< Gjoni 3 >

1 Midis farisenjve ishte një njeri me emrin Nikodem, një krer i Judenjve.
Now there was a man of the Pharisees, named Nicodemus, a ruler of the Jews:
2 Ky erdhi natën te Jezusi dhe i tha: “Mësues, ne e dimë se ti je një mësues i ardhur nga Perëndia, sepse askush nuk mund të bëjë shenjat që bën ti, në qoftë se Perëndia nuk është me të”.
The same came unto him by night, and said to him, Rabbi, we know that thou art a teacher come from God: for no man can do these signs that thou doest, except God be with him.
3 Jezusi iu përgjigj dhe tha: “Në të vërtetë, në të vërtete po të them që nëse një nuk ka rilindur, nuk mund ta shohë mbretërinë e Perëndisë”.
Jesus answered and said unto him, Verily, verily, I say unto thee, Except a man be born anew, he cannot see the kingdom of God.
4 Nikodemi i tha: “Po si mund të lindë njeriu kur është plak? A mund të hyjë ai për së dyti në barkun e nënës së vet dhe të lindë?”.
Nicodemus saith unto him, How can a man be born when he is old? can he enter a second time into his mother’s womb, and be born?
5 Jezusi u përgjigj: “Në të vërtetë, në të vërtetë po të them se kush nuk ka lindur nga uji dhe nga Fryma, nuk mund të hyjë në mbretërinë e Perëndisë.
Jesus answered, Verily, verily, I say unto thee, Except a man be born of water and the Spirit, he cannot enter into the kingdom of God.
6 Ç’ka lindur nga mishi është mish; por ç’ka lindur nga Fryma është frymë.
That which is born of the flesh is flesh; and that which is born of the Spirit is spirit.
7 Mos u mrrekullo që të thashë: “Duhet të lindni përsëri”.
Marvel not that I said unto thee, Ye must be born anew.
8 Era fryn ku të dojë dhe ti ia dëgjon zërin, por ti nuk e di nga vjen as ku po shkon; kështu është edhe çdo njëri që ka lindur nga Fryma”.
The wind bloweth where it listeth, and thou hearest the voice thereof, but knowest not whence it cometh, and whither it goeth: so is every one that is born of the Spirit.
9 Nikodemi, duke u përgjigjur, i tha: “Si mund të ndodhin këto gjëra?”.
Nicodemus answered and said unto him, How can these things be?
10 Jezusi u përgjigj dhe i tha: “Ti je mësuesi i Izraelit dhe nuk i ditke këto gjëra?
Jesus answered and said unto him, Art thou the teacher of Israel, and understandest not these things?
11 Në të vërtetë, në të vërtetë po të them se ne flasim atë që dimë dhe dëshmojmë atë që pamë, por ju nuk e pranoni dëshminë tonë.
Verily, verily, I say unto thee, We speak that we do know, and bear witness of that we have seen; and ye receive not our witness.
12 Në qoftë se ju fola për gjërat tokësore dhe ju nuk besoni, si do të më besoni nëse ju flas për gjërat qiellore?
If I told you earthly things, and ye believe not, how shall ye believe, if I tell you heavenly things?
13 Askush nuk u ngjit në qiell, përveç atij që zbriti nga qielli, pra, Birit të njeriut që është në qiell.
And no man hath ascended into heaven, but he that descended out of heaven, [even] the Son of man, which is in heaven.
14 Dhe ashtu si Moisiu e ngriti lart gjarprin në shkretëtirë, kështu duhet të ngrihet lart Biri i njeriut,
And as Moses lifted up the serpent in the wilderness, even so must the Son of man be lifted up:
15 që kushdo që beson në të të mos humbasë, por të ketë jetë të përjetshme. (aiōnios g166)
that whosoever believeth may in him have eternal life. (aiōnios g166)
16 Sepse Perëndia e deshi aq botën, sa dha Birin e tij të vetëmlindurin, që, kushdo që beson në të, të mos humbasë, por të ketë jetë të përjetshme. (aiōnios g166)
For God so loved the world, that he gave his only begotten Son, that whosoever believeth on him should not perish, but have eternal life. (aiōnios g166)
17 Sepse Perëndia nuk e dërgoi Birin e vet në botë që ta dënojë botën, por që bota të shpëtohet prej tij.
For God sent not the Son into the world to judge the world; but that the world should be saved through him.
18 Ai që beson në të nuk dënohet, por ai që nuk beson tashmë është dënuar, sepse nuk ka besuar në emrin e Birit të vetëmlindur të Perëndisë.
