< Gjoni 21 >

1 Pas këtyre gjërave, Jezusi iu shfaq përsëri dishepujve pranë Detit të Tiberiadës; dhe u shfaq në këtë mënyrë:
这些事以后,耶稣在提比哩亚海边又向门徒显现。他怎样显现记在下面:
2 Simon Pjetri, Thomai i quajtur Binjaku, Natanaeli nga Kana e Galilesë, të bijtë e Zebedeut dhe dy të tjerë nga dishepujt e tij ishin bashkë.
有西门·彼得和称为低土马的多马,并加利利的迦拿人拿但业,还有西庇太的两个儿子,又有两个门徒,都在一处。
3 Simon Pjetri u tha atyre: “Po shkoj të peshkoj”. Ata i thanë: “Po vijmë edhe ne me ty”. Dolën dhe hipën menjëherë në barkë; por atë natë nuk zunë asgjë.
西门·彼得对他们说:“我打鱼去。”他们说:“我们也和你同去。”他们就出去,上了船;那一夜并没有打着什么。
4 Në mëngjes herët, Jezusi ndenji te bregu; megjithatë dishepujt nuk e kuptuan se ishte Jezusi.
天将亮的时候,耶稣站在岸上,门徒却不知道是耶稣。
5 Dhe Jezusi u tha atyre: “O djema, a keni ndonjë gjë për të ngrënë?”. Ata iu përgjigjën: “Jo!”.
耶稣就对他们说:“小子!你们有吃的没有?”他们回答说:“没有。”
6 Dhe ai u tha atyre: “Hidhni rrjetën në anën e djathtë të barkës dhe do të gjeni”. E hodhën, pra, dhe s’mundën më ta tërhiqnin nga shumica e peshqve.
耶稣说:“你们把网撒在船的右边,就必得着。”他们便撒下网去,竟拉不上来了,因为鱼甚多。
7 Atëherë dishepulli, të cilin Jezusi e donte, i tha Pjetrit: “Éshtë Zoti”. Simon Pjetri, kur dëgjoi se ishte Zoti, u mbështoll me rrobë (sepse ishte i zhveshur) dhe u hodh në det.
耶稣所爱的那门徒对彼得说:“是主!”那时西门·彼得赤着身子,一听见是主,就束上一件外衣,跳在海里。
8 Dishepujt e tjerë përkundrazi shkuan me barkë (sepse nuk ishin shumë larg nga toka, vetëm dyqind kubitë), duke tërhequr rrjetën plot me peshq.
其余的门徒离岸不远,约有二百肘,就在小船上把那网鱼拉过来。
9 Mbasi dolën në tokë, panë një zjarr me prush dhe mbi të peshk dhe bukë.
他们上了岸,就看见那里有炭火,上面有鱼,又有饼。
10 Jezusi u tha atyre: “Sillni këtu disa nga peshqit që zutë tani!”.
耶稣对他们说:“把刚才打的鱼拿几条来。”
11 Simon Pjetri hipi përsëri në barkë dhe nxori në tokë rrjetën, plot me peshq të mëdhenj, njëqind e pesëdhjetë e tre; dhe, megjithse ishin aq shumë, rrjeta nuk u shqye.
西门·彼得就去,把网拉到岸上。那网满了大鱼,共一百五十三条;鱼虽这样多,网却没有破。
12 Jezusi u tha atyre: “Ejani të hani mëngjes”. Por asnjë nga dishepujt nuk guxonte ta pyeste: “Kush je?”, duke ditur se ishte Zoti.
耶稣说:“你们来吃早饭。”门徒中没有一个敢问他:“你是谁?”因为知道是主。
13 Atëherë Jezusi erdhi, mori bukë dhe ua dha atyre; po kështu edhe peshkun.
耶稣就来拿饼和鱼给他们。
14 Kjo ishte e treta herë që Jezusi iu shfaq dishepujve të vet, mbasi ishte ringjallur së vdekuri.
耶稣从死里复活以后,向门徒显现,这是第三次。
15 Mbasi kishin ngrënë, Jezusi i tha Simon Pjetrit: “Simon nga Jona, a më do ti mua më shumë se këta?”. Iu përgjigj: “Po, Zot, ti e di se unë të dua”. Jezusi i tha: “Kulloti qengjat e mi!”.
