< Gjoni 9 >

1 Kur po kalonte, pa një njeri që ishte i verbër që nga lindja.
예수께서 길 가실 때에 날 때부터 소경 된 사람을 보신지라
2 Dhe dishepujt e tij e pyetën duke thënë: “Mësues, kush ka mëkatuar, ai apo prindërit e tij, që ai ka lindur i verbër?”.
제자들이 물어 가로되 `랍비여, 이 사람이 소경으로 난 것이 뉘 죄로 인함이오니이까? 자기오니이까? 그 부모오니이까?'
3 Jezusi u përgjigj: “As ai, as prindërit e tij s’kanë mëkatuar, por kjo ndodhi që tek ai të dëftohen veprat e Perëndisë.
예수께서 대답하시되 `이 사람이나 그 부모가 죄를 범한 것이 아니라 그에게서 하나님의 하시는 일을 나타내고자 하심이니라
4 Unë duhet t’i kryej veprat e atij që më ka dërguar sa është ditë; vjen nata kur askush nuk mund të veprojë.
때가 아직 낮이매 나를 보내신 이의 일을 우리가 하여야 하리라 밤이 오리니 그 때는 아무도 일할 수 없느니라
5 Derisa jam në botë, unë jam drita e botës”.
내가 세상에 있는 동안에는 세상의 빛이로라'
6 Pasi kishte thënë këto gjëra, pështyu përdhe, bëri baltë me pështymë dhe leu sytë e të verbrit me të.
이 말씀을 하시고 땅에 침을 뱉아 진흙을 이겨 그의 눈에 바르시고
7 Pastaj i tha: “Shko, lahu në pellgun e Siloamit” (që do të thotë: dërguar); dhe ai shkoi atje, u la dhe u kthye duke parë.
이르시되 `실로암 못에 가서 씻으라!' 하시니 (실로암은 번역하면 보냄을 받았다는 뜻이라) 이에 가서 씻고 밝은 눈으로 왔더라
8 Atëherë fqinjtë dhe ata që më parë e kishin parë të verbër, thanë: “A s’është ky ai që rrinte ulur dhe lypte?”.
이웃 사람들과 및 전에 저가 걸인인 것을 보았던 사람들이 가로되 이는 앉아서 구걸하던 자가 아니냐?
9 Disa thoshnin: “Ai është”. Të tjerë: “I përngjan atij”. Dhe ai thoshte: “Unë jam”.
혹은 그 사람이라 하며 혹은 아니라 그와 비슷하다 하거늘 제 말은 내가 그로라 하니
10 I thanë pra: “Si të janë hapur sytë?”.
저희가 묻되 `그러면 네 눈이 어떻게 떠졌느냐?'
11 Ai u përgjigj dhe tha: “Një njeri, që quhet Jezus, ka bërë baltë, m’i leu sytë dhe më tha: “Shko te pellgu i Siloamit dhe lahu”. Dhe unë shkova atje, u lava dhe m’u kthye drita e syve”.
대답하되 `예수라 하는 그 사람이 진흙을 이겨 내 눈에 바르고 나더러 실로암에 가서 씻으라 하기에 가서 씻었더니 보게 되었노라'
12 Dhe ata i thanë: “Ku është ai?”. Ai u përgjigj: “Nuk e di”.
저희가 가로되 `그가 어디 있느냐?' 가로되 `알지 못하노라' 하니라
13 Atëherë ata e çuan te farisenjtë atë që më parë kishte qenë i verbër.
저희가 전에 소경되었던 사람을 데리고 바리새인들에게 갔더라
14 Dhe ishte e shtunë kur Jezusi bëri baltën dhe ia hapi sytë.
예수께서 진흙을 이겨 눈을 뜨게 하신 날은 안식일이라
15 Edhe farisenjtë, pra, e pyesnin përsëri si e fitoi dritën e syve. Dhe ai u tha atyre: “Më vuri baltë mbi sy, u lava dhe shoh”.
