< Jobi 25 >

1 Atëherë Bildadi nga Shuahu u përgjigj dhe tha:
ויען בלדד השחי ויאמר׃
2 “Atij i përkasin sundimi dhe terrori: ai sjell paqen në vendet e tij shumë të larta.
המשל ופחד עמו עשה שלום במרומיו׃
3 A mund të llogariten vallë ushtritë e tij? Dhe mbi kë nuk del drita e tij?
היש מספר לגדודיו ועל מי לא יקום אורהו׃
4 Si mund të jetë, pra, njeriu i drejtë përpara Perëndisë, ose si mund të jetë i pastër një i lindur nga një grua?
ומה יצדק אנוש עם אל ומה יזכה ילוד אשה׃
5 Dhe në se edhe hëna nuk shkëlqen dhe yjet nuk janë të pastër në sytë e tij,
הן עד ירח ולא יאהיל וכוכבים לא זכו בעיניו׃
6 aq më pak njeriu, që është një vemje, biri i njeriut që është një krimb!”.
אף כי אנוש רמה ובן אדם תולעה׃

< Jobi 25 >