< Jobi 33 >

1 “Tani pra, Job, dëgjo atë që kam për të thënë dhe vëru veshin gjithë fjalëve të mia!
Итак слушай, Иов, речи мои и внимай всем словам моим.
2 Ja, unë po hap gojën dhe gjuha ime flet në gojën time.
Вот, я открываю уста мои, язык мой говорит в гортани моей.
3 Fjalët e mia burojnë nga një zemër e drejtë, buzët e mia do të thonë njohuri të pastra.
Слова мои от искренности моего сердца, и уста мои произнесут знание чистое.
4 Fryma e Perëndisë më ka krijuar dhe fryma e të Plotfuqishmit më jep jetë.
Дух Божий создал меня, и дыхание Вседержителя дало мне жизнь.
5 Në rast se mundesh, m’u përgjigj; përgatitu gjithashtu të mbrosh pozitat e tua.
Если можешь, отвечай мне и стань передо мною.
6 Ja, unë jam i barabartë me ty përpara Perëndisë; edhe unë jam formuar nga argjili.
Вот я, по желанию твоему, вместо Бога. Я образован также из брения;
7 Ja, asnjë frikë nga unë nuk duhet të të lemerisë, dhe dora ime nuk do të rëndojë mbi ty.
поэтому страх передо мною не может смутить тебя, и рука моя не будет тяжела для тебя.
8 Por ti u ke thënë veshëve të mi dhe dëgjova tingullin e fjalëve të tua, që thonin:
Ты говорил в уши мои, и я слышал звук слов:
9 “Una jam i pastër, pa mëkat; jam i pafajmë, nuk ka asnjë faj tek unë.
чист я, без порока, невинен я, и нет во мне неправды;
10 Por Perëndia gjen kundër meje shkaqe armiqësie dhe më konsideron armikun e tij;
а Он нашел обвинение против меня и считает меня Своим противником;
11 i fut këmbët e mia në pranga dhe kqyr gjithë hapat e mia”.
поставил ноги мои в колоду, наблюдает за всеми путями моими.
12 Mirë, pra, unë të them se këtu nuk ke të drejtë, sepse Perëndia është më i madh se njeriu.
Вот в этом ты не прав, отвечаю тебе, потому что Бог выше человека.
13 Pse hahesh me të, kur ai nuk jep llogari për asnjë nga veprimet e tij?
Для чего тебе состязаться с Ним? Он не дает отчета ни в каких делах Своих.
14 Në fakt Perëndia flet në një mënyrë apo në një tjetër por njeriu nuk e vë re:
Бог говорит однажды и, если того не заметят, в другой раз:
15 në një ëndërr, në një vegim të natës, kur një gjumë i rëndë i zë njerëzit, kur dremitin në shtretërit e tyre.
во сне, в ночном видении, когда сон находит на людей, во время дремоты на ложе.
16 Atëherë ai hap veshët e njerëzve dhe vulos paralajmërimet që u bën,
Тогда Он открывает у человека ухо и запечатлевает Свое наставление,
17 për ta larguar njeriun nga veprimet e tij dhe për ta mbajtur larg nga kryelartësia,
чтобы отвести человека от какого-либо предприятия и удалить от него гордость,
18 për të shpëtuar shpirtin e tij nga gropa dhe për të penguar që jeta e tij të mbarojë nga shpata.
чтобы отвести душу его от пропасти и жизнь его от поражения мечом.
19 Njeriu paralajmërohet gjithashtu me dhembjen në shtratin e vet dhe me torturën e pandërprerë të kockave të tij,
Или он вразумляется болезнью на ложе своем и жестокою болью во всех костях своих, -
20 aq sa i neveritet buka dhe madje edhe ushqimet më të shijshme.
и жизнь его отвращается от хлеба и душа его от любимой пищи.
21 Mishi konsumohet sa mbyll e hap sytë, ndërsa kockat e tij, që më parë nuk dukeshin, tani dalin jashtë;
Плоть на нем пропадает, так что ее не видно, и показываются кости его, которых не было видно.
22 kështu shpirti i tij i afrohet gropës dhe jeta e tij atyre që sjellin vdekjen.
И душа его приближается к могиле и жизнь его - к смерти.
23 Por në rast se pranë tij ka një engjëll, një interpret, një i vetëm ndër një mijë, që t’i tregojë njeriut detyrën e tij.
Если есть у него Ангел-наставник, один из тысячи, чтобы показать человеку прямой путь его, -
24 Perëndisë i vjen keq për të dhe thotë: “Kurseje që të mos zbresë në gropë; gjeta shpengimin për të”.
Бог умилосердится над ним и скажет: освободи его от могилы; Я нашел умилостивление.
25 Atëherë mishi i tij do të bëhet më i freskët se kur ishte fëmijë dhe ai do të kthehet në ditët e rinisë së tij.
Тогда тело его сделается свежее, нежели в молодости; он возвратится к дням юности своей.
26 Do t’i lutet fort Perëndisë, do të gjejë hir pranë tij dhe do të mund të sodisë fytyrën e tij me gëzim, sepse Perëndia do ta ketë rivendosur njeriun në drejtësinë e tij.
Будет молиться Богу, и Он - милостив к нему; с радостью взирает на лице его и возвращает человеку праведность его.
27 Duke iu drejtuar njerëzve, do të thotë: “Kam mëkatuar dhe kam shkelur drejtësinë, dhe nuk u ndëshkova siç e meritoja.
Он будет смотреть на людей и говорить: грешил я и превращал правду, и не воздано мне;
28 Perëndia i ka shpenguar shpirtin tim, që të mos zbriste në gropë dhe jeta ime mund të shohë dritën”.
Он освободил душу мою от могилы, и жизнь моя видит свет.
29 Ja, Perëndia e bën këtë dy herë, tri herë me njeriun,
Вот, все это делает Бог два-три раза с человеком,
30 për të shpëtuar shpirtin e tij nga gropa dhe për ta ndriçuar me dritën e jetës.
чтобы отвести душу его от могилы и просветить его светом живых.
31 Ki kujdes, Jobi, dëgjomë; rri në heshtje, dhe unë do të flas.
Внимай, Иов, слушай меня, молчи, и я буду говорить.
32 Në qoftë se ke diçka për të thënë, përgjigjmu, folë, sepse do të dëshiroja të të jepja të drejtë.
Если имеешь, что сказать, отвечай; говори, потому что я желал бы твоего оправдания;
33 Përndryshe dëgjomë; hesht dhe unë do të të mësoj diturinë”.
если же нет, то слушай меня: молчи, и я научу тебя мудрости.

< Jobi 33 >