< Joeli 3 >

1 “Sepse ja, në ato ditë dhe në atë kohë, kur do të bëj që të kthehen nga robëria ata të Judës dhe të Jeruzalemit,
「到那日,我使猶大和耶路撒冷被擄之人歸回的時候,
2 do të mbledh tërë kombet dhe do t’i bëj të zbresin në luginën e Jozafatit, dhe atje do të zbatoj gjykimin tim mbi ta, për Izraelin, popullin tim dhe trashëgiminë time, që e kanë shpërndarë midis kombeve, duke e ndarë kështu vendin tim.
我要聚集萬民,帶他們下到約沙法谷,在那裏施行審判;因為他們將我的百姓,就是我的產業以色列,分散在列國中,又分取我的地土,
3 Kanë hedhur shortin mbi popullin tim, kanë dhënë një djalë në këmbim të një prostitute dhe kanë shitur një vajzë në këmbim të verës, që të mund të pinin.
且為我的百姓拈鬮,將童子換妓女,賣童女買酒喝。
4 Përveç kësaj çfarë jeni ju për mua, Tiro dhe Sidoni, dhe ju, gjithë krahinat e Filistisë? Mos doni vallë të hakmerreni me mua për ndonjë gjë që kam bërë? Por në rast se hakmerreni, do të bëj që të bjerë shpejt dhe pa ngurrim mbi kokën tuaj ligësia që keni bërë.
「泰爾、西頓,和非利士四境的人哪,你們與我何干?你們要報復我嗎?若報復我,我必使報應速速歸到你們的頭上。
5 Sepse ju keni marrë argjendin dhe arin tim dhe keni çuar në tempujt tuaj pjesën më të mirë të sendeve të mia të çmuara,
你們既然奪取我的金銀,又將我可愛的寶物帶入你們宮殿,
6 dhe ua keni shitur bijtë e Judës dhe të Jeruzalemit bijve të Javanitëve, për t’i larguar nga vendi i tyre.
並將猶大人和耶路撒冷人賣給希臘人,使他們遠離自己的境界。
7 Ja, unë do t’i bëj të zgjohen nga vendi ku i keni shitur dhe do të bëj që të bjerë mbi kokën tuaj ajo që keni bërë.
我必激動他們離開你們所賣到之地,又必使報應歸到你們的頭上。
8 Do t’i shes bijtë tuaj dhe bijat tuaja në duart e bijve të Judës, që do t’ua shesin Sabejve, një komb i largët, sepse Zoti ka folur”.
我必將你們的兒女賣在猶大人的手中,他們必賣給遠方示巴國的人。這是耶和華說的。」
9 Shpallni këtë midis kombeve: “Pregatitni luftën, zgjoni njerëzit trima, le të afrohen, le të dalin gjithë luftëtarët!
當在萬民中宣告說: 要預備打仗; 激動勇士, 使一切戰士上前來。
10 Farkëtoni shpata me ploret tuaj dhe ushta me drapërinjtë tuaj. I dobëti le të thotë: “Jam i Fortë!””.
要將誆頭打成刀劍, 將鐮刀打成戈矛; 軟弱的要說:我有勇力。
11 Nxitoni dhe ejani, kombe rreth e rrotull, dhe mblidhuni! O Zot, bëj që të zbresin atje njerëzit e tu trima!
四圍的列國啊, 你們要速速地來, 一同聚集。 耶和華啊, 求你使你的大能者降臨。
12 “Le të ngrihen dhe të dalin kombet në luginën e Jozafatit, sepse atje unë do të ulem për të gjykuar të gjitha kombet që janë përreth.
萬民都當興起, 上到約沙法谷; 因為我必坐在那裏, 審判四圍的列國。
13 Merrni në dorë draprinjtë, sepse të korrat janë gati. Ejani, zbrisni, sepse trokulli është plot, butet grafullojnë, sepse e madhe është ligësia e tyre”.
開鐮吧!因為莊稼熟了; 踐踏吧!因為酒醡滿了。 酒池盈溢; 他們的罪惡甚大。
14 Turma pas turmash në Luginën e vendimit. Sepse dita e Zotit është e afërt, në Luginën e vendimit”.
許多許多的人在斷定谷, 因為耶和華的日子臨近斷定谷。
15 Dielli dhe hëna po erren dhe yjet po humbin shkëlqimin e tyre.
日月昏暗, 星宿無光。
16 Zoti do të vrumbullojë nga Sioni dhe do të bëjë që t’i dëgjohet zëri nga Jeruzalemi, aq sa qiejt dhe toka do të dridhen. Por Zoti do të jetë një strehë për popullin e tij dhe një fortesë për bijtë e Izraelit.
耶和華必從錫安吼叫, 從耶路撒冷發聲, 天地就震動。 耶和華卻要作他百姓的避難所, 作以色列人的保障。
17 “Atëherë ju do të pranoni që unë jam Zoti, Perëndia juaj, që banon në Sion, mali im i shenjtë. Kështu Jeruzalemi do të jetë i shenjtë dhe të huajt nuk do të kalojnë më andej”.
你們就知道我是耶和華-你們的上帝, 且又住在錫安-我的聖山。 那時,耶路撒冷必成為聖; 外邦人不再從其中經過。
18 Atë ditë do të ndodhë që malet të pikojnë musht, qumështi do të rrjedhë nga kodrat dhe uji do të rrjedhë në të gjitha rrëketë e Judës. Nga shtëpia e Zotit do të dalë një burim, që do të ujitë luginën e Sitimit.
到那日,大山要滴甜酒; 小山要流奶子; 猶大溪河都有水流。 必有泉源從耶和華的殿中流出來, 滋潤什亭谷。
19 “Egjipti do të bëhet shkreti dhe Edomi një shkretëtirë e mjeruar për shkak të dhunës kundër bijve të Judës, sepse kanë derdhur gjak të pafajshëm në vendin e tyre.
埃及必然荒涼, 以東變為悽涼的曠野, 都因向猶大人所行的強暴, 又因在本地流無辜人的血。
20 Por Juda do të mbetet përjetë, edhe Jeruzalemi brez pas brezi.
但猶大必存到永遠; 耶路撒冷必存到萬代。
21 Do t’i pastroj nga gjaku i tyre i derdhur, nga i cili nuk i kisha pastruar, dhe Zoti do të banojë në Sion”.
我未曾報復流血的罪, 現在我要報復, 因為耶和華住在錫安。

< Joeli 3 >