He that believeth on him is not judged: he that believeth not hath been judged already, because he hath not believed on the name of the only begotten Son of God.
19 Tani gjykimi është ky: Drita erdhi në botë dhe njerëzit deshën errësirën më tepër se dritën, sepse veprat e tyre ishin të mbrapshta.
And this is the judgment, that the light is come into the world, and men loved the darkness rather than the light; for their works were evil.
20 Sepse kushdo që bën gjëra të mbrapshta e urren dritën dhe nuk vjen te drita, që të mos zbulohen veprat e tij;
For every one that doeth ill hateth the light, and cometh not to the light, lest his works should be reproved.
21 por kush bën të vërtetën vjen te drita, që veprat e tij të zbulohen, sepse u bënë në Perëndinë”.
But he that doeth the truth cometh to the light, that his works may be made manifest, that they have been wrought in God.
22 Pas këtyre gjërave, Jezusi erdhi me dishepujt e vet në tokën e Judesë dhe qëndroi aty bashkë me ta dhe pagëzonte.
After these things came Jesus and his disciples into the land of Judaea; and there he tarried with them, and baptized.
23 Por edhe Gjoni pagëzonte në Enon, afër Salimit, sepse aty kishte shumë ujë; dhe njerëzit vinin dhe pagëzoheshin,
And John also was baptizing in AEnon near to Salim, because there was much water there: and they came, and were baptized.
24 sepse Gjoni s’ishte hedhur akoma në burg.
For John was not yet cast into prison.
25 Atëherë lindi një diskutim ndërmjet dishepujve të Gjonit me Judenjtë rreth pastrimit.
There arose therefore a questioning on the part of John’s disciples with a Jew about purifying.
26 Kështu erdhën te Gjoni dhe i thanë: “Mësues, ai që ishte me ty përtej Jordanit, për të cilin ti bëre dëshmi, ja, ai pagëzon dhe të gjithë shkojnë tek ai”.
And they came unto John, and said to him, Rabbi, he that was with thee beyond Jordan, to whom thou hast borne witness, behold, the same baptizeth, and all men come to him.
27 Gjoni u përgjigj dhe tha: “Njeriu nuk mund të marrë asgjë, nëse nuk i është dhënë nga qielli.
John answered and said, A man can receive nothing, except it have been given him from heaven.
28 Ju vetë më jeni dëshmitarë se thashë: “Unë nuk jam Krishti, por jam dërguar përpara tij”.
Ye yourselves bear me witness, that I said, I am not the Christ, but, that I am sent before him.
29 Ai që e ka nusen është dhëndri, por miku i dhëndrit, që është i pranishëm dhe e dëgjon, gëzohet shumë për zërin e dhëndrit; prandaj ky gëzimi im është i plotësuar!
He that hath the bride is the bridegroom: but the friend of the bridegroom, which standeth and heareth him, rejoiceth greatly because of the bridegroom’s voice: this my joy therefore is fulfilled.
30 Ai duhet të rritet dhe unë të zvogëlohem.
He must increase, but I must decrease.
31 Ai që vjen nga lart është përmbi të gjithë; ai që vjen nga dheu është nga dheu dhe flet për dheun; ai që vjen nga qielli është përmbi të gjithë.
He that cometh from above is above all: he that is of the earth is of the earth, and of the earth he speaketh: he that cometh from heaven is above all.
32 Dhe ai dëshmon çfarë ka parë dhe dëgjuar, por askush nuk e pranon dëshminë e tij.
What he hath seen and heard, of that he beareth witness; and no man receiveth his witness.
33 Ai që e pranoi dëshminë e tij e vulosi se Perëndia është i vërtetë.
He that hath received his witness hath set his seal to [this], that God is true.
34 Sepse ai që Perëndia ka dërguar flet fjalët e Perëndisë, sepse Perëndia nuk e jep Frymën e tij me masë.
For he whom God hath sent speaketh the words of God: for he giveth not the Spirit by measure.
35 Ati e do Birin dhe i ka dhënë në dorë çdo gjë.
The Father loveth the Son, and hath given all things into his hand.
36 Kush beson në Birin ka jetë të përjetshme, kurse kush nuk i bindet Birit nuk do të shohë jetë, por zemërimi i Perëndisë qëndron mbi të”. (aiōnios g166)
He that believeth on the Son hath eternal life; but he that obeyeth not the Son shall not see life, but the wrath of God abideth on him. (aiōnios g166)

< Gjoni 3 >