< Gjoni 7 >

1 Pas këtyre gjërave, Jezusi përshkoi Galilenë, sepse nuk donte të endej nëpër Jude, nga që Judenjtë kërkonin ta vrisnin.
ܒܬܪ ܗܠܝܢ ܡܗܠܟ ܗܘܐ ܝܫܘܥ ܒܓܠܝܠܐ ܠܐ ܓܝܪ ܨܒܐ ܗܘܐ ܠܡܗܠܟܘ ܒܝܗܘܕ ܡܛܠ ܕܝܗܘܕܝܐ ܒܥܝܢ ܗܘܘ ܠܡܩܛܠܗ
2 Por festa e Judenjve, ajo e Tabernakujve ishte afër.
ܘܩܪܝܒ ܗܘܐ ܥܕܥܕܐ ܕܡܛܠܐ ܕܝܗܘܕܝܐ
3 Prandaj vëllezërit e tij i thanë: “Nisu prej këndej dhe shko në Jude, që edhe dishepujt e tu t’i shohin veprat që ti bën.
ܘܐܡܪܘ ܠܗ ܐܚܘܗܝ ܠܝܫܘܥ ܫܢܐ ܠܟ ܡܟܐ ܘܙܠ ܠܝܗܘܕ ܕܢܚܙܘܢ ܬܠܡܝܕܝܟ ܥܒܕܐ ܕܥܒܕ ܐܢܬ
4 Askush në fakt nuk bën asgjë në fshehtësi kur kërkon të nijhet botërisht; kur ti do të bësh gjëra të tilla, tregohu botës!”.
