< Jozueu 18 >

1 Pastaj tërë asambleja e bijve të Izraelit u mblodh në Shiloh, dhe aty ngritën çadrën e mbledhjes. Vendi u ishte nënshtruar atyre.
以色列的全会众都聚集在示罗,把会幕设立在那里,那地已经被他们制伏了。
2 Por kishte midis bijve të Izraelit shtatë fise, që nuk e kishin marrë akoma trashëgiminë e tyre.
以色列人中其余的七个支派还没有分给他们地业。
3 Kështu Jozueu u tha bijve të Izraelit: “Deri kur nuk do të kujdeseni të shkoni të merrni vendin që Zoti, Perëndia i etërve tuaj, ju ka dhënë?
约书亚对以色列人说:“耶和华—你们列祖的 神所赐给你们的地,你们耽延不去得,要到几时呢?
4 Zgjidhni midis jush tre burra për çdo fis dhe unë do t’i nis. Ata do të ngrihen, do ta përshkojnë vendin, do të bëjnë përshkrimin e tij në bazë të pjesës së tyre të trashëgimisë dhe pastaj do të kthehen tek unë.
你们每支派当选举三个人,我要打发他们去,他们就要起身走遍那地,按着各支派应得的地业写明,就回到我这里来。
5 Ata do ta ndanë në shtatë pjesë: Juda do të mbetet në territorin e tij në jug dhe shtëpia e Jozefit në territorin e tij në veri.
他们要将地分做七分;犹大仍在南方,住在他的境内。约瑟家仍在北方,住在他的境内。
6 Ju do të bëni, pra, përshkrimin e vendit në shtatë pjesë; do ta sillni tek unë dhe unë do të hedh shortin për ju këtu, para Zotit, Perëndisë tonë.
你们要将地分做七分,写明了拿到我这里来。我要在耶和华—我们 神面前,为你们拈阄。
7 Por Levitët nuk duhet të kenë asnjë pjesë në mes tuaj, sepse priftëria e Zotit është trashëgimia e tyre; dhe Gadi, Rubeni dhe gjysma e fisit të Manasit kanë marrë trashëgiminë e tyre matanë Jordanit në lindje, që Moisiu, shërbëtori i Zotit, u ka dhënë atyre”.
利未人在你们中间没有分,因为供耶和华祭司的职任就是他们的产业。迦得支派、吕便支派,和玛拿西半支派已经在约旦河东得了地业,就是耶和华仆人摩西所给他们的。”
8 Ata njerëz, pra, u ngritën dhe u nisën; dhe Jozueu i urdhëroi ata që niseshin për të përshkruar vendin, duke u thënë: “Shkoni, përshkoni vendin dhe bëni përshkrimin e tij; pastaj kthehuni tek unë, dhe këtu unë do të hedh shortin për ju para Zotit në Shiloh”.
划地势的人起身去的时候,约书亚嘱咐他们说:“你们去走遍那地,划明地势,就回到我这里来。我要在示罗这里,耶和华面前,为你们拈阄。”
9 Kështu ata njerëz u nisën, e përshkuan vendin dhe bënë në një libër përshkrimin e shtatë pjesëve të tij simbas qyteteve; pastaj u kthyen tek Jozueu në kampin e Shilohut.
他们就去了,走遍那地,按着城邑分做七分,写在册子上,回到示罗营中见约书亚。
10 Atëherë Jozueu hodhi shortin për ta në Shiloh para Zotit dhe e ndau vendin midis bijve të Izraelit, simbas ndarjeve të tyre.
约书亚就在示罗,耶和华面前,为他们拈阄。约书亚在那里,按着以色列人的支派,将地分给他们。
11 U hodh në short pjesa e fisit të bijve të Beniaminit, simbas familjeve të tyre; territori që u ra në short kishte kufijtë e tij midis bijve të Judës dhe bijve të Jozefit.
便雅悯支派,按着宗族拈阄所得之地,是在犹大、约瑟子孙中间。
12 Nga ana veriore kufiri i tyre fillonte me Jordanin, ngjitej në shpatin në veri të Jerikos, kalonte krahinën malore në drejtim të perëndimit dhe mbaronte në shkretëtirën e Beth-Avenit.
