< Jona 2 >

1 Atëherë Jona iu lut Zotit, Perëndisë të tij, nga barku i peshkut dhe tha:
ויתפלל יונה אל יהוה אלהיו ממעי הדגה׃
2 “Në fatkeqësinë time i thirra Zotit dhe ai m’u përgjigj; nga gjiri i Sheolit i thirra dhe ti e dëgjove zërin tim. (Sheol h7585)
ויאמר קראתי מצרה לי אל יהוה ויענני מבטן שאול שועתי שמעת קולי׃ (Sheol h7585)
3 Më hodhe në një vend të thellë, në zemër të deteve, rryma më mori dhe gjithë dallgët e tua dhe valët e tua më kaluan sipër.
ותשליכני מצולה בלבב ימים ונהר יסבבני כל משבריך וגליך עלי עברו׃
4 Atëherë thashë: U dëbova nga prania jote. Megjithatë do të shikoj akoma në drejtim të tempullit tënd të shenjtë.
ואני אמרתי נגרשתי מנגד עיניך אך אוסיף להביט אל היכל קדשך׃
5 Ujërat më kanë rrethuar deri në shpirt, humnera më ka mbështjellë, algat u mblodhën rreth kokës sime.
אפפוני מים עד נפש תהום יסבבני סוף חבוש לראשי׃
6 Zbrita deri në themelet e maleve, toka mbylli shufrat e saj pas meje për gjithnjë, por ti e ngrite jetën time nga gropa, o Zot, Perëndia im.
לקצבי הרים ירדתי הארץ ברחיה בעדי לעולם ותעל משחת חיי יהוה אלהי׃
7 Kur shpirti im po ligështohej brenda meje, kujtova Zotin, dhe lutja ime arriti deri te ti, në tempullin tënd të shenjtë.
בהתעטף עלי נפשי את יהוה זכרתי ותבוא אליך תפלתי אל היכל קדשך׃
8 Ata që jepen pas kotësive të rreme braktisin vetë burimin e hirit të tyre.
משמרים הבלי שוא חסדם יעזבו׃
9 Por unë me zëra lëvdimi do të ofroj flijime dhe do të plotësoj betimet që kam bërë. Shpëtimi i përket Zotit”.
ואני בקול תודה אזבחה לך אשר נדרתי אשלמה ישועתה ליהוה׃
10 Atëherë Zoti i foli peshkut dhe peshku e volli Jonan në breg.
ויאמר יהוה לדג ויקא את יונה אל היבשה׃

< Jona 2 >