ܠܝܬ ܓܝܪ ܐܢܫ ܕܥܒܕ ܡܕܡ ܒܛܘܫܝܐ ܘܨܒܐ ܗܘ ܕܒܓܠܝܐ ܢܗܘܐ ܐܢ ܗܠܝܢ ܥܒܕ ܐܢܬ ܚܘܐ ܢܦܫܟ ܠܥܠܡܐ
5 Në fakt as vëllezërit e tij nuk besonin në të.
ܐܦ ܠܐ ܓܝܪ ܐܚܘܗܝ ܗܝܡܢܘ ܗܘܘ ܒܗ ܒܝܫܘܥ
6 Atëherë Jezusi u tha aytre: “Koha ime nuk ka ardhur ende; por koha juaj është gjithmonë gati.
ܐܡܪ ܠܗܘܢ ܝܫܘܥ ܙܒܢܝ ܕܝܠܝ ܥܕܡܐ ܠܗܫܐ ܠܐ ܡܛܐ ܙܒܢܟܘܢ ܕܝܢ ܕܝܠܟܘܢ ܒܟܠ ܥܕܢ ܡܛܝܒ
7 Bota nuk mund t’ju urrejë juve, por më urren mua sepse unë dëshmoj për të se veprat e saj janë të mbrapshta.
ܠܐ ܡܫܟܚ ܥܠܡܐ ܠܡܤܢܟܘܢ ܠܝ ܕܝܢ ܤܢܐ ܡܛܠ ܕܐܢܐ ܡܤܗܕ ܐܢܐ ܥܠܘܗܝ ܕܥܒܕܘܗܝ ܒܝܫܝܢ ܐܢܘܢ
8 Ngjituni ju në këtë festë; unë nuk po ngjitem ende në këtë festë, sepse koha ime ende nuk është plotësuar”.
ܐܢܬܘܢ ܤܩܘ ܠܥܕܥܕܐ ܗܢܐ ܐܢܐ ܠܐ ܤܠܩ ܐܢܐ ܗܫܐ ܠܥܕܥܕܐ ܗܢܐ ܡܛܠ ܕܙܒܢܐ ܕܝܠܝ ܠܐ ܥܕܟܝܠ ܫܠܡ
9 Dhe si u tha atyre këto gjëra, mbeti në Galile.
ܗܠܝܢ ܐܡܪ ܘܦܫ ܠܗ ܒܓܠܝܠܐ
10 Mbasi vëllezërit e tij u ngjitën në festë, atëherë edhe ai u ngjit atje, jo haptas, por si fshehurazi.
ܟܕ ܕܝܢ ܤܠܩܘ ܐܚܘܗܝ ܠܥܕܥܕܐ ܗܝܕܝܢ ܐܦ ܗܘ ܤܠܩ ܠܐ ܒܓܠܝܐ ܐܠܐ ܐܝܟ ܕܒܛܘܫܝܐ
11 Judenjtë, pra, e kërkonin gjatë festës dhe thoshnin: “Ku është ai?”.
ܝܗܘܕܝܐ ܕܝܢ ܒܥܝܢ ܗܘܘ ܠܗ ܒܥܕܥܕܐ ܘܐܡܪܝܢ ܗܘܘ ܐܝܟܘ ܗܘ
12 Në turmë pëshpëritej shumë për të; disa thoshnin: “Ai është i mirë!”. Të tjerë thoshnin: “Jo, madje ai e mashtron popullin”.
ܘܪܛܢܐ ܤܓܝܐܐ ܡܛܠܬܗ ܐܝܬ ܗܘܐ ܒܟܢܫܐ ܐܝܬ ܗܘܘ ܓܝܪ ܕܐܡܪܝܢ ܕܛܒ ܗܘ ܘܐܚܪܢܐ ܐܡܪܝܢ ܗܘܘ ܠܐ ܐܠܐ ܡܛܥܐ ܠܥܡܐ
13 Por askush nuk fliste haptas për të, nga druajtja e Judenjve.
ܠܐ ܕܝܢ ܐܢܫ ܓܠܝܐܝܬ ܡܡܠܠ ܗܘܐ ܥܠܘܗܝ ܡܛܠ ܕܚܠܬܐ ܕܝܗܘܕܝܐ
14 Por, aty nga mesi i festës, Jezusi u ngjit në tempull dhe mësonte.
ܟܕ ܕܝܢ ܦܠܓܘ ܝܘܡܬܐ ܕܥܕܥܕܐ ܤܠܩ ܝܫܘܥ ܠܗܝܟܠܐ ܘܡܠܦ ܗܘܐ
15 Dhe Judenjtë mrrekulloheshin duke thënë: “Si i ditka ky shkronjat, pa pasur studiuar?”.
ܘܡܬܕܡܪܝܢ ܗܘܘ ܝܗܘܕܝܐ ܘܐܡܪܝܢ ܐܝܟܢܐ ܝܕܥ ܗܢܐ ܤܦܪܐ ܟܕ ܠܐ ܝܠܦ
16 Jezusi atëherë iu përgjigj atyre dhe tha: “Doktrina ime nuk është imja, por e atij që më ka dërguar.
ܥܢܐ ܝܫܘܥ ܘܐܡܪ ܝܘܠܦܢܝ ܠܐ ܗܘܐ ܕܝܠܝ ܐܠܐ ܕܗܘ ܕܫܕܪܢܝ
17 Në qoftë se dikush don të bëjë vullnetin e tij, do ta njohë nëse kjo doktrinë vjen nga Perëndia apo që unë flas nga vetja ime.
ܡܢ ܕܨܒܐ ܕܢܥܒܕ ܨܒܝܢܗ ܡܤܬܟܠ ܝܘܠܦܢܝ ܐܢ ܡܢ ܐܠܗܐ ܗܘ ܐܘ ܐܢܐ ܡܢ ܨܒܘܬ ܢܦܫܝ ܡܡܠܠ ܐܢܐ
18 Kush flet nga vetja e tij kërkon lavdinë e vet, kurse ai që kërkon lavdinë e atij që e ka dërguar është i vërtetë, dhe në të nuk ka padrejtësi.
ܡܢ ܕܡܢ ܨܒܘܬ ܪܥܝܢܗ ܡܡܠܠ ܫܘܒܚܐ ܠܢܦܫܗ ܒܥܐ ܗܘ ܕܝܢ ܕܫܘܒܚܐ ܕܡܢ ܕܫܕܪܗ ܒܥܐ ܫܪܝܪ ܗܘ ܘܥܘܠܐ ܒܠܒܗ ܠܐ ܐܝܬ
