< Gjoni 2 >

1 Tri ditë më vonë po bëhej një dasmë në Kanë të Galilesë, dhe nëna e Jezusit ishte atje.
ᏦᎢᏁᏃ ᎢᎦ ᏕᎨᎦᏨᏍᏗᏍᎬᎩ ᎨᎵᎵ ᎨᏂ ᎦᏚᎲᎢ; ᏥᏌ ᎤᏥ ᎾᎿᎭᎡᏙᎲᎩ.
2 Edhe Jezusi me dishepujt e vet ishte ftuar në dasmë.
ᏥᏌᏃ ᏩᏥᏯᏅᎲᎩ ᎠᎴ ᎬᏩᏍᏓᏩᏗᏙᎯ ᏕᎨᎦᏨᏍᏗᏍᎬ ᎤᏂᎷᎯᏍᏗᏱ.
3 Duke qenë se mbaroi vera, nëna e Jezusit i tha: “Nuk kanë më verë!”.
ᎩᎦᎨᏃ-ᎠᏗᏔᏍᏗ ᎤᏗᏒᏅ, ᏥᏌ ᎤᏥ ᎯᎠ ᏄᏪᏎᎸᎩ; ᎥᏝ ᏳᏂᏁᎭ ᎩᎦᎨ-ᎠᏗᏔᏍᏗ.
4 Jezusi i tha: “Ç’ke me mua, o grua? Ora ime s’ka ardhur akoma!”.
ᏥᏌᏃ ᎯᎠ ᏄᏪᏎᎸᎩ; ᎯᎨᏴ ᎦᏙ ᎠᏴ ᏗᎩᎾᏓᏛᏙᏗ? ᎥᏝ ᎠᏏ ᎠᏴ ᏯᎩᏍᏆᎸᎡᎸ.
5 Nëna e tij u tha shërbëtorëve: “Bëni gjithçka që ai t’ju thotë!”.
ᎤᏥᏃ ᎯᎠ ᏂᏚᏪᏎᎸᎩ ᎨᏥᏅᏏᏓᏍᏗ; ᏂᎦᎥ ᏂᏥᏪᏎᎲ ᎾᏍᎩ ᏂᏣᏛᏁᎸᎭ.
6 Aty ishin gjashtë enë prej guri, që përdoreshin për pastrimin e Judenjve, dhe secila nxënte dy ose tri masa.
ᎾᎿᎭᏃ ᏕᎦᎧᎲᎩ ᏑᏓᎵ ᎠᎹ ᏗᏟᏍᏗ ᏅᏯ ᏗᎪᏢᏔᏅᎯ ᎠᏂᏧᏏ ᏥᏂᏕᎤᏅᏃ ᎤᎾᏓᏅᎦᎸᏗᏱ ᏥᏂᏕᎬᏅᎩ, ᏦᎠᏍᎪᎯ ᎢᏴᏛ ᎢᏳᏟᎶᏛ ᏗᏟᏍᏙᏗ ᎨᏒᎩ
7 Jezusi u tha: “Mbushni enët me ujë!”. Dhe ata i mbushën deri në grykë.
ᏥᏌᏃ ᎯᎠ ᏂᏚᏪᏎᎸᎩ; ᎠᎹ ᏗᏥᎧᎵᎢᏍᏓ ᎠᎹ ᏗᏟᏍᏗ. ᎾᏍᎩᏃ ᎠᎧᎵᎢ ᏚᏂᎧᎵᎸᎩ.
8 Pastaj u tha: “Nxirreni tani dhe çojani të parit të festës”. Dhe ata ia çuan.
ᎯᎠᏃ ᏂᏚᏪᏎᎸᎩ; ᎿᎭᏉ ᏗᏥᏢ ᎠᎴ ᎠᎾᎵᏍᏓᏴᎲᏍᎬ ᎤᎬᏫᏳᏌᏕᎩ ᏪᏥᏁᎥᏏ. ᏭᏂᏁᏁᎸᎩᏃ.
