< Gjoni 8 >

1 Dhe Jezusi shkoi në malin e Ullinjve.
イエス、オリブ山にゆき給ふ。
2 Por, si zbardhi dita, u kthye përsëri në tempull dhe gjithë populli erdhi tek ai; dhe ai u ul dhe i mësonte.
夜明ごろ、また宮に入りしに、民みな御許に來りたれば、坐して教へ給ふ。
3 Atëherë farisenjtë dhe skribët i prunë një grua që ishte kapur duke shkelur kurorën dhe, mbasi e vunë në mes,
ここに學者・パリサイ人ら、姦淫のとき捕へられたる女を連れきたり、眞中に立ててイエスに言ふ、
4 i thanë Jezusit: “Mësues, kjo grua është kapur në flagrancë, duke shkelur kurorën.
『師よ、この女は姦淫のをり、そのまま捕へられたるなり。
5 Por në ligj Moisiu na ka urdhëruar të vriten me gurë gra të tilla, por ti ç’thua?”.
モーセは律法に、斯かる者を石にて撃つべき事を我らに命じたるが、汝は如何に言ふか』
6 Flisnin kështu për ta vënë në provë dhe për të pasur diçka për ta paditur. Por Jezusi, duke u shtënë se nuk dëgjoi, u përkul dhe shkruante me gisht në dhe.
かく云へるは、イエスを試みて、訴ふる種を得んとてなり。イエス身を屈め、指にて地に物 書き給ふ。
7 Dhe, kur ata vazhdonin ta pyesnin, ai u drejtua dhe u tha atyre: “Kush nga ju është pa mëkat, le ta hedhë i pari gurin kundër saj!”.
かれら問ひて止まざれば、イエス身を起して『なんぢらの中、罪なき者まづ石を擲て』と言ひ、
8 Pastaj u përkul përsëri dhe shkruante në dhe.
また身を屈めて地に物 書きたまふ。
9 Atëherë ata, e dëgjuan këtë dhe të bindur nga ndërgjegjja, u larguan një nga një, duke filluar nga më të vjetrit e deri te të fundit; kështu Jezusi mbeti vetëm me atë grua, që qëndronte atje në mes.
彼 等これを聞きて良心に責められ、老人をはじめ若き者まで一人 一人いでゆき、唯イエスと中に立てる女とのみ遺れり。
10 Jezusi atëherë u ngrit dhe, duke mos parë tjetër përveç gruas, i tha: “O grua, ku janë ata që të paditnin? Askush nuk të dënoi?”.
イエス身を起して、女のほかに誰も居らぬを見て言ひ給ふ『をんなよ、汝を訴へたる者どもは何處にをるぞ、汝を罪する者なきか』
11 Dhe ajo u përgjigj: “Askush, Zot”. Atëherë Jezusi i tha: “As unë nuk të dënoj; shko dhe mos mëkato më”.
女いふ『主よ、誰もなし』イエス言ひ給ふ『われも汝を罪せじ、往け、この後ふたたび罪を犯すな』]
12 Dhe Jezusi u foli atyre përsëri duke thënë: “Unë jam drita e botës; kush më ndjek nuk do të ecë në errësirë, por do të ketë dritën e jetës”.
かくてイエスまた人々に語りて言ひ給ふ『われは世の光なり、我に從ふ者は暗き中を歩まず、生命の光を得べし』
13 Atëherë farisenjtë i thanë: “Ti dëshmon për vetveten; dëshmimi yt nuk është i vërtetë”.
パリサイ人ら言ふ『なんぢは己につきて證す、なんぢの證は眞ならず』
14 Jezusi u përgjigj dhe u tha atyre: “Edhe pse dëshmoj për vetvete, dëshmimi im është i vërtetë, sepse unë e di nga kam ardhur e ku po shkoj; ju, përkundrazi, nuk e dini as nga vij dhe as ku po shkoj.