19 A nuk jua ka dhënë Moisiu ligjin? E pra, asnjë nga ju nuk e vë në praktikë ligjin. Pse kërkoni të më vritni?”.
ܠܐ ܗܘܐ ܡܘܫܐ ܝܗܒ ܠܟܘܢ ܢܡܘܤܐ ܘܠܐ ܐܢܫ ܡܢܟܘܢ ܢܛܪ ܢܡܘܤܐ
20 Turma u përgjigj dhe tha: “Ti ke një demon; kush kërkon të të vrasë?”.
ܡܢܐ ܒܥܝܢ ܐܢܬܘܢ ܠܡܩܛܠܢܝ ܥܢܐ ܟܢܫܐ ܘܐܡܪܝܢ ܕܝܘܐ ܐܝܬ ܠܟ ܡܢܘ ܒܥܐ ܠܡܩܛܠܟ
21 Jezusi u përgjigj dhe u tha: “Unë bëra një vepër dhe ju të gjithë jeni të mreku-lluar.
ܥܢܐ ܝܫܘܥ ܘܐܡܪ ܠܗܘܢ ܚܕ ܥܒܕܐ ܥܒܕܬ ܘܟܠܟܘܢ ܡܬܕܡܪܝܢ ܐܢܬܘܢ
22 Prandaj Moisiu iu dha rrethprerjen (ajo nuk është prej Moisiut, por prej etërve); dhe ju e rrethpritni një njeri të shtunën.
ܡܛܠ ܗܢܐ ܡܘܫܐ ܝܗܒ ܠܟܘܢ ܓܙܘܪܬܐ ܠܐ ܗܘܐ ܡܛܠ ܕܡܢܗ ܗܝ ܡܢ ܡܘܫܐ ܐܠܐ ܕܡܢ ܐܒܗܬܐ ܗܝ ܘܒܫܒܬܐ ܓܙܪܝܢ ܐܢܬܘܢ ܒܪܢܫܐ
23 Në qoftë se një njeri merr rrethprerjen të shtunën, që të mos shkelet ligji i Moisiut, ju zemëroheni kundër meje sepse shërova tërësishtë një njeri të shtunën?
ܐܢ ܒܪܢܫܐ ܡܬܓܙܪ ܒܝܘܡܐ ܕܫܒܬܐ ܡܛܠ ܕܠܐ ܢܫܬܪܐ ܢܡܘܤܐ ܕܡܘܫܐ ܥܠܝ ܪܛܢܝܢ ܐܢܬܘܢ ܕܟܠܗ ܒܪܢܫܐ ܐܚܠܡܬ ܒܝܘܡܐ ܕܫܒܬܐ
24 Mos gjykoni sipas pamjes së jashtme, por gjykoni sipas drejtësisë!”
ܠܐ ܬܗܘܘܢ ܕܝܢܝܢ ܒܡܤܒ ܒܐܦܐ ܐܠܐ ܕܝܢܐ ܟܐܢܐ ܕܘܢܘ
25 Atëherë disa nga Jeruzalemi thanë: “A nuk është ky ai që kërkojnë ta vrasin?
ܘܐܡܪܝܢ ܗܘܘ ܐܢܫܐ ܡܢ ܐܘܪܫܠܡ ܠܘ ܗܢܘ ܗܘ ܕܒܥܝܢ ܠܡܩܛܠ
26 E megjithatë ja, ai po flet lirisht dhe nuk i thonë asgjë; mos kanë njohur krerët me të vërtetë se ai është Krishti?
ܘܗܐ ܓܠܝܐܝܬ ܡܡܠܠ ܘܡܕܡ ܠܐ ܐܡܪܝܢ ܠܗ ܕܠܡܐ ܝܕܥܘ ܩܫܝܫܝܢ ܕܗܢܘ ܫܪܝܪܐܝܬ ܡܫܝܚܐ
27 Por ne e dimë se nga është ai; ndërsa kur të vijë Krishti, askush nuk do ta dijë se nga është”.
ܐܠܐ ܠܗܢܐ ܝܕܥܝܢ ܚܢܢ ܡܢ ܐܝܡܟܐ ܗܘ ܡܫܝܚܐ ܕܝܢ ܐܡܬܝ ܕܐܬܐ ܠܐ ܐܢܫ ܝܕܥ ܡܢ ܐܝܡܟܐ ܗܘ
28 Atëherë Jezusi, duke mësuar në tempull, thirri dhe tha: “Ju më njihni dhe e dini se nga jam, megjithatë unë s’kam ardhur nga vetja, por ai që më ka dërguar është i vërtetë dhe ju nuk e njihni.
