< Jobi 5 >

1 “Bërtit, pra! A ka vallë ndonjë që të përgjigjet? Kujt prej shenjtorëve do t’i drejtohesh?
任你呼求,看有誰答應你﹖諸聖者中,看你轉向那一位﹖
2 Zemërimi në fakt e vret të pamendin dhe zilia e vret budallanë.
的確,憂憤殺死愚人,怒火使痴者喪生。
3 E kam parë të pamendin të lëshojë rrënjë, por shumë shpejt e mallkova banesën e tij.
我知道:愚人一根深蒂固,他的居所即被詛咒;
4 Bijtë e tij nuk kanë asnjë siguri, janë të shtypur te porta, dhe nuk ka njeri që t’i mbrojë.
他的子女,無人支援,在城門前被踐踏,無人救護。
5 I urituri përpin të korrat e tij, ia merr edhe sikur të jenë midis gjembave, dhe një lak përpin pasurinë e tij.
他們收穫的,飢餓者來吃;且將剩餘的,搶去儲存;他們的財富,為口渴者喝盡。
6 Sepse shpirtligësia nuk del nga pluhuri dhe mundimi nuk mbin nga toka;
因為災禍不是由土中而來,憂患不是生自地中;
7 por njeriu lind për të vuajtur, ashtu si shkëndija për t’u ngjitur lart.
而是人自尋苦惱,如雛鷹自會飛翔。
8 Por unë do të kërkoja Perëndinë, dhe Perëndisë do t’i besoja çështjen time,
如果是我,我必投奔天主,向天主陳訴我的案情。
9 atij që bën gjëra të mëdha dhe që nuk mund të njihen; mrekulli të panumërta,
他所作的大事,高深莫測;他所行的奇事,不可勝數:
10 që i jep shiun tokës dhe dërgon ujin në fushat;
他使雨落在地上,引水滋潤郊田;
11 që ngre të varfrit dhe vë në siguri lart ata që vuajnë.
使卑微的人高昇,使受苦的人獲得救助;
12 I bën të kota synimet e dinakëve, dhe kështu duart e tyre nuk mund të realizojnë planet e tyre;
粉碎狡猾人的計謀,使他們的作為一無所成;
13 i merr të urtët në dredhinë e tyre, dhe kështu këshilla e të pandershmëve shpejt bëhet tym.
以智者的計謀捕捉智者,使奸猾人的策畫即時成空;
14 Gjatë ditës ata hasin në errësirë, bash në mesditë ecin me tahmin sikur të ishte natë;
他們白日遇到黑暗,正午摸索如在夜間;
15 por Perëndia e shpëton nevojtarin nga shpata, nga goja e të fuqishmëve dhe nga duart e tyre.
他搭救被剝削者脫離人口,挽救窮人擺脫強暴的手。
16 Kështu ka shpresë për të mjerin, por padrejtësia ia mbyll gojën atij.
如此,貧苦的人獲得希望,邪惡將閉口無言。
17 Ja, lum njeriu që Perëndia dënon; prandaj ti mos e përbuz ndëshkimin e të Plotfuqishmit;
的確,天主所懲戒的人是有福的:全能者的訓戒,你不可忽視。
18 sepse ai e bën plagën, dhe pastaj e fashon, plagos, por duart e tij shërojnë.
因為他打傷了,而又包紮傷口;他擊碎了,而又親手治療。
19 Nga gjashtë fatkeqësi ai do të të çlirojë, po, në të shtatën e keqja nuk do të të prekë.
你六次遭難,他次次拯救;到第七次,災難不會臨於你。
20 Në kohë zie do të të shpëtojë nga vdekja, në kohë lufte nga forca e shpatës.
饑饉中,他必救你不死;戰爭中,必使你得免刀劍。
21 Do t’i shpëtosh fshikullit të gjuhës, nuk do të trembesh kur të vijë shkatërrimi.
唇槍舌劍,你必能躲藏;大難來臨,你不必張惶;
22 Do të qeshësh me shkatërrimin dhe me zinë, dhe nuk do të kesh frikë nga bishat e dheut;
對大難和饑荒,你可置之一笑;對地上的野獸,也不用驚惶。
23 sepse do të kesh një besëlidhje me gurët e dheut, dhe kafshët e fushave do të jenë në paqe me ty.
你將與田野的頑石立約,曠野的猛獸必與你和好。
24 Do të dish që çadra jote është e siguruar; do të vizitosh kullotat e tua dhe do të shikosh që nuk mungon asgjë.
你將見到你的帳幕平安無恙,察看羊欄時,一無所失。
25 Do të kuptosh që pasardhësit e tu janë të shumtë dhe të vegjlit e tu si bari i fushave.
你將確知子孫繁昌,你的苗裔猶如田野青草。
26 Do të zbresësh në varr në moshë të shkuar, ashtu si në stinën e vet mblidhet një tog duajsh.
你必高年纔葬於墓,好像麥梱準時收藏。
27 Ja ç’kemi gjetur; kështu është. Dëgjoje dhe përfito”.
看,這是我們所觀察的真理,你若細聽,自會獲益良多。

< Jobi 5 >