イエス答へて言ひ給ふ『われ自ら己につきて證すとも、我が證は眞なり、我は何處より來り何處に往くを知る故なり。汝らは我が何處より來り、何處に往くを知らず、
15 Ju gjykoni sipas mishit, unë nuk gjykoj asnjeri.
なんぢらは肉によりて審く、我は誰をも審かず。
16 Por, edhe kur gjykoj, gjykimi im është i vërtetë, sepse unë nuk jam vetëm, por jam unë dhe Ati që më dërgoi.
されど我もし審かば、我が審判は眞なり、我は一人ならず、我と我を遣し給ひし者と偕なるに因る。
17 Edhe në ligjin tuaj është shkruar se dëshmimi i dy njerëzve është i vërtetë.
また汝らの律法に、二人の證は眞なりと録されたり。
18 Unë jam ai që dëshmoj për vetvete dhe Ati që më ka dërguar dëshmon për mua”.
我みづから己につきて證をなし、我を遣し給ひし父も我につきて證をなし給ふ』
19 Atëherë i thanë: “Ku është Ati yt?”. Jezusi u përgjigj: “Ju nuk më njihni as mua, as Atin tim; po të më njihnit mua, do të njihnit edhe Atin tim”.
ここに彼ら言ふ『なんぢの父は何處にあるか』イエス答へ給ふ『なんぢらは我をも我が父をも知らず、我を知りしならば、我が父をも知りしならん』
20 Jezusi i shprehu këto fjalë në vendin e thesarit, duke mësuar në tempull dhe askush nuk e kapi, sepse nuk i kishte ardhur akoma ora.
イエス宮の内にて教へし時、これらの事を賽錢函の傍らにて語り給ひしが、彼の時いまだ到らぬ故に、誰も捕ふる者なかりき。
21 Jezusi, pra, u tha atyre përsëri: “Unë po shkoj dhe ju do të më kërkoni, dhe do të vdisni në mëkatin tuaj. Atje ku shkoj unë, ju nuk mund të vini”.
かくてまた人々に言ひ給ふ『われ往く、なんぢら我を尋ねん。されど己が罪のうちに死なん、わが往くところに汝ら來ること能はず』
22 Prandaj Judenjtë thoshnin: “Mos don të vrasë veten, sepse thotë: “Ku shkoj unë, ju nuk mund të vini”?”.
ユダヤ人ら言ふ『「わが往く處に汝ら來ること能はず」と云へるは、自殺せんとてか』
23 Dhe ai u tha atyre: “Ju jeni nga këtu poshtë, kurse unë jam nga atje lart; ju jeni prej kësaj bote, unë nuk jam prej kësaj bote.
イエス言ひ給ふ『なんぢらは下より出で、我は上より出づ、汝らは此の世より出で、我は此の世より出でず。
24 Prandaj ju thashë se ju do të vdisni në mëkatet tuaja, sepse po të mos besoni se unë jam, ju do të vdisni në mëkatet tuaja”.
之によりて我なんぢらは己が罪のうちに死なんと云へるなり。汝 等もし我の夫なるを信ぜずば、罪のうちに死ぬべし』
25 Atëherë ata i thanë: “Kush je ti?”. Dhe Jezusi u tha atyre: “Pikërisht atë që ju thashë.
彼ら言ふ『なんぢは誰なるか』イエス言ひ給ふ『われは正しく汝らに告げ來りし所の者なり。
26 Shumë gjëra kam për të thënë e për të gjykuar lidhur me ju; por ai që më ka dërguar është i vërtetë dhe gjërat që kam dëgjuar nga ai, ia them botës”.
われ汝らに就きて語るべきこと審くべきこと多し、而して我を遣し給ひし者は眞なり、我は彼に聽きしその事を世に告ぐるなり』
27 Ata nuk e kuptuan se ai po u fliste atyre për Atin.
これは父をさして言ひ給へるを、彼らは悟らざりき。
28 Atëherë Jezusi u tha atyre: “Kur ta keni lartuar Birin e njeriut, atëherë do të njihni se unë jam, dhe se nuk bëj asgjë prej vetvetes, por i them këto gjëra ashtu si Ati më ka mësuar.
ここにイエス言ひ給ふ『なんぢら人の子を擧げしのち、我の夫なるを知り、又わが己によりて何事をも爲さず、ただ父の我に教へ給ひしごとく、此 等のことを語りたるを知らん。
29 Dhe ai që më ka dërguar është me mua; Ati s’më ka lënë vetëm, sepse bëj vazhdimisht gjërat që i pëlqejnë”.
我を遣し給ひし者は、我とともに在す。我つねに御意に適ふことを行ふによりて、我を獨おき給はず』
30 Ndërsa ai thoshte këto gjëra, shumë veta besuan në të.
此 等のことを語り給へるとき、多くの人々イエスを信じたり。
31 Atëherë Jezusi u tha Judenjve që besuan në të: “Nëse do të qëndroni në fjalën time, jeni me të vërtetë dishepujt e mi;
ここにイエス己を信じたるユダヤ人に言ひたまふ『汝 等もし常に我が言に居らば、眞にわが弟子なり。
32 do ta njihni të vërtetën dhe e vërteta do t’ju bëjë të lirë”.