9 Dhe, mbasi i pari i festës e provoi ujin e shndërruar në verë (ai nuk e dinte nga vinte kjo verë, por e dinin mirë shërbëtorët që e kishin nxjerrë ujin), i pari i festës e thirri dhëndrin,
ᎤᎬᏫᏳᏌᏕᎩ ᎤᏚᎩᏒ ᎠᎹ ᎩᎦᎨᎠᏗᏔᏍᏗ ᎢᏳᎵᏍᏔᏅᎯ, ᎠᎴ ᎾᎦᏔᎲᎾ ᎨᏎ ᏧᎶᏒᎢ, ᎨᏥᏅᏏᏓᏍᏗᏍᎩᏂ ᎠᎹ ᎤᏂᏢᏛ ᎠᏂᎦᏔᎲᎩ, ᎤᎬᏫᏳᏌᏕᎩ ᏭᏯᏅᎲᎩ ᎠᏍᎦᏯ ᏣᎦᏨᏍᏗᏍᎩ,
10 dhe i tha: “Çdo njeri nxjerr në fillim verën më të mirë dhe, kur të ftuarit kanë pirë shumë, verën e keqe; ti, përkundrazi, e ke ruajtur verën e mirë deri tani!”.
ᎠᎴ ᎯᎠ ᏄᏪᏎᎸᎩ; ᎾᏂᎥ ᏴᏫ ᎠᎾᎴᏅᏗᏍᎪ ᎠᏂᏝᎲᏍᎪ ᎣᏌᏂ ᎩᎦᎨᎠᏗᏔᏍᏗ, ᎿᎭᏉᏃ ᎤᏣᏘ ᎤᎾᏗᏔᎲᎯ ᏥᎨᏐᎢ ᎩᎳ ᎤᏐᏅ ᎠᏂᏝᎲᏍᎪᎢ; ᏂᎯᏍᎩᏂ ᏣᏍᏆᏂᎪᏕ ᎣᏍᏛ ᎩᎦᎨ-ᎠᏗᏔᏍᏗ ᎪᎯ ᎢᏯᏍᏗ.
11 Jezusi bëri këtë fillim të shenjave në Kanë të Galilesë dhe e shfaqi lavdinë e tij, dhe dishepujt e tij besuan në të.
ᎾᏍᎩ ᎯᎠ ᎤᎴᏅᏔᏅᎩ ᏥᏌ ᎤᏍᏆᏂᎪᏗ ᏚᎸᏫᏍᏓᏁᎸᎩ ᎨᎵᎵ ᎨᏂ ᎦᏚᎲᎢ, ᎠᎴ ᎬᏂᎨᏒ ᏄᏩᏁᎸᎩ ᎠᏥᎸᏉᏗᏳ ᎨᏒᎢ. ᎬᏩᏍᏓᏩᏗᏙᎯᏃ ᎬᏬᎯᏳᏅᎩ.
12 Pas kësaj, ai zbriti në Kapernaum me nënën e tij, vëllezërit e tij dhe me dishepujt e tij; dhe ata qëndruan aty pak ditë.
ᎾᏍᎩᏃ ᏄᎵᏍᏔᏂᏙᎸ ᎨᏆᏂ ᏭᎶᏒᎩ, ᎤᏩᏒ, ᎠᎴ ᎤᏥ, ᎠᎴ ᎠᎾᎵᏅᏟ ᎠᎴ ᎬᏩᏍᏓᏩᏗᏙᎯ; ᎠᎴ ᎾᎿᎭᎢᎸᏍᎩᏉ ᏄᏂᏒᎸᎩ.