그러므로 바리새인들도 그 어떻게 보게 된 것을 물으니 가로되 `그 사람이 진흙을 내 눈에 바르매 내가 씻고 보나이다' 하니
16 Atëherë disa farisenj thanë: “Ky njeri nuk është nga Perëndia, sepse nuk e respekton të shtunën!”. Të tjerë thoshnin: “Si mund të kryejë shenja të tilla një njeri mëkatar?”. Dhe kishte përçarje midis tyre.
바리새인 중에 혹은 말하되 `이 사람이 안식일을 지키지 아니하니 하나님께로서 온 자가 아니라' 하며 혹은 말하되 `죄인으로서 어떻게 이러한 표적을 행하겠느냐?' 하여 피차 쟁론이 되었더니
17 E pyetën, pra, përsëri të verbrin: “Po ti, ç’thua për atë për faktin që t’i ka hapur sytë?”. Ai tha: “Éshtë një profet”.
이에 소경 되었던 자에게 다시 묻되 `그 사람이 네 눈을 뜨게 하였으니 너는 그를 어떠한 사람이라 하느냐?' 대답하되 `선지자니이다' 한대
18 Por Judenjtë nuk besuan se ai kishte qenë i verbër dhe se kishte fituar dritën e syve, derisa thirrën prindërit e atij që kishte fituar dritën e syve.
유대인들이 저가 소경으로 있다가 보게 된 것을 믿지 아니하고 그 부모를 불러 묻되
19 Dhe i pyetën ata: “A është ky djali juaj, për të cilin ju thoni se ka lindur i verbër? Vallë si sheh tani?”.
`이는 너희 말에 소경으로 났다하는 너희 아들이냐? 그러면 지금은 어떻게 되어 보느냐?'
20 Prindërit e tij, duke u përgjigjur atyre, thanë: “E dimë se ky është djali ynë dhe se ka lindur i verbër,
그 부모가 대답하여 가로되 `이가 우리 아들인 것과 소경으로 난 것을 아나이다
21 por ne nuk dimë se si sheh tani ose se kush ia ka hapur sytë; pyeteni atë; ai moshë ka, do t’ju flasë për veten e vet”.
그러나 지금 어떻게 되어 보는지 또는 누가 그 눈을 뜨게 하였는지 우리는 알지 못하나이다 저에게 물어 보시오 저가 장성하였으니 자기 일을 말하리이다'
22 Këto thanë prindërit e tij, sepse kishin frikë nga Judenjtë; sepse Judenjtë kishin vendosur që, nëse dikush do ta rrëfente Jezusin si Krishti, do të përjashtohej nga sinagoga.
그 부모가 이렇게 말한 것은 이미 유대인들이 누구든지 예수를 그리스도로 시인하는 자는 출교하기로 결의하였으므로 저희를 무서워함이러라
23 Prandaj prindërit e tij thanë: “Moshë ka, pyeteni atë”.
이러므로 그 부모가 말하기를 저가 장성하였으니 저에게 물어 보시오 하였더라
24 Atëherë ata e thirrën përsëri njeriun që kishte qenë i verbër dhe i thanë: “Jepi lavdi Perëndisë; ne e dimë se ai njeri është mëkatar”.
이에 저희가 소경 되었던 사람을 두 번째 불러 이르되 `너는 영광을 하나님께 돌리라 우리는 저 사람이 죄인인 줄 아노라'
25 Ai atëherë u përgjigj dhe tha: “Në është mëkatar, nuk e di, por di një gjë, që isha i verbër dhe tani shoh”.
대답하되 `그가 죄인인지 내가 알지 못하나 한 가지 아는 것은 내가 소경으로 있다가 지금 보는 그것이니이다'
26 E pyetën përsëri: “Ç’të bëri? Si t’i ka hapur sytë?”.
저희가 가로되 `그 사람이 네게 무엇을 하였느냐? 어떻게 네 눈을 뜨게 하였느냐?'
27 Ai u përgjigj atyre: “Unë tashmë ua kam thënë dhe ju nuk keni dëgjuar; pse doni ta dëgjoni përsëri? Doni ndoshta të bëheni edhe ju dishepuj të tij?”.