また眞理を知らん、而して眞理は汝らに自由を得さすべし』
33 Ata iu përgjigjën: “Ne jemi pasardhës të Abrahamit dhe s’kemi qenë kurrë sk-llevër të askujt; si mund të thuash ti: “Do të bëheni të lirë”?”.
かれら答ふ『われはアブラハムの裔にして、未だ人の奴隷となりし事なし。如何なれば「なんぢら自由を得べし」と言ふか』
34 Jezusi u përgjigj atyre: Në të vërtetë, në të vërtetë po ju them: Kush bën mëkatin është skllav i mëkatit.
イエス答へ給ふ『まことに誠に汝らに告ぐ、すべて罪を犯す者は罪の奴隷なり。
35 Por skllavi nuk rri përgjithmonë në shtëpi; ndërsa biri rri përgjithmonë. (aiōn g165)
奴隷はとこしへに家に居らず、子は永遠に居るなり。 (aiōn g165)
36 Pra, nëse Biri do t’ju bëjë të lirë, do të jeni me të vërtetë të lirë”.
この故に子もし汝らに自由を得させば、汝ら實に自由とならん。
37 “Unë e di se jeni pasardhësit e Abrahamit, por ju kërkoni të më vrisni, sepse fjala ime nuk gjen vend në ju.
我は汝らがアブラハムの裔なるを知る、されど我が言なんぢらの衷に留らぬ故に、我を殺さんと謀る。
38 Unë flas për ç’kam parë tek Ati im, dhe ju bëni gjërat që keni parë tek ati juaj”.
我はわが父の許にて見しことを語り、汝らは又なんぢらの父より聞きしことを行ふ』
39 Ata, duke u përgjigjur, i thanë: “Ati ynë është Abrahami”. Jezusi u tha atyre: “Po të ishit bij të Abrahamit, do të bënit veprat e Abrahamit;
かれら答へて言ふ『われらの父はアブラハムなり』イエス言ひ給ふ『もしアブラハムの子ならば、アブラハムの業をなさん。
40 por ju tani kërkoni të më vrisni mua, që ju kam folur të vërtetën që kam dëgjuar nga Perëndia; Abrahami këtë nuk e bëri.
然るに汝らは今、神より聽きたる眞理を汝らに告ぐる者なる我を殺さんと謀る。アブラハムは斯かることを爲さざりき。
41 Ju bëni veprat e atit tuaj”. Prandaj ata i thanë: “Ne nuk lindëm nga kurvërimi; ne kemi një Atë të vetëm: Perëndinë”.
汝らは汝らの父の業を爲すなり』かれら言ふ『われら淫行によりて生れず、我らの父はただ一人、即ち神なり』
42 Atëherë Jezusi u tha atyre: “Po të ishte Perëndia Ati juaj, ju do të më donit, sepse kam dalë dhe kam ardhur nga Perëndia; nuk kam ardhur, pra, nga vetja ime, por ai më ka dërguar.
イエス言ひたまふ『神もし汝らの父ならば、汝ら我を愛せん、われ神より出でて來ればなり。我は己より來るにあらず、神われを遣し給へり。
43 Përse nuk e kuptoni thënien time? Sepse nuk mund të dëgjoni fjalën time.
何 故わが語ることを悟らぬか、是わが言をきくこと能はぬに因る。
44 Ju jeni nga djalli, që është ati juaj, dhe doni të bëni dëshirat e atit tuaj; ai ishte vrasës që nga fillimi dhe nuk qëndroi në të vërtetën, sepse në të nuk ka të vërtetë. Kur thotë të rrema, flet nga vetvetja, sepse është gënjeshtar dhe ati i rrenës.
