< Jobi 2 >

1 Një ditë ndodhi që bijtë e Perëndisë shkuan të paraqiten përpara Zotit, dhe midis tyre shkoi edhe Satanai për t’u paraqitur përpara Zotit.
或日神の子等きたりてヱホバの前に立つ サタンも來りその中にありてヱホバの前に立つ
2 Zoti i tha Satanait: “Nga vjen?”. Satanai iu përgjigj Zotit: “Nga ecejaket mbi dheun duke e përshkuar lart e poshtë”. Zoti i tha Satanait:
ヱホバ、サタンに言たまひけるは汝何處より來りしや サタン、ヱホバに應へて言けるは地を行めぐり此彼經あるきて來れり
3 “A e vure re shërbëtorin tim Job? Sepse mbi dhe nuk ka asnjë tjetër si ai që të jetë i ndershëm, i drejtë, të ketë frikë nga Perëndia dhe t’i largohet së keqes. Ai qëndron i patundur në ndershmërinë e tij, megjithëse ti më ke nxitur kundër tij për ta shkatërruar pa asnjë shkak”.
ヱホバ、サタンに言たまひけるは汝心をもちひて我僕ヨブを見しや 彼のごとく完全かつ正くして神を畏れ惡に遠ざかる人世にあらざるなり 汝われを勸めて故なきに彼を打惱さしめしかど彼なほ己を完うして自ら堅くす
4 Atëherë Satanai iu përgjigj Zotit dhe tha: “Lëkurë për lëkurë! Gjithçka që zotëron, njeriu është gati ta japë për jetën e tij.
サタン、ヱホバに應へて言けるは皮をもて皮に換るなれば人はその一切の所有物をもて己の生命に換ふべし
5 Por shtrije dorën tënde dhe preki kockat e tij dhe mishin e tij dhe ke për të parë po nuk të mallkoi haptazi”.
然ど今なんぢの手を伸て彼の骨と肉とを撃たまへ 然ば必らず汝の面にむかひて汝を詛はん
6 Zoti i tha Satanait: “Ja ai, është në pushtetin tënd, por mos ia merr jetën”.
ヱホバ、サタンに言たまひけるは彼を汝の手に任す 只かれの生命を害ふ勿れと
7 Kështu Satanai u largua nga prania e Zotit dhe e goditi Jobin me një ulcerë të keqe nga majat e këmbëve deri në pjesën e sipërme të kokës.
サタンやがてヱホバの前よりいでゆきヨブを撃てその足の跖より頂までに惡き腫物を生ぜしむ
8 Jobi mori një copë balte për t’u kruar dhe rrinte ulur në mes të hirit.
ヨブ土瓦の碎片を取り其をもて身を掻き灰の中に坐りぬ
9 Atëherë gruaja e tij i tha: “Qëndron ende në ndershmërinë tënde? Mallko Perëndinë dhe vdis!”.
時にその妻かれに言けるは汝は尚も己を完たうして自ら堅くするや 神を詛ひて死るに如ずと
10 Por ai i tha asaj: “Ti flet si një grua pa mend. Në rast se pranojmë të mirën nga Perëndia, pse nuk duhet të pranojmë edhe të keqen?”. Në të gjitha këto Jobi nuk mëkatoi me buzët e tij.
然るに彼はこれに言ふ汝の言ところは愚なる婦の言ところに似たり 我ら神より福祉を受るなれば災禍をも亦受ざるを得んやと 此事においてはヨブまつたくその唇をもて罪を犯さざりき
11 Kur tre miq të Jobit mësuan tërë këto fatkeqësi që kishin rënë mbi të, erdhën secili nga vendi i vet, Elifazi nga Temani, Bildadi nga Shuahu dhe Tsofari nga Naamathi; ata në të vërtetë ishin marrë
時にヨブの三人の友この一切の災禍の彼に臨めるを聞き各々おのれの處よりして來れり 即ちテマン人エリパズ、シユヒ人ビルダデおよびマアナ人ゾパル是なり 彼らヨブを弔りかつ慰めんとて互に約してきたりしが
12 I ngritën sytë nga larg, por nuk e njohën dot; atëherë filluan të qajnë me zë të lartë, dhe secili grisi rrobat e tij dhe qiti mbi kryet e tij pluhur duke e hedhur në drejtim të qiellit.
目を擧て遙に觀しに其ヨブなるを見識がたき程なりければ齊く聲を擧て泣き 各おのれの外衣を裂き天にむかひて塵を撒て己の頭の上にちらし
13 Pastaj u ulën pranë tij për shtatë ditë e shtatë net, dhe asnjë nuk i drejtoi qoftë një fjalë të vetme, sepse e shikonin se dhembja e tij ishte shumë e madhe.
乃ち七日七夜かれと偕に地に坐しゐて 一言も彼に言かくる者なかりき 彼が苦惱の甚だ大なるを見たればなり

< Jobi 2 >