< Jobi 17 >

1 “Fryma ime u copëtua, ditët po më shuhen, varri po më pret.
רוחי חבלה ימי נזעכו קברים לי׃
2 A nuk jam i rrethuar nga njerëz që më përqeshin. Syri im ndalet mbi fyerjet e tyre.
אם לא התלים עמדי ובהמרותם תלן עיני׃
3 Më jep, pra, një peng pranë teje, përndryshe kush do të më shtrëngonte dorën si garant?
שימה נא ערבני עמך מי הוא לידי יתקע׃
4 Nga që i ke penguar mendjet e tyre të kuptojnë, prandaj nuk do t’i bësh të triumfojnë.
כי לבם צפנת משכל על כן לא תרמם׃
5 Kush i tradhton miqtë deri sa t’i grabisë, ka për t’i parë më pak sytë e fëmijëve të tij.
לחלק יגיד רעים ועיני בניו תכלנה׃
6 Por unë prej tij jam bërë gazi i popujve dhe jam katandisur në një njeri të cilin e pështyjnë në fytyrë.
והצגני למשל עמים ותפת לפנים אהיה׃
7 Syri më erret për shkak të dhembjes dhe tërë gjymtyrët e mia nuk janë veçse hije.
ותכה מכעש עיני ויצרי כצל כלם׃
8 Njerëzit e drejtë habiten nga kjo, dhe i pafajmi ngrihet kundër të pabesit.
ישמו ישרים על זאת ונקי על חנף יתערר׃
9 Megjithatë i drejti mbetet i lidhur fort me rrugën e tij, dhe ai që i ka duart e pastra fortësohet gjithnjë e më tepër.
ויאחז צדיק דרכו וטהר ידים יסיף אמץ׃
10 Sa për ju të gjithë, kthehuni, ejani, pra, sepse midis jush nuk po gjej asnjë njeri të urtë.
ואולם כלם תשבו ובאו נא ולא אמצא בכם חכם׃
11 Ditët e mia shkuan dhe planet e mia u prishën, pikërisht ato dëshira që unë ushqeja në zemër.
ימי עברו זמתי נתקו מורשי לבבי׃
12 Ata e ndërrojnë natën në ditë, “drita është afër”, thonë, për shkak të errësirës.
לילה ליום ישימו אור קרוב מפני חשך׃
13 Në rast se e pres Sheolin si shtëpinë time në rast se e shtrij shtrojen time në terr, (Sheol h7585)
אם אקוה שאול ביתי בחשך רפדתי יצועי׃ (Sheol h7585)
14 në rast se i them vendvarrit: “Ti je ati im”, dhe krimbave: “Jeni nëna ime dhe motra ime”,
לשחת קראתי אבי אתה אמי ואחתי לרמה׃
15 ku është, pra, shpresa ime? Kush mund të dallojë ndonjë shpresë për mua?
ואיה אפו תקותי ותקותי מי ישורנה׃
16 A do të zbres vallë në portat e Sheolit, kur do të gjejmë bashkë prehje në pluhur?”. (Sheol h7585)
בדי שאל תרדנה אם יחד על עפר נחת׃ (Sheol h7585)

< Jobi 17 >