ܘܐܪܝܡ ܝܫܘܥ ܩܠܗ ܟܕ ܡܠܦ ܒܗܝܟܠܐ ܘܐܡܪ ܘܠܝ ܝܕܥܝܢ ܐܢܬܘܢ ܘܡܢ ܐܝܡܟܐ ܐܢܐ ܝܕܥܝܢ ܐܢܬܘܢ ܘܡܢ ܨܒܘܬ ܢܦܫܝ ܠܐ ܐܬܝܬ ܐܠܐ ܫܪܝܪ ܗܘ ܡܢ ܕܫܕܪܢܝ ܗܘ ܕܐܢܬܘܢ ܠܐ ܝܕܥܝܢ ܐܢܬܘܢ ܠܗ
29 Por unë atë e njoh, sepse jam nga ai dhe ai më dërgoi”.
ܐܢܐ ܕܝܢ ܝܕܥ ܐܢܐ ܠܗ ܕܡܢ ܠܘܬܗ ܐܢܐ ܘܗܘ ܫܕܪܢܝ
30 Prandaj ata kërkonin ta kapnin, por askush nuk vuri dorë mbi të, sepse ora e tij s’kishte ardhur akoma.
ܘܒܥܘ ܠܡܐܚܕܗ ܘܠܐ ܐܢܫ ܐܪܡܝ ܥܠܘܗܝ ܐܝܕܝܐ ܡܛܠ ܕܠܐ ܥܕܟܝܠ ܐܬܬ ܗܘܬ ܫܥܬܗ
31 Por shumë veta nga turma besuan në të dhe thoshnin: “Kur të vijë Krishti, a do të bëjë më shumë shenja se këto që ka bërë ky?”.
ܤܓܝܐܐ ܕܝܢ ܡܢ ܟܢܫܐ ܗܝܡܢܘ ܒܗ ܘܐܡܪܝܢ ܡܫܝܚܐ ܡܐ ܕܐܬܐ ܠܡܐ ܕܝܬܝܪܢ ܡܢ ܗܠܝܢ ܐܬܘܬܐ ܕܥܒܕ ܗܢܐ ܥܒܕ
32 Farisenjtë dëgjuan turmën duke pëshpëritur këto gjëra për të; prandaj farisenjtë dhe krerët e priftërinjve dërguan roje për ta kapur.
ܘܫܡܥܘ ܦܪܝܫܐ ܠܟܢܫܐ ܕܡܡܠܠܝܢ ܥܠܘܗܝ ܗܠܝܢ ܘܫܕܪܘ ܗܢܘܢ ܘܪܒܝ ܟܗܢܐ ܕܚܫܐ ܕܢܐܚܕܘܢܝܗܝ
33 Atëherë Jezusi u tha atyre: “Unë jam edhe për pak kohë me ju, pastaj do të shkoj tek ai që më ka dërguar.
ܘܐܡܪ ܝܫܘܥ ܩܠܝܠ ܬܘܒ ܙܒܢܐ ܥܡܟܘܢ ܐܢܐ ܘܐܙܠ ܐܢܐ ܠܘܬ ܡܢ ܕܫܕܪܢܝ
34 Do të më kërkoni e nuk do të më gjeni; dhe atje ku do të jem unë, ju nuk do të mund të vini”.
ܘܬܒܥܘܢܢܝ ܘܠܐ ܬܫܟܚܘܢܢܝ ܘܐܝܟܐ ܕܐܢܐ ܐܝܬܝ ܠܐ ܡܫܟܚܝܢ ܐܢܬܘܢ ܠܡܐܬܐ
35 Prandaj Judenjtë thonin në mes tyre: “Ku do të shkojë ky që ne nuk do ta gjejmë? Mos do të shkojë tek ata që janë shpërndarë midis Grekëve, dhe të mësojë Grekët?
