< Jobi 29 >

1 Jobi e rifilloi ligjëratën e tij dhe tha:
約伯繼續他的言論說:
2 “Ah, sikur të isha si në muajt e së kaluarës, si në ditët kur Perëndia më mbronte,
誰能賜我似以前的歲月,像以往天主護守我的時日呢﹖
3 kur llamba e tij shkëlqente mbi kokën time dhe me dritën e saj ecja në mes të errësirës;
那時他的燈,光照在我頭上,藉他的光明,我走過黑暗。
4 siç isha në ditët e pjekurisë sime, kur mendja e fshehtë e Perëndisë kujdesej për çadrën time,
惟願我如壯年之時,那時天主護佑我的帳幕;
5 kur i Plotfuqishmi ishte akoma me mua dhe bijtë e mi më rrinin përqark;
全能者與我相偕,我的子女環繞著我;
6 kur laja këmbët e mia në gjalpë dhe shkëmbi derdhte për mua rrëke vaji.
那時我以奶油洗腳,崖石流油成河。
7 Kur dilja ne drejtim të portës së qytetit dhe ngrija fronin tim në shesh,
當我走出城門,在市井設我座位之時,
8 të rinjtë, duke më parë, hiqeshin mënjanë, pleqtë ngriheshin dhe qëndronin më këmbë;
少年人看見我都迴避,老年人都起身站立;
9 princat ndërprisnin bisedat dhe vinin dorën mbi gojë;
王侯停止講話,用手堵住自己的口;
10 zëri i krerëve bëhej më i dobët dhe gjuha e tyre ngjitej te qiellza.
首領不敢出聲,舌頭緊貼上顎。
11 veshi që më dëgjonte, më shpallte të lumtur, dhe syri që më shihte, dëshmonte për mua,
凡有耳聽見我的,必稱我有福;凡有眼看見我的,都必稱讚我。
12 sepse çliroja të varfrin që klithte për ndihmë, dhe jetimin që nuk kishte njeri që ta ndihmonte.
因為我援助了呼救的窮人,和無依無靠的孤兒。
13 Bekimi i atij që ishte duke vdekur zbriste mbi mua dhe unë e gëzoja zemrën e gruas së ve.
那受喪亡之痛的人稱謝我,我使寡婦的心歡樂。
14 Isha i veshur me drejtësi dhe ajo më mbulonte; drejtësia ime më shërbente si mantel dhe si çallmë.
我披上正義,正義就如我衣;我的公正,猶如我的長袍和冠冕。
15 Isha sy për të verbërin dhe këmbë për çalamanin;
我作了盲人的眼,跛者的腳。
16 isha një baba për të varfrit dhe hetoja rastin që nuk njihja.
我成了窮人之父,我調查過素不相識者的案件。
17 I thyeja nofullat njeriut të keq dhe rrëmbeja gjahun nga dhëmbët e tij.
我打碎惡人的燎牙,由他牙齒中奪出了獵物。
18 Dhe mendoja: “Kam për të vdekur në folenë time dhe do të shumëzoj ditët e mia si rëra;
我心想:我必壽終正寢,我的壽數必如塵沙。
19 rrënjët e mia do të zgjaten në drejtim të ujërave, vesa do të qëndrojë tërë natën në degën time;
我的根蔓延到水邊,夜間甘露落在我的枝葉上。
20 lavdia ime do të jetë gjithnjë e re tek unë dhe harku im do të fitojë forcë të re në dorën time”.
我的榮耀不斷更新,我手中的弓日新月異。
21 Të pranishmit më dëgjonin duke pritur dhe heshtnin për të dëgjuar këshillën time.
聽我講話的人,屏息等待,靜聽我的指教。
22 Mbas fjalës sime ata nuk përgjigjeshin, dhe fjalët e mia binin mbi ta si pika vese.
我講話之後,無人再敢講話,我的話像水珠滴在他們身上。
23 Më prisnin ashtu si pritet shiu dhe hapnin gojën e tyre si për shiun e fundit.
他們期待我如望甘霖,張著大口如渴盼春雨。
24 Unë u buzëqeshja kur kishin humbur besimin, dhe nuk mund ta pakësonin dritën e fytyrës sime.
我向他們微笑,他們不敢相信;我和善的面容,他們必不放過。
25 Kur shkoja tek ata, ulesha si kryetar dhe rrija si një mbret midis trupave të tij, si një që ngushëllon të dëshpëruarit.
我為他們選擇了道路,身居前導,一如立在軍中的君王;我引他們到那裏,他們就去。

< Jobi 29 >