< Jobi 32 >

1 Atëherë këta tre njerëz nuk iu përgjigjën më Jobit, sepse ai e ndjente veten të drejtë.
Desistieron aquellos tres hombres de responder a Job; porque este estaba convencido de su inocencia.
2 Por zemërimi i Elihut, birit të Barakelit, Buzitit, nga fisi i Ramit, u ndez kundër Jobit; zemërimi i tij u ndez, sepse ai e quante veten e tij të drejtë më tepër se Perëndia.
Entonces montó en cólera Eliú, hijo de Baraquel bucita, de la familia de Ram. Montó en cólera contra Job, porque pretendía ser más justo que Dios.
3 Zemërimi i tij u ndez edhe kundër tre miqve të tij, sepse nuk kishin gjetur përgjigjen e drejtë, megjithëse e dënonin Jobin.
Se irritó también contra sus tres amigos, por cuanto no habían hallado qué contestar a Job, y con todo lo condenaban.
4 Elihu kishte pritur për t’i folur Jobit, sepse ata ishin më të moshuar se ai.
Siendo ellos de mayor edad que él, Eliú había tardado en contestar a Job.
5 Por kur Elihu u bind që në gojën e këtyre tre njerëzve nuk kishte më përgjigje, ai u zemërua.
Mas cuando vio que no había más respuesta en la boca de aquellos tres hombres, se indignó sobremanera. Tomó Eliú, hijo de Baraquel, bucita, la palabra y dijo:
6 Kështu Elihu, bir i Barakelit, Buzitit, mori fjalën dhe tha: “Unë jam akoma i ri me moshë dhe ju jeni pleq; prandaj ngurrova dhe pata frikë t’ju parashtroj mendimin tim.
“Siendo yo joven, y vosotros ancianos, tuve miedo, y no me atreví a manifestar mi parecer.
7 Thoja: “Do të flasë mosha dhe numri i madh i viteve do t’u mësojë diturinë”.
Yo me decía: Los días han de hablar, y en los muchos años se dará a conocer la sabiduría.
8 Por te njeriu ka një frymë, dhe është fryma i të Plotfuqishmit që i jep zgjuarsinë.
Pero hay espíritu que reside en el hombre; es el soplo del Todopoderoso el que les da la inteligencia.
9 Nuk janë detyrimisht të mëdhenjtë që kanë diturinë ose pleqtë që kuptojnë drejtësinë.
No es lo mismo ser viejo que sabio, no son (siempre) los ancianos los que entienden de justicia.
10 Prandaj them: Dëgjomëni, do të shtroj edhe unë mendimin tim.
Por eso dije: Escuchadme; quiero también yo manifestar mi parecer.
11 Ja, prita fjalimet tuaja, dëgjova argumentat tuaja, ndërsa kërkonit të thonit diçka.
He aquí que he esperado mientras hablabais, di oídos a vuestros razonamientos hasta el fin de vuestra disputa.
12 Ju kam ndjekur me vëmendje, dhe ja, asnjëri prej jush nuk e bindi Jobin ose nuk iu përgjigj fjalëve të tij.
Sí, os he prestado atención, más ninguno ha convencido a Job; ninguno de vosotros sabe responder a sus palabras.
13 Mos thoni, pra: “Kemi gjetur diturinë; vetëm Perëndia mund ta mundë plotësisht, por jo njeriu!”.
No digáis, pues: «Hemos hallado la sabiduría; es Dios quien le castiga, y no hombre alguno.»
14 Ai nuk i ka drejtuar fjalimet e tij kundër meje, prandaj nuk do t’i përgjigjem me fjalët tuaja.
No contra mí ha dirigido él sus palabras; y yo no voy a contestarle con vuestros argumentos.
15 Janë hutuar, nuk përgjigjen më, nuk gjejnë fjalë.
Desconcertados ya no responden nada, faltándoles otras palabras.
16 Duhet të pres akoma, sepse nuk flasin më, rrinë aty pa dhënë asnjë përgjigje.
He esperado hasta que se callasen, hasta que quedasen atascados sin poder contestar.
17 Do të paraqes edhe unë pjesën time, do të shtroj edhe unë mendimin tim.
Comenzaré yo a hablar, manifestaré por mi parte mi saber.
18 Sepse kam plot fjalë dhe fryma përbrenda më detyron.
Pues lleno estoy de palabras, me aprieta el espíritu en mi interior.
19 Ja, gjiri im është si vera që nuk ka një shfrim, si shakujt e rinj, gati për të plasur.
Mi pecho es como vino encerrado, cual odre nuevo pronto a reventar.
20 Do të flas, pra, për të pasur një lehtësim të vogël, do të hap buzët dhe do të përgjigjem.
Hablaré para desahogarme; abriré mis labios y responderé.
21 Tani më lejoni të flas pa treguar anësi me asnjë dhe pa i bërë lajka kurrkujt;
No haré acepción de personas, no adularé a ningún mortal.
22 sepse unë nuk di të bëj lajka, përndryshe Krijuesi im do të më hiqte shpejt nga mesi”.
Pues no sé adular; (si lo hiciera), dentro de poco me llevaría mi Creador.”

< Jobi 32 >