u morën nga fisi i Efraimit.
Quant aux familles des enfants de Kéhath, aux Lévites formant le reste des enfants de Kéhath, les villes de leur lot furent de la tribu d'Éphraïm.
21 Atyre iu dha Sikemi (si qytet për strehimin e vrasësit) me gjithë tokat për kullotë në krahinën malore të Efraimit, Gezeri me gjithë tokat për kullotë,
On leur donna la ville de refuge pour le meurtrier, Sichem et sa banlieue, dans la montagne d'Éphraïm, Guézer et sa banlieue,
22 Kibtsaimi me tokat e tij për kullotë dhe Beth-Horoni me tokat e tij për kullotë: katër qytete.
Kibtsaïm et sa banlieue, et Beth-Horon et sa banlieue, quatre villes.
23 Nga fisi i Danit: Eltekehu me tokat për kullotë, Gibethoni me gjithë tokat për kullotë,
De la tribu de Dan, Eltheké et sa banlieue, Guibbéthon et sa banlieue,
24 Aijaloni me gjithë tokat për kullotë, Gath-Rimoni me gjithë tokat për kullotë: katër qytete.
Ajalon et sa banlieue, Gath-Rimmon et sa banlieue, quatre villes.
25 Nga gjysma e fisit të Manasit: Taanaku me tokat e tij për kullotë, Gath-Rimoni me tokat e tij për kullotë: dy qytete.
Et de la demi-tribu de Manassé, Thaanac et sa banlieue, Gath-Rimmon et sa banlieue, deux villes.
26 Të gjitha këto dhjetë qytete me tokat e tyre për kullotë u ranë familjeve të bijve të tjerë të Kehathit.
Total, dix villes et leurs banlieues, pour les familles des autres enfants de Kéhath.
27 Bijve të Gershonit, që u përkisnin familjeve të Levitëve, u dhanë, duke i marrë nga gjysma e fisit të Manasit, Golanin në Bashan (si qytet për strehimin e vrasësit), me gjithë tokat për kullotë, dhe Beeshterahun me tokat e tij për kullotë: dy qytete;
On donna aussi de la demi-tribu de Manassé, aux enfants de Guershon, d'entre les familles des Lévites, la ville de refuge pour le meurtrier, Golan en Bassan et sa banlieue, et Beeshthra et sa banlieue, deux villes;
28 nga fisi i Isakarit, Kishionin me tokat e tij për kullotë, Daberathin me tokat e tij për kullotë,
De la tribu d'Issacar, Kishjon et sa banlieue, Dabrath et sa banlieue,
29 Jarmuthin me tokat e tij për kullotë, En-Ganimin me tokat e tij për kullotë: katër qytete;
Jarmuth et sa banlieue, En-Gannim et sa banlieue, quatre villes;
30 nga fisi i Asherit, Mishalin me tokat e tij për kullotë, Abdonin me tokat e tij për kullotë,
De la tribu d'Asser, Misheal et sa banlieue, Abdon et sa banlieue,
31 Helkathin me tokat e tij për kullotë dhe Rehobin, me tokat e tij për kullotë: katër qytete;
Helkath et sa banlieue, et Réhob et sa banlieue, quatre villes;
32 dhe nga fisi i Neftalit, Kadeshin në Galile (si qytet strehimi për vrasësin), me gjithë tokat e tij për kullotë, Hamoth-Dorin me tokat e tij për kullotë, dhe Kartanin me tokat e tij për kullotë; tri qytete.
Et de la tribu de Nephthali, la ville de refuge pour le meurtrier, Kédès en Galilée et sa banlieue, Hammoth-Dor et sa banlieue, et Karthan et sa banlieue, trois villes.
33 Shuma e qyteteve të Gershonitëve, simbas familjeve të tyre, ishte trembëdhjetë qytete me tokat e tyre për kullotë.
Total des villes des Guershonites, selon leurs familles: treize villes et leurs banlieues.
34 Familjeve të bijve të Merarit, domethënë Levitëve të tjerë, iu dhanë, duke i marrë nga fisi i Zabulonit, Jokneamin me tokat e tij për kullotë, Kartahin me tokat e tij për kullotë,
On donna de la tribu de Zabulon, aux familles des enfants de Mérari, formant le reste des Lévites, Joknéam et sa banlieue, Kartha et sa banlieue,
35 Dimnahun me tokat e tij për kullotë dhe Nahalalin me tokat e tij për kullotë: katër qytete;
Dimna et sa banlieue, et Nahalal et sa banlieue, quatre villes;
36 nga fisi i Rubenit, Betserin me tokat e tij për kullotë, Jatsahun me tokat e tij për kullotë,
De la tribu de Ruben, Betser et sa banlieue, Jahtsa et sa banlieue,
37 Kedmothin me tokat e tij për kullotë dhe Mefaathin me tokat e tij për kullotë: katër qytete;
Kedémoth et sa banlieue, et Méphaath et sa banlieue, quatre villes;
38 dhe nga fisi i Gadit, Ramothin në Galaad (si qytet strehimi për vrasësin), me tokat e tij për kullotë, Mahanaimin me tokat e tij për kullotë,
Et de la tribu de Gad, la ville de refuge pour le meurtrier, Ramoth en Galaad et sa banlieue, Mahanaïm et sa banlieue,
39 Heshbonin me tokat e tij për kullotë dhe Jazerin me tokat e tij për kullotë: gjithsejt katër qytete.
Hesbon et sa banlieue, et Jaezer et sa banlieue, en tout quatre villes.
40 Shuma e qyteteve që iu dhanë me short bijve të Merarit, simbas familjeve të tyre që përbënin familjet e Levitëve të tjerë, ishin dymbëdhjetë qytete.
Total des villes données aux enfants de Mérari, selon leurs familles, qui étaient le reste des familles des Lévites: leur lot fut de douze villes.
41 Shuma e qyteteve të Levitëve në mes të zotërimeve të bijve të Izraelit ishte dyzet qytete me tokat e tyre për kullotë.
Total des villes des Lévites au milieu des possessions des enfants d'Israël: quarante-huit villes et leurs banlieues.
42 Secili nga këto qytete kishte rreth e qark toka për kullotë; e njëjta gjë ishte në çdo qytet.
Chacune de ces villes avait sa banlieue autour d'elle, il en était ainsi de toutes ces villes.
43 Kështu Zoti i dha Izraelit tërë vendin që ishte betuar t’ua jepte etërve të tyre, dhe bijtë e Izraelit e pushtuan dhe banuan në të.
L'Éternel donna donc à Israël tout le pays qu'il avait juré de donner à leurs pères. Ils le possédèrent, et y habitèrent.
44 Zoti u siguroi pushim rreth e qark, siç u ishte betuar etërve të tyre; asnjë nga armiqtë e tyre nuk mundi t’u bëjë ballë; Zoti i dorëzoi tërë armiqtë në duart e tyre.
Et l'Éternel leur donna du repos de tous côtés, selon tout ce qu'il avait juré à leurs pères; et il n'y eut aucun de tous leurs ennemis qui subsistât devant eux; l'Éternel livra tous leurs ennemis entre leurs mains.
45 Nuk ra për tokë asnjë nga fjalët që Zoti i pati thënë shtëpisë së Izraelit; të tëra u vërtetuan.
Il ne tomba pas un seul mot de toutes les bonnes paroles que l'Éternel avait dites à la maison d'Israël; toutes s'accomplirent.

< Jozueu 21 >