대답하되 `내가 이미 일렀어도 듣지 아니하고 어찌하여 다시 듣고자 하나이까? 당신들도 그 제자가 되려 하나이까?'
28 Por ata e fyen dhe thanë: “Ti je dishepull i tij, por ne jemi dishepuj të Moisiut!
저희가 욕하여 가로되 `너는 그의 제자나 우리는 모세의 제자라
29 Ne e dimë se Perëndia i foli Moisiut; sa për atë, nuk e dimë se nga është”.
하나님이 모세에게는 말씀하신 줄을 우리가 알거니와 이 사람은 어디서 왔는지 알지 못하노라'
30 Ai njeri u përgjigj dhe u tha atyre: “E pra, është e çuditshme që ju të mos dini nga është ai; megjithatë ai m’i hapi sytë!
그 사람이 대답하여 가로되 `이상하다 이 사람이 내 눈을 뜨게 하였으되 당신들이 그가 어디서 왔는지 알지 못하는도다
31 Dhe ne e dimë se Perëndia nuk i dëgjon mëkatarët, por nëse dikush është i druajtshëm ndaj Perëndisë dhe bën vullnetin e tij, ai atë e dëgjon!
하나님이 죄인을 듣지 아니하시고 경건하여 그의 뜻대로 행하는 자는 들으시는 줄을 우리가 아나이다
32 Që prej fillimit të botës nuk është dëgjuar që dikush t’ia ketë hapur sytë një të linduri të verbër. (aiōn g165)
창세 이후로 소경으로 난 자의 눈을 뜨게 하였다 함을 듣지 못하였으니 (aiōn g165)
33 Po të mos ishte ky nga Perëndia, nuk do të mund të bënte asgjë”.
이 사람이 하나님께로부터 오지 아니하였으면 아무 일도 할 수 없으리이다'
34 Ata u përgjigjën dhe i thanë: “Ti ke lindur i tëri në mëkate e don të na mësosh?”. Dhe e nxorën jashtë.
저희가 대답하여 가로되 `네가 온전히 죄 가운데서 나서 우리를 가르치느냐?' 하고 이에 쫓아내어 보내니라
35 Jezusi e mori vesh se e nxorën jashtë dhe, kur e gjeti, i tha: “A beson ti në Birin e Perëndisë?”.
예수께서 저희가 그 사람을 쫓아냈다 하는 말을 들으셨더니 그를 만나사 가라사대 `네가 인자를 믿느냐?'
36 Ai u përgjigj dhe tha: “Kush është, Zot, që unë të besoj në të?”.
대답하여 가로되 `주여 그가 누구시오니이까? 내가 믿고자 하나이다'
37 Dhe Jezusi i tha: “Ti e ke parë; është pikërisht ai që po të flet”.
예수께서 가라사대 `네가 그를 보았거니와 지금 너와 말하는 자가 그이니라!'
38 Atëherë ai tha: “Unë besoj, o Zot”; dhe e adhuroi.
가로되 `주여, 내가 믿나이다!' 하고 절하는지라
39 Pastaj Jezusi tha: “Unë kam ardhur në këtë botë për të bërë një gjyq, që ata që nuk shohin të shohin dhe ata që shohin të verbohen”.
예수께서 가라사대 `내가 심판하러 이 세상에 왔으니 보지 못하는 자들은 보게 하고 보는 자들은 소경 되게 하려 함이라' 하시니
40 Disa nga farisenjtë që ishin me të i dëgjuan këto gjëra dhe i thanë: “Jemi të verbër edhe ne?”.
바리새인 중에 예수와 함께 있던 자들이 이 말씀을 듣고 가로되 우리도 소경인가?
41 Jezusi u përgjigj atyre: “Po të ishit të verbër, nuk do të kishit asnjë mëkat; por tani thoni: “Ne shohim”, prandaj mëkati juaj mbetet”.
예수께서 가라사대 `너희가 소경 되었더면 죄가 없으려니와 본다고 하니 너희 죄가 그저 있느니라

< Gjoni 9 >