他们吃完了早饭,耶稣对西门·彼得说:“约翰的儿子西门,你爱我比这些更深吗?”彼得说:“主啊,是的,你知道我爱你。”耶稣对他说:“你喂养我的小羊。”
16 Përsëri e pyeti për të dytën herë: “Simon nga Jona, a më do ti mua?”. Iu përgjigj: “Po, Zot, ti e di se unë të dua”. Jezusi i tha: “Ki kujdes për delet e mia”.
耶稣第二次又对他说:“约翰的儿子西门,你爱我吗?”彼得说:“主啊,是的,你知道我爱你。”耶稣说:“你牧养我的羊。”
17 E pyeti për të tretën herë: “Simon nga Jona, a më do ti mua?”. Pjetri u trishtua pse e pyeti për të tretën herë: “A më do ti mua?”, dhe iu përgjigj: “Zot, ti di çdo gjë, ti di se unë të dua”. Jezusi i tha: “Kulloti delet e mia.
第三次对他说:“约翰的儿子西门,你爱我吗?”彼得因为耶稣第三次对他说“你爱我吗”,就忧愁,对耶稣说:“主啊,你是无所不知的;你知道我爱你。”耶稣说:“你喂养我的羊。
18 Në të vërtetë, në të vërtetë po të them se, kur ti ishe i ri, e ngjeshje vetveten dhe shkoje ku të doje; po kur të jesh plak, do t’i shtrish duart dhe dikush tjetër do të të ngjeshë e do të të çojë atje ku ti nuk do të doje”.
我实实在在地告诉你,你年少的时候,自己束上带子,随意往来;但年老的时候,你要伸出手来,别人要把你束上,带你到不愿意去的地方。”
19 I tha këto fjalë për të bërë të ditur se me ç’vdekje ai do ta përlëvdonte Perëndinë. Dhe, si i tha këto, i tha: “Ndiqmë”.
(耶稣说这话是指着彼得要怎样死,荣耀 神。)说了这话,就对他说:“你跟从我吧!”
20 Dhe Pjetri u kthye dhe pa se po e ndiqte dishepulli, të cilin Jezusi e donte, ai që gjatë darkës ishte mbështetur mbi kraharorin e Jezusit dhe kishte pyetur: “Zot, kush është ai që po të tradhton?”.
彼得转过来,看见耶稣所爱的那门徒跟着,(就是在晚饭的时候,靠着耶稣胸膛说:“主啊,卖你的是谁?”的那门徒。)
21 Kur Pjetri e pa, i tha Jezusit: “Zot, dhe me të ç’do të bëhet?”.
彼得看见他,就问耶稣说:“主啊,这人将来如何?”
22 Jezusi iu përgjigj: “Nëse dua që ai të mbetet derisa të vij unë, ç’të duhet? Ti ndiqmë!”.
耶稣对他说:“我若要他等到我来的时候,与你何干?你跟从我吧!”
23 Atëherë u hap zëri midis vëllezërve se ai dishepull nuk do të vdiste; por Jezusi nuk i kishte thënë Pjetrit se ai nuk do të vdiste, por: “Nëse unë dua që ky të mbetet derisa të vij unë, ç’të duhet?”.
于是这话传在弟兄中间,说那门徒不死。其实,耶稣不是说他不死,乃是说:“我若要他等到我来的时候,与你何干?”
24 Ky është dishepulli që dëshmon për këto gjëra dhe që ka shkruar këto gjëra; dhe ne dimë se dëshmia e tij është e vërtetë.
为这些事作见证,并且记载这些事的就是这门徒;我们也知道他的见证是真的。
25 Janë edhe shumë gjëra të tjera që i bëri Jezusi, të cilat, po të shkruheshin një nga një, unë mendoj se nuk do të mjaftonte mbarë bota që t’i nxinte librat që do të mund të shkruheshin. Amen.
耶稣所行的事还有许多,若是一一地都写出来,我想,所写的书就是世界也容不下了。

< Gjoni 21 >