< Jobi 18 >

1 Atëherë Bildadi nga Shuahu u përgjigj dhe tha:
ויען בלדד השחי ויאמר
2 “Kur do t’u japësh fund fjalëve? Bëhu i zgjuar dhe pastaj flasim.
עד-אנה תשימון קנצי למלין תבינו ואחר נדבר
3 Pse jemi konsideruar si kafshë dhe jemi konsideruar të përçmuar në sytë e tu?
מדוע נחשבנו כבהמה נטמינו בעיניכם
4 Ti që ha veten nga zemërimi, a duhet të braktiset toka për shkakun tënd apo shkëmbi të luajë nga vendi i tij?
טרף נפשו באפו הלמענך תעזב ארץ ויעתק-צור ממקמו
5 Po, drita e të keqit shuhet dhe flaka e zjarrit të tij nuk ndrit më.
גם אור רשעים ידעך ולא-יגה שביב אשו
6 Drita në çadrën e tij po meket dhe llamba e tij mbi të po shuhet.
אור חשך באהלו ונרו עליו ידעך
7 Hapat e tij të fuqishëm shkurtohen dhe vetë planet e tij po e çojnë në greminë.
יצרו צעדי אונו ותשליכהו עצתו
8 Sepse këmbët e tij e shtyjnë në rrjetë dhe ai do të bjerë në ndonjë lak.
כי-שלח ברשת ברגליו ועל-שבכה יתהלך
9 Një çark e kap nga thembra dhe një lak e mban fort.
יאחז בעקב פח יחזק עליו צמים
10 Për të ka një lak të fshehur në tokë dhe një çark të vënë në shteg.
טמון בארץ חבלו ומלכדתו עלי נתיב
11 Gjëra të tmerrshme e trembin nga çdo anë dhe e ndjekin në çdo hap.
סביב בעתהו בלהות והפיצהו לרגליו
12 Forca e tij pakësohet për shkak të urisë dhe shkatërrimi është gati ta godasë anash.
יהי-רעב אנו ואיד נכון לצלעו
13 Gëlltit copa të lëkurës së tij; i parëlinduri i vdekjes gllabëron gjymtyrët e tij.
יאכל בדי עורו יאכל בדיו בכור מות
14 Atë e rrëmbejnë nga çadra tij që e dinte të sigurt dhe e çojnë para mbretit të tmerrit.
ינתק מאהלו מבטחו ותצעדהו למלך בלהות
15 Në çadrën e tij banon ai që nuk është nga të vetët, dhe mbi shtëpinë e tij hedhin squfur.
תשכון באהלו מבלי-לו יזרה על-נוהו גפרית
16 Rrënjët poshtë thahen dhe degët lart priten.
מתחת שרשיו יבשו וממעל ימל קצירו
17 Kujtimi i tij zhduket nga toka dhe emri i tij nuk do të përmendet më nëpër rrugë.
זכרו-אבד מני-ארץ ולא-שם לו על-פני-חוץ
18 Ai shtyhet nga drita në terr dhe atë e përzënë nga bota.
יהדפהו מאור אל-חשך ומתבל ינדהו
19 Nuk ka as bij, as pasardhës në popullin e tij dhe asnjë që të mbijetojë në banesën e tij.
לא נין לו ולא-נכד בעמו ואין שריד במגוריו
20 Fundi i tij i lë të habitur ata që e kanë ndjekur dhe mbeten të tmerruar ata që e kanë pararendur.
על-יומו נשמו אחרנים וקדמנים אחזו שער
21 Pikërisht kështu janë banesat e njerëzve të këqij, dhe ky është vendi i atij që nuk e njeh Perëndinë”. Përgjigja e pestë e Jobit; ai e ndjen veten të përqeshur; gjithçka është kundër tij
אך-אלה משכנות עול וזה מקום לא-ידע-אל

< Jobi 18 >