< Jobi 8 >

1 Atëherë Bildadi nga Shuahu u përgjigj dhe tha:
ויען בלדד השוחי ויאמר
2 “Deri kur do të flasësh në këtë mënyrë, dhe fjalët e gojës sate do të jenë si një erë e furishme?
עד-אן תמלל-אלה ורוח כביר אמרי-פיך
3 A mundet Perëndia të shtrëmbërojë gjykimin dhe i Potfuqishmi të përmbysë drejtësinë?
האל יעות משפט ואם-שדי יעות-צדק
4 Në rast se bijtë e tu kanë mëkatuar kundër tij, ai i ka braktisur në prapësinë e tyre.
אם-בניך חטאו-לו וישלחם ביד-פשעם
5 Por në rast se ti e kërkon Perëndinë dhe i lutesh fort të Plotfuqishmit,
אם-אתה תשחר אל-אל ואל-שדי תתחנן
6 në rast se je i pastër dhe i ndershëm, me siguri ai do të ngrihet në favorin tënd dhe do të rivendosë selinë e drejtësisë sate.
אם-זך וישר אתה כי-עתה יעיר עליך ושלם נות צדקך
7 Ndonëse gjendja jote e kaluar ka qenë një gjë e vogël,
והיה ראשיתך מצער ואחריתך ישגה מאד
8 e ardhmja jote do të jetë e madhe. Pyet, pra, brezat që shkuan dhe shqyrto gjërat e zbuluara nga etërit e tyre;
כי-שאל-נא לדר רישון וכונן לחקר אבותם
9 ne në të vërtetë i përkasim së djeshmes dhe nuk dimë asgjë, sepse ditët tona mbi tokë janë si një hije.
כי-תמול אנחנו ולא נדע כי צל ימינו עלי-ארץ
10 A nuk do të mësojnë vallë ata dhe nuk do të flasin, duke nxjerrë fjalë nga zemra e tyre?
הלא-הם יורוך יאמרו לך ומלבם יוצאו מלים
11 A mund të rritet papirusi jashtë moçalit dhe a mund të zhvillohet xunkthi pa ujë?
היגאה-גמא בלא בצה ישגה-אחו בלי-מים
12 Ndërsa është ende i gjelbër, pa qenë prerë, ai thahet para çdo bari tjetër.
עדנו באבו לא יקטף ולפני כל-חציר ייבש
13 Këto janë rrugët e të gjithë atyre që harrojnë Perëndinë; kështu shpresa e të paudhit tretet.
כן--ארחות כל-שכחי אל ותקות חנף תאבד
14 Besimi i tij do të pritet dhe sigurimi i tij është si një pëlhurë merimange.
אשר-יקוט כסלו ובית עכביש מבטחו
15 Ai mbështetet te shtëpia e tij, ajo nuk qëndron; kapet te ajo, por ajo nuk mban.
ישען על-ביתו ולא יעמד יחזיק בו ולא יקום
16 Ai është krejt i gjelbër në diell dhe degët e tij zgjaten mbi kopshtin e tij;
רטב הוא לפני-שמש ועל גנתו ינקתו תצא
17 dhe rrënjët e tij pleksen rreth një grumbulli gurësh dhe depërtojnë midis gurëve të shtëpisë.
על-גל שרשיו יסבכו בית אבנים יחזה
18 Por në rast se shkëputet nga vendi i tij, ky e mohon, duke thënë: “Nuk të kam parë kurrë!”.
אם-יבלענו ממקמו וכחש בו לא ראיתיך
19 Ja, ky është gëzimi i mënyrës së tij të të jetuarit, ndërsa të tjerët do të dalin nga pluhuri.
הן-הוא משוש דרכו ומעפר אחר יצמחו
20 Ja, Perëndia nuk e flak njeriun e ndershëm, as i ndihmon keqbërësit.
הן-אל לא ימאס-תם ולא-יחזיק ביד-מרעים
21 Ai do t’i japë edhe më buzëqeshje gojës sate dhe këngë gëzimi buzëve të tua.
עד-ימלה שחוק פיך ושפתיך תרועה
22 Ata që të urrejnë do të mbulohen me turp dhe çadra e të paudhëve do të zhduket”.
שנאיך ילבשו-בשת ואהל רשעים איננו

< Jobi 8 >