他们的北界是从约旦河起,往上贴近耶利哥的北边;又往西通过山地,直到伯·亚文的旷野;
13 Që andej kufiri ngjitej në Luc, mbi shpatin në jug të Lucit (që është Betheli); pastaj zbriste në Ataroth-Adar, pranë malit që ndodhet në jug të Beth-Horonit të poshtëm.
从那里往南接连到路斯,贴近路斯(路斯就是伯特利),又下到亚他绿·亚达,靠近下伯·和 南边的山;
14 Pastaj kufiri shtrihej, duke kthyer në krahun perëndimor drejt jugut të malit që ngrihej përballë Beth-Horonit, në jug, dhe mbaronte në Kirjath-Baal (që është Kiriath-Jearimi), qytet i bijve të Judës. Ky ishte krahu perëndimor.
从那里往西,又转向南,从伯·和 南对面的山,直达到犹大人的城基列·巴力(基列·巴力就是基列·耶琳);这是西界。
15 Ana jugore fillonte në skajin e Kiriath-Jearimit. Kufiri zgjatej në drejtim të perëndimit deri sa prekte burimin e ujërave të Neftoahut;
南界是从基列·耶琳的尽边起,往西达到尼弗多亚的水源;
16 pastaj kufiri zbriste në skajin e malit që ndodhet përballë luginës së birit të Hinomit, që është në luginën e gjigantëve, në veri, dhe zbriste nëpër luginën e Hinomit, në anën jugore të qytetit të Jebuzejve, deri në En-Rogel.
又下到欣嫩子谷对面山的尽边,就是利乏音谷北边的山;又下到欣嫩谷,贴近耶布斯的南边;又下到隐·罗结;
17 Pastaj kthente në drejtim të veriut dhe arrinte në En-Shemesh; shtrihej në drejtim të Gelilothit, që ndodhet përballë së përpjetës të Adumimit, dhe zbriste në gurin e Bohanit, birit të Rubenit;
又往北通到隐·示麦,达到亚都冥坡对面的基利绿;又下到吕便之子波罕的磐石;
18 pas kësaj kalonte në shpatin verior përballë Arabahut dhe zbriste në drejtim të tij.
又接连到亚拉巴对面,往北下到亚拉巴;
19 Kufiri kalonte pastaj nga shpati verior i Beth-Hoglahut dhe mbaronte në kepin verior të Detit të Kripur, në skajin jugor të Jordanit. Ky ishte kufiri në jug.
又接连到伯·曷拉的北边,直通到盐海的北汊,就是约旦河的南头;这是南界。
20 Jordani shërbente si kufi nga ana lindore. Kjo ishte trashëgimia e bijve të Beniaminit në bazë të kufijve rreth e qark, simbas familjeve të tyre.
东界是约旦河。这是便雅悯人按着宗族,照他们四围的交界所得的地业。
21 Qytetet e fiseve të bijve të Beniaminit, simbas familjeve të tyre, ishin Jeriko, Beth-Hoglahu, Emek-Ketsitsi,
便雅悯支派按着宗族所得的城邑就是:耶利哥、伯·曷拉、伊麦·基悉、
22 Beth-Arabahu, Tsemaraimi, Betheli,
伯·亚拉巴、洗玛脸、伯特利、
23 Avimi, Parahu, Ofrahu,
亚文、巴拉、俄弗拉、
24 Kefar-Haamoni, Ofni dhe Geba: dymbëdhjetë qytete me fshatrat e tyre;
基法·阿摩尼、俄弗尼、迦巴,共十二座城,还有属城的村庄;
25 Gabaoni, Ramahu, Beerothi,
又有基遍、拉玛、比录、
26 Mitspehu, Kefirahu, Motsahu,
米斯巴、基非拉、摩撒、
27 Rekemi, Irpeeli, Taralahu,
利坚、伊利毗勒、他拉拉、
28 Tselahu, Efeli, Gebusi (që është Jeruzalemi), Gibeathi dhe Kirjathi: katërmbëdhjetë qytete me gjithë fshatrat e tyre. Kjo që trashëgimia e bijve të Beniaminit, simbas familjeve të tyre.
洗拉、以利弗、耶布斯(耶布斯就是耶路撒冷)、基比亚、基列,共十四座城,还有属城的村庄。这是便雅悯人按着宗族所得的地业。

< Jozueu 18 >