13 Pra, Pashka e Judenjve ishte afër dhe Jezusi u ngjit në Jeruzalem.
ᎧᏃᎯᏰᎩᏃ ᏗᎵᏍᏓᏴᏗᏱ ᎠᏂᏧᏏ ᎤᎾᏤᎵᎦ ᎤᏍᏆᎸᎯᏗᏒᎩ; ᏥᏌᏃ ᏥᎷᏏᎵᎻ ᏭᎶᏒᎩ.
14 Dhe në tempull gjeti ata që shisnin qe, dele e pëllumba dhe këmbyes monedhash duke ndenjur;
ᎤᏛᏅᏃ-ᏗᎦᎳᏫᎢᏍᏗᏱ ᏚᏩᏛᎲᎩ ᎠᏂᏅᎩ ᏗᏂᎾᏕᎩ ᏩᎦ ᎠᎴ ᎠᏫ ᎠᎴ ᎫᎴ-ᏗᏂᏍᎪᏂᎯ, ᎠᎴ ᎠᏕᎸ ᏗᏂᏁᏟᏴᏍᎩ.
15 dhe si bëri një kamxhik me litarë, i dëboi të gjithë nga tempulli bashkë me qetë dhe delet, dhe ua hallakati paratë këmbyesve të monedhave dhe ua përmbysi tavolinat,
ᎦᏩᏍᏛᏂᏍᏗᏃ ᎤᏬᏢᏅ, ᏂᎦᏛ ᎤᏛᎾ-ᏗᎦᎳᏫᎢᏍᏗᏱ ᏚᏄᎪᏫᏒᎩ, ᎠᎴ ᎾᏍᏉ ᎠᏫ, ᎠᎴ ᏩᎦ; ᏚᏤᏮᎩᏃ ᎠᏕᎸ ᏚᏂᎲ ᎠᏕᎸ ᏗᏂᏁᏟᏴᏍᎩ, ᎠᎴ ᏚᎷᏆᏗᏅᏒᎩ ᏕᎦᏍᎩᎸᎢ.
16 dhe shitësve të pëllumbave u tha: “Hiqni këto gjëra që këtej; mos e bëni shtëpinë e Atit tim shtëpi tregtie!”.
ᎠᎴ ᎯᎠ ᏂᏚᏪᏎᎸᎩ ᎫᎴ-ᏗᏂᏍᎪᏂᎯ ᏗᏂᎾᏕᎩ; ᎯᎠ ᏗᏥᎧᎲᎾ, ᏞᏍᏗ ᎡᏙᏓ ᎦᏁᎸ ᎦᏃᏙᏗᏱ ᎠᏓᏁᎸ ᎢᏨᏁᎸᎢ.
17 Kështu dishepujve të tij i kujtohej se ishte shkruar: “Zelli i shtëpisë sate më ka përpirë!”.
ᎬᏩᏍᏓᏩᏗᏙᎯᏃ ᎤᎾᏅᏓᏛᎩ ᎯᎠ ᏂᎬᏅ ᎪᏪᎸᎢ; “ᏣᏤᎵ ᎠᏓᏁᎸ ᏓᏇᎷᎬ ᎠᎩᏯᎣᏅ.”
18 Atëherë Judenjtë u përgjigjën dhe i thanë: “Ç’shenjë na tregon se i bën këto gjëra?”.
ᎠᏂᏧᏏᏃ ᎤᏂᏁᏨ ᎯᎠ ᏅᎬᏩᏪᏎᎸᎩ; ᎦᏙ ᎠᏙᎴᎰᎯᏍᏙᏗ ᎬᏂᎨᏒ ᏅᏓᏍᎩᏴᏁᎵ, ᎾᏍᎩ ᏥᏄᏍᏗ ᏥᏕᏣᎸᏫᏍᏓᏁᎭ?