ܐܡܪܝܢ ܝܗܘܕܝܐ ܒܢܦܫܗܘܢ ܠܐܝܟܐ ܥܬܝܕ ܗܢܐ ܠܡܐܙܠ ܕܚܢܢ ܠܐ ܡܫܟܚܝܢ ܚܢܢ ܠܗ ܠܡܐ ܟܝ ܠܐܬܪܘܬܐ ܕܥܡܡܐ ܥܬܝܕ ܕܢܐܙܠ ܘܢܠܦ ܠܚܢܦܐ
36 Çfarë deshi të thoshte kur tha: “Ju do të më kërkoni dhe nuk do të më gjeni”; dhe: “Atje ku do të jem unë, ju nuk mund të vini”?”.
ܡܢܐ ܗܝ ܗܕܐ ܡܠܬܐ ܕܐܡܪ ܕܬܒܥܘܢܢܝ ܘܠܐ ܬܫܟܚܘܢܢܝ ܘܐܝܟܐ ܕܐܢܐ ܐܝܬܝ ܐܢܬܘܢ ܠܐ ܡܫܟܚܝܢ ܐܢܬܘܢ ܠܡܐܬܐ
37 Ditën e fundit, në ditën e madhe të festës, Jezusi u çua në këmbë dhe thirri duke thënë: “Nëse dikush ka etje, le të vijë tek unë e të pijë.
ܒܝܘܡܐ ܕܝܢ ܪܒܐ ܕܐܝܬܘܗܝ ܐܚܪܝܐ ܕܥܕܥܕܐ ܩܐܡ ܗܘܐ ܝܫܘܥ ܘܩܥܐ ܘܐܡܪ ܐܢ ܐܢܫ ܨܗܐ ܢܐܬܐ ܠܘܬܝ ܘܢܫܬܐ
38 Ai që beson në mua, siç ka thënë Shkrimi, nga brendësia e tij do të burojnë lumenj uji të gjallë”.
ܟܠ ܡܢ ܕܡܗܝܡܢ ܒܝ ܐܝܟܢܐ ܕܐܡܪܘ ܟܬܒܐ ܢܗܪܘܬܐ ܕܡܝܐ ܚܝܐ ܢܪܕܘܢ ܡܢ ܟܪܤܗ
39 Por këtë ai e tha për Frymën, që do të merrnin ata që do të besonin në të; sepse Fryma e Shenjtë në fakt nuk ishte dhënë ende, sepse Jezusi ende nuk ishte përlëvduar.
ܗܕܐ ܕܝܢ ܐܡܪ ܥܠ ܪܘܚܐ ܕܥܬܝܕܝܢ ܗܘܘ ܠܡܩܒܠܘ ܐܝܠܝܢ ܕܡܗܝܡܢܝܢ ܒܗ ܠܐ ܓܝܪ ܥܕܟܝܠ ܐܬܝܗܒܬ ܗܘܬ ܪܘܚܐ ܡܛܠ ܕܠܐ ܥܕܟܝܠ ܐܫܬܒܚ ܗܘܐ ܝܫܘܥ