汝らは己が父 惡魔より出でて、己が父の慾を行はんことを望む。彼は最初より人殺なり、また眞その中になき故に眞に立たず、彼は虚僞をかたる毎に己より語る、それは虚僞 者にして虚僞の父なればなり。
45 Kurse mua, duke qenë se ju them të vërtetën, nuk më besoni.
然るに我は眞を告ぐるによりて、汝ら我を信ぜず、
46 Cili nga ju më bind për mëkat? Nëse flas të vërtetën, përse nuk më besoni?
汝 等のうち誰か我を罪ありとして責め得る。われ眞を告ぐるに、我を信ぜぬは何 故ぞ。
47 Kush është prej Perëndisë, i dëgjon fjalët e Perëndisë; prandaj ju nuk dëgjoni, se nuk jeni prej Perëndisë”.
神より出づる者は神の言をきく、汝らの聽かぬは神より出でぬに因る』
48 Atëherë Judenjtë iu përgjigjën dhe i thanë: “A nuk themi me të drejtë se ti je Samaritan dhe se ke një demon?”.
ユダヤ人こたへて言ふ『なんぢはサマリヤ人にて惡鬼に憑かれたる者なりと、我らが云へるは宜ならずや』
49 Jezusi u përgjigj: “Unë s’kam një demon, por nderoj Atin tim; ju përkundrazi më çnderoni.
イエス答へ給ふ『われは惡鬼に憑かれず、反つて我が父を敬ふ、なんぢらは我を輕んず。
50 Tani unë nuk kërkoj lavdinë time, ka kush e kërkon dhe gjykon.
我はおのれの榮光を求めず、之を求めかつ審判し給ふ者あり。
51 Në të vërtetë, në të vërtetë po ju them se ai që zbaton fjalën time, nuk do ta shohë kurrë vdekjen, përjetë”. (aiōn g165)
誠にまことに汝らに告ぐ、人もし我が言を守らば、永遠に死を見ざるべし』 (aiōn g165)
52 Pra Judenjtë i thanë: “Tani njohim se ti ke një demon. Abrahami dhe profetët kanë vdekur, kurse ti thua: “Kur njëri zbaton fjalën time, nuk do ta shijojë kurrë vdekjen, përjetë”. (aiōn g165)
ユダヤ人いふ『今ぞなんぢが惡鬼に憑かれたるを知る。アブラハムも預言者たちも死にたり、然るに汝は「人もし我が言を守らば、永遠に死を味はざるべし」と云ふ。 (aiōn g165)
53 Ti qenke më i madh se ati ynë Abraham, i cili ka vdekur? Edhe profetët kanë vdekur; kush pretendon se je?”.
汝われらの父アブラハムよりも大なるか、彼は死に、預言者たちも死にたり、汝はおのれを誰とするか』
54 Jezusi u përgjigj: “Në qoftë se unë e përlëvdoj veten, lavdia ime s’është asgjë. Éshtë Ati im ai që më përlëvdon, për të cilin ju thoni se është Perëndia juaj.
イエス答へたまふ『我もし己に榮光を歸せば、我が榮光は空し。我に榮光を歸する者は我が父なり、即ち汝らが己の神と稱ふる者なり。
55 Por ju ende s’e keni njohur, kurse unë e njoh dhe, po të thoja se nuk e njoh, do të isha një gënjeshtar si ju; por unë e njoh dhe e zbatoj fjalën e tij.
然るに汝らは彼を知らず、我は彼を知る。もし彼を知らずと言はば、汝らの如く僞 者たるべし。されど我は彼を知り、且その御言を守る。
56 Abrahami, ati juaj, ngazëllohej në shpresën që të shihte ditën time; e pa dhe u gëzua”.
汝らの父アブラハムは、我が日を見んとて樂しみ且これを見て喜べり』
57 Judenjtë, pra, i thanë: “Ti ende nuk je pesëdhjetë vjeç dhe e paske parë Abrahamin?”.
ユダヤ人いふ『なんぢ未だ五十歳にもならぬにアブラハムを見しか』
58 Jezusi u tha atyre: “Në të vërtetë, në të vërtetë unë po ju them: para se të kishte lindur Abrahami, unë jam”.
イエス言ひ給ふ『まことに誠に汝らに告ぐ、アブラハムの生れいでぬ前より我は在るなり』
59 Atëherë ata morën gurë, që t’i hidhnin kundër tij; por Jezusi u fsheh dhe doli nga tempulli, duke kaluar midis tyre; dhe kështu u largua.
ここに彼ら石をとりてイエスに擲たんとしたるに、イエス隱れて宮を出で給へり。

< Gjoni 8 >