19 Jezusi u përgjigj dhe u tha atyre: “Shkatërroni këtë tempull dhe unë për tri ditë do ta ngre përsëri!”.
ᏥᏌ ᎤᏁᏨᎩ ᎯᎠ ᏂᏚᏪᏎᎸᎩ; ᎢᏥᏲᏍᏓ ᎯᎠ ᎤᏛᏅ-ᏗᎦᎳᏫᎢᏍᏗᏱ, ᏦᎢᏉᏃ ᎢᎦ ᏓᏥᏱᎵᏙᎵ ᎿᎭᏉ ᏛᎦᏁᏍᎨᎰᏂ.
20 Atëherë Judenjtë thanë: “U deshën dyzet e gjashtë vjet që të ndërtohet ky tempull, dhe ti do ta ngresh për tri ditë?”.
ᎠᏂᏧᏏᏃ ᎯᎠ ᏄᏂᏪᏒᎩ; ᏅᎦᏍᎪᎯ ᏑᏓᎵᎦᎵ ᏧᏕᏘᏴᏛ ᎤᏂᏱᎵᏙᎸᎯ ᎠᎾᏁᏍᎨᏍᎬ ᎯᎠ ᎤᏛᏅ-ᏗᎦᎳᏫᎢᏍᏗᏱ; ᏥᎪᏃ ᏂᎯ ᏦᎢᏉ ᎢᎦ ᏛᎯᏱᎵᏙᎵ ᏛᎭᏁᏍᎨᎰᏂ?
21 Por ai fliste për tempullin e trupit të vet.
ᎠᏎᏃ ᎤᏩᏒ ᎠᏰᎸ ᎠᏓᏁᎸ ᎧᏁᎢᏍᏗᏍᎬᎩ ᎾᏍᎩ ᏄᏪᏒ.
22 Kur, më pas, ai ishte ringjallur prej së vdekuri, dishepujt e vet u kujtuan se ai këtë ua kishtë thënë dhe u besuan Shkrimin dhe fjalëve që kishte thënë Jezusi.
ᎰᏩᏃ ᎿᎭᏉ ᎤᏲᎱᏒ ᏕᎤᎴᏅ ᎬᏩᏍᏓᏩᏗᏙᎯ ᎤᎾᏅᏓᏛᎩ ᎾᏍᎩ ᏂᏚᏪᏎᎸᎢ; ᎠᎴ ᎤᏃᎯᏳᏅᎩ ᎪᏪᎵ ᎠᎴ ᎾᏍᎩ ᏥᏌ ᎤᏁᏨᎢ.
23 Dhe kur qe në Jeruzalem për festën e Pashkës, shumë vetë besuan në emrin e tij duke parë shenjat që bënte,
ᏥᎷᏏᎵᎻᏃ ᎡᏙᎲ ᎧᏃᎯᏰᎩ ᏗᎵᏍᏓᏴᏗᏱ ᎢᏳ ᎨᏒᎢ, ᎤᏂᏣᏛᎩ ᎤᏃᎯᏳᏅ ᏚᏙᎥᎢ, ᎤᏂᎪᎲ ᎤᏍᏆᏂᎪᏗ ᏚᎸᏫᏍᏓᏁᎸᎢ.
24 por Jezusit nuk u zinte besë atyre, sepse i njihte të gjithë,
ᎠᏎᏃ ᏥᏌ ᎥᏝ ᎤᏩᏒ ᏱᏚᏓᏲᏎᎢ, ᎾᏂᎥᏰᏃ ᏓᎦᏔᎲᎩ,
25 dhe sepse nuk kishte nevojë që ndokush të jepte dëshmi për njeriun, sepse ai e dinte ç’kishte përbrenda njeriut.
ᎥᏝ ᎠᎴ ᎤᏚᎸᏗ ᏱᏄᎵᏍᏓᏁᎮ ᎩᎶ ᎬᏂᎨᏒ ᎢᏳᏩᏁᏗᏱ ᏄᏍᏛ ᏴᏫ, ᎠᎦᏔᎲᎩᏰᏃ ᏄᏍᏛ ᎭᏫᏂ ᎤᏪᎲ ᏴᏫ.

< Gjoni 2 >