40 Shumë veta nga turma, kur i dëgjuan këto fjalë, thoshnin: “Ky është me të vërtetë Profeti!”.
ܤܓܝܐܐ ܕܝܢ ܡܢ ܟܢܫܐ ܕܫܡܥܘ ܡܠܘܗܝ ܐܡܪܝܢ ܗܘܘ ܗܢܘ ܫܪܝܪܐܝܬ ܢܒܝܐ
41 Të tjerë thoshnin: “Ky është Krishti”. Kurse të tjerë thoshnin: “Vallë nga Galilea vjen Krishti?
ܐܚܪܢܐ ܐܡܪܝܢ ܗܘܘ ܗܢܘ ܡܫܝܚܐ ܐܚܪܢܐ ܐܡܪܝܢ ܕܠܡܐ ܡܢ ܓܠܝܠܐ ܐܬܐ ܡܫܝܚܐ
42 A nuk thotë Shkrimi se Krishti vjen nga pasardhja e Davidit dhe nga Bethlehemi, fshati ku jetonte Davidi?”.
ܠܐ ܗܘܐ ܟܬܒܐ ܐܡܪ ܕܡܢ ܙܪܥܗ ܕܕܘܝܕ ܘܡܢ ܒܝܬ ܠܚܡ ܩܪܝܬܐ ܕܝܠܗ ܕܕܘܝܕ ܐܬܐ ܡܫܝܚܐ
43 Kështu pati përçarje në turmë për shkak të tij.
ܘܗܘܬ ܗܘܬ ܦܠܓܘܬܐ ܒܟܢܫܐ ܡܛܠܬܗ
44 Dhe disa prej tyre donin ta kapnin, por askush nuk vuri dorë mbi të.
ܘܐܝܬ ܗܘܘ ܐܢܫܝܢ ܡܢܗܘܢ ܕܨܒܝܢ ܗܘܘ ܕܢܐܚܕܘܢܝܗܝ ܐܠܐ ܠܐ ܐܢܫ ܐܪܡܝ ܥܠܘܗܝ ܐܝܕܝܐ
45 Atëherë rojet u kthyen te krerët e priftërinjve dhe te farisenjtë, dhe këta u thanë atyre: “Pse nuk e sollët?”.
ܘܐܬܘ ܕܚܫܐ ܗܢܘܢ ܠܘܬ ܪܒܝ ܟܗܢܐ ܘܦܪܝܫܐ ܘܐܡܪܘ ܠܗܘܢ ܟܗܢܐ ܠܡܢܐ ܠܐ ܐܝܬܝܬܘܢܝܗܝ
46 Rojet u përgjigjen: “Asnjeri nuk ka folur kurrë si ai njeri”.
ܐܡܪܝܢ ܠܗܘܢ ܕܚܫܐ ܠܐ ܡܡܬܘܡ ܗܟܢܐ ܡܠܠ ܒܪܢܫܐ ܐܝܟ ܕܡܡܠܠ ܓܒܪܐ ܗܢܐ
47 Prandaj farisenjtë iu përgjigjën atyre: “Mos u gënjyet edhe ju?
ܐܡܪܝܢ ܠܗܘܢ ܦܪܝܫܐ ܠܡܐ ܐܦ ܐܢܬܘܢ ܛܥܝܬܘܢ
48 Mos vallë ndonjë nga krerët ose nga farisenjtë besoi në të?
ܠܡܐ ܐܢܫ ܡܢ ܪܫܐ ܐܘ ܡܢ ܦܪܝܫܐ ܗܝܡܢܘ ܒܗ
49 Por kjo turmë, që nuk e njeh ligjin, është e mallkuar”.
ܐܠܐ ܐܢ ܥܡܐ ܗܢܐ ܕܠܐ ܝܕܥ ܢܡܘܤܐ ܠܝܛܝܢ ܐܢܘܢ
50 Nikodemi, një prej tyre, i cili natën kishte shkuar te Jezusi, u tha atyre:
ܐܡܪ ܠܗܘܢ ܢܝܩܕܡܘܤ ܚܕ ܡܢܗܘܢ ܗܘ ܕܐܬܐ ܗܘܐ ܠܘܬ ܝܫܘܥ ܒܠܠܝܐ
51 “Ligji ynë dënon vallë një njeri para se ta ketë dëgjuar dhe ta dijë ç’ka bërë ai?”.
ܕܠܡܐ ܢܡܘܤܐ ܕܝܠܢ ܡܚܝܒ ܠܒܪܢܫܐ ܐܠܐ ܐܢ ܢܫܡܥ ܡܢܗ ܠܘܩܕܡ ܘܢܕܥ ܡܢܐ ܥܒܕ
52 Ata u përgjigjën dhe i thanë: “Mos je edhe ti nga Galilea? Hulumto Shkrimet dhe do të shohësh se nga Galilea s’ka dalë kurrë profet”.
ܥܢܘ ܘܐܡܪܝܢ ܠܗ ܠܡܐ ܐܦ ܐܢܬ ܡܢ ܓܠܝܠܐ ܐܢܬ ܒܨܝ ܘܚܙܝ ܕܢܒܝܐ ܡܢ ܓܠܝܠܐ ܠܐ ܩܐܡ
53 Dhe secili u kthye në shtëpinë e vet.
ܐܙܠ ܗܟܝܠ ܟܠܚܕ ܠܒܝܬܗ

